1 00:00:00,855 --> 00:00:03,798 Ka një zhanër të tërë videosh YouTube 2 00:00:03,798 --> 00:00:05,811 kushtuar rasteve të cilat, 3 00:00:05,811 --> 00:00:08,388 jam i sigurt se kushdo në këtë sallë i ka provuar. 4 00:00:08,388 --> 00:00:10,401 Bëhet fjalë për rastet kur dikush, 5 00:00:10,401 --> 00:00:12,364 duke menduar që është vetëm, 6 00:00:12,364 --> 00:00:15,170 fillon e sillet paksa haptazi — 7 00:00:15,170 --> 00:00:17,677 të kënduar të tërbuar, kërcim tërë tundje, 8 00:00:17,677 --> 00:00:19,980 ndonjë veprim të butë seksual — 9 00:00:19,980 --> 00:00:22,878 për të zbuluar më pas që, në fakt, s’është vetëm, 10 00:00:22,878 --> 00:00:25,923 që dikush po e vëzhgon dhe përgjon, 11 00:00:25,923 --> 00:00:27,678 zbulim që e bën 12 00:00:27,678 --> 00:00:29,578 të ndalë në vend çka po bënte, 13 00:00:29,578 --> 00:00:31,468 i tmerruar. 14 00:00:31,468 --> 00:00:33,550 Në fytyrën e tij, ndjesia e turpit 15 00:00:33,550 --> 00:00:35,833 dhe poshtërimit është e prekshme. 16 00:00:35,833 --> 00:00:37,565 Është ndjesia e, 17 00:00:37,565 --> 00:00:39,298 “Kjo është diçka që dua ta bëj 18 00:00:39,298 --> 00:00:42,898 vetëm kur nuk më sheh njeri.” 19 00:00:42,898 --> 00:00:45,316 Ky është thelbi i punës 20 00:00:45,316 --> 00:00:47,363 mbi të cilën jam përqendruar tërësisht 21 00:00:47,363 --> 00:00:49,238 në 16 muajt e fundit, 22 00:00:49,238 --> 00:00:51,300 pyetja pse ka rëndësi privatësia, 23 00:00:51,300 --> 00:00:53,238 pyetje që ka lindur 24 00:00:53,238 --> 00:00:56,360 në kontekstin e një debati global, 25 00:00:56,360 --> 00:00:58,848 shkaktuar nga zbulimet e Edward Snowden-it 26 00:00:58,848 --> 00:01:01,189 sipas të cilave ShBA-të dhe partnerët e tij, 27 00:01:01,189 --> 00:01:03,211 fshehurazi krejt botës, 28 00:01:03,211 --> 00:01:05,303 e kanë shndërruar Internetin, 29 00:01:05,303 --> 00:01:08,104 dikur të mbajtur si një mjet të paparë 30 00:01:08,104 --> 00:01:11,420 çlirimi dhe demokratizimi, 31 00:01:11,420 --> 00:01:13,189 në një zonë të paparë survejimi 32 00:01:13,189 --> 00:01:16,723 masiv dhe pa dallim. 33 00:01:16,723 --> 00:01:19,150 Ka një ndjesi të rëndomtë 34 00:01:19,150 --> 00:01:20,726 që lind nga ky debat, 35 00:01:20,726 --> 00:01:22,683 madje edhe mes personave që s’ndihen rehat 36 00:01:22,683 --> 00:01:24,737 me survejimin në masë, sipas të cilës 37 00:01:24,737 --> 00:01:26,660 nuk ka rrezik të njëmendtë 38 00:01:26,660 --> 00:01:29,405 që vjen prej kësaj mësymjeje në shkallë të gjerë, 39 00:01:29,405 --> 00:01:32,679 ngaqë vetëm ata që merren me punë të mbrapshta 40 00:01:32,679 --> 00:01:34,748 kanë arsye për të dashur të fshihen 41 00:01:34,748 --> 00:01:37,459 dhe të merakosen për privatësinë e tyre. 42 00:01:37,459 --> 00:01:40,240 Ky botëkuptim bazohet heshtur 43 00:01:40,240 --> 00:01:42,416 në tezën se në botë ka dy lloje njerëzish, 44 00:01:42,416 --> 00:01:44,452 njerëz të mirë dhe të këqij. 45 00:01:44,452 --> 00:01:47,420 Të këqij janë ata që thurin sulme terroriste 46 00:01:47,420 --> 00:01:49,278 ose që kryejnë krime të dhunshme, 47 00:01:49,278 --> 00:01:52,070 ndaj ka arsye të duan të fshehin sa bëjnë, 48 00:01:52,070 --> 00:01:54,377 kanë arsye të merakosen për privatësinë e tyre. 49 00:01:54,377 --> 00:01:56,950 Përkundrazi, njerëzit e mirë 50 00:01:56,950 --> 00:01:58,603 janë ata që shkojnë në punë, 51 00:01:58,603 --> 00:02:01,505 kthehen në shtëpi, rritin kalamaj, shohin televizor. 52 00:02:01,505 --> 00:02:04,261 Internetin e përdorin jo për të thurur sulme me bomba 53 00:02:04,261 --> 00:02:06,736 por për të lexuar lajmet dhe shkëmbyer receta gatimesh 54 00:02:06,736 --> 00:02:09,210 apo për të planifikuar lojërat e kalamajve, 55 00:02:09,210 --> 00:02:11,528 dhe këta nuk bëjnë asgjë të dëmshme 56 00:02:11,528 --> 00:02:13,575 ndaj nuk kanë se ç’të fshehin, 57 00:02:13,575 --> 00:02:15,937 as arsye për të pasur frikë 58 00:02:15,937 --> 00:02:18,379 se mos i mbikëqyr qeveria. 59 00:02:18,379 --> 00:02:20,189 Njerëzit që shprehen kështu 60 00:02:20,189 --> 00:02:22,968 i kanë hyrë një valleje tejet të skajshme 61 00:02:22,968 --> 00:02:24,524 vetë-nënvlerësimi. 62 00:02:24,524 --> 00:02:26,433 Që faktikisht duhet kuptuar kështu, 63 00:02:26,433 --> 00:02:28,626 “Kam rënë dakord ta bëj veten 64 00:02:28,626 --> 00:02:31,472 një person kaq të padëmshëm dhe për 65 00:02:31,472 --> 00:02:34,430 të mos u pasur frikë, sa në fakt nuk trembem 66 00:02:34,430 --> 00:02:37,779 se mos qeveria e merr vesh se ç’po bëj.” 67 00:02:37,779 --> 00:02:39,583 Kjo mendësi, sipas meje, 68 00:02:39,583 --> 00:02:41,652 gjeti shprehjen e saj më të kulluar, 69 00:02:41,652 --> 00:02:43,959 në një intervistë të 2009-s me 70 00:02:43,959 --> 00:02:46,894 CEO-n e Google-it, Eric Schmidt, i cili, 71 00:02:46,894 --> 00:02:49,436 i pyetur mbi tërë ato rrugë me të cilat kompania e tij 72 00:02:49,436 --> 00:02:51,608 po shkakton mësymjen ndaj privatësisë 73 00:02:51,608 --> 00:02:54,217 së qindra milionë njerëzve anembanë botës, 74 00:02:54,217 --> 00:02:56,208 u shpreh: 75 00:02:56,208 --> 00:02:57,884 “Nëse bëni diçka që s’doni 76 00:02:57,884 --> 00:02:59,898 ta marrin vesh të tjerët, 77 00:02:59,898 --> 00:03:03,903 ndoshta më mirë s’duhet ta bënit fare.” 78 00:03:03,903 --> 00:03:05,888 Për këtë mendësi mund 79 00:03:05,888 --> 00:03:08,233 të thuhen plot gjëra, 80 00:03:08,233 --> 00:03:11,473 e para, njerëzit që thonë se, 81 00:03:11,473 --> 00:03:13,588 privatësia s’është kushedi e rëndësishme, 82 00:03:13,588 --> 00:03:15,595 nuk e besojnë këtë, 83 00:03:15,595 --> 00:03:18,357 dhe rruga se si ta dini që s’e besojnë me tërë mend 84 00:03:18,357 --> 00:03:21,226 është se, teksa me fjalë thonë se privatësia nuk ka rëndësi, 85 00:03:21,226 --> 00:03:24,387 me vepra bëjnë çmos të ruajnë 86 00:03:24,387 --> 00:03:27,154 privatësinë e tyre të paprekur . 87 00:03:27,154 --> 00:03:28,972 Email-in dhe llogaritë e mediave shoqërore 88 00:03:28,972 --> 00:03:30,742 i mbrojnë me fjalëkalime, 89 00:03:30,742 --> 00:03:32,621 dhomat e gjumit dhe banjat 90 00:03:32,621 --> 00:03:33,970 me brava dhe çelësa, hapa 91 00:03:33,970 --> 00:03:36,670 të konceptuar që të gjithë për t’u penguar të tjerëve 92 00:03:36,670 --> 00:03:39,572 hyrjen në çka e konsiderojnë si zonë private 93 00:03:39,572 --> 00:03:43,273 dhe të dinë ato çka këta nuk duan t’i marrin vesh të tjerët. 94 00:03:43,273 --> 00:03:46,333 Po i njëjti Eric Schmidt, CEO i Google-it, 95 00:03:46,333 --> 00:03:48,942 i urdhëroi të punësuarit në Google 96 00:03:48,942 --> 00:03:50,877 të ndalnin së komunikuari me revistën 97 00:03:50,877 --> 00:03:53,150 internet CNET, 98 00:03:53,150 --> 00:03:55,740 pasi CNET-i botoi një artikull 99 00:03:55,740 --> 00:03:57,773 plot të dhëna personale, private 100 00:03:57,773 --> 00:03:59,854 mbi Eric Schmidt-in, 101 00:03:59,854 --> 00:04:02,970 të cilat i patën vetëm përmes kërkimesh me Google 102 00:04:02,970 --> 00:04:06,311 dhe duke përdorur produkte të tjera Google. (Të qeshura) 103 00:04:06,311 --> 00:04:08,168 E njëjta mospërputhje mund të shihet 104 00:04:08,168 --> 00:04:10,630 edhe me CEO-n e Facebook-ut, Mark Zuckerberg, i cili 105 00:04:10,630 --> 00:04:14,160 në një intervistë famëkeqe të 2010-s 106 00:04:14,160 --> 00:04:16,559 njoftoi se privatësia nuk është më 107 00:04:16,559 --> 00:04:19,584 një “normë sociale”. 108 00:04:19,584 --> 00:04:22,140 Vjet, Mark Zuckerberg dhe e bashkëshortja e tij e re, 109 00:04:22,140 --> 00:04:24,445 blenë në Palo Alto jo vetëm shtëpinë e tyre, 110 00:04:24,445 --> 00:04:28,320 por që të katra shtëpitë ngjitur, 111 00:04:28,320 --> 00:04:29,934 me një vlerë prej 30 milionë dollarësh gjithsej, 112 00:04:29,934 --> 00:04:33,466 që të jenë të sigurt se gëzojnë një zonë privatësie 113 00:04:33,466 --> 00:04:35,592 që i pengon njerëzit të mbikëqyrin 114 00:04:35,592 --> 00:04:39,041 se ç’bëjnë ata në jetën e tyre private. 115 00:04:39,051 --> 00:04:41,944 Këto 16 muajt e fundit, teksa e kam diskutuar këtë temë nëpër botë, 116 00:04:41,944 --> 00:04:44,360 sa herë që dikush më thoshte, 117 00:04:44,360 --> 00:04:45,869 “Nuk merakosem për mësymjet ndaj privatësisë 118 00:04:45,869 --> 00:04:47,478 ngaqë nuk kam se ç’të fsheh.” 119 00:04:47,478 --> 00:04:49,178 U them gjithnjë të njëjtën gjë. 120 00:04:49,178 --> 00:04:51,471 Marr një laps, shkruaj adresën time të email-it. 121 00:04:51,471 --> 00:04:53,113 Dhe u them, “Ja adresa ime email. 122 00:04:53,113 --> 00:04:54,812 Dua që kur të shkoni në shtëpi 123 00:04:54,812 --> 00:04:56,522 dërgomëni me email fjalëkalimet 124 00:04:56,522 --> 00:04:58,332 e krejt llogarive tuaja email, 125 00:04:58,332 --> 00:05:00,886 jo të të mirit, të respektueshmit të punës, me emrin tuaj, 126 00:05:00,886 --> 00:05:02,436 por të krejt llogarive, 127 00:05:02,436 --> 00:05:04,497 dua thjesht të mundem të hedh një sy 128 00:05:04,497 --> 00:05:06,176 se ç’bëni në Internet, 129 00:05:06,176 --> 00:05:08,738 të lexoj ç’të kem qejf dhe të botoj ç’më duket me interes. 130 00:05:08,738 --> 00:05:10,538 Tek e fundit, nëse s’jeni njeri i keq, 131 00:05:10,538 --> 00:05:12,360 nëse nuk bëni gjëra të mbrapshta, 132 00:05:12,360 --> 00:05:15,340 s’keni se ç’të fshihni.” 133 00:05:15,340 --> 00:05:18,873 Ofertën time nuk e shfrytëzoi as edhe një i vetëm. 134 00:05:18,873 --> 00:05:22,878 E kontrolloj — (Duartrokitje) 135 00:05:22,878 --> 00:05:26,118 gjithë kohën atë llogari email, me devotshmëri prej fetari. 136 00:05:26,118 --> 00:05:29,323 Atë vend të shkretë. 137 00:05:29,323 --> 00:05:31,110 Kjo e ka një arsye, që është 138 00:05:31,110 --> 00:05:33,151 se ne, si qenie njerëzore, 139 00:05:33,151 --> 00:05:35,105 madje edhe ata prej nesh, që me fjalë 140 00:05:35,105 --> 00:05:37,546 e shfuqizojnë rëndësinë e privatësisë së secilit, 141 00:05:37,546 --> 00:05:39,683 e kuptojmë instinktivisht 142 00:05:39,683 --> 00:05:41,877 rëndësinë e thellë të saj. 143 00:05:41,877 --> 00:05:44,704 Është e vërtetë se ne, si qenie njerëzore, jemi kafshë shoqërore, 144 00:05:44,704 --> 00:05:46,853 që do të thotë se kemi nevojë që të tjerët 145 00:05:46,853 --> 00:05:49,597 të dinë se ç’bëjmë, ç’themi, ç’mendojmë, 146 00:05:49,597 --> 00:05:53,867 dhe kjo është arsyeja pse publikojmë me dashje në Internet të dhëna rreth vetes. 147 00:05:53,867 --> 00:05:56,713 Por, po njësoj thelbësore për të qenët 148 00:05:56,713 --> 00:05:59,294 qenie njerëzore e lirë dhe e plotësuar 149 00:05:59,294 --> 00:06:01,431 është të kemi një vend ku mund të shkojmë 150 00:06:01,431 --> 00:06:05,459 dhe të jemi të lirë nga sytë gjykues të njerëzve të tjerë. 151 00:06:05,459 --> 00:06:07,466 Ka një arsye pse kërkojmë ta arrijmë këtë. 152 00:06:07,466 --> 00:06:10,376 Dhe arsyeja jonë është se të gjithë ne — 153 00:06:10,376 --> 00:06:13,704 jo thjesht terroristët dhe keqbërësit, krejt ne — 154 00:06:13,704 --> 00:06:15,749 kemi gjëra për të fshehur. 155 00:06:15,749 --> 00:06:18,496 Bëjmë dhe mendojmë lloj-lloj gjërash 156 00:06:18,496 --> 00:06:21,197 që pranojmë t’ia tregojmë mjekut, 157 00:06:21,197 --> 00:06:24,952 avokatit, psikologut, apo bashkëshortes, 158 00:06:24,952 --> 00:06:27,290 apo shokut të ngushtë, por që do të na poshtëronte 159 00:06:27,290 --> 00:06:29,250 po t’i marrë vesh bota. 160 00:06:29,250 --> 00:06:31,452 Ne japim gjykime çdo ditë 161 00:06:31,452 --> 00:06:33,910 mbi gjërat që themi, mendojmë dhe bëjmë, 162 00:06:33,910 --> 00:06:35,631 të cilat jemi të gatshëm t’ua bëjmë të ditura të tjerëve, 163 00:06:35,631 --> 00:06:37,621 por dhe mbi gjëra që themi, mendojmë dhe bëjmë 164 00:06:37,621 --> 00:06:39,950 dhe që nuk duam t’i dijë tjetërkush. 165 00:06:39,950 --> 00:06:43,277 Njerëzit, me fjalë, mund të pretendojnë fare kollaj 166 00:06:43,277 --> 00:06:45,439 se nuk i japin vlerë privatësisë së tyre, 167 00:06:45,439 --> 00:06:50,416 por veprimet e tyre e mohojnë mirëfilltësinë e këtij besimi. 168 00:06:50,416 --> 00:06:54,146 Ka një arsye pse privatësia dëshirohet me kaq zjarr 169 00:06:54,146 --> 00:06:55,890 gjithkund dhe instinktivisht. 170 00:06:55,890 --> 00:06:57,777 Nuk është thjesht një veprim refleksiv 171 00:06:57,777 --> 00:07:00,491 si thithja e ajrit apo pirja e ujit. 172 00:07:00,491 --> 00:07:02,931 Arsyeja është se, kur gjendemi në rrethana 173 00:07:02,931 --> 00:07:05,588 prej ku mund të vëzhgohemi, prej ku mund të mbikëqyremi, 174 00:07:05,588 --> 00:07:08,264 sjellja jonë ndryshon në mënyrë dramatike. 175 00:07:08,264 --> 00:07:11,297 Gama e sjelljeve të mundshme që bluajmë me veten, 176 00:07:11,297 --> 00:07:13,105 kur mendojmë se po mbikëqyremi, 177 00:07:13,105 --> 00:07:15,260 zvogëlohet rreptësisht. 178 00:07:15,260 --> 00:07:17,475 Ky është thjesht fakt i natyrës njerëzore 179 00:07:17,475 --> 00:07:19,763 që është mirëpranuar nga shkenca shoqërore 180 00:07:19,763 --> 00:07:21,670 letërsia dhe feja 181 00:07:21,670 --> 00:07:23,898 dhe praktikisht nga çdo fushë e llojit. 182 00:07:23,898 --> 00:07:26,680 Ka me dhjetëra studime psikologjike 183 00:07:26,680 --> 00:07:29,231 që provojnë se kur dikush e di 184 00:07:29,231 --> 00:07:30,800 se mund të jetë duke u mbikëqyrur, 185 00:07:30,800 --> 00:07:32,492 sjellja që shfaq 186 00:07:32,492 --> 00:07:35,974 është shumë më konformiste dhe në pajtim me normat. 187 00:07:35,974 --> 00:07:39,319 Turpërimi është motivues shumë i fuqishëm, 188 00:07:39,319 --> 00:07:42,230 siç është edhe dëshira për ta shmangur, 189 00:07:42,230 --> 00:07:43,729 dhe kjo është arsyeja pse njerëzit, 190 00:07:43,729 --> 00:07:45,968 kur gjenden nën vëzhgim, marrin vendime 191 00:07:45,968 --> 00:07:49,230 që nuk janë fryt i vullnetit të tyre, 192 00:07:49,230 --> 00:07:51,242 por janë ajo çka presin 193 00:07:51,242 --> 00:07:52,694 të tjerët prej tyre, 194 00:07:52,694 --> 00:07:57,128 ose ato që dikton ortodoksia shoqërore. 195 00:07:57,128 --> 00:07:59,995 Kjo nuhatje, për qëllime pragmatike 196 00:07:59,995 --> 00:08:04,136 u shfrytëzua më fort nga filozofi i shekullit të 18-të, Jeremy Bentham, 197 00:08:04,136 --> 00:08:06,487 i cili iu vu zgjidhjes së një problemi të rëndësishëm 198 00:08:06,487 --> 00:08:08,289 të prurë nga epoka industriale, kur 199 00:08:08,289 --> 00:08:10,647 për herë të parë, institucionet u bënë 200 00:08:10,647 --> 00:08:12,644 kaq të mëdha dhe të centralizuara 201 00:08:12,644 --> 00:08:14,472 sa që s’qenë më në gjendje të mbikëqyrnin, 202 00:08:14,472 --> 00:08:17,425 ndaj edhe të kontrollonin, secilin prej anëtarëve të saj individualë, 203 00:08:17,425 --> 00:08:19,306 dhe zgjidhja që hartoi 204 00:08:19,306 --> 00:08:21,509 qe një koncept arkitekturor 205 00:08:21,509 --> 00:08:24,225 i menduar fillimisht për burgjet 206 00:08:24,225 --> 00:08:26,544 të cilin e pat quajtur panoptikon 207 00:08:26,544 --> 00:08:28,904 atributi parësor i të cilit ishte ngritja e 208 00:08:28,904 --> 00:08:31,975 një kulle të stërmadhe në qendër të institucionit, 209 00:08:31,975 --> 00:08:34,123 ku, cilido që kontrollonte institucionin, 210 00:08:34,123 --> 00:08:36,808 mundej në çfarëdo çasti të vëzhgonte këdo nga të dënuarit, 211 00:08:36,808 --> 00:08:40,130 edhe pse nuk i vëzhgonin dot të gjithë dhe tërë kohën. 212 00:08:40,130 --> 00:08:42,183 Thelbësore për këtë konceptim 213 00:08:42,183 --> 00:08:43,980 qe fakti që të dënuarit s’mund 214 00:08:43,980 --> 00:08:46,856 të shihnin dot në panoptikon, në kullë, 215 00:08:46,856 --> 00:08:48,528 ndaj s’kish nga ta dinin 216 00:08:48,528 --> 00:08:50,700 nëse vëzhgoheshin, ose kur. 217 00:08:50,700 --> 00:08:54,283 Ajo që e ngazëlleu më shumë te ky zbulim 218 00:08:54,283 --> 00:08:56,156 qe se kjo do të thoshte që të burgosurve 219 00:08:56,156 --> 00:08:59,184 do t’u duhej të supozonin se vëzhgoheshin 220 00:08:59,184 --> 00:09:00,869 në çfarëdo çasti, 221 00:09:00,869 --> 00:09:02,747 çka do të qe mjeti i përsosur shtrëngues 222 00:09:02,747 --> 00:09:06,425 për bindje dhe konformizëm. 223 00:09:06,425 --> 00:09:09,350 Filozofi frëng i shekullit të 20-të, Michel Foucault 224 00:09:09,350 --> 00:09:11,275 kuptoi që ky model mund të përdorej 225 00:09:11,275 --> 00:09:14,390 jo thjesht për burgjet, por për çdo institucion 226 00:09:14,390 --> 00:09:16,340 që përpiqet të kontrollojë sjelljen njerëzore: 227 00:09:16,340 --> 00:09:19,215 shkolla, spitale, fabrika, vende pune. 228 00:09:19,215 --> 00:09:21,413 Dhe, sipas tij, kjo mendësi, 229 00:09:21,413 --> 00:09:23,839 kjo strukturë e zbuluar nga Bentham, 230 00:09:23,839 --> 00:09:27,168 qe mjeti kyç i kontrollit mbi shoqërinë 231 00:09:27,168 --> 00:09:29,170 për shoqëritë moderne, perëndimore 232 00:09:29,170 --> 00:09:30,944 të cilat nuk kanë më nevojë 233 00:09:30,944 --> 00:09:32,851 për armët e tiranisë së hapët — 234 00:09:32,851 --> 00:09:35,247 ndëshkim, burgosje ose vrasje të disidentëve, 235 00:09:35,247 --> 00:09:38,561 apo besnikëri të detyruar ligjërisht ndaj një partie të dhënë — 236 00:09:38,561 --> 00:09:40,960 ngaqë survejimi në masë krijon 237 00:09:40,960 --> 00:09:43,515 brenda mendjes një burg 238 00:09:43,515 --> 00:09:45,358 që është shumë më i hollë 239 00:09:45,358 --> 00:09:47,247 por shumë më i efektshëm për 240 00:09:47,247 --> 00:09:50,296 farkëtimin e pajtueshmërisë me normat shoqërore 241 00:09:50,296 --> 00:09:51,758 apo me ortodoksinë sociale, 242 00:09:51,758 --> 00:09:53,320 shumë më i efektshëm 243 00:09:53,320 --> 00:09:56,445 se sa mund të jetë dhuna e pastër. 244 00:09:56,445 --> 00:09:59,263 Vepra letrare më përfaqësuese mbi survejimin 245 00:09:59,263 --> 00:10:02,813 dhe privatësinë është romani i George Orwell-it "1984", 246 00:10:02,813 --> 00:10:06,280 studiuar nga tërë ne në shkollë, ndaj edhe është bërë si një lloj klisheje. 247 00:10:06,280 --> 00:10:07,719 Në fakt, sa herë që e përmendni në ndonjë debat mbi survejimin, 248 00:10:09,158 --> 00:10:10,598 njerëzit ta hedhin poshtë menjëherë 249 00:10:10,598 --> 00:10:12,900 si diçka që nuk ka vend, duke të thënë, 250 00:10:12,900 --> 00:10:16,183 “Te "1984" në shtëpitë e miletit kishte monitorë, 251 00:10:16,183 --> 00:10:18,348 vëzhgoheshin në çdo çast, 252 00:10:18,348 --> 00:10:22,310 por kjo nuk hyn gjëkundi te gjendja e survejimit me të cilën përballemi.” 253 00:10:22,310 --> 00:10:25,230 Ka një keqkuptim themelor 254 00:10:25,230 --> 00:10:27,931 të alarmeve të dhëna nga Orwell-i tek "1984". 255 00:10:27,931 --> 00:10:29,582 Alarmi që ai dha, 256 00:10:29,582 --> 00:10:31,190 lidhej me shtetin e survejimit, 257 00:10:31,190 --> 00:10:33,354 jo se ky mbikëqyrte këdo gjithë kohën, 258 00:10:33,354 --> 00:10:35,407 por ngaqë njerëzit e dinin se mund 259 00:10:35,407 --> 00:10:37,036 mbikëqyreshin në çdo çast. 260 00:10:37,036 --> 00:10:40,110 Ja si e përshkruan sistemin e survejimit 261 00:10:40,110 --> 00:10:42,150 me të cilin përballeshin, 262 00:10:42,150 --> 00:10:43,548 rrëfimtari i Orwell-it, Winston Smith: 263 00:10:43,548 --> 00:10:45,975 “Sigurisht që s’kish mundësi të dihej 264 00:10:45,975 --> 00:10:48,292 nëse po vëzhgoheshit apo jo në një çast të dhënë.” 265 00:10:48,292 --> 00:10:49,743 Për të vazhduar më tej, 266 00:10:49,743 --> 00:10:51,454 “Sido që të ishte, fishën tuaj 267 00:10:51,454 --> 00:10:53,163 mund ta lidhnin kur të donin. 268 00:10:53,163 --> 00:10:55,742 Duhej të jetonit, në fakt jetonit, 269 00:10:55,742 --> 00:10:57,995 me zakonin që u bë instinkt, 270 00:10:57,995 --> 00:11:00,490 me hamendjen se çdo tingull i juaji 271 00:11:00,490 --> 00:11:02,680 kapej dhe analizohej nga dikush në errësirë, 272 00:11:02,680 --> 00:11:05,419 çdo lëvizje merrej në shqyrtim.” 273 00:11:05,419 --> 00:11:08,765 Në mënyrë të ngjashme, fetë abrahamike postulojnë 274 00:11:08,765 --> 00:11:11,708 se ka një autoritet të padukshëm, të gjithëditur 275 00:11:11,708 --> 00:11:13,451 i cili, ngaqë di gjithçka, 276 00:11:13,451 --> 00:11:15,347 mbikëqyr gjithë kohën çfarëdo që bëni, 277 00:11:15,347 --> 00:11:18,120 që do të thotë se nuk ju mbetet kurrë një çast privat, 278 00:11:18,120 --> 00:11:19,804 mjeti i përsosur shtrëngues 279 00:11:19,804 --> 00:11:22,794 për bindje ndaj diktatit të tij. 280 00:11:22,794 --> 00:11:26,198 Ato çka këto vepra, në dukje pa lidhje me njëra-tjetrën, 281 00:11:26,198 --> 00:11:28,984 lejojnë të shihet, përfundimi që del nga krejt ato, 282 00:11:28,984 --> 00:11:31,306 është se një shoqëri në të cilën njerëzit 283 00:11:31,306 --> 00:11:33,613 mund të mbikëqyren gjithë kohën 284 00:11:33,613 --> 00:11:36,268 është një shoqëri që pjell konformizëm 285 00:11:36,268 --> 00:11:38,510 bindje pa kushte dhe nënshtrim, 286 00:11:38,510 --> 00:11:40,021 prandaj çdo tiran, 287 00:11:40,021 --> 00:11:42,103 nga më i paskrupulli te më i stërholluari, 288 00:11:42,103 --> 00:11:44,366 kanë uri për atë sistem. 289 00:11:44,366 --> 00:11:47,020 Në të kundërt, madje më me rëndësi, 290 00:11:47,020 --> 00:11:49,460 aftësia për t’u tërhequr diku 291 00:11:49,460 --> 00:11:52,470 ku mund të mendojmë, 292 00:11:52,470 --> 00:11:55,628 arsyetojmë, ndërveprojmë dhe flasim 293 00:11:55,628 --> 00:11:59,282 pa pasur mbi kurriz sytë e botës, 294 00:11:59,282 --> 00:12:02,825 diku ku fryma krijuese, zhbiruese 295 00:12:02,825 --> 00:12:05,853 dhe mospajtimi kanë vatrën e tyre, 296 00:12:05,853 --> 00:12:07,674 hyn te sfera e privatësisë. 297 00:12:07,674 --> 00:12:10,250 Kur lejojmë ekzistencën e një shoqërie 298 00:12:10,250 --> 00:12:12,413 te e cila jemi subjekt mbikëqyrjeje 299 00:12:12,413 --> 00:12:15,390 konstante, lejojmë gjymtimin e rëndë 300 00:12:15,390 --> 00:12:18,341 të thelbit të lirisë njerëzore. 301 00:12:18,341 --> 00:12:21,463 Pika e fundit që dua të prek lidhur me këtë mendësi, 302 00:12:21,463 --> 00:12:23,388 idenë se vetëm personat që bëjnë diçka të mbrapshtë 303 00:12:23,388 --> 00:12:27,270 kanë se ç’të fshehin, pra edhe arsye për t’u kujdesur për privatësinë, 304 00:12:27,270 --> 00:12:31,276 është ngulitja prej saj e dy mesazheve shumë rrënuese, 305 00:12:31,276 --> 00:12:33,304 e dy mësimeve rrënuese. 306 00:12:33,304 --> 00:12:35,060 I pari është se të vetmit 307 00:12:35,060 --> 00:12:37,180 që merakosen për privatësinë, 308 00:12:37,180 --> 00:12:39,236 të vetmit që kërkojnë privatësi, 309 00:12:39,236 --> 00:12:43,311 janë, me përkufizim, të ligjtë. 310 00:12:43,311 --> 00:12:45,443 Ky është një përfundim për të cilin i kemi 311 00:12:45,443 --> 00:12:47,971 të gjitha arsyet pse duhet shmangur, 312 00:12:47,971 --> 00:12:50,723 më e rëndësishmja prej tyre është se kur thoni, 313 00:12:50,723 --> 00:12:53,100 “dikush po bën diçka të mbrapshtë”, 314 00:12:53,100 --> 00:12:55,937 ka gjasa që e keni fjalën për gjëra të tilla si plani për një sulm terrorist 315 00:12:55,937 --> 00:12:57,978 apo pjesëmarrja në krime të dhunshme, 316 00:12:57,978 --> 00:13:00,518 një kuptim shumë i ngushtë 317 00:13:00,518 --> 00:13:02,970 i asaj që njerëzit që kanë pushtetin nënkuptojnë 318 00:13:02,970 --> 00:13:05,020 kur thonë, “po bën gjëra të mbrapshta”. 319 00:13:05,020 --> 00:13:07,327 Për ta, “të bësh gjëra të mbrapshta” zakonisht nënkupton 320 00:13:07,327 --> 00:13:10,398 të bërit e diçkaje që paraqet sfida kuptimplote 321 00:13:10,398 --> 00:13:13,503 ndaj ushtrimit të pushtetit që u japim. 322 00:13:13,503 --> 00:13:15,453 Mësimi tjetër vërtet rrënues 323 00:13:15,453 --> 00:13:17,361 dhe, mendoj, edhe më tinëzar, 324 00:13:17,361 --> 00:13:20,140 që vjen prej pranimit të kësaj mendësie, 325 00:13:20,140 --> 00:13:22,906 është se ka një përfitim të pashprehur, 326 00:13:22,906 --> 00:13:26,250 të pranuar nga njerëzit që pranojnë këtë mendësi, 327 00:13:26,250 --> 00:13:27,705 dhe ky përfitim është: 328 00:13:27,705 --> 00:13:29,677 Nëse pranoni ta bëni vetveten 329 00:13:29,677 --> 00:13:31,779 mjaftueshëm të parrezik, 330 00:13:31,779 --> 00:13:33,949 mjaftueshëm jo kërcënues 331 00:13:33,949 --> 00:13:35,831 për ata që kanë pushtet politik, 332 00:13:35,831 --> 00:13:38,867 atëherë dhe vetëm atëherë mund të jeni të lirë 333 00:13:38,867 --> 00:13:40,975 nga rreziqet e survejimit. 334 00:13:40,975 --> 00:13:43,360 Vetëm ata që janë mospajtues, 335 00:13:43,360 --> 00:13:44,841 që sfidojnë pushtetet, 336 00:13:44,841 --> 00:13:46,653 paskan pse të shqetësohen. 337 00:13:46,653 --> 00:13:50,060 I kemi të gjitha arsyet pse duhet t’i shmangim këto mësime. 338 00:13:50,060 --> 00:13:52,298 Mund të jeni një person që, tani për tani, 339 00:13:52,298 --> 00:13:54,370 nuk dëshiron të merret me diçka me spec, 340 00:13:54,370 --> 00:13:56,825 por mund të dojë në të ardhmen. 341 00:13:56,825 --> 00:13:58,499 Edhe nëse jeni dikush që vendos 342 00:13:58,499 --> 00:14:00,264 vetë se rasti s’do të vijë kurrë, 343 00:14:00,264 --> 00:14:01,898 fakti që ka të tjerë persona 344 00:14:01,898 --> 00:14:04,102 që duan dhe janë në gjendje të bëjnë qëndresë 345 00:14:04,102 --> 00:14:06,136 dhe të jenë kundërshtarë të atyre në pushtet — 346 00:14:06,136 --> 00:14:07,670 disidentë, gazetarë 347 00:14:07,670 --> 00:14:09,758 veprimtarë, dhe një gamë e tërë rastesh të tjera — 348 00:14:09,758 --> 00:14:12,252 është diçka që na sjell krejt neve një të mirë kolektive 349 00:14:12,252 --> 00:14:15,230 që do të ishte mirë ta ruanim. 350 00:14:15,230 --> 00:14:17,324 Po njësoj jetik është fakti që kuti 351 00:14:17,324 --> 00:14:19,587 se sa e lirë është një shoqëri, 352 00:14:19,587 --> 00:14:21,737 s’është mënyra si i trajton ajo shtetasit 353 00:14:21,737 --> 00:14:24,200 e mirë, të bindurit, ata në rregull me normat, 354 00:14:24,200 --> 00:14:26,040 por se si trajton mospajtuesit 355 00:14:26,040 --> 00:14:29,155 dhe ata që i bëjnë qëndresë ortodoksisë sociale. 356 00:14:29,155 --> 00:14:30,752 Por arsyeja më e rëndësishme 357 00:14:30,752 --> 00:14:33,153 është se një sistem i survejimit masiv 358 00:14:33,153 --> 00:14:35,770 shtyp lirinë tonë në të gjitha drejtimet. 359 00:14:35,770 --> 00:14:37,571 Na i bën të ndaluara krejt 360 00:14:37,571 --> 00:14:39,577 zgjedhjet mbi mundësitë e sjelljeve 361 00:14:39,577 --> 00:14:43,130 pa e ditur ne hiç se ka ndodhur. 362 00:14:43,130 --> 00:14:45,612 Veprimtarja e njohur socialiste, Rosa Luxemburg 363 00:14:45,612 --> 00:14:48,105 dikur tha, “Ai që nuk luan vendit 364 00:14:48,105 --> 00:14:51,461 nuk i vë re vargonjtë e tij.” 365 00:14:51,461 --> 00:14:53,150 Mund të orvatemi për t’i bërë të padukshëm 366 00:14:53,150 --> 00:14:56,239 ose të pakapshëm vargonjtë e survejimit në masë, 367 00:14:56,239 --> 00:14:58,905 por kufizimet që imponojnë mbi ne 368 00:14:58,905 --> 00:15:01,450 nuk bëhen më pak të fuqishme. 369 00:15:01,450 --> 00:15:03,058 Shumë faleminderit. 370 00:15:03,058 --> 00:15:04,489 (Duartrokitje) 371 00:15:04,489 --> 00:15:05,996 Faleminderit. 372 00:15:05,996 --> 00:15:10,893 (Duartrokitje) 373 00:15:10,893 --> 00:15:13,280 Faleminderit. 374 00:15:13,280 --> 00:15:16,122 (Duartrokitje) 375 00:15:19,320 --> 00:15:21,612 Bruno Giussani: Faleminderit, Glen. 376 00:15:21,612 --> 00:15:23,901 Më duhet të them që shtjellimi është jo pak bindës, 377 00:15:23,901 --> 00:15:25,466 por dua që t’u kthehemi 378 00:15:25,466 --> 00:15:28,817 16 muajve të fundit dhe Edward Snowden-it 379 00:15:28,817 --> 00:15:30,882 për pak pyetje, nëse s’prish punë. 380 00:15:30,882 --> 00:15:33,370 E para është personale për ju. 381 00:15:33,370 --> 00:15:36,411 Të gjithë kemi lexuar për arrestimin e partnerit tuaj, 382 00:15:36,411 --> 00:15:39,721 David Miranda, në Londër, dhe vështirësi të tjera, 383 00:15:39,721 --> 00:15:41,805 por them se lidhur me 384 00:15:41,805 --> 00:15:45,161 angazhimin dhe rreziqet personale, 385 00:15:45,161 --> 00:15:46,965 atë trysni mbi ju, s’është edhe aq e lehtë 386 00:15:46,965 --> 00:15:49,910 të merresh me organizmat më të mëdhenj sovranë të botës. 387 00:15:49,910 --> 00:15:52,345 Na tregoni pak mbi këtë anë. 388 00:15:52,345 --> 00:15:54,000 Glenn Greenwald: Mendoj se një nga gjërat që ndodh 389 00:15:54,000 --> 00:15:55,932 është se kuraja e njerëzve në këtë 390 00:15:55,932 --> 00:15:57,644 drejtim bëhet ngjitëse, 391 00:15:57,644 --> 00:16:01,107 ndaj, edhe pse unë dhe gazetarë të tjerë me të cilët punoja 392 00:16:01,107 --> 00:16:02,643 ishim të ndërgjegjshëm për rrezikun — 393 00:16:02,643 --> 00:16:05,365 ShBA-të vazhdojnë të jenë vendi më i fuqishëm në botë 394 00:16:05,365 --> 00:16:07,363 dhe nuk gëzohen kur ju 395 00:16:07,363 --> 00:16:09,285 botoni në Internet, sipas qejfit, 396 00:16:09,285 --> 00:16:11,796 mijëra të fshehta të tyre — 397 00:16:11,796 --> 00:16:15,265 kur sheh dikë që është 29 vjeç 398 00:16:15,265 --> 00:16:17,284 njeri i rëndomtë që u rrit në 399 00:16:17,284 --> 00:16:19,597 në një mjedis më se të rëndomtë, 400 00:16:19,597 --> 00:16:23,320 të shfaqë atë shkallë kuraje të parimtë, siç rrezikoi Edward Snowden-i, 401 00:16:23,320 --> 00:16:25,540 duke e ditur se e priste burgu për gjithë jetën nga këtej e tutje 402 00:16:25,540 --> 00:16:27,322 ose jeta e tij do të shkërmoqej, 403 00:16:27,322 --> 00:16:29,297 më frymëzoi mua dhe gazetarë të tjerë 404 00:16:29,297 --> 00:16:31,120 dhe frymëzoi, mendoj, njerëz kudo në botë, 405 00:16:31,120 --> 00:16:32,808 përfshi sekretnxjerrës të ardhshëm, 406 00:16:32,808 --> 00:16:36,323 të kuptojnë se mund t’i hyjnë edhe ata kësaj valleje. 407 00:16:36,323 --> 00:16:38,809 BG: Jam kureshtar të di mbi marrëdhëniet tuaja me Ed Snowden-in, 408 00:16:38,809 --> 00:16:41,990 ngaqë ju keni folur mjaft me të, 409 00:16:41,990 --> 00:16:43,753 dhe sigurisht që vazhdoni ende, 410 00:16:43,753 --> 00:16:46,389 por në librin tuaj, s’e thërrisni kurrë Eduard, 411 00:16:46,389 --> 00:16:49,849 as Ed; ju thoni "Snowden". Pse? 412 00:16:49,849 --> 00:16:51,493 GG: Jam i sigurt se kjo është diçka 413 00:16:51,493 --> 00:16:54,824 që duhet parë nga ndonjë ekip psikologësh (Të qeshura) 414 00:16:54,824 --> 00:16:58,413 Vërtet nuk e di. Arsyeja, mendoj, është se 415 00:16:58,413 --> 00:17:01,967 një nga objektivat e rëndësishëm që ai pati, 416 00:17:01,967 --> 00:17:04,303 një nga taktikat e tij më të rëndësishme, mendoj, 417 00:17:04,303 --> 00:17:06,510 qe që e dinte se një nga rrugët 418 00:17:06,510 --> 00:17:09,200 për të shmangur vëmendjen nga thelbi i zbulimeve do të ish 419 00:17:09,200 --> 00:17:11,848 orvatja për personalizim të vëmendjes mbi të, 420 00:17:11,848 --> 00:17:13,915 dhe për këtë arsye ai ndenji jashtë medias. 421 00:17:13,915 --> 00:17:16,425 U përpoq që jeta e tij personale të mos qe kurrë 422 00:17:16,425 --> 00:17:18,105 subjekt ekzaminimi, 423 00:17:18,105 --> 00:17:20,819 ndaj mendoj që ta thërrasësh Snowden 424 00:17:20,819 --> 00:17:24,393 është një rrugë për identifikimin e tij si një aktor të rëndësishëm historik 425 00:17:24,393 --> 00:17:26,265 në vend se të orvatesh ta personalizosh në një mënyrë 426 00:17:26,265 --> 00:17:29,145 që mund të shmangë vëmendjen prej thelbit. 427 00:17:29,145 --> 00:17:30,602 Moderatori: Zbulimet e tij, analiza juaj, 428 00:17:30,602 --> 00:17:32,378 puna e gazetarëve të tjerë, 429 00:17:32,378 --> 00:17:35,378 i dha vërtet jetë debatit, 430 00:17:35,378 --> 00:17:37,506 dhe mjaft qeveri, bie fjala, kanë reaguar, 431 00:17:37,506 --> 00:17:40,110 përfshi Brazilin, me projekte dhe programe 432 00:17:40,110 --> 00:17:42,964 për ta ripunuar paksa formën e Internetit, etj. 433 00:17:42,964 --> 00:17:45,716 Ka plot gjëra që po bëhen në atë drejtim. 434 00:17:45,716 --> 00:17:47,986 Pyes veten, për ju personalisht, 435 00:17:47,986 --> 00:17:49,637 cila është mbyllja e gjithë kësaj? 436 00:17:49,637 --> 00:17:51,270 Në ç’pikë do të mendoni se, 437 00:17:51,270 --> 00:17:54,462 më në fund ia dolëm ta rregullojmë me sukses? 438 00:17:54,462 --> 00:17:56,740 GG: Për mua si gazetar, mbyllja 439 00:17:56,740 --> 00:17:59,183 është shumë e thjeshtë, të sigurohemi 440 00:17:59,183 --> 00:18:01,195 se çdo dokument që ia vlen 441 00:18:01,195 --> 00:18:02,841 dhe që duhet të publikohet 442 00:18:02,841 --> 00:18:04,321 të përfundojë i publikuar, 443 00:18:04,321 --> 00:18:06,358 dhe të fshehtat që nuk duhej të ishin ruajtur fare të fshehta, 444 00:18:06,358 --> 00:18:07,833 të dalin sheshit. 445 00:18:07,833 --> 00:18:09,680 Për mua, ky është thelbi i gazetarisë 446 00:18:09,680 --> 00:18:11,207 dhe këtij i jam përkushtuar. 447 00:18:11,207 --> 00:18:13,681 Si dikush të cilit survejimi në masë i duket i urryer, 448 00:18:13,681 --> 00:18:15,868 për krejt arsyet që sapo preka dhe mjaft të tjera, 449 00:18:15,868 --> 00:18:18,394 këtë punë e shoh si një që nuk mbaron kurrë, 450 00:18:18,394 --> 00:18:20,571 deri sa qeveri anembanë botës 451 00:18:20,571 --> 00:18:23,190 të mos jenë më në gjendje t’ia nënshtrojnë 452 00:18:23,190 --> 00:18:24,676 popullsi të tëra mbikëqyrjes dhe survejimit, 453 00:18:24,676 --> 00:18:27,265 veç kur bindin një gjykatë apo ent tjetër 454 00:18:27,265 --> 00:18:28,987 se personi që kanë në shënjestër 455 00:18:28,987 --> 00:18:31,578 ka bërë vërtet diçka të mbrapshtë. 456 00:18:31,578 --> 00:18:34,813 Për mua, kjo është rruga me të cilën mund të ripërtërihet privatësia. 457 00:18:34,813 --> 00:18:37,159 BG: Snowden-i siç e kemi parë në TED, është shumë, 458 00:18:37,159 --> 00:18:39,927 shumë elokuent në paraqitjen dhe portretizimin 459 00:18:39,927 --> 00:18:42,207 e vetes si mbrojtës i vlerave 460 00:18:42,207 --> 00:18:43,920 dhe parimeve demokratike. 461 00:18:43,920 --> 00:18:46,948 Por shumë njerëz e kanë vërtet të vështirë të besojnë 462 00:18:46,948 --> 00:18:49,350 se ky është motivacioni i tij i vetëm. 463 00:18:49,350 --> 00:18:50,828 E kanë të vështirë të besojnë 464 00:18:50,828 --> 00:18:52,449 se paraja nuk hyn gjëkundi, 465 00:18:52,449 --> 00:18:54,360 se nuk ka shitur ndonjë të fshehtë, 466 00:18:54,360 --> 00:18:56,189 te Kina apo Rusia, 467 00:18:56,189 --> 00:18:58,733 që dihet se nuk janë miqtë më të mirë 468 00:18:58,733 --> 00:19:00,902 të Shteteve të Bashkuara sot për sot. 469 00:19:00,902 --> 00:19:02,608 Dhe jam i sigurt se shumë vetë në këtë sallë 470 00:19:02,608 --> 00:19:04,878 bëjnë të njëjtën pyetje. 471 00:19:04,878 --> 00:19:06,761 Mendoni se mundet të ketë edhe 472 00:19:06,761 --> 00:19:09,373 një anë të tillë të Snowden-it që s’e kemi parë ende? 473 00:19:09,373 --> 00:19:12,554 GG: Jo, mua kjo më duket absurde dhe idiote. 474 00:19:12,554 --> 00:19:14,968 (Të qeshura) Nëse do të donit, 475 00:19:14,968 --> 00:19:17,430 e di që thjesht po bëni avokatin e djallit, 476 00:19:17,430 --> 00:19:20,641 por nëse do të donit t’i shisni 477 00:19:20,641 --> 00:19:22,547 të fshehta një vendi tjetër, 478 00:19:22,547 --> 00:19:24,264 çka mund ta kish bërë, dhe të gdhihej 479 00:19:24,264 --> 00:19:25,910 tejet i pasur nga kjo, 480 00:19:25,910 --> 00:19:27,891 gjëja e fundit që do të bënit është t’ua jepnit këto të fshehta 481 00:19:27,891 --> 00:19:30,635 gazetarëve dhe t’u kërkonit t’i botojnë, 482 00:19:30,635 --> 00:19:32,661 pasi kjo i bën të pavlera të fshehtat. 483 00:19:32,661 --> 00:19:34,309 Njerëzit që duan të pasurojnë veten 484 00:19:34,309 --> 00:19:36,279 e bëjnë këtë fshehtas, duke ia shitur të fshehtat qeverisë, 485 00:19:36,279 --> 00:19:38,100 por mendoj se ka një gjë të rëndësishme për të thënë, 486 00:19:38,100 --> 00:19:40,338 faktin se këto akuza vijnë nga 487 00:19:40,338 --> 00:19:42,170 persona në qeverinë e ShBA-ve, 488 00:19:42,170 --> 00:19:44,190 nga persona në media që janë 489 00:19:44,190 --> 00:19:45,788 besnikë qeverish të ndryshme, 490 00:19:45,788 --> 00:19:48,936 dhe mendoj se, shpesh, kur dikush bën akuza si kjo kundër të tjerëve — 491 00:19:48,936 --> 00:19:50,541 “Oh, vërtet, s’mund ta bëjë dot 492 00:19:50,541 --> 00:19:52,206 nisur nga parimet, 493 00:19:52,206 --> 00:19:54,448 do ketë ndonjë arsye të korruptuari, të poshtër” — 494 00:19:54,448 --> 00:19:56,555 tregon më shumë mbi vetveten, 495 00:19:56,555 --> 00:19:58,381 se sa mbi objektivin e akuzave të tyre, 496 00:19:58,381 --> 00:20:02,766 ngaqë — (Duartrokitje) — 497 00:20:02,766 --> 00:20:05,286 këta njerëz, këta që bëjnë akuza të tilla, 498 00:20:05,286 --> 00:20:07,190 këta vetë nuk veprojnë kurrë 499 00:20:07,190 --> 00:20:09,112 për tjetër motiv veç motivesh të korruptuarish, 500 00:20:09,112 --> 00:20:10,744 ndaj besojnë se 501 00:20:10,744 --> 00:20:13,376 këdo tjetër e ka pllakosur po ajo sëmundje 502 00:20:13,376 --> 00:20:15,378 e pashpirtësisë, si ata vetë, 503 00:20:15,378 --> 00:20:17,249 dhe ky është thelbi i gjithë kësaj. 504 00:20:17,249 --> 00:20:18,876 (Duartrokitje) 505 00:20:18,876 --> 00:20:21,360 BG: Glen, shumë faleminderit. GG: Faleminderit juve. 506 00:20:21,360 --> 00:20:23,692 BG: Glenn Greenwald. 507 00:20:23,692 --> 00:20:24,806 (Duartrokitje)