Truri është një organ i mahnitshëm dhe kompleks. Dhe ndërsa shumë njerëz janë të magjepsur nga truri, ata me të vërtetë nuk mund t'ju tregojnë kaq shumë në lidhje me vetitë rreth funksionimit të trurit sepse ne nuk mësojmë neuroshkencë në shkollë. Dhe një nga arsyet për këtë është se teknika është kaq komplekse dhe kaq e kushtueshme se vërtet bëhet vetëm në universitete të mëdha dhe institucione të mëdha. Dhe kështu që të jemi në gjendje të qasemi në tru, vërtet duhet të kushtosh jetën tënde dhe të kaloni gjashtë vite e gjysmë si student ne master thjesht për tu bërë neuroshkencëtar për të pasur qasje në këto mjete. Dhe është një turp sepse një në pesë prej nesh, kjo është 20 % e të gjithë botës, do të ketë një çrregullim neurologjik. Dhe ka zero shërime për këto sëmundje. Dhe kështu duket se ajo që duhet të bëjmë është të kthehemi më herët në procesin arsimor dhe duke i mësuar studentët në lidhje me neuroshkencën në mënyrë që në të ardhmen, ata mund të mendojnë rreth t'u bërit një shkencëtar i trurit. Kur isha student i master, shoku im i laboratorit Tim Marzullo dhe unë vendosëm që po sikur të merrnim këtë pajisje komplekse që kemi për studimin e trurit dhe ta bëjmë të thjeshtë dhe të përballueshme se kushdo që ju e njihni, një amator ose një gjimnazist, mund të mësojnë e në të vërtetë të marrin pjesë në zbulimin e neuroshkencës. Dhe kështu bëmë. Disa vite më parë, kemi filluar një kompani të quajtur Backyard Brains dhe bëjmë pajisje të neuroshkencës DIY dhe solla disa sonte këtu, dhe unë dua të bëj disa demonstrime, Ju doni të shihni disa? Kam nevojë për një vullnetar Para se - cili është emri juaj? (Duartrokitje) Sam Kelly: Sam. Greg Gage: Në rregull, Sam, do të regjistroj nga truri juaj. A e keni provuar këtë më parë? SK: Jo. GG: Unë kam nevojë që ju të shtrini krahun tuaj për shkencën, rrokullisni mëngën pak, Pra, çfarë do të bëj, unë po vë elektroda në krahun tuaj, dhe me siguri po pyesni, thashë vetëm se do të regjistroj nga truri juaj, çfarë po bëj me krahun tënd? Epo, ju keni rreth 80 miliardë neurone brenda trurit tuaj tani. Ata po dërgojnë mesazhe elektrike lart e poshtë, dhe mesazhe kimike. Por disa prej neuroneve tuaja janë pikërisht këtu në korteksin tuaj motorik do të dërgojnë mesazhe poshtë kur lëviz krahun kështu. Ata do të zbresin nëpër korpus kallosum, poshtë mbi palcën kurrizore në neuronin tuaj të poshtëm motorik deri tek muskujt tuaj këtu, dhe se shkarkimi elektrik do të merret nga këto elektroda pikërisht këtu dhe ne do të jemi në gjendje të dëgjojmë saktësisht se çfarë do të bëjë truri juaj. Kështu që do ta kthej këtë për një sekondë A keni dëgjuar ndonjëherë si tingëllon truri juaj? SK: Jo. GG: Le ta provojmë. Prandaj shkoni përpara dhe ndrydhni dorën. (Duke gjëmuar) Pra, çfarë po dëgjon, janë njësitë tuaja motorike që ndodhen këtu. Le ta hedhim një vështrim gjithashtu. Kështu që unë do të qëndroj këtu, dhe unë do të hap aplikacionin tonë këtu. Prandaj tani dua që ju të ndrydhni. (Duke gjëmuar) Pra, pikërisht këtu, këto janë njësitë motorike që po ndodhin nga palca kurrizore e deri tek muskujt e saj pikërisht këtu, dhe ndërsa ajo po e bën atë, ju jeni duke parë aktivitetin elektrik që po ndodh këtu. Ju madje mund të klikoni këtu dhe të përpiqeni të shihni një prej tyre. Prandaj vazhdoni ta bëni vërtet shumë. Tani kemi ndalur në një potencial veprimi motorik që po ndodh tani brenda trurit tuaj. A doni të shihni disa më shumë? (Duartrokitje) Kjo është interesante, por le ta përmirësojmë. Kam nevojë edhe për një vullnetar. Si e ke emrin, zotëri? Miguel Goncalves: Miguel. GG: Miguel, mirë. Ju do të qëndroni këtu. Kështu që kur lëvizni krahun kështu truri juaj po dërgon një sinjal poshtë në muskujt tuaj këtu. Unë dua që ju të lëvizni krahun gjithashtu Kështu që truri juaj do të dërgojë një sinjal në muskujt tuaj. Rezulton se ka një nerv që është këtu që vjen deri këtu dhe i zgjon këta tre gishta, dhe është mjaft afër lëkurës që të jemi në gjendje ta stimulojmë atë në mënyrë që ato që mund të bëjnë është kopjimi i sinjaleve tuaja të trurit duke dalë në dorën tënde dhe të injektohet në dorën tuaj, në mënyrë që dora juaj të lëvizë kur truri juaj i thotë dorës tuaj të lëvizë. Pra, në një farë kuptimi, ajo do të heq vullnetin tuaj të lirë dhe nuk do të keni më çdo kontroll mbi këtë dorë. Jeni me mua? Tani do t'ju lidh. (Të qeshura) Unë do të gjej nervin tënd ulnar që me siguri është këtu përreth. Ju nuk e dinit se për çfarë po merrnit persiper kur erdhët. Tani une do të largohem dhe ne do ta bashkojmë në ndërfaqen tonë njeri-njeri-këtu. Në rregull, kështu Sam, unë dua të ndrydhni përsëri dorën. Bëjë atë përsëri. Perfekt. Tani do t'ju lidh këtu, në mënyrë që të merrni - Do të ndihet pak e çuditshme në fillim, kjo do të ndjehet si një .... (Të qeshura) E dini, kur e humb vullnetin tënd të lirë dhe dikush tjetër bëhet agjenti juaj ndihemi pak çuditshem. Tani dua që ju të relaksoni dorën tuaj. Sam, a je me mua? Ju duhet të ndrydhni doren. Nuk do ta ndez akoma, prandaj vazhdoni dhe jepini një ndrydhje. Dhe tani, a jeni gati, Miguel? MG: I gatshëm si do jem gjithmonë. GG: Unë e kam ndezur atë, kështu që vazhdoni dhe ktheje dorën. E ndjeni pak? MG: Jo. GG: Mirë, bëje përsëri? MG: Pak. GG: Pak? (Të qeshura) Pushoni. Goditni përsëri. (Të qeshura) Oh, perfekt, perfekt. Pushoni, bëjeni përsëri. Në rregull, tani, truri juaj po kontrollon krahun tuaj dhe po kontrollon gjithashtu krahun e tij kështu që vazhdoni dhe thjesht bëjeni edhe një herë. Në rregull, kështu është perfekt. (Të qeshura) Tani, çfarë do të ndodhte nëse do merrja përsipër kontrollin tim mbi dorën tuaj? Thjesht pushoni dorën Çfarë ndodh? Ah, asgjë. Pse jo? Sepse truri duhet ta bëjë atë. Kështu që ju e bëni atë përsëri. Në rregull, është perfekt. Falemnderit që na ndihmuat. Kjo është ajo që po ndodh në të gjithë botën - Elektrofiziologjia! Ne do të sjellim neuro-revolucionin. Falemnderit. (Duartrokitje)