Truri është një organ i mahnitshëm
dhe kompleks.
Dhe ndërsa shumë njerëz janë të
magjepsur nga truri,
ata me të vërtetë nuk mund t'ju
tregojnë kaq shumë
në lidhje me vetitë rreth
funksionimit të trurit
sepse ne nuk mësojmë
neuroshkencë në shkollë.
Dhe një nga arsyet për këtë
është se teknika
është kaq komplekse dhe kaq e kushtueshme
se vërtet bëhet vetëm në universitete
të mëdha dhe institucione të mëdha.
Dhe kështu që të jemi në gjendje
të qasemi në tru,
vërtet duhet të kushtosh jetën tënde
dhe të kaloni gjashtë vite e gjysmë
si student ne master
thjesht për tu bërë neuroshkencëtar
për të pasur qasje në këto mjete.
Dhe është një turp sepse një në
pesë prej nesh,
kjo është 20 % e të gjithë botës,
do të ketë një çrregullim neurologjik.
Dhe ka zero shërime për këto sëmundje.
Dhe kështu duket se ajo që duhet të bëjmë
është të kthehemi më herët në
procesin arsimor
dhe duke i mësuar studentët në lidhje
me neuroshkencën në mënyrë
që në të ardhmen, ata mund të mendojnë
rreth t'u bërit një shkencëtar i trurit.
Kur isha student i master, shoku
im i laboratorit Tim Marzullo dhe unë
vendosëm që po sikur të merrnim
këtë pajisje komplekse që kemi
për studimin e trurit dhe ta bëjmë
të thjeshtë dhe të përballueshme
se kushdo që ju e njihni, një amator
ose një gjimnazist,
mund të mësojnë e në të vërtetë të
marrin pjesë
në zbulimin e neuroshkencës.
Dhe kështu bëmë.
Disa vite më parë, kemi filluar një
kompani të quajtur Backyard Brains
dhe bëjmë pajisje të neuroshkencës DIY
dhe solla disa sonte këtu,
dhe unë dua të bëj disa demonstrime,
Ju doni të shihni disa?
Kam nevojë për një vullnetar
Para se - cili është emri juaj?
(Duartrokitje)
Sam Kelly: Sam.
Greg Gage: Në rregull, Sam, do të
regjistroj nga truri juaj.
A e keni provuar këtë më parë?
SK: Jo.
GG: Unë kam nevojë që ju të shtrini
krahun tuaj për shkencën,
rrokullisni mëngën pak,
Pra, çfarë do të bëj, unë po vë
elektroda në krahun tuaj,
dhe me siguri po pyesni,
thashë vetëm se do të regjistroj nga
truri juaj, çfarë po bëj me krahun tënd?
Epo, ju keni rreth 80 miliardë
neurone brenda trurit tuaj tani.
Ata po dërgojnë mesazhe elektrike
lart e poshtë, dhe mesazhe kimike.
Por disa prej neuroneve tuaja janë
pikërisht këtu në korteksin tuaj motorik
do të dërgojnë mesazhe poshtë
kur lëviz krahun kështu.
Ata do të zbresin nëpër korpus kallosum,
poshtë mbi palcën kurrizore në
neuronin tuaj të poshtëm motorik
deri tek muskujt tuaj këtu,
dhe se shkarkimi elektrik do të merret
nga këto elektroda pikërisht këtu
dhe ne do të jemi në gjendje të dëgjojmë
saktësisht se çfarë do të bëjë truri juaj.
Kështu që do ta kthej këtë për një sekondë
A keni dëgjuar ndonjëherë
si tingëllon truri juaj?
SK: Jo.
GG: Le ta provojmë.
Prandaj shkoni përpara dhe ndrydhni dorën.
(Duke gjëmuar)
Pra, çfarë po dëgjon,
janë njësitë tuaja motorike që
ndodhen këtu.
Le ta hedhim një vështrim gjithashtu.
Kështu që unë do të qëndroj këtu,
dhe unë do të hap aplikacionin tonë këtu.
Prandaj tani dua që ju të ndrydhni.
(Duke gjëmuar)
Pra, pikërisht këtu, këto janë njësitë
motorike që po ndodhin
nga palca kurrizore e deri tek
muskujt e saj pikërisht këtu,
dhe ndërsa ajo po e bën atë,
ju jeni duke parë aktivitetin elektrik
që po ndodh këtu.
Ju madje mund të klikoni këtu dhe të
përpiqeni të shihni një prej tyre.
Prandaj vazhdoni ta bëni vërtet shumë.
Tani kemi ndalur në një
potencial veprimi motorik që po ndodh tani
brenda trurit tuaj. A doni të shihni
disa më shumë?
(Duartrokitje)
Kjo është interesante,
por le ta përmirësojmë.
Kam nevojë edhe për një vullnetar.
Si e ke emrin, zotëri?
Miguel Goncalves: Miguel.
GG: Miguel, mirë.
Ju do të qëndroni këtu.
Kështu që kur lëvizni krahun kështu
truri juaj po dërgon një sinjal
poshtë në muskujt tuaj këtu.
Unë dua që ju të lëvizni krahun gjithashtu
Kështu që truri juaj do të dërgojë
një sinjal në muskujt tuaj.
Rezulton se ka një nerv që është këtu
që vjen deri këtu dhe i zgjon
këta tre gishta,
dhe është mjaft afër lëkurës
që të jemi në gjendje
ta stimulojmë atë në mënyrë që ato
që mund të bëjnë
është kopjimi i sinjaleve tuaja të
trurit duke dalë në dorën tënde
dhe të injektohet në dorën tuaj,
në mënyrë që dora juaj të lëvizë kur
truri juaj i thotë dorës tuaj të lëvizë.
Pra, në një farë kuptimi, ajo do të
heq vullnetin tuaj të lirë
dhe nuk do të keni më
çdo kontroll mbi këtë dorë.
Jeni me mua?
Tani do t'ju lidh.
(Të qeshura)
Unë do të gjej nervin tënd ulnar
që me siguri është këtu përreth.
Ju nuk e dinit se për çfarë
po merrnit persiper
kur erdhët.
Tani une do të largohem
dhe ne do ta bashkojmë
në ndërfaqen tonë njeri-njeri-këtu.
Në rregull, kështu Sam, unë dua
të ndrydhni përsëri dorën.
Bëjë atë përsëri. Perfekt.
Tani do t'ju lidh këtu,
në mënyrë që të merrni -
Do të ndihet pak e çuditshme në fillim,
kjo do të ndjehet si një ....
(Të qeshura)
E dini, kur e humb vullnetin tënd
të lirë dhe dikush tjetër bëhet agjenti
juaj ndihemi pak çuditshem.
Tani dua që ju të relaksoni dorën tuaj.
Sam, a je me mua?
Ju duhet të ndrydhni doren.
Nuk do ta ndez akoma, prandaj
vazhdoni dhe jepini një ndrydhje.
Dhe tani, a jeni gati, Miguel?
MG: I gatshëm si do jem gjithmonë.
GG: Unë e kam ndezur atë, kështu
që vazhdoni dhe ktheje dorën.
E ndjeni pak?
MG: Jo.
GG: Mirë, bëje përsëri?
MG: Pak.
GG: Pak? (Të qeshura)
Pushoni.
Goditni përsëri.
(Të qeshura)
Oh, perfekt, perfekt.
Pushoni, bëjeni përsëri.
Në rregull, tani,
truri juaj po kontrollon krahun tuaj
dhe po kontrollon gjithashtu krahun e tij
kështu që vazhdoni dhe thjesht
bëjeni edhe një herë.
Në rregull, kështu është perfekt.
(Të qeshura)
Tani, çfarë do të ndodhte nëse do
merrja përsipër kontrollin tim
mbi dorën tuaj?
Thjesht pushoni dorën
Çfarë ndodh?
Ah, asgjë.
Pse jo?
Sepse truri duhet ta bëjë atë.
Kështu që ju e bëni atë përsëri.
Në rregull, është perfekt.
Falemnderit që na ndihmuat.
Kjo është ajo që po ndodh
në të gjithë botën -
Elektrofiziologjia!
Ne do të sjellim neuro-revolucionin.
Falemnderit.
(Duartrokitje)