1 00:00:01,580 --> 00:00:05,261 [3 Prill 2016 ne përjetuam rrjedhjen më të madhe të dokumenteve në histori.] 2 00:00:06,061 --> 00:00:08,892 "Panama Papers" ka ekspozuar persona të pasur e të fuqishëm 3 00:00:08,932 --> 00:00:11,382 duke fshehur shuma të mëdha parash në llogari "offshore" jashte vendit. 4 00:00:11,828 --> 00:00:14,338 [Çfarë do të thotë kjo?] 5 00:00:15,312 --> 00:00:18,212 Ne ftuam Robert Palmer të Global Witness për të na shpjeguar. 6 00:00:20,852 --> 00:00:25,804 Këtë javë, ka pasur një përmbytje ngjarjesh të panumërta 7 00:00:25,828 --> 00:00:29,124 të cilat vijnë nga rrjedhja e 11 milion doumenteve 8 00:00:29,148 --> 00:00:33,572 nga një firmë ligjore Panameze, Mossack Fonseca. 9 00:00:33,596 --> 00:00:39,378 Shpërndarja e këtyre dokumentave zbulon vetëm një pjese të vogël 10 00:00:39,402 --> 00:00:41,640 të botës sekrete të llogarive jashtë vendit. 11 00:00:41,664 --> 00:00:46,972 Ne marrim një pasqyrë se si klientët, bankat dhe avokatët 12 00:00:46,996 --> 00:00:49,024 shkojnë tek firmat si Mossack Fonseca 13 00:00:49,048 --> 00:00:51,555 dhe i thonë, "Duam një kompani anonime, 14 00:00:51,579 --> 00:00:52,971 a mund të na japësh një?" 15 00:00:52,995 --> 00:00:54,805 Në fakt ju mund ti lexoni këto emaile, 16 00:00:54,829 --> 00:00:56,792 shkëmbimet e mesazheve, 17 00:00:56,816 --> 00:00:59,891 dhe do të shihni mekanizmin se si punon, 18 00:00:59,915 --> 00:01:01,316 se si kjo funksionon. 19 00:01:01,340 --> 00:01:05,393 Kjo ka pasur pasoja të menjëhershme. 20 00:01:05,417 --> 00:01:08,018 Kryeministri i Islandës ka dhënë dorëheqjen. 21 00:01:08,042 --> 00:01:09,257 Po ashtu kemi marrë lajme 22 00:01:09,281 --> 00:01:14,324 se një aleat i diktatorit brutal sirian Bashar Al-Assad 23 00:01:14,348 --> 00:01:16,903 ka kompani jashtë vendit. 24 00:01:16,927 --> 00:01:22,156 Ka pasur akuza të një për një lëvizje parash prej 2 miliardë dollarë 25 00:01:22,180 --> 00:01:26,083 që e ka burimin te Presidenti i Rusisë Vadimir Putin 26 00:01:26,107 --> 00:01:28,568 nëpërmjet shokut të tij të fëmijërisë, 27 00:01:28,592 --> 00:01:30,820 i cili është një violinçelist i famshëm. 28 00:01:30,844 --> 00:01:33,444 Dhe do të ketë shumë persona të pasur 29 00:01:33,468 --> 00:01:37,786 dhe të tjerë që do të jenë shumë nervoz për ngjarjet e rradhës 30 00:01:37,810 --> 00:01:40,363 dhe për rrjedhjen e ardhshme të dokumenteve. 31 00:01:40,387 --> 00:01:44,573 Tani, kjo tingëllon si skenari i një filmi me spiunazh 32 00:01:44,597 --> 00:01:46,260 apo një novelë e John Grisham-it. 33 00:01:46,284 --> 00:01:50,300 Duket shumë larg nga unë, ti, njerëzit e thjeshtë. 34 00:01:50,324 --> 00:01:52,832 Pse duhet të brengosemi për këtë? 35 00:01:52,856 --> 00:01:57,099 Por e vërteta është se nëse këta persona të pasur e të fuqishëm 36 00:01:57,123 --> 00:01:59,777 janë në gjendje ti mbajnë paratë e tyre jashtë vendit 37 00:01:59,801 --> 00:02:02,288 dhe të mos paguajnë detyrimet e taksave, 38 00:02:02,312 --> 00:02:06,406 do të ketë më pak para për shërbimet publike më jetike 39 00:02:06,430 --> 00:02:09,783 si shëndetësia, edukimi, rrugët. 40 00:02:09,807 --> 00:02:12,128 Dhe kjo na prek të gjithëve. 41 00:02:12,152 --> 00:02:14,868 Tani, për organizatën time Global Witness, 42 00:02:14,892 --> 00:02:18,954 ky ekspozim ka qenë fenomenal. 43 00:02:18,978 --> 00:02:23,466 Ne i kemi bërë mediat botërore dhe liderët politikë 44 00:02:23,490 --> 00:02:28,145 të flasin se si personat mund të përdorin konfidencën "offshore" 45 00:02:28,169 --> 00:02:30,564 që të fshehin dhe maskojnë asetet e tyre - 46 00:02:30,588 --> 00:02:35,372 diqka që ne jemi duke e thënë e duke e ekspozuar pothuajse për një dekadë. 47 00:02:35,396 --> 00:02:40,031 Tani, unë mendoj se për shumë njerëz kjo botë duket enigmatike dhe e ngatërruar, 48 00:02:40,055 --> 00:02:44,520 dhe shumë shumë e vështirë të kuptohet se si funksionon kjo lloj bote "offshore". 49 00:02:44,544 --> 00:02:47,376 Unë do ta përshkruaja si Kukulla Ruse. 50 00:02:47,400 --> 00:02:50,859 Ti mund ta kesh një kompani, të futur brenda një kompanie tjetër, 51 00:02:50,883 --> 00:02:52,994 të futur brenda një kompanie tjetër, 52 00:02:53,018 --> 00:02:57,429 duke e bërë pothuajse të pamundur për tu kuptuar 53 00:02:57,453 --> 00:02:59,680 kush është prapa këtyre strukturave. 54 00:02:59,704 --> 00:03:02,617 Mund të jetë shumë e vështirë për ligjvënësit 55 00:03:02,641 --> 00:03:05,604 apo autoritetet e taksave, gazetarët, shoqërinë civile 56 00:03:05,628 --> 00:03:07,890 për të kuptuar se çfarë po ndodh. 57 00:03:08,318 --> 00:03:09,755 Mendoj se është interesante 58 00:03:09,779 --> 00:03:12,986 që në SH.B.A. ka pasur një mungesë të trajtimit të këtij problemi. 59 00:03:13,010 --> 00:03:16,773 Kjo për shkak se ndoshta disa persona të mirënjohur nga SH.B.A. 60 00:03:16,797 --> 00:03:21,335 nuk kanë qenë pjesë e këtij zbulimi, këtij skandali. 61 00:03:21,359 --> 00:03:25,294 Kjo nuk ka ndodhur për shkak se nuk ka amerikanë të pasur 62 00:03:25,318 --> 00:03:28,128 që janë duke fshehur pronat e tyre jashtë vendit. 63 00:03:28,152 --> 00:03:31,974 Kjo ndodh për shkak të asaj se si "offshore" funksionon, 64 00:03:31,998 --> 00:03:35,488 Mossack Fonseca ka më pak klientë nga Amerika. 65 00:03:35,512 --> 00:03:38,768 Mendoj se nëse do të kishim parë rrjedhje ngjarjesh nga Ishujt Cayman 66 00:03:38,792 --> 00:03:42,443 ose nga Delaware, apo Wyoming e Nevada, 67 00:03:42,467 --> 00:03:48,259 do të shihnit më shumë raste dhe shembuj të lidhura me amerikanët. 68 00:03:48,283 --> 00:03:54,201 Në fakt, në disa shtete të SH.B.A. duhet më pak informacion, 69 00:03:54,225 --> 00:03:58,399 duhet të japësh më pak informacion për blerjen e një kompanie 70 00:03:58,423 --> 00:04:01,216 se sa për të marrë një kartë bibloteke. 71 00:04:01,240 --> 00:04:07,022 Ky lloj fshehtësie në Amerikë i ka mundësuar punonjësve të shkollave 72 00:04:07,046 --> 00:04:08,952 të mashtrojnë nxënësit. 73 00:04:08,976 --> 00:04:13,872 I ka mundësuar mashtruesve grabitjen e investitorëve të dobët. 74 00:04:14,452 --> 00:04:18,142 Kjo është një lloj sjellje që na ndikon të gjithëve. 75 00:04:18,166 --> 00:04:20,037 Këtu në Global Witness, 76 00:04:20,061 --> 00:04:23,322 ne dëshiruam ta shohim se si kjo dukej në praktikë. 77 00:04:23,346 --> 00:04:25,759 Si funksionon kjo gjë? 78 00:04:25,783 --> 00:04:26,958 Ne dërguam një hetues 79 00:04:26,982 --> 00:04:33,219 te 13 studio ligjore në Manhattan. 80 00:04:33,763 --> 00:04:37,537 Hetuesi ynë u paraqit si një ministër Afrikan 81 00:04:37,561 --> 00:04:41,688 i cili dëshironte të sillte disa fonde të dyshimta në Amerikë 82 00:04:41,712 --> 00:04:44,851 për të blerë një shtëpi, një jaht, një avion. 83 00:04:45,288 --> 00:04:50,349 Shumë tronditës ishte fakti se të gjithë përveç njërit nga avokatët 84 00:04:50,373 --> 00:04:54,966 i ofruan hetuesit tonë sugjerime 85 00:04:54,990 --> 00:04:56,954 se si ti lëvizë këto fonde të dyshimta. 86 00:04:56,978 --> 00:04:58,790 Të gjitha këto ishin takime paraprake, 87 00:04:58,814 --> 00:05:01,086 dhe asnjë nga këta avokatë nuk e mori si klient 88 00:05:01,110 --> 00:05:03,399 dhe sigurisht paratë nuk kaluan, 89 00:05:03,423 --> 00:05:06,881 por që tregoi problemin në këtë sistem. 90 00:05:06,905 --> 00:05:08,824 Po ashtu është e rëndësishme 91 00:05:08,848 --> 00:05:12,214 të mos i mendojmë këto si raste individuale. 92 00:05:12,238 --> 00:05:14,451 Kjo nuk është vetëm për njërin nga avokatët 93 00:05:14,475 --> 00:05:18,329 i cili ka folur me hetuesin tonë sekret dhe ka dhënë sugjerime. 94 00:05:18,353 --> 00:05:21,208 Nuk është as vetëm një politikan në veçanti i cili 95 00:05:21,232 --> 00:05:22,861 është përfshrë në skandal. 96 00:05:22,885 --> 00:05:25,941 Flitet se si funksionon një sistem, 97 00:05:25,965 --> 00:05:31,908 që përforcon korrupsionin, evazimin fiskal, varfërinë dhe paqëndrueshmërinë. 98 00:05:31,932 --> 00:05:33,747 Për të ndaluar këtë, ne duhet 99 00:05:33,771 --> 00:05:35,442 ta ndryshojmë lojën. 100 00:05:35,466 --> 00:05:37,988 Ne duhet ti ndryshojmë rregullat e lojës 101 00:05:38,012 --> 00:05:40,004 për ta bërë këtë lloj sjellje më të vështirë. 102 00:05:40,028 --> 00:05:42,972 Kjo mund të duket si e pashpresë, 103 00:05:42,996 --> 00:05:44,917 sikur se ne nuk mund të bëjmë asgjë, 104 00:05:44,941 --> 00:05:46,571 sikur se asgjë nuk ka ndryshuar kurrë, 105 00:05:46,595 --> 00:05:49,931 sikur se gjithmonë do të ketë njerëz të pasur dhe të fuqishëm. 106 00:05:49,955 --> 00:05:52,402 Por, si një optimist i lindur, 107 00:05:52,426 --> 00:05:55,904 unë mendoj se jemi duke parë një ndryshim. 108 00:05:55,928 --> 00:05:57,803 Gjatë viteve të fundit, 109 00:05:57,827 --> 00:06:01,495 ne kemi parë një shtytje drejt një transparence më të madhe 110 00:06:01,519 --> 00:06:03,353 kur flitet për pronësi të një kompanie. 111 00:06:03,755 --> 00:06:06,092 Problemi është vendosur në axhendën politike 112 00:06:06,116 --> 00:06:08,610 nga kryeministri i Britanisë së Madhe David Cameroon 113 00:06:08,634 --> 00:06:13,394 në samitin e G8-ës të mbajtur në Irlandën Veriore në 2013. 114 00:06:13,872 --> 00:06:18,222 Qysh prej atëherë, Bashkimi Evropian vendosi të krijojë 115 00:06:18,246 --> 00:06:20,403 regjistra qëndror në një nivel shtetëror 116 00:06:20,427 --> 00:06:23,834 se kush i kontrollon kompanitë nëpër Evropë. 117 00:06:23,858 --> 00:06:28,537 I trishtueshëm është fakti se, SH.B.A. kanë mbetur mbrapa. 118 00:06:28,958 --> 00:06:31,658 Një legjislacion dypartiak është paraqitur 119 00:06:31,682 --> 00:06:33,585 në Shtëpinë e Bardhë dhe në Senat, 120 00:06:33,609 --> 00:06:36,766 por nuk ka pasur zhvillimin që ne e kemi pritur. 121 00:06:36,790 --> 00:06:39,877 Prandaj ne dëshirojmë ti shohim rrjedhjet e Panamasë, 122 00:06:39,901 --> 00:06:43,695 këtë përgjim në botën e "offshore"-it, 123 00:06:43,719 --> 00:06:48,771 si një mënyrë e hapjes në SH.B.A. dhe nëpër botë. 124 00:06:48,795 --> 00:06:53,585 Për ne tek Global Fitness, ky është një momenti i ndryshimit. 125 00:06:53,950 --> 00:06:57,698 Na duhet që njerëzit e thjeshtë të zemërohen 126 00:06:57,722 --> 00:07:00,975 me mënyrën se si njerëzit mund ta fshehin identitetin e tyre 127 00:07:00,999 --> 00:07:02,912 prapa kompanive sekrete. 128 00:07:02,936 --> 00:07:06,523 Na duhet që liderët e bizneseve të ngrihen dhe të thonë, 129 00:07:06,547 --> 00:07:09,831 "Fshehtësitë si kjo nuk janë të mira për biznes." 130 00:07:09,855 --> 00:07:14,235 Na duhet që liderët politikë ta vërejnë problemin, 131 00:07:14,259 --> 00:07:19,266 dhe të angazhohen në ndryshimin e ligjit për prerjen e këtyre fshehtësive. 132 00:07:19,639 --> 00:07:22,918 Së bashku mund ta mundim këtë fshehtësi 133 00:07:22,942 --> 00:07:25,999 që po e lejon zhvillimin e evazionit fiskal, 134 00:07:26,023 --> 00:07:29,214 korrupsionit dhe pastrimit të parave.