Jam ketu sot per të folur për një çështje shqetësuese, që ka gjithashtu një përgjigje shqetësuese. Tema ime është, secretet e dhunës në familje, dhe çeshtja qe do trajtoj është pyetja që gjithkush bën: Përse ajo qëndron? Përse dikush do vazhdoje të qëndroje me një burrë që e rreh? Nuk jam as psikiatre as punojëse sociale as një eksperte në dhunën familjare. Jam vetëm një grua me një histori për të treguar. Isha 22 vjeç. Sapo isha diplomuar në universitetin Harvard. Isha trasferuar në New York City për punën time të parë si shkrimtare dhe redaktuese për revistën Seventeen. Kisha apartamentin tim të parë, Karten time të vogël American Express të parë, dhe kisha një sekret të madh. Sekreti im ishte që kisha këte pistoletë të mbushur me plumba me majë boshe mbi kokë e drejtuar nga burri që mendoja se ishte njeriu i jetës time, shumë, shumë herë. Burri që kam dashur më shumë se gjithçka në botë mbante një pistoletë mbi kokën time dhe më kercenonte për vdekje aq shumë herë sa qe nuk më kujtohen të gjitha. Jam këtu për të treguar historinë e dashurisë të çmendur, një kurth psikologjik i maskuar si dashuri, një kurth ku miliona gra dhe ndonjë burrë bien çdo vit. Kjo mund të jetë edhe historia juaj. Un nuk dukem një e mbijetuar tipike e dhunës familjare. Kam një diplomë në anglisht nga universiteti Harvard, një master në marketing nga Wharton Business school. Kam kaluar karierën time duke punuar për 500 kompanitë më të mira përfshirë Johnson&Johnson, Leo Burnett dhe Washington Post. Kam 20 vjet që jam martuar me burrin e dytë dhe kemi tre femijë. Qeni im është një labrador i zi, dhe ngas një minivan Honda odissey. (Të qeshura) Mesazhi parë që kam për ju, është që dhuna familjare i ndosh gjithkushi -- gjitha racat, gjitha fetë, ne të gjitha nivelet e pasurise dhe arsimit. Eshtë kudo. Mesazhi im i dytë, është qe re gjithë mendojnë se dhuna familjare i ndodh grave, është problemi i grave. Nuk është e saktë. Më shumë se 85% i abuzuesve jane burra, dhe abuzimi familjar ndodh vetëm në marrëdhënie të gjata, intime dhe të ndervarura, me pak fjalë, në familje, vendi i fundit ku duam ose mund të presim të gjejme dhunë, q eshte një nga arsyet për të cilën dhuna familjare është kaq e ngatërruar. Do ju kisha thënë për mua qe isha njeriu i fundit në botë qe do qendronte me një burrë qe e rreh, por ne fakt isha një viktimë tipike për arsye të moshes time. Isha 22 vjeç, dhe në ShBA, grat nga 16 deri në 24 jan tre herë më në rrezik për të qenë viktima të dhunës familjare se gratë në moshë tjetër, dhe më shume se 500 gra dhe vajza në këte moshë vriten çdo vit nga partnerë abuzues, të fejuar dhe bashkëshortë në ShBA. Isha një viktim tipike sepse nuk dija as gjë për dhunën familjare, per shenjat e rrezikut ose për sistemin e saj. Takova Conor-in një natë të ftohte me shi. Ai u ul afër meje në metron e New Yorkut dhe filloi te bëjë muhabet. Me tha dy gjëra. E para qe edhe ai sa po ishte diplomuar në një shkollë private me prestigj, dhe qe punonte në një bankë të rendesishme në Wall street. Por gjeja që më terhoqi më shumë herën e parë ai ishte i zgjuar dhe me humor dhe dukej si një djalë fshati. Kishte faqet e medha, faqet si molla dhe flokët ngjyre gruri, dhe dukej shumë i ëmbël. Një nga gjërat më të zgjuara qe Conor bëri që nga fillimi, ishte krijimi i iluzionit se isha unë partneri dominues në raportin. E bëri këte kryesisht në fillim duke më adhuruar. Filluam takimet, dhe ai adhuronte çdo gjë timen, Unë isha e zgjuar, kisha shkuar në Harvard, qe isha e pasionuar për të ndihmuar vajzat, dhe punën time. Donte të dinte gjithçka për familjen time femijerinë time, ëndrat dhe shpresat e mija. Conor kishte besim tek unë, si shkrimtare dhe si grua, si askush më parë. Ai krioi një atmosfere besimi midis nesh më tregoi sekretin e tij, që kur ishte një djalë i vogël 4 vjeç, ai ka qenë egërsisht dhe vazhdimisht i abuzuar fizikisht nga njerku i tij, dhe abuzimet ishin kaq të renda qe u detyrua te lërë shkollen në klasë të tetë edhe pse ishte shumë i zgjuar, dhe i jane dashur gati 20 vjet për të rindertuar jetën e tij. Dhe ja pse diploma në shkollën prestigjose puna në Wall Street dhe e ardhmja e shkëlqyer ishin kaq të rendësishme per atë. Ne se me thonit Qe ky djalë zgjuar, i qeshur dhe i ndjeshëm, qe më adhuronte një ditë do vendoste në mundesha ose jo te vija make up, sa i shkurtër ishte fundi im, ku jetoja, çfare pune kisha zgjedhur, Kush ishin shoqet e mija dhe ku do kaloja krishtlindjet, do kisha qeshur, sepse nuk kishte një aluzion dhune ose kontrolli ose inati te Conor në fillimet. Nuk dija që faza e parë në një marrëdhenje me dhunë familjare është të joshes dhe të magjepsësh viktimën. Dhe nuk dija as se faza dytë ishte izolimi i viktimës. Conor nuk erdhi në shtepi një ditë dhe tha "E di qe kjo historia me Romeon dhe Julieten është e lezeçme por me duhet të kaloj në fazën tjetër ku të izoloj dhe të abuzoj" (Të qeshura) "me duhet të te nxjerr jashtë nga ky apartament ku fqinjët të degjojne kur bërtet dhe larg nga ky qytet ku ke shoqeri, familje dhe kolegë qe shohin shenjat." Përkundrazi, Conor erdhi një të premte në darkë dhe më tha qe kishte lënë punën atë ditë, punën e ëndrave të tij, dhe tha që arsya për të cilen kishte lërë punën isha unë, sepse me mua ndihej kaq i dashuruar dhe i mbrojtur qe nuk kishte më nevoje per te treguar vlerën e vet në Wall Street, dhe donte vetëm të largohej nga qyteti dhe nga familja e tij abuzive dhe e shkatërruar, dhe të levizte në një qytezë e vogël në New England ku mund të fillonte një jetë re me mua për krah. Gjeja fundit qe doja të beja në atë moment ishte të largohesha nga New York, dhe nga puna që kisha ëndëruar, por mendoja se është normale të sakrifikohesh për njeriun e jetës, keshtu pranova, dhe lashe punën time, Dhe u larguam të dy nga Manhattan. Nuk mendoja fare se po bija në një dashuri të çmendur, qe po shkoja drejt një kurthi fizik, financjar dhe psikologjik. Faza tjetër në sistemin e dhunës familjare është të futësh kërcënimin e violencës dhe të shohësh se si ajo reagon. Dhe ja ku dolën pistoletat. Sa po levizëm në New England-- e dini, ai vend ku Conor do ndihej kaq i sigurt-- bleu tre pistoleta. Mbante një në kroskot të makinës tonë. Mbante një posht jastëkut në krevatin tonë, dhe tjetrën e mbante gjithmonë në xhep. Dhe tha që i nevojiteshin këta pistoleta për arsye të traumës qe kishte kaluar kur ishte femijë. I duheshin për t'u ndjerë i mbrojtur. Por ata pistoleta ishin një mesazh për mua, se edhe se pse ai nuk më kishte ngritur dorë, jeta ime ishte në rrezik të madh çdo minut të çdo dite. Conor më sulmoi për herë të parë pesë dite para martesës. Ishte ora 7 e mengjesit. Kisha akoma këmishën e natës. Po punoja në komputer për të mbaruar një shkrim të pavarur, dhe u irritova, dhe Conor perdori inatim tim si një justifikim për të më vërë dy duart ne fyt dhe për të me shtrënguar kaq fort sa që nuk mundesha të merrja frymë ose të bërtisja, dhe me këte shtrengim më përplasi koken shumë herë kundra murit. Pes dite më pas, dhjetë shenjat mbi fytin tim kishin kaluar dhe vendosa fustanin e dasmes se mamase time, dhe u martova. Pavarësisht nga çfarë kishte ndodhur, isha e sigurt se ne do të jetonim të lumtur, sepse unë e doja dhe ai më donte akoma më shumë. Dhe i vinte shumë, shumë keq. Ishte vetëm shumë i stresuar nga dasma dhe nga idea qe do kishim një familje. Ishte një episod i vetem, dhe ai nuk do më lendonte kurrë më. Ndodhi dy herë tjera në muaj të mjaltit. Herën e parë, isha duke ngarë makinën për të gjetur një plazh të fshehur dhe humba, dhe ai më goditi në kokë kaq fort qe ana tjetër e kokës preku shumë herë xhamin e shoferit. Dhe prap pak ditë më pas, duke u kthyer në shtëpi nga muaji i mjaltit, u bërë nervos nga trafiku, dhe më hodhi një Big Mac të nxehtë në fytyrë. Conor vazhdoi të më rrahi një ose dy herë në javë gjate dy vitet e gjysem të marteses sonë. Gaboja kur mendoja se isha e veçantë dhe e vetmuar në këte situatë. Një ne tre gra në amerikë perjetojne dhunë familjare ose ndjekje në një moment të jetës, dhe CDC raporton se 15 miljon femijë abuzohen cdo vit, 15 miljon. Keshtu që kisha shoqeri të mirë. Duke u kthyer tek pyetja ime: Pse qendrova? Përgjigja është e thjeshtë. Nuk e dija se ai ishte duke abuzuar. Edhe se mbante ata pistoletat mbi kokën time, më shtyri nga shkallet, kercenoi të vriste qenin tonë, hoqi çelesat nga kuadri makinës kur isha në autostradë, me derdhi kafe të bluar në kokë kur u vesha për një takim pune, nuk e konsiderova as një here veten si një grua që rrihet. Perkundrazi isha një grua shumë e fortë e dashuruar me një burrë me probleme të thella, dhe isha i vetmi person në botë qe mund të ndihmonte Conor-in të perballesh me problemet e tij. Pyetja tjetër qe gjithkush bën është, pse nuk largohet? Pse nuk ika që aty? Mund të kisha ikur shumë herë. Kjo për mua është pyetja më e dhimbshme qe të tjerët më bëjne, sepse ne viktimat shohim diçka qe ju nuk shikoni në pergjithsi: Eshtë tepër e rrezikshme të largohesh nga një abuzues. Sepse faza fundit në sistemin e dhunës familjare është ta vrases ate. Me se 70% e vrasjeve nga dhuna familjare ndodhin pasi viktima ka ndaluar marëdhenien, pasi ajo ka dale, sepse vetëm ateherë abuzuesi nuk ka gjë për të humbur. Rezultate tjera jane ndjekje për nje kohe të gjiatë, edhe pasi abuzuesi martohet perseri; mohimi i ndihmës financiare; dhe manipulimi i sistemit gjygjësor të familjes për të tmerruar viktimën dhe femijet e saj, qe jane të detyruar nga gjykata familjare te kaluar kohë pa supervizim me burrin qe rreh mamane e tyre. Dhe ne akoma pyesim, pse ajo nuk largohet? Pata mundësinë te largoheshar, fale një goditje të rendë të fundit qe tejkaloi mohimin tim. Kuptova qe burri qe dashuroja kaq shumë do më kishte vrarë në se do e kisha lejuar. Keshtu thyeva heshtjen. I thashe të gjitheve: poilicisë, fqinjëve, shoqerisë dhe familjes, të huajve, dhe jam këtu se ju të gjithe më ndihmuat. Ne i konsiderojme viktimat si tituj të frikshëm, si gra vëtë shkatërruese, mallra të demtuar. Pyetja, "Perse qendron ajo?" është kodi i disa tjerve për të thënë "është faji i asaj në se qendron," sikur viktimat vendosin vetë të dashurohen me burra qe duan te na shkatërojne ne. Qe kur kam publikuar "Crazy Love" Kam degjuar qindra histori ngra burra dhe gra qe kane shpetuar, qe kane mësuar një leksion të rendësishëm për jetën nga ajo qe ndodhi, dhe qe rindertuan jetën -- jetë të lumtur e të gëzuar -- si punojës, bashkshorte dhe nëna, jetë komplet të lira nga dhuna, si unë. Sepse me sa duket jam faktikisht një viktim tipike e dhunës familjare dhe nje e mbijetuar nga dhuna familjare. Jam martuar me një burrë të mirë dhe të ëmbël, dhe kemi këta tre femijët. Kam labradorin e zi, dhe minivanin. Cfarë nuk do kem më, kurrë, është një pistolete e mbushur mbi kokë nga nje njeri qe thotë se më do. Në këte moment po mendoni, "Sa interesante," ose, "Sa budallaqe ka qenë," por gjate gjithe kesai kohe, kam folur për ju. Ju betohem se aty jane shume njerëz qe po më degjojne qe pesojne abuzime aktualisht ose qe kane qenë të abuzuar në femijeri ose qe jane abuzues ato vetë. Abuzimi mund të preki vajzën tuaj, motren tuaj, shoqen tuaj të ngushtë në këte moment. Une rrita të dal nga dashuria ime e çmendur duke thyer heshtjen. Akoma sot jam duke thyer heshtjen. Eshtë mënyra ime per te ndihmuar viktima tjera, dhe kam një kerkese të fundit. Flisni për çfarë keni degjuar këtu. Abuzimi ushqehet vetem nga heshtja. Ju keni mundësinë për të ndaluar dhunën familjare vetën duke ndezur një dritë mbi te. Ne viktimave na nevojitet gjithkush. Na nevojitet qe gjithe ju të kuptoni sekretet e dhunës familjare. Tregoni dritën abuzimit duke folur për te me femijet tuaj, me kolegët, shoqerinë dhe familjen. Modeloni mbjetuesit si njerëz të shkëlqyer, të dashur me të ardhme të plota. Njihni shenjat e para të dhunës dhe nderhyni me vetëdije, e tejkaloni, tregoni viktimës një rrugë për të dalur. Sebashku mund të bejme krevatet tona, tavolinat dhe familjet tona vendin dhe parajsën e sigurt qe duhet të jenë. Faleminderit. (Duartrokitje)