Ç'është Mozilla?
le të provoj t'i përgjigjem kësaj
Mozilla është... çështje e njerëzve?
Mozilla është një projekt global
dhe është një organizëm jofitimprurës
Është një lëvizje e pabesueshme
njerëzish vërtet të pasionuar
Mendoj se tërheq njerëz që interesohen të ndihmojnë të tjerët
dhe që duan të punojnë brenda një grupi për të bërë gjëra të rëndësishme
po pra, njerëz të krisur!
Mozilla njihet më tepër për
produktin tonë Firefox
Projekti Firefox lindi një një kohë
kur web-i hyri në stanjacion
shfletuesi i vetëm ishte Internet Explorer-i
Të flasësh rreth konkurrencës si një lloj malli ekonomik të idealizuar është një gjë
por është tjetër gjë të mundesh të thuash që shfletuesi juaj ma përmirësoi jetën
kompjuteri im qe kaq i ngadaltë, u lodha nga flluskat dhe nuk e përdorja dot më
Zura të mendoj që Interneti është i tmerrshëm, por tani gjithçka është më mirë
kjo është ajo që ndodhi më 2004, kur hodhëm në qarkullim Firefox-in.
Futëm në shfletues plot risi, që sot i gjeni në shfletuesa të tjerë.
plot gjëra të vyera që kemi krijuar, kanë ardhur pre njerëzish që nuk merren me projektin me kohë të plotë
Dhe kjo është gjë vërtet e rëndësishme.
Risitë nuk vijnë pa futur duart
dhe duart nuk futen po nuk pate mundësi të shohësh kodin.
Kështu mbërrini në një ekosistem shumë më të pasur, keni më shumë njerëz që vënë në provë idetë e tyre
dhe shohin se ç'punon
ndonjëherë kjo na serviret neve dhe themi:
kjo është ide e bukur
do të donim ta përdornim
t'ia japim kujtdo
Mozilla është eksperiment shumë i rëndësishëm
sepse veprojmë si shoqëri për fitime
kemi një produkt të cilësisë së lartë, kemi klientë dhe, në vend të aksionerëve, që presin
fitime, kemi një mision për ta mbajtur web-in të hapur, që të mundësojmë zgjedhje.
Ja pse jemi jofitimprurës. Që të mund të marrin vendime lidhur mbi produktin duke u bazuar në përvojën e përdoruesve
për fuqizimin e njerëzve dhe krijimin e një produkti që respekton faktin që ju jeni qytetar dhe qenie njerëzore,
dhe që nuk bazohet te fakti që keni një kuletë.
Mozilla është një projekt global
Ka plot rrugë për t'u përfshirë në të
Mund të kontribuoni kod
Mund të përktheni podukte dhe lëndë prej saj
Mund të sillni risi në shfletues dhe më tej
Mund të bëni dhurime dhe të përkrahni kauzën tonë
Jemi për një Internet të pavarur dhe të hapur.
Nëse Mozilla ose organizma të tjerë nuk do të luftonin për këtë
Web-i do të shndërrohej njësoj si të tjerë mekanizma të komunikimit masiv
Domethënë të sunduar nga një pakicë
Përkufizimi i burimit të hapët kërkon
punë së toku pa diskriminim
Web-i nuk thjesht diçka që ju e konsumoni,
Është diçka me të cilën mund të ndikoni mbi veten.
Siç e dini, patëm një ide rreth se si duhej të funksionojë bota dhe
priremi ta trupëzojmë atë në diçka të prekshme nga individët, që edhe mund të bëhen pjesë e saj
Dhe kjo është diçka e re.
Nuk jemi thjesht një lloj i ndryshëm shfletuesi.
Po ndërtojmë një web më të mirë
Mund të ndihmojë kushdo
Mësoni se si: