Nje tufe antilopash afrikane, nje cektine me peshq, nje tufe me zogj. Shume kafshe mblidhen ne grupe te medha dhe eshte nje nga spektaklet me te mrekullueshme ne boten natyrore. Por perse formohen keto grupe? Pergjigja me e zakonshme perfshin gjera si jane me te sigurt ne shumice, ose gjuetia ne grupe ose mblidhen per te gjetur partner ose per te ngrene, dhe te gjitha keto shpjegime, nderkohe qe jane shpesh te verteta, bejne nje supozim te madh per sjelljen e kafsheve, qe kafshet jane ne kontroll te veprimeve te tyre, se ato jane ne kontroll te trupit te tyre. Por shpesh nuk eshte kjo ceshtja. Kjo eshte Artemia, nje karkalec i liqeneve te kripura. Ndoshta me mire e njihni si majmuni i detit. Eshte i vogel, dhe eshte tipike te jetoje vetem, por mund te mblidhet ne keto mizeri te medha te kuqe qe zgjatohet per metra, dhe kjo forme ndodh per shkak te nje paraziti. Keto karkaleca jane te infektuar nga nje shirit. Nje shirit eshte nje zorre e gjate e gjalle me gjenitalet ne nje fund dhe koken ne fundin tjeter. Si gazetar freelancer, une e simpatizoj. (Te qeshura) Shiriti i thith perberesit nga trupi i Artemias, por gjithashtu ben edhe gjera te tjera. Ai i tredh ato, ia ndryshon ngjyren nga transparente ne nje te kuqe te ndezur, i ben ato te jetojne me gjate, dhe ashtu sic ka gjetur biologu Nicholas Rode, i ben ato te notojne ne grupe. Perse? Sepse shiriti, ashtu si shume parazite te tjere, ka nje cikel jete te komplikuar qe perfshin mbartes te ndryshem. Karkalecat jane vetem nje hap ne jeten e tij. Destinacioni i tij final eshte, flamingo i madh. Shiriti mund te riprodhohet vetem ne nje flamingo, per te arritur aty, ai duhet te manipuloje karkalecin mbartes qe te formoje keto mizeri te ngjyrosura te dukshme qe jane me te lehta te vihen re nga nje flamingo dhe te gelltiten, dhe ky eshte sekreti i mizerive te Artemias. Ato nuk jane te shoqerueshme me vullnetin e tyre, por sepse ato po kontrollohen. Nuk eshte siguria ne shumice. Eshte ne fakt komplet e kunderta. Shiriti sulmon trurin dhe trupin e tyre, duke i kthyer ato ne mjete per tu futur tek nje flamingo. Dhe ja ku eshte nje shembull tjeter i manipulimeve te paraziteve. Kjo eshte nje bulkth vetevrases. Ky bulkth gelltiti larven e nje krimbi Gordian, ose krimbi i jeles kalit. Krimbi u rrit ne permasat e tij normale, por atij i nevojitet te shkoje nen uje ne menyre qe te ciftezohet, dhe e ben kete duke leshuar proteina qe e prishin trurin e bulkthit, duke shkaktuar qe ai te sillet ne menyre te parregullt. Ne momentin qe bulkthi i afrohet nje vendi me uje, sic mund te jete nje pishine, hidhet ne te dhe mbytet, nderkohe qe krimbi del jashte nga trupi vetvrases. Bulkthet jane kaq te bollshem. Kush e dinte? Shiriti dhe krimbi Gordian nuk jane te vetmit. Ata jane pjese e nje vargani te tere te paraziteve manipulues, e kepurdhave, viruseve, dhe krimbave dhe insekteve dhe te tjera qe jane te specializuara ne shkaterrimin dhe mbizoterimin e deshirave te mbartesve te tyre. Fillimisht une kam mesuar per kete menyre jetese nepermjet David Attenborough "Gjykimet e jetes" rreth njezet vjet me pare, dhe me pas nepermjet nje libri te mrekullueshem "Parazitet Rex" nga miku im Carl Zimmer. Dhe qe atehere s'kam pushuar se shkruari per keto krijesa. Pak subjekte ne biologji me magjepsin me shume se ata. Eshte sikur parazitet kane pushtuar trurin tim. Sepse ne fund te fundit, ata jane gjithmone imponues dhe te lezetshem ne menyre makabre. Kur ti shkruan per parazitet, leksiku yt mbushet me fraza si "i gelltit te gjalle" dhe "nxjerr jashte nga trupi." (Te qeshura) Por ka me shume gjera se kaq. Une jam shkrimtar, dhe shkrimtaret ne audience e dine se ne i dashurojme historite. Parazitet na ftojne qe ti rezistojme joshjes se historive te dukshme. Bota e tyre eshte nje bote me komplote te gershetuara dhe me shpjegime te papritura. Perse, per shembull, kjo vemje fillon te dridhet me zhurme kur nje insekt tjeter i shkon afer asaj dhe fshikezave te bardha qe duket sikur po u ben roje? Ndoshta per te mbrojtur motrat e saj? Jo. Kjo vemje eshte sulmuar nga nje grerez parazite e cila vendos veze brenda saj. Vezet celen dhe grereza te reja gelltiten vemjet e gjalla perpara se te dilnin nga trupi i tyre. E kuptoni tani? Tani, vemja nuk ngordhi. Disa nga grerezat qendruan prapa dhe e kontrolluan ate ne mposhtjen e motrave te saj gjate metamorfozes se tyre ne te rritur brenda ketyre fshikezave. Keto vemje jane si nje truproje zombie qe mbron pasardhesit e krijeses qe e vrane ate. (Duartrokitje) Kemi shume gjera per te kaluar. Kam vetem 13 minuta. (Te qeshura) Tani, disa prej jush ndoshta jane duke kerkuar deshperimisht per pak ngushellim qe keto gjera jane kuriozitete te botes natyrore, se ata jane te vecuar, dhe kjo pikpamje eshte e kuptueshme, sepse nga natyra e tyre, parazitet jane shume te vegjel dhe shpenzojne shume kohe te jetes se tyre brenda trupave te gjerave te tjera Ata mund te neglizhohen lehte, por kjo nuk do te thote qe ata jane te parendesishem. Disa vjet me pare, nje njeri i quajtur Kevin Lafferty mori nje grup shkencetaresh ne tre estuaret kaliforniane dhe ata peshuan dhe shqyrtuan dhe regjistruan cdo gje qe mund te gjenin, dhe ajo cfare gjeten ishte nje bollek parazitesh. Vecanerisht te zakonshem ishin trematodet, krimba te vegjel te specializuar ne tredhjen e mbartesve te tyre ashtu si ky kermilli i pafat. Nje trematod e vetme eshte e vogel, mikroskopike, por sebashku ato peshojne kaq shume sa te gjithe peshqit neper laguna dhe tre deri ne nente here me shume se te gjithe zogjte. Dhe e mbani mend krimbin Gordian qe ju tregova, ajo historia e bulkthit? Nje shkencetar japonez i quajtur Takuya Sato gjeti se ne nje rrjedhe keta krimba drejtojne kaq shume bulkthe dhe karkaleca ne uje saqe insektet e mbytur perbejne rreth 60 perqind te dietes se troftave lokale. Manipulimi nuk eshte nje gje e rralle. Eshte pjese kritike dhe e zakonshme e botes rreth nesh, dhe shkencetaret tani kane gjetur me qindra shembuj te manipulimeve te tilla, dhe me shume, ata po fillojne te kuptojne ekzaktesisht sesi keto krijesa kontrollojne prene e tyre. Kjo ketu eshte nje nga shembujt e mi te preferuar. Kjo eshte Ampulex compresa grereza e smeraldt e kacabunit, dhe njihet boterisht qe nje grereze e smeraldte e kacabunit qe ka disa veze te fertilizuara eshte duke kerkuar nje furrtare. Keshtu qe kur ajo e gjen nje ajo i ngul thumbin asaj qe eshte gjithashtu nje shqise. Ky zbulim doli tre jave me pare. Ajo i ngul thumbin qe eshte nje shqise dhe eshte i pajisur me nje gunge me ndijues qe e lejon ate te ndjeje strukturen e vecante te trurit te furrtares. Ashtu si nje njeri qe germon verberisht ne nje cante ajo gjen trurin, dhe injekton helmin ne dy grupe neurore shume specifike. Shkencetaret izraelit Frederic Libersat dhe Ram Gal gjeten se helmi eshte nje arme kimike shume specifike. Ai as nuk e vret furrtaren, as nuk e qeteson ate. Furrtarja mund te largohet, ose te fluturoje ose te vrapoje nese e zgjedh kete, por nuk e ben kete gje, sepse helmi ia heq motivimin per te ecur, dhe vetem ate. Grereza ia bllokon sinjalin -shpeto nga rreziku-, ne sistemin operues te buburrecit, duke e lejuar ate te drejtoje viktimen e tij te paafte drejt skutes se saj me ane te antenave si nje person qe shetit nje qen. Dhe kur arrin atje, ajo vendos vezet, vezet celin, e gelltisin te gjalle, dalin jashte trupit, yadda yadda yadda, e dini pjesen tjeter. (Te qeshura) (Duartrokitje) Duhet t'ju them qe pasi eshte thumbuar, furrtarja nuk eshte me nje buburrec. Eshte me shume nje zgjatim i grerezez, ashtu si bulkthi qe ishte nje zgjatim i krimbit Gordian. Keto mbartes nuk do te arrijne te mbijetojne apo te riprodhohen. Ata kane aq shume kontroll ndaj fatit te tyre sa ka makina ime. Mbasi paraziti futet brenda, mbartesi nuk mund te vendose me. Tani njerezit, sigurisht, nuk jane te panjohur ndaj manipulimit. Ne marrim droga per te ndryshuar kimine e trurit tone dhe per te ndryshuar humorin tone dhe c'jane debatet, reklamat apo idete e medha nese jo nje perpjekje per te influencuar ne mendjen e dikujt tjeter? Por perpjekjet tona per te bere kete jane te paperpunuara dhe me shume gabime krahasuar me specifikimin me shume finese te paraziteve. Sikur te ishte Don Draper i Mad Man aq elegant dhe preciz sa grereza e smeraldt e buburrecit. Une mendoj se kjo eshte pjese e asaj qe i ben parazitet kaq te keqinj dhe kaq te parrezistueshem. Ne i japim kaq shume rendesi vullnetit tone te lire dhe pavaresise sone saqe perspektiva e humbjes se ketyre karakteristikave ndaj forcave te padukshme na ve ne dukje friket tona sociale me te medha. Distopite ornuelliane dhe konspiruesit dhe kriminelet qe kontrollojne mendjet- keto jane kuptimet figurative te sajimeve me te frikshme por ne natyre, kjo ndodh gjate gjithe kohes. Kjo me con mua ne nje pyejte te dukshme dhe ne nje pyetje shqetesuese: A ka parazite te keqinj, shpirtezi qe po ndikojne ne sjelljen tone pa e ditur ne, pervec NSA? Nese ka ndonje - (Te qeshura) (Duartrokitje) Kam nje pike te kuqe ne balle tani, apo jo? (Te qeshura) Nese ka ndonje, ja ku eshte nje kandidat i mundshem per ta. Kjo eshte Toxoplasma gondii ose shkurt, Tokso, per shkak te natyres tmerruese gjithmone ka nevoje per nje nofke te lezetshme. Tokso infekton gjitaret, nje shumellojshmeri gjitaresh, por mund te riprodhohet seksualisht vetem tek macet, Shkencetaret si Joanne Webster kane treguar qe nese Tokso futet tek nje mi, ajo e kthen brejtesin ne nje rakete ne kerkim te maces. Nese miu i infektuar ndjen eren e kendshme te urines se maces ai vrapon drejt burimit te eres jo ne drejtimin e kundert sic duhet e beje. Macja e ha miun. Tokso mund te beje seks. Eshte nje histori klasike e Ha, Gjuaj, Dashuro (Te qeshura) (Duartrokitje) Ju jeni shume bamires, njerez bujare. Pershendetje Elizabete. Me pelqeu fjalimi yt. Si e kontrollon paraziti mbartesin e tij ne kete menyre? Nuk e dime ne te vertete. Ne dime qe Tokso leshon nje enzime qe prodhon dopaminen, nje substance e cila perfshihet ne shperblim dhe motivim. Ne e dime se targeton pjese te vecanta te trurit te brejtesit duke perfshire ato qe perfshihen ne zgjimin seksual. por sesi keto pjese te gjezes bashkohen sebashku nuk eshte akoma e qarte. Ajo qe eshte e qarte eshte se kjo gje eshte nje qelize e vetme. Nuk ka sistem nervor. Nuk ka ndergjegje. Nuk ka bile as trup. Por po manipulon nje gjitar? Ne jemi gjitare. Ne jemi me inteligjente sesa nje mi, me siguri, por truri jone ka strukturen bazike, te njejtat qeliza te trurit, te njejtet lende kimike qe rrjedhin ne te, dhe te njejtin parazite. Vleresimet variojne shume, por disa shifra tregojne se nje ne tre njerez ne bote kane Tokso ne trurin e tyre ne pergjithesi, kjo nuk con ne asnje semundje. paraziti qendron ne gjendje te fjetur per nje periudhe te gjate kohe. Por ka disa evidenca se keta njerez qe jane mbartes kane rezultate te ndryshme ne pyetesoret e personalitetit nga personat e tjere, qe kane nje risk me te larte per aksidente me makine, dhe ka evidence se njerezit me skizofreni ka shume te ngjare te jene te infektuar. Tani, une mendoj se kjo evidence eshte akoma te paperfunduar, edhe bile ndermjet kerkuesve te Toxo, opinionet jane te ndryshme nese paraziti ndikon vertet ne sjelljen tone. Por duke pare perhapjen kaq te madhe ne natyre te manipulimeve te tilla, do te ishte plotesisht e pabesueshme qe njerezit te jene qeniet e vetme qe te mos preken ne menyre te njejte. Une mendoj se ky kapacitet qe ne menyre konstante saboton menyren sesi ne mendojme per boten i ben parazitet te habitshem. Ata ne menyre te vazhdueshme na ftojne te shohim me dyshim boten natyrore dhe te pyesim nese sjelljet qe po verejme qofshin ato te thjeshta dhe te dukshme, ose te pakuptueshme dhe enigmatike, nuk jane rezultat i individeve te cilet veprojne sipas arsyes se tyre por sepse ato kane rene nen kontrollin e dickaje tjeter. Nderkohe qe kjo ide mund te jete shqetesuese dhe nderkohe qe sjelljet e paraziteve mund te jene shume te frikshme une mendoj se aftesia per te na habitur ne i ben ata me te mrekullueshem dhe me karizmatike se cdo pande apo flutur apo delfin. Ne fund te " Mbi origjinen e specieve" Carls Darvini shkruan mbi madheshtine e jetes dhe mbi format e pafundme me te bukura dhe me te mrekullueshme dhe mua me pelqen te mendoj se ai mund te kete qene duke folur per shiritin qe i ben karkalecat e shoqerueshem ose nje grerez qe e nxjerr buburrecin shetitje. Por ndoshta, kjo eshte thjesht nje e folur paraziti. Ju falemnderit. (Duartrokitje)