Nje tufe antilopash afrikane,
nje cektine me peshq,
nje tufe me zogj.
Shume kafshe mblidhen ne grupe te medha
dhe eshte nje nga spektaklet
me te mrekullueshme
ne boten natyrore.
Por perse formohen keto grupe?
Pergjigja me e zakonshme perfshin gjera si
jane me te sigurt ne shumice,
ose gjuetia ne grupe
ose mblidhen per te gjetur partner
ose per te ngrene,
dhe te gjitha keto shpjegime,
nderkohe qe jane shpesh te verteta,
bejne nje supozim te madh
per sjelljen e kafsheve,
qe kafshet jane ne kontroll
te veprimeve te tyre,
se ato jane ne kontroll te trupit te tyre.
Por shpesh nuk eshte kjo ceshtja.
Kjo eshte Artemia,
nje karkalec i liqeneve te kripura.
Ndoshta me mire e njihni
si majmuni i detit.
Eshte i vogel, dhe eshte tipike
te jetoje vetem,
por mund te mblidhet
ne keto mizeri te medha te kuqe
qe zgjatohet per metra,
dhe kjo forme ndodh
per shkak te nje paraziti.
Keto karkaleca jane te infektuar
nga nje shirit.
Nje shirit eshte nje zorre e gjate e gjalle
me gjenitalet ne nje fund
dhe koken ne fundin tjeter.
Si gazetar freelancer, une e simpatizoj.
(Te qeshura)
Shiriti i thith perberesit
nga trupi i Artemias,
por gjithashtu ben edhe gjera te tjera.
Ai i tredh ato,
ia ndryshon ngjyren nga transparente
ne nje te kuqe te ndezur,
i ben ato te jetojne me gjate,
dhe ashtu sic ka gjetur biologu Nicholas Rode,
i ben ato te notojne ne grupe.
Perse? Sepse shiriti,
ashtu si shume parazite te tjere,
ka nje cikel jete te komplikuar
qe perfshin mbartes te ndryshem.
Karkalecat jane vetem nje hap
ne jeten e tij.
Destinacioni i tij final eshte,
flamingo i madh.
Shiriti mund te riprodhohet
vetem ne nje flamingo,
per te arritur aty, ai duhet te manipuloje
karkalecin mbartes
qe te formoje keto mizeri
te ngjyrosura te dukshme
qe jane me te lehta
te vihen re nga nje flamingo
dhe te gelltiten,
dhe ky eshte sekreti
i mizerive te Artemias.
Ato nuk jane te shoqerueshme
me vullnetin e tyre,
por sepse ato po kontrollohen.
Nuk eshte siguria ne shumice.
Eshte ne fakt komplet e kunderta.
Shiriti sulmon trurin dhe trupin e tyre,
duke i kthyer ato ne mjete
per tu futur tek nje flamingo.
Dhe ja ku eshte nje shembull tjeter
i manipulimeve te paraziteve.
Kjo eshte nje bulkth vetevrases.
Ky bulkth gelltiti larven
e nje krimbi Gordian,
ose krimbi i jeles kalit.
Krimbi u rrit ne permasat e tij normale,
por atij i nevojitet te shkoje nen uje
ne menyre qe te ciftezohet,
dhe e ben kete duke leshuar proteina
qe e prishin trurin e bulkthit,
duke shkaktuar qe ai te sillet
ne menyre te parregullt.
Ne momentin qe bulkthi i afrohet
nje vendi me uje,
sic mund te jete nje pishine,
hidhet ne te dhe mbytet,
nderkohe qe krimbi del jashte
nga trupi vetvrases.
Bulkthet jane kaq te bollshem.
Kush e dinte?
Shiriti dhe krimbi Gordian nuk jane te vetmit.
Ata jane pjese e nje vargani te tere
te paraziteve manipulues,
e kepurdhave, viruseve, dhe krimbave
dhe insekteve dhe te tjera
qe jane te specializuara ne shkaterrimin
dhe mbizoterimin
e deshirave te mbartesve te tyre.
Fillimisht une kam mesuar
per kete menyre jetese
nepermjet David Attenborough
"Gjykimet e jetes"
rreth njezet vjet me pare,
dhe me pas nepermjet
nje libri te mrekullueshem
"Parazitet Rex" nga miku im Carl Zimmer.
Dhe qe atehere s'kam pushuar se shkruari
per keto krijesa.
Pak subjekte ne biologji
me magjepsin me shume se ata.
Eshte sikur parazitet kane pushtuar
trurin tim.
Sepse ne fund te fundit,
ata jane gjithmone imponues
dhe te lezetshem ne menyre makabre.
Kur ti shkruan per parazitet,
leksiku yt mbushet me fraza si
"i gelltit te gjalle" dhe "nxjerr jashte nga trupi."
(Te qeshura)
Por ka me shume gjera se kaq.
Une jam shkrimtar,
dhe shkrimtaret ne audience
e dine se ne i dashurojme historite.
Parazitet na ftojne qe ti rezistojme joshjes
se historive te dukshme.
Bota e tyre eshte nje bote me komplote
te gershetuara
dhe me shpjegime te papritura.
Perse, per shembull,
kjo vemje
fillon te dridhet me zhurme
kur nje insekt tjeter i shkon afer asaj
dhe fshikezave te bardha
qe duket sikur po u ben roje?
Ndoshta per te mbrojtur motrat e saj?
Jo.
Kjo vemje eshte sulmuar
nga nje grerez parazite
e cila vendos veze brenda saj.
Vezet celen dhe grereza te reja
gelltiten vemjet e gjalla
perpara se te dilnin nga trupi i tyre.
E kuptoni tani?
Tani, vemja nuk ngordhi.
Disa nga grerezat qendruan prapa
dhe e kontrolluan ate ne mposhtjen
e motrave te saj
gjate metamorfozes se tyre
ne te rritur brenda ketyre fshikezave.
Keto vemje jane si nje truproje zombie
qe mbron pasardhesit
e krijeses qe e vrane ate.
(Duartrokitje)
Kemi shume gjera per te kaluar.
Kam vetem 13 minuta. (Te qeshura)
Tani, disa prej jush ndoshta
jane duke kerkuar deshperimisht
per pak ngushellim
qe keto gjera jane kuriozitete
te botes natyrore, se ata jane te vecuar,
dhe kjo pikpamje eshte e kuptueshme,
sepse nga natyra e tyre,
parazitet jane shume te vegjel
dhe shpenzojne shume kohe te jetes se tyre
brenda trupave te gjerave te tjera
Ata mund te neglizhohen lehte,
por kjo nuk do te thote
qe ata jane te parendesishem.
Disa vjet me pare,
nje njeri i quajtur Kevin Lafferty
mori nje grup shkencetaresh
ne tre estuaret kaliforniane
dhe ata peshuan dhe shqyrtuan
dhe regjistruan cdo gje qe mund te gjenin,
dhe ajo cfare gjeten
ishte nje bollek parazitesh.
Vecanerisht te zakonshem ishin trematodet,
krimba te vegjel te specializuar
ne tredhjen e mbartesve te tyre
ashtu si ky kermilli i pafat.
Nje trematod e vetme eshte e vogel,
mikroskopike,
por sebashku ato peshojne kaq shume
sa te gjithe peshqit neper laguna
dhe tre deri ne nente here me shume
se te gjithe zogjte.
Dhe e mbani mend krimbin Gordian
qe ju tregova,
ajo historia e bulkthit?
Nje shkencetar japonez
i quajtur Takuya Sato
gjeti se ne nje rrjedhe
keta krimba drejtojne kaq shume bulkthe
dhe karkaleca ne uje
saqe insektet e mbytur
perbejne rreth 60 perqind
te dietes se troftave lokale.
Manipulimi nuk eshte nje gje e rralle.
Eshte pjese kritike dhe e zakonshme
e botes rreth nesh,
dhe shkencetaret tani kane gjetur
me qindra shembuj
te manipulimeve te tilla,
dhe me shume, ata po fillojne te kuptojne
ekzaktesisht sesi keto krijesa
kontrollojne prene e tyre.
Kjo ketu eshte nje nga shembujt
e mi te preferuar.
Kjo eshte Ampulex compresa
grereza e smeraldt e kacabunit,
dhe njihet boterisht
qe nje grereze e smeraldte e kacabunit
qe ka disa veze te fertilizuara
eshte duke kerkuar nje furrtare.
Keshtu qe kur ajo e gjen nje
ajo i ngul thumbin asaj
qe eshte gjithashtu nje shqise.
Ky zbulim doli tre jave me pare.
Ajo i ngul thumbin qe eshte nje shqise
dhe eshte i pajisur me nje gunge me ndijues
qe e lejon ate te ndjeje
strukturen e vecante
te trurit te furrtares.
Ashtu si nje njeri qe germon
verberisht ne nje cante
ajo gjen trurin, dhe injekton helmin
ne dy grupe neurore shume specifike.
Shkencetaret izraelit Frederic Libersat
dhe Ram Gal
gjeten se helmi eshte nje arme kimike
shume specifike.
Ai as nuk e vret furrtaren,
as nuk e qeteson ate.
Furrtarja mund te largohet,
ose te fluturoje ose te vrapoje
nese e zgjedh kete,
por nuk e ben kete gje,
sepse helmi ia heq motivimin per te ecur,
dhe vetem ate.
Grereza ia bllokon sinjalin -shpeto nga rreziku-,
ne sistemin operues te buburrecit,
duke e lejuar ate te drejtoje
viktimen e tij te paafte
drejt skutes se saj me ane te antenave
si nje person qe shetit nje qen.
Dhe kur arrin atje, ajo vendos vezet,
vezet celin, e gelltisin te gjalle,
dalin jashte trupit,
yadda yadda yadda, e dini pjesen tjeter.
(Te qeshura) (Duartrokitje)
Duhet t'ju them qe pasi eshte thumbuar,
furrtarja nuk eshte me nje buburrec.
Eshte me shume nje zgjatim i grerezez,
ashtu si bulkthi qe ishte
nje zgjatim i krimbit Gordian.
Keto mbartes nuk do te arrijne
te mbijetojne apo te riprodhohen.
Ata kane aq shume kontroll
ndaj fatit te tyre
sa ka makina ime.
Mbasi paraziti futet brenda,
mbartesi nuk mund te vendose me.
Tani njerezit, sigurisht,
nuk jane te panjohur ndaj manipulimit.
Ne marrim droga per te ndryshuar
kimine e trurit tone
dhe per te ndryshuar humorin tone
dhe c'jane debatet, reklamat
apo idete e medha
nese jo nje perpjekje per te influencuar
ne mendjen e dikujt tjeter?
Por perpjekjet tona per te bere kete
jane te paperpunuara
dhe me shume gabime krahasuar
me specifikimin me shume finese
te paraziteve.
Sikur te ishte Don Draper i Mad Man
aq elegant dhe preciz
sa grereza e smeraldt e buburrecit.
Une mendoj se kjo eshte pjese e asaj
qe i ben parazitet
kaq te keqinj dhe kaq te parrezistueshem.
Ne i japim kaq shume rendesi
vullnetit tone te lire
dhe pavaresise sone
saqe perspektiva e humbjes
se ketyre karakteristikave
ndaj forcave te padukshme
na ve ne dukje friket tona
sociale me te medha.
Distopite ornuelliane dhe konspiruesit
dhe kriminelet qe kontrollojne mendjet-
keto jane kuptimet figurative
te sajimeve me te frikshme
por ne natyre, kjo ndodh
gjate gjithe kohes.
Kjo me con mua ne nje pyejte te dukshme
dhe ne nje pyetje shqetesuese:
A ka parazite te keqinj, shpirtezi
qe po ndikojne ne sjelljen tone
pa e ditur ne,
pervec NSA?
Nese ka ndonje -
(Te qeshura) (Duartrokitje)
Kam nje pike te kuqe
ne balle tani, apo jo?
(Te qeshura)
Nese ka ndonje, ja ku eshte nje kandidat
i mundshem per ta.
Kjo eshte Toxoplasma gondii
ose shkurt, Tokso,
per shkak te natyres tmerruese
gjithmone ka nevoje
per nje nofke te lezetshme.
Tokso infekton gjitaret,
nje shumellojshmeri gjitaresh,
por mund te riprodhohet seksualisht
vetem tek macet,
Shkencetaret si Joanne Webster
kane treguar
qe nese Tokso futet tek nje mi,
ajo e kthen brejtesin ne nje rakete
ne kerkim te maces.
Nese miu i infektuar ndjen eren e kendshme
te urines se maces
ai vrapon drejt burimit te eres
jo ne drejtimin e kundert sic duhet e beje.
Macja e ha miun. Tokso mund te beje seks.
Eshte nje histori klasike
e Ha, Gjuaj, Dashuro
(Te qeshura) (Duartrokitje)
Ju jeni shume bamires, njerez bujare.
Pershendetje Elizabete.
Me pelqeu fjalimi yt.
Si e kontrollon paraziti mbartesin e tij
ne kete menyre?
Nuk e dime ne te vertete.
Ne dime qe Tokso leshon nje enzime
qe prodhon dopaminen,
nje substance e cila perfshihet
ne shperblim dhe motivim.
Ne e dime se targeton pjese te vecanta
te trurit te brejtesit
duke perfshire ato qe perfshihen
ne zgjimin seksual.
por sesi keto pjese te gjezes
bashkohen sebashku
nuk eshte akoma e qarte.
Ajo qe eshte e qarte eshte se kjo gje
eshte nje qelize e vetme.
Nuk ka sistem nervor.
Nuk ka ndergjegje.
Nuk ka bile as trup.
Por po manipulon nje gjitar?
Ne jemi gjitare.
Ne jemi me inteligjente sesa nje mi,
me siguri,
por truri jone ka strukturen bazike,
te njejtat qeliza te trurit,
te njejtet lende kimike qe rrjedhin ne te,
dhe te njejtin parazite.
Vleresimet variojne shume,
por disa shifra tregojne
se nje ne tre njerez ne bote
kane Tokso ne trurin e tyre
ne pergjithesi, kjo nuk con
ne asnje semundje.
paraziti qendron ne gjendje te fjetur
per nje periudhe te gjate kohe.
Por ka disa evidenca se keta njerez
qe jane mbartes kane rezultate te ndryshme
ne pyetesoret e personalitetit
nga personat e tjere,
qe kane nje risk me te larte
per aksidente me makine,
dhe ka evidence se njerezit me skizofreni
ka shume te ngjare te jene te infektuar.
Tani, une mendoj se kjo evidence
eshte akoma te paperfunduar,
edhe bile ndermjet kerkuesve te Toxo,
opinionet jane te ndryshme nese paraziti
ndikon vertet ne sjelljen tone.
Por duke pare perhapjen kaq te madhe
ne natyre te manipulimeve te tilla,
do te ishte plotesisht e pabesueshme
qe njerezit te jene qeniet e vetme
qe te mos preken ne menyre te njejte.
Une mendoj se ky kapacitet
qe ne menyre konstante
saboton menyren
sesi ne mendojme per boten
i ben parazitet te habitshem.
Ata ne menyre te vazhdueshme na ftojne
te shohim me dyshim boten natyrore
dhe te pyesim nese sjelljet qe po verejme
qofshin ato te thjeshta dhe te dukshme,
ose te pakuptueshme dhe enigmatike,
nuk jane rezultat i individeve
te cilet veprojne sipas arsyes se tyre
por sepse ato kane rene
nen kontrollin e dickaje tjeter.
Nderkohe qe kjo ide
mund te jete shqetesuese
dhe nderkohe qe sjelljet e paraziteve
mund te jene shume te frikshme
une mendoj se aftesia per te na habitur ne
i ben ata me te mrekullueshem
dhe me karizmatike
se cdo pande apo flutur apo delfin.
Ne fund te " Mbi origjinen e specieve"
Carls Darvini shkruan
mbi madheshtine e jetes
dhe mbi format e pafundme me te bukura
dhe me te mrekullueshme
dhe mua me pelqen te mendoj
se ai mund te kete qene
duke folur per shiritin qe i ben
karkalecat e shoqerueshem
ose nje grerez
qe e nxjerr buburrecin shetitje.
Por ndoshta, kjo eshte thjesht
nje e folur paraziti.
Ju falemnderit.
(Duartrokitje)