Keshtu fillon lufta. Nje dite je duke jetuar jeten tende te zakonshme, je duke planifikuar te shkosh ne nje feste, je duke shpene femijet ne shkolle, je duke caktuar nje takim tek dentisti. Dhe papritur, telefoni nderpritet, Televizoret po ashtu, ka burra te armatosur neper rruge, ka postoblloqe. Jeta jote papritur kthehet ne nje levizje te pezulluar. Ajo ndalon. Une do vjedh nje histori te nje mikesheje, nje mikeshe nga Bosnia, per ate cka i ndodhi asaj, sepse mendoj se do sjelle tek you ndjenjen e vertete. Ajo ishte duke vajtur ne pune nje dite ne Prill te 1992, e veshur me minifund dhe me taka te larta. Ajo punonte ne nje banke. Ishte nje nene e re. Asaj i pelqenin festat. Njeri shume i mire. Dhe papritur shikon nje tank duke ecur ne rrugen kryesore te Sarajevos duke goditur gjithcka rruge. Ajo mendon se eshte duke enderruar, por nuk ishte. Dhe vrapon ashtu sikurse do bente cdokush nga ne duke u mbrojtur pas nje koshi plehrash, ne takat e saja te larta dhe me minifund. Dhe ndersa fshihej aty, po ndjehesh qesharake, por po shikonte tankun duke kaluar me ushtaret dhe njerez gjithandej ne nje kaos dhe ajo mendon, "Me duket vetja si Liza ne Boten e Cudirave duke hyre ne gropen e lepurit, thelle, thelle, thelle ne kaos, dhe jeta ime nuk do jete kurre e njejta." Pas disa javesh, mikesha ime ishte ne nje grumbull njerezish duke shtyre me djalin e saj foshnje ne krahe per ta dhene ate ne nje te huaj ne autobuz, i cili ishte nje nga te fundit qe po largohej nga Sarajevo i cili nxirrte femijet jashte per te qene te sigurte. Dhe ajo kujton luften me te emen ne rrjeshtin e pare, turma e turma njerezish, "Merr femijen tim! Merr femijen tim!" dhe pasimin e djalit te saj tek dikush nga dritarja. Dhe ajo nuk e pa ate per shume vite. Rrethimi vazhdoi per tre vite e gjysem, nje rrethim pa uje, pa energji, pa elektricitet, pa ngrohtesi, pa ushqim, ne mes te Europes, ne mes te shekullit te 20-te. Kisha nderin te isha nje ata reportere qe jetonin ndermjet atij rrethimi, dhe them qe kam nderin dhe privilegjin qe ndodhesha aty sepse ajo me mesoi gjithcka, jo vetem si nje reportere, por si nje qenie njerezore. Mesova per dhembshurine. Mesova per njerezit e zakonshem, heronjte e mundshem. Mesova per ndarjen. Mesova per bashkejetesen. Por mbi te gjitha mesova per dashurine. Edhe ne mes te shkaterrimit te tmerrshem, vdekjes dhe kaosit, mesova se si njerez te zakonshem mund te ndihmonin miqte e tyre, te ndanin ushqim, te rrisnin femijet e tyre, te terhiqnin dike i cili ishte i qelluar nga mesi i rruges edhe pse ti vete ishte duke rrezikur jeten tende, te ndihmonin njerez te plagosur per ti futur ne nje taxi dhe ti dergonin neper spitale. Mesova shume per veten time. Martha Gellhorn, e cila eshte nje nga heroinat e mia, dikur ka thene, "Ti mund te duash vetem nje lufte. Te tjerat jane pergjegjesi." Kam vajtur te mbuloj shume e shume lufte pas kesaj, kaq shume sa e kam humbur numerimin, por asnjera nuk krahasohej me Sarajevon. Prillin e kaluar, u ktheva atje ne nje --sic e quajta une takim trondites gjimnazi. Ishte pervjetori i 20te i rrethimit, te fillim rrethimit te Sarajevos, dhe nuk me pelqen fjala "pervjetor", sepse duket si nje feste, dhe kjo nuk ishte nje feste. Ishte nje mbledhje e zymte e reportereve qe punonin atje gjate luftes, punonjes te ndihmave humanitare, dhe sigurisht njerezit e guximshem dhe kurajoze te Sarajevos. Dhe ajo cka me goditi me shume, dhe me theu zemren, ishte ecja ne rrugen kryesore te Sarajevos, aty ku mikesha ime Aida pa tankun para 20 viteve, dhe ne ate rruge kishte me shume se 12.000 karrige te kuqe, bosh, dhe secila nga ato simbolizonte nje person qe kishte vdekur gjate rrethimit, vetem ne Sarajevo, jo ne gjithe Bosnjen, ajo shtrihej nga njeri fund i qytetit ne nje pjese te madhe te saj, me e trishtueshme per mua ishin kariget e vogla per femijet. Une tani mbuloj Sirine, dhe nisa ta raportoj ate sepse ndjeva qe duhej bere. Besoj se duhet thene nje histori. Po shoh, perseri nje shabllon te luftes ne Bosnje. Kur arrita fillimisht ne Damascus, Pash kete momentin e cuditshem ku njerezit nuk donin te besonin se lufta do filloje, dhe ishte pikerisht e njejta situate ne Bosnje dhe pak a shume ne cdo shtet qe kam pare duke i ardhur lufta. Njerezit nuk duan te besojne se ajo po vjen, dhe per kete arsye ata nuk largohen, nuk ikin para se te munden. Nuk i nxjerrin parate jashte. Ata qendrojne sepse ti do te qendrosh ne shtepi. Dhe pastaj lufta dhe kaosi zbresin. Rwanda eshte nje vend i cili me ka lene shume gjurme. Ne 1994, per nje kohe te shkurter u largova nga Sarajevo per te vajtur dhe raportuar mbi genocidin te Rwanda. Ndermjet Prillit dhe Gushtit, 1994, nje milion njerez u theren. Nese ato 12.000 karrige me frikesonin me numer absolut, Dua thjesht per nje sekond te imagjinoni per nje milion njerez. Dhe per t'ju dhene nje shembull, me kujtohet qe qendroja ne nje rruge dhe shikoja sa me larg te mundesha te pakten nje milje, ku aty kishte trupa te stivosur dy here mbi gjatesine time te pajeteve. Dhe ajo ishte vetem nje perqindje e vogel te pajeteve. Aty kishte nena qe mbanin femijet e tyre te cilat ishin kapur ne grahmen e fundit te vdekjes. Pra mesuam shume nga lufta, dhe une permenda Rwanden sepse eshte nje vend, si Afrika e Jugut, kur per gati 20 vite e ne vazhdim, ka sherim. Pesedhjete e gjashte perqind e parlamentareve jane gra, e cila eshte fantastike, gjithashtu ne kushtetutun nacionale sot, nuk te lejohet te thuash Hutu apo Tutsi. Nuk te lejohet te identifikosh dike nga kombesia, e cila eshte, sigurisht, ajo cka e filloi masakren. Nje punonjes i ndihmes, mik i imi, me tregoi historine me te bukur, ose mua me duket e bukur. Ishte nje grup femijesh, te perzier Hutus dhe Tutsis, dhe nje grup grash te cilat po i adoptonin ata. te rrjeshtuar jepeshin njeri pas tjetrit. Nuk kishte asnje lloj kompesimi se ishe nje Tutsi apo nje Hutu, mund te kesh vrare mamane time, mund te kesh vrare vellane tim. Ata ishin afruar ne kete lloj pajtimi, dhe mua me duket e mrekullueshme. Pra kur njerezit me pyesin se si vazhdoj te mbuloj luften, dhe pse vazhdoj ta bej, kjo eshte arsyeja. Kur kthehem ne Siri, javen tjeter ne fakt, ajo cka shoh, eshte njerez jashtezakonisht te guximshem, disa nga ata luftojne per demokraci, per gjera qe ne i marrim te sigurta cdo dite. Dhe kjo eshte pak a shume arsyeja pse e bej. Ne 2004, kisha nje djale te vogel, dhe une e quaj ate femija mrekulli, sepse pasi kam pare kaq shume vdekje shkaterrime, kaos dhe erresire ne jeten time, lindi kjo rreze shprese. Dhe une e quajta ate Luca qe do te thote "Derguesi i drites" sepse ai sjell drite ne jeten time. Por po flas per ate sepse kur ai ishte kater muajsh, redaktori im i huaj me detyroi te kthehesha ne Baghdad aty ku kisha raportuar gjate gjithe regimit te Saddamit dhe gjate renies se Baghdadit dhe me pas, me kujtohet qe hyra ne avion duke qare, qaja sepse po ndahesha nga im bir, dhe ndersa isha aty, nje politikan i famshem Irakian i cili ishte mik i imi me tha, "Cfare po ben ketu? Pse nuk je ne shtepi me Luca?" Dhe une i thash, "E pra, mua me duhet ta shoh." Ishte 2004 qe do te thote ishte fillimi i nje kohe teper te pergjakshme ne Irak, "Me duhet te shoh, me duhet te shoh cfare po ndodh ketu. me duhet te raportoj." Dhe ai me tha. "Kthehu ne shtepi, sepse po e humbe dhembin e tij te pare, po i humbe hapat e tij te para, nuk do e falesh kurre veten. Por do kete perhere nje lufte tjeter." Dhe atje, fatkeqeshisht, do kete perhere lufte. Dhe do mashtroja veten nese mendoja, si nje gazetare, si nje reportere, si nje shkrimtare, qe ajo cka po bej mund ta ndaloje. Nuk mundem. Une nuk jam Kofi Annan. Ai nuk mund te ndaloje nje lufte. Ai u perpoq te negocioje Sirine por nuk e arriti. Une nuk jam nje person i K.B te zgjidhjen e konflikteve. Une nuk jam as doktoreshe e ndihmes humanitare, dhe nuk mund ti pershkruaj se sa here jam ndjere e paafte te shpetoj njerez qe kane qene duke vdekur para meje. Gjithcka jam, eshte nje deshmitare. Roli im eshte te sjell nje ze tek njerezit qe jane te pa ze. Nje kolegu im e pershkroi ate si te ndezesh nje drite ne cepat me te erret te botes. Dhe kete perpiqem te bej. Nuk jam gjithmone e suksesshme, dhe shpesh here eshte shume frustruese, sepse ndihesh sikur po shkruan ne nje boshllek, ose ndihesh sikur asnjerit nuk i intereson. Kujt i intereson per Sirine? Kujt i intereson per Bosnjen? Kush interesohet per Kongon, per Bregun e Fildishte, Liberine, Sierra Leonen, te gjithe keto vargje vendesh qe une do kujtoj per pjesen tjeter te jetes time? Por profesioni im eshte te mbart deshmite dhe ky eshte thelbi, zemra e ceshtjes, per ne reporteret qe bejme kete. Dhe ajo cka mund te bej eshte te shpresoj, jo te politike beresit ose politikanet, sepse sado te dua te kem besim qe ata te lexojne fjalet e mia dhe bejne dicka, une nuk e mashtroj veten. Por shpresa ime eshte se nese do mbani mend dicka nga ato qe thashe ose kedo nga historite e mia neser gjate mengjesit, nese do kujtoni historine e Sarajevos, ose historine e Ruandes, atehere une e kam kryer punen time. Faleminderit shume. (Duartrokijte)