U rrita me binjakun tim identik i cili ishte një vëlla tepër i dashur Tani, të qenurit binjak të bën ty ekspert për me dallu favoritizmin Nëse biskota e tij ishte pak më e madhe se e imja, unë kisha pyetje. edhe sigurisht nuk isha duke vdekur urie. (Te qeshura) Kur u bëra psikolog fillova ta shoh favoritizmin ndryshe edhe kjo është se sa më shumë e vlerësojmë trupin se sa mendjen Shpenzova 9 vjet në universitet për ta fituar doktoratën në psikologji edhe nuk mundem me ju tregu se sa njerëz e shikojnë kartën e biznesit edhe më thonë "Oh, psikolog, Jo doktor i vërtetë" sikur duhej të thuhej në kartë ajo. (Te qeshura) Këtë favoritizëm që i shfaqim trupit më shumë se mendjes, e shoh gjithkund Së fundmi isha në shtëpinë e një miku edhe fëmija i tyre 5 vjeçar po bëhej gati për shtrat. Ai po qëndronte në stol afër lavamanit duke larë dhëmbët, kur rrëshqiti dhe e gërvishti këmbën në stol kur ra. Ai qau për një minutë por pastaj u ngrit u kthye te stoli, edhe kërkoi një kuti me fasha dhe e vuri në vendin ku u gërvisht. Tani, ky fëmijë mezi mundet te lidh këpucet, por e dinte se duhesh ta mbulosh prerjen, në mënyrë që të mos infektohesh, edhe se duhesh të kujdesësh për dhëmbët duke i larë dy herë në ditë. Ne të gjithë e dimë si ta mbajmë shëndetin fizik dhe si me praktiku higjienën dentale,a po? Ne e kemi ditur qe kur kemi qenë 5 vjeç. Por çka dimë ne për me mbajt shëndetin psikologjik? Asgjë. çka i mësojmë fëmijët për higjienën emocionale? Asgjë. Si është e mundur që ne kalojmë më shumë kohë duke u kujdes për dhëmbët tonë se sa për mendjen. Pse për ne shëndeti fizik është më i rëndësishëm se sa shëndeti psikologjik? Në mbajmë lëndime psikologjike më shpesh se sa fizike, lëndime si dështimi, refuzimi ose vetmia. Këto munden me shku edhe më keq nëse i injorojmë dhe mund të na ndikojnë jetën në mënyrë dramatike. Akoma, edhe pse ka teknika shkencërisht të provuara që munde te përdorim për t'i trajtuar këto lloj lëndime psikologjike, ne s'i përdorim. As që na shkon në mendje. "Oh, po ndjehesh i depresionuar? Largoje se është e gjitha në kokën tënde". A imagjinoni t'i thoni kështu dikujt me këmbë të thyer; "Oh, veq ec; e gjitha është në këmbën tënde." (Te qeshura) Është koha ta mbyllim hapësirën mes shëndetit tonë mendor dhe atij psikologjik Është koha t'i bëjmë më të barabartë, më shumë si binjakë. Pasi po flasim për binjakë, edhe vëllai im është gjithashtu psikolog. As ai nuk është doktor i vërtetë. (Te qeshura) Ne nuk studiuam së bashku, Në fakt, gjëja më e vështirë që kam bëre në jetë është qe kalova Atlantikun për në qytetin e New York-ut për te marre doktoratën në psikologji. U ndamë për herë të parë në jetë. edhe ndarja ishte brutale për të dy ne. Por derisa ai qëndroi me familjen dhe shokët, Unë isha vetëm në një shtet të ri. Na merte malli tmerrësisht por thirrjet internacionale ishin shumë shtrejtë atëherë edhe ne mund ta përballonim të flisnim vetëm 5 minuta në javë. Kur na erdhi ditëlindja, Ishte e para që nuk po e kalonim bashkë. Vendosëm të harxhonim, atë javë do të flisnim 10 minuta. E kalova mëngjesin dukë shëtitur në dhomë, duke e pritur thirrjen e tij -- duke prit e duke prit por telefoni nuk binte. Duke e parë dalimin e kohës supozoja, "Ai ka dal me shoke, do të therrase më vonë". Nuk kishte telefona celulare atëherë. Ai nuk thirri. Edhe fillova ta kuptoj se pasi u bë 10 muaj që u largova, nuk po i mungoj atij ashtu si ai po më mungon mua. E dija se në mëngjes do të më thirrte, por ajo natë ishte nata më e gjatë dhe më e trishtuar e jetës time. U zgjova mëngjesin tjetër. Ja lëshova sytë telefonit dhe e pash që e kisha lënë hapur deri sa po shëtitesha në dhomë dje. U cova nga shtrati, E vura receptorin në vend dhe pas një sekonde ra telefoni, Ishte vëllai im dhe, a ishte i zemëruar?. (Te qeshura) Ishte nata më e mërzitshme dhe më e gjatë e jetës tij gjithashtu. Unë u mundova t'ja spjegoj çka ka ndodhur por ai tha, "Nuk e kuptoj, pasi e pe që unë nuk po të thërras, pse nuk më telefonove ti?" Ai kishte të drejtë. Pse nuk e thirra? Atëherë nuk kisha përgjigje por tani kam, dhe është e thjeshtë: vetmia. Vetmia krijon një plagë të thellë psikologjike, që shtrembëron përceptimet tona dhe që përzien mendimet tona. Na bën të mendojmë se njerëzit rreth nesh, kujdesen shumë më pak se sa në të vërtetë. Na bën të frikësuar për tu lidhur, sepse pse ta vësh vetën në pozitë për refuzim dhe dhimbje të zemrës kur zemra juaj tashmë po dhemb më shumë se sa mund ta përballoni? Unë isha i mbërthyer nga vetmia e vërtetë atëherë, por isha i rrethuar nga njerëzit tërë ditën dhe nuk më binte në mend. Por vetmia është e definuar pastër në mënyrë subjektive. Varet nga ajo nëse ndjeni emocionalisht apo socialisht i shkëputur nga njerëzit rreth jush. Dhe unë ndjehesha ashtu. Ka shumë studime për vetminë dhe të gjitha janë tejet të frikshme Vetmia jo vetëm të bën të mjerueshëm, por mund t'ju vrasë. Nuk bej shaka. Vetmia kronike i rrit shanset për vdekje të hershme për 14 përçind. Vetmia shkakton tension të lartë të gjakut dhe kolesterol të lartë. Ajo bile dhe e bllokon funksionimin e sistemit imunitar, dhe të bën të dobët ndaj çdo lloj sëmundje. Në fakt shkencëtarët kanë konkluduar se kur meren së bashku, vetmia kronike ofron rrezik signifikant për shëndetin afatgjatë te njejtë si pirja e duhanit. Paketat e cigarëve vijnë me paralajmërim që thotë se "Kjo mund t'ju vrasë". Por vetmia jo. Për këtë është e rëndësishme ta bëjmë primar shëndetin psikologjik, dhe ta praktikojmë higjienën emocionale. Sepse ju nuk mundeni me trajtu një plagë psikologjike nëse nuk e dini se jeni të dëmtuar. Vetmia nuk është e vetmja plagë psikologjike që na shtrembëron përceptimet tona dhe na çorienton. Dështimi e bën këtë gjithashtu. Njëherë vizitova një qendër të kujdesit ditor, ku pash tre fëmijë që luanin, me lodra plastike të njejta. Duhej ta rrëshqisin butonin e kuq dhe një qen simpatik shfaqej. Një vajzë e vogël u mundua ta tërhiqte butonin vjollcë, pastaj ta shtynte, dhe pas kësaj ajo u ul, shikonte kutinë, deri sa buza e poshtme i dridhej. Djali afër saj e pa këtë derisa ndodhte, u kthye te kutia dhe ia plasi të qarit pa e prekur fare kutinë. Ndërkohë, një vajzë tjetër provoi gjithçka të mundshme deri sa e rrëshqiti butonin e kuq, qenushi simpatik u shfaq dhe ajo filloi të hidhej me kënaqësi. Pra tre fëmijë të vegjël me lodra plastike identike por me reagime të ndryshme për dështimin. Dy të parët ishin të aftë ta rrëshqisin butonin e kuq. Gjëja e vetme që i ndalonte nga suksesi ishte mendja e tyre e cila i mashtronte duke i bërë të besonin se ata nuk munden. Tani, të rriturit mashtrohen kështu gjatë gjithë kohës. Në fakt, ne të gjithë kemi një set të ndjenjave dhe bindjeve që shkaktohen kur ballafaqohemi me frustrime dhe pengesa. A jeni të vetëdijshëm si reagon mendja juaj ndaj dështimit? Duhet të jeni. Sepse nëse mendja juaj provon t'ju bindë se ju jeni i paaftë për të bërë diçka dhe ju e besoni atë, atëherë sikur dy fëmijët e vegjël, do të filloni të ndjeheni të pazotë dhe do të ndaloni së provuari shpejt, ose nuk do të provoni fare. Dhe pastaj do të bindeni edhe më shumë se nuk do të keni sukses. E shihni, kjo është pse shumë njerëz funksionojnë poshtë potencialit që kanë. Sepse diku rrugës, nganjëherë një dështim i ka bindur ata se nuk mund të kenë sukses dhe ata e kanë besuar atë. Sepse nëse njëherë bindemi për diçka, është shumë e veshtirë të ndërrosh mendje. Unë e mësova këtë mësim në mënyrën e vështirë kur isha adoleshent me vëllanë. Ne ishim duke vozitur me shokë në një rrugë të errët natën. kur na ndaloi një polic. Kishte pasur një grabitje në atë zonë dhe ata po kërkonin të dyshuarit. Oficeri iu afrua veturës, dhe e lëshoi dritën tek vozitësi, pastaj tek vëllai im në ulësen përpara, dhe pastaj tek une. I hapi sytë dhe tha, "Ku e kam parë fytyrën tuaj më përpara?" (Te qeshura) Dhe unë thash, "Në ulësen përpara." (Te qeshura) Por kjo nuk kishte kuptim për atë, Kështu që ai mendoi se unë kisha marre drogë (Te qeshura) Kështu që ai më nxjerr nga makina, më kontrollon, me drejton drejt veturës së policisë, dhe vetëm kur e vërtetoi se nuk kisha dosje në polici munda t'i tregoj që e kisha një binjak në ulësen përpara. Por edhe derisa largoheshim me makinë, mund ta shihje nga shikimi i tij se ai ishte i bindur që unë po ikja sepse kisha bërë diçka. Mendja jonë vështirë ndryshohet pasi të bindemi për diçka. Është e natyrshme të ndjeheni të demoralizuar e të mposhtur pas dështimit. Por ju nuk mund ta lejoni vetën të bindeni se nuk mund të keni sukses. Duhet t'i luftoni ndjenjat e pafuqisë. Duhet të fitoni kontroll mbi situatën. Dhe ju duhet ta thyeni këtë lloj cikli negativ para se të fillojë. Mendjet dhe ndjenjat tona, nuk janë shokët e besueshëm sic i kemi menduar. Janë më shumë si një shok me humor të ndryshueshëm, që mund të jetë shumë mbështetës në një moment dhe shumë i pakënaqur në tjetrin. Njëherë kam punuar më një grua e cila pas 20 vitëve martesë dhe pas një divorci të shëmtuar, ishte më në fund gati për takimin e parë. Ajo kishte hasur online një djalë që dukej i mirë dhe i suksesshëm, dhe më e rëndësishmja dukej që e pëlqente atë. Kështu ajo ishte shumë e entuziazmuar, bleu një fustan të ri, dhe u takuan në një bar të pasur të New York-ut për një pije. Pas 10 minutave të takimit burri ngritet në këmbë dhe i thotë "Nuk jam i interesuar," dhe ikën. Refuzimi është tejet i dhimbshëm. Gruaja ishte aq e lënduar sa nuk lëvizte, çka mundi të bëj ishte ta thirrte një mik. Ja çka i tha miku : "Eh pra, çfarë prisje? Ti ke ije të gjera, ske ndonjë gjë interesante për të thënë, Pse një burrë i bukur dhe i suksseshëm si ai do të dilte me një humbëse si ti?" Shokuese, apo jo, se si një mik mund të jetë kaq mizor? Por do të ishte më pak shokuese nëse ju them se nuk ishte miku që e tha këtë Ishte çka gruaja i thonte vetës. Dhe kjo është çka bëjmë ne të gjithë, sidomos pas një refuzimi. Ne të gjithë fillojmë të mendojmë për fajin dhe mangësitë tona, çka do të donim të ishim, dhe të mos ishim, ne e thërrasim vetën me emra. Ndoshta jo aq ashpër, por e bëjmë. Dhe është interesante që e bëjmë këtë, sepse vetëbesimi ynë tashmë është lënduar. Pse do të donim ta dëmtojmë atë më shumë Ne nuk do ta bënim një plagë fizike më keq me qëllim. Ti nuk do ta kishe pre dorën dhe me vendos, "Oh, unë e di! Do ta mar një thikë dhe ta shoh sa të thellë mundem me bë." Por ne e bëjmë këtë me plagë psikologjike gjatë gjithë kohës. Pse? Për shkak higjienës emocionale të dobët. Sepse ne nuk e bëjmë primar shëndetin tonë psikologjik. Ne e dijmë nga qindra studime se kur vetëbesimi është i ulët, Jeni më të dobët ndaj stresit dhe ankthit, dështimi dhe refuzimi lëndojnë më shumë, mer kohë më të gjatë për ta rimarrë veten. Pra kur ju refuzojnë, gjëja e parë që do të duhej të bëni është ta ngjallni vetëbesimin, e jo të bashkoheni me Fight Club. Kur jeni në dhimbje emocionale, trajtoje vetën me dhembshurinë e njejtë që do ta prisje nga një mik i mirë. Ne duhet t'i kapim shprehitë psikologjike të pashëndetshme dhe t'i ndryshojmë ato. Një më e pashëndetshmja dhe më e shpeshta quhet rimendim. Të rimendosh do të thotë ta përsëritësh. Është kur shefi të bërtet, apo profesori të bën të dukesh si budalla në klasë, ose kur grindesh me një shok dhe nuk mund të ndalesh duke e përsëritur këtë skenë në kokën tënde me ditë të tëra ndonjëherë edhe me javë. Rimendimi për ngjarje tronditëse shumë lehtë mund të kalojë në shprehi dhe është mjaft e kushtueshme. Sepse duke kaluar kaq shumë kohë fokusuar në mendime tronditse dhe negative ju jeni në fakt duke e vënë vetën në rrezik signifikant për të zhvilluar depresion klinik, alkoolizëm, çregullime të ngrënit, dhe sëmundje kardiovaskulare. Problemi është se urgjenca për rimendim është shumë e fortë dhe e rëndësishme, pra është e vështirë ta ndalosh. Unë e di këtë sigurt sepse, para një viti, Unë e zhvillova këtë shprehi. Vëllai im binjak ishte diagnostifikuar me Hodgkin Lymphoma në shkallën e tretë. Kanceri i tij ishte ekstremisht agresiv. Ai kishte tumorë të dukshëm në të gjithë trupin. Dhe ai u desh të fillonte një cikël të ashpër të kimioterapisë. Dhe unë nuk mund të ndalesha së menduari nëpër çka po kalonte ai. Unë nuk mund të ndalesha së menduari se sa shumë ai po vuante, edhe pse ai kurrë nuk u ankua, as edhe një herë. Ai kishte një qëndrim tepër pozitiv. Shëndeti i tij psikologjik ishte i mrekullueshëm. Unë isha fizikisht mirë, por psikologjikisht isha lëmsh. Por unë e dija çka të bëj. Studimet tregojnë se edhe vetëm dy minuta shpërqëndrim janë të mjaftueshme për ta thyer urgjencën për të rimenduar në atë moment. Dhe sa herë kisha një mendim brengosës, tonditës, negativ, e detyroja vetën të koncentrohem në diçka tjetër derisa të kalonte ajo nevoje. Dhe për një javë, gjithë pikëpamja ime ndryshoi u bë më pozitive dhë më optimiste. Nëntë javë pasi ai filloi kimioterapinë, vëllau im pati nje CAT skan dhe unë isha me të kur ai mori rezultatet. Gjithë tumorët ishin zhdukur. Ai ende kishte edhe tri raunde të kimioterapisë. por ne e dinim se ai do të shërohej. Kjo fotografi është bërë para dy javesh. Duke ndërmarrë veprime kur je i vetmuar, duke ndërruar përgjigjet tua ndaj dështimit, duke mbrojtur vetëbesimin tënd, duke i mposhtur mendimet negative, ju nuk do t'i shëroni vetëm plagët psikologjike, ju do të ndërtoni elasticitet emocional, ju do të rriteni. Njëqind vjet më parë, njerëzit filluan ta praktikonin higjienën personale dhe norma e jetëgjatësisë u rrit me mbi 50 për qind vetëm për një dekadë. Unë e besoj se cilësia e jetës tonë mund të rritet aq dramatikisht nëse ne fillojmë ta praktikojmë higjienën emocionale. A mund ta imagjinoni si do të ishte bota nëse çdokush do të ishte psikologjikisht më i shëndetshëm? Nëse do të kishte më pak vetmi dhe më pak depresion? Nëse njerëzit do të dinin si ta mundnin dështimin? Nëse ata do të ndjeheshin më mirë për veten dhe më të fuqizuar? Nëse do të ishin më të lumtur dhe më të përmbushur? Unë mundem, sepse kjo është bota në të cilën unë dua të jetoj, kjo është bota në të cilën do të jetojë vëllai im. Dhe nëse ju informoheni dhe i ndërroni disa shprehi të thjeshta, kjo pra është bota në të cilën ne të gjithë mund të jetojmë. Faleminderit shumë. (Duartrokitje)