0:00:03.034,0:00:06.541 U rrita me binjakun tim identik 0:00:06.541,0:00:09.708 i cili ishte një vëlla tepër i dashur 0:00:09.708,0:00:14.115 Tani, të qenurit binjak të bën ty ekspert 0:00:14.115,0:00:16.730 për me dallu favoritizmin 0:00:16.730,0:00:22.500 Nëse biskota e tij ishte pak më e madhe [br]se e imja, unë kisha pyetje. 0:00:22.500,0:00:26.920 edhe sigurisht nuk isha duke vdekur urie. 0:00:26.929,0:00:28.955 (Te qeshura) 0:00:28.955,0:00:34.403 Kur u bëra psikolog fillova [br]ta shoh favoritizmin ndryshe 0:00:34.403,0:00:40.283 edhe kjo është se sa më shumë [br]e vlerësojmë trupin se sa mendjen 0:00:40.283,0:00:46.340 Shpenzova 9 vjet në universitet [br]për ta fituar doktoratën në psikologji 0:00:46.340,0:00:50.760 edhe nuk mundem me ju tregu se sa njerëz e[br]shikojnë kartën e biznesit edhe më thonë 0:00:50.768,0:00:55.304 "Oh, psikolog,[br]Jo doktor i vërtetë" 0:00:55.304,0:00:58.781 sikur duhej të thuhej në kartë ajo. 0:00:58.781,0:01:03.372 (Te qeshura) 0:01:03.372,0:01:08.935 Këtë favoritizëm që i shfaqim trupit më [br]shumë se mendjes, e shoh gjithkund 0:01:09.535,0:01:11.409 Së fundmi isha në shtëpinë e një miku 0:01:11.409,0:01:14.209 edhe fëmija i tyre 5 vjeçar po bëhej[br]gati për shtrat. 0:01:14.209,0:01:17.982 Ai po qëndronte në stol afër lavamanit [br]duke larë dhëmbët, 0:01:17.982,0:01:21.661 kur rrëshqiti dhe e gërvishti këmbën[br]në stol kur ra. 0:01:21.661,0:01:24.397 Ai qau për një minutë por pastaj u ngrit 0:01:24.397,0:01:31.543 u kthye te stoli, edhe kërkoi një kuti me[br]fasha dhe e vuri në vendin ku u gërvisht. 0:01:31.543,0:01:35.392 Tani, ky fëmijë mezi [br]mundet te lidh këpucet, 0:01:35.392,0:01:39.590 por e dinte se duhesh ta mbulosh prerjen,[br]në mënyrë që të mos infektohesh, 0:01:39.590,0:01:43.425 edhe se duhesh të kujdesësh për dhëmbët[br]duke i larë dy herë në ditë. 0:01:43.425,0:01:46.369 Ne të gjithë e dimë si ta mbajmë [br]shëndetin fizik 0:01:46.369,0:01:48.908 dhe si me praktiku higjienën dentale,a po? 0:01:48.908,0:01:52.998 Ne e kemi ditur qe kur kemi qenë 5 vjeç. 0:01:52.998,0:01:57.646 Por çka dimë ne për me [br]mbajt shëndetin psikologjik? 0:01:57.646,0:01:59.778 Asgjë. 0:01:59.778,0:02:03.568 çka i mësojmë fëmijët [br]për higjienën emocionale? 0:02:04.621,0:02:06.257 Asgjë. 0:02:06.767,0:02:11.239 Si është e mundur që ne kalojmë më shumë[br]kohë duke u kujdes për dhëmbët tonë 0:02:11.239,0:02:14.385 se sa për mendjen. 0:02:14.385,0:02:18.682 Pse për ne shëndeti fizik është[br]më i rëndësishëm 0:02:18.682,0:02:21.393 se sa shëndeti psikologjik? 0:02:21.393,0:02:26.719 Në mbajmë lëndime psikologjike[br]më shpesh se sa fizike, 0:02:26.719,0:02:31.483 lëndime si dështimi, refuzimi ose vetmia. 0:02:31.483,0:02:34.055 Këto munden me shku[br]edhe më keq nëse i injorojmë 0:02:34.055,0:02:37.285 dhe mund të na ndikojnë jetën [br]në mënyrë dramatike. 0:02:37.285,0:02:41.371 Akoma, edhe pse ka teknika shkencërisht[br]të provuara 0:02:41.371,0:02:45.740 që munde te përdorim për t'i trajtuar këto[br]lloj lëndime psikologjike, 0:02:45.740,0:02:47.132 ne s'i përdorim. 0:02:47.132,0:02:50.434 As që na shkon në mendje. 0:02:50.434,0:02:54.947 "Oh, po ndjehesh i depresionuar? [br]Largoje se është e gjitha në kokën tënde". 0:02:54.947,0:02:58.215 A imagjinoni t'i thoni kështu dikujt me [br]këmbë të thyer; 0:02:58.215,0:03:01.479 "Oh, veq ec;[br]e gjitha është në këmbën tënde." 0:03:01.479,0:03:03.448 (Te qeshura) 0:03:03.448,0:03:09.101 Është koha ta mbyllim hapësirën mes [br]shëndetit tonë mendor dhe atij psikologjik 0:03:09.101,0:03:12.197 Është koha t'i bëjmë më të barabartë, 0:03:12.197,0:03:15.063 më shumë si binjakë. 0:03:15.063,0:03:18.709 Pasi po flasim për binjakë, [br]edhe vëllai im është gjithashtu psikolog. 0:03:18.709,0:03:21.897 As ai nuk është doktor i vërtetë. 0:03:21.897,0:03:23.649 (Te qeshura) 0:03:23.649,0:03:25.704 Ne nuk studiuam së bashku, 0:03:25.704,0:03:29.845 Në fakt, gjëja më e vështirë [br]që kam bëre në jetë 0:03:29.845,0:03:32.831 është qe kalova Atlantikun për në [br]qytetin e New York-ut 0:03:32.831,0:03:35.817 për te marre doktoratën në psikologji. 0:03:35.817,0:03:38.803 U ndamë për herë të parë në jetë. 0:03:38.803,0:03:42.295 edhe ndarja ishte brutale për të dy ne. 0:03:42.295,0:03:45.464 Por derisa ai qëndroi me[br]familjen dhe shokët, 0:03:45.464,0:03:48.680 Unë isha vetëm në një shtet të ri. 0:03:48.680,0:03:50.146 Na merte malli tmerrësisht 0:03:50.146,0:03:53.473 por thirrjet internacionale ishin[br]shumë shtrejtë atëherë 0:03:53.473,0:03:57.799 edhe ne mund ta përballonim [br]të flisnim vetëm 5 minuta në javë. 0:03:57.799,0:04:00.403 Kur na erdhi ditëlindja, 0:04:00.403,0:04:02.840 Ishte e para që nuk po e kalonim bashkë. 0:04:02.840,0:04:07.291 Vendosëm të harxhonim, atë javë do të[br]flisnim 10 minuta. 0:04:07.291,0:04:11.209 E kalova mëngjesin dukë shëtitur në dhomë,[br]duke e pritur thirrjen e tij -- 0:04:11.209,0:04:17.692 duke prit e duke prit por [br]telefoni nuk binte. 0:04:17.692,0:04:20.167 Duke e parë dalimin e kohës supozoja, 0:04:20.167,0:04:22.808 "Ai ka dal me shoke, [br]do të therrase më vonë". 0:04:22.808,0:04:24.853 Nuk kishte telefona celulare atëherë. 0:04:24.853,0:04:27.038 Ai nuk thirri. 0:04:27.038,0:04:32.023 Edhe fillova ta kuptoj se pasi u bë[br]10 muaj që u largova, 0:04:32.023,0:04:35.833 nuk po i mungoj atij[br]ashtu si ai po më mungon mua. 0:04:35.833,0:04:37.709 E dija se në mëngjes do të më thirrte, 0:04:37.709,0:04:44.585 por ajo natë ishte nata më e gjatë dhe [br]më e trishtuar e jetës time. 0:04:44.585,0:04:46.862 U zgjova mëngjesin tjetër. 0:04:46.862,0:04:51.137 Ja lëshova sytë telefonit dhe e pash [br]që e kisha lënë hapur 0:04:51.137,0:04:54.613 deri sa po shëtitesha në dhomë dje. 0:04:54.613,0:04:56.476 U cova nga shtrati, 0:04:56.476,0:04:59.633 E vura receptorin në vend dhe[br]pas një sekonde ra telefoni, 0:04:59.633,0:05:03.606 Ishte vëllai im dhe, a ishte i zemëruar?. 0:05:03.606,0:05:05.528 (Te qeshura) 0:05:05.528,0:05:08.968 Ishte nata më e mërzitshme dhe më e [br]gjatë e jetës tij gjithashtu. 0:05:08.968,0:05:11.560 Unë u mundova t'ja spjegoj çka ka ndodhur[br]por ai tha, 0:05:11.560,0:05:14.588 "Nuk e kuptoj, pasi e pe që[br]unë nuk po të thërras, 0:05:14.588,0:05:19.399 pse nuk më telefonove ti?" 0:05:19.399,0:05:23.544 Ai kishte të drejtë. Pse nuk e thirra? 0:05:23.544,0:05:26.587 Atëherë nuk kisha përgjigje por tani kam, 0:05:26.587,0:05:31.642 dhe është e thjeshtë: vetmia. 0:05:31.642,0:05:35.926 Vetmia krijon një plagë [br]të thellë psikologjike, 0:05:35.926,0:05:39.883 që shtrembëron përceptimet tona dhe [br]që përzien mendimet tona. 0:05:39.883,0:05:45.522 Na bën të mendojmë se njerëzit rreth nesh,[br]kujdesen shumë më pak se sa në të vërtetë. 0:05:45.522,0:05:48.352 Na bën të frikësuar për tu lidhur, 0:05:48.352,0:05:51.802 sepse pse ta vësh vetën në pozitë [br]për refuzim dhe dhimbje të zemrës 0:05:51.802,0:05:56.274 kur zemra juaj tashmë po dhemb më shumë[br]se sa mund ta përballoni? 0:05:56.274,0:05:59.538 Unë isha i mbërthyer nga [br]vetmia e vërtetë atëherë, 0:05:59.538,0:06:04.039 por isha i rrethuar nga njerëzit [br]tërë ditën dhe nuk më binte në mend. 0:06:04.039,0:06:08.694 Por vetmia është e definuar pastër [br]në mënyrë subjektive. 0:06:08.694,0:06:11.539 Varet nga ajo nëse ndjeni 0:06:11.539,0:06:15.114 emocionalisht apo socialisht [br]i shkëputur nga njerëzit rreth jush. 0:06:15.114,0:06:16.899 Dhe unë ndjehesha ashtu. 0:06:16.899,0:06:23.363 Ka shumë studime për vetminë dhe[br]të gjitha janë tejet të frikshme 0:06:23.363,0:06:27.515 Vetmia jo vetëm të bën të mjerueshëm,[br]por mund t'ju vrasë. 0:06:27.515,0:06:28.933 Nuk bej shaka. 0:06:28.933,0:06:32.667 Vetmia kronike i rrit shanset [br]për vdekje të hershme 0:06:32.667,0:06:36.658 për 14 përçind. 0:06:36.658,0:06:40.681 Vetmia shkakton tension të lartë të gjakut[br]dhe kolesterol të lartë. 0:06:40.681,0:06:44.557 Ajo bile dhe e bllokon funksionimin [br]e sistemit imunitar, 0:06:44.557,0:06:48.808 dhe të bën të dobët [br]ndaj çdo lloj sëmundje. 0:06:48.808,0:06:52.369 Në fakt shkencëtarët kanë konkluduar [br]se kur meren së bashku, 0:06:52.369,0:06:55.990 vetmia kronike ofron rrezik signifikant 0:06:55.990,0:07:00.381 për shëndetin afatgjatë te njejtë [br]si pirja e duhanit. 0:07:00.381,0:07:05.033 Paketat e cigarëve vijnë me paralajmërim[br]që thotë se "Kjo mund t'ju vrasë". 0:07:05.033,0:07:07.405 Por vetmia jo. 0:07:07.405,0:07:11.907 Për këtë është e rëndësishme ta bëjmë[br]primar shëndetin psikologjik, 0:07:11.907,0:07:15.310 dhe ta praktikojmë higjienën emocionale. 0:07:15.310,0:07:18.282 Sepse ju nuk mundeni me trajtu [br]një plagë psikologjike 0:07:18.282,0:07:21.512 nëse nuk e dini se jeni të dëmtuar. 0:07:22.153,0:07:24.944 Vetmia nuk është e vetmja [br]plagë psikologjike 0:07:24.944,0:07:28.412 që na shtrembëron përceptimet tona[br]dhe na çorienton. 0:07:28.412,0:07:31.818 Dështimi e bën këtë gjithashtu. 0:07:31.818,0:07:34.000 Njëherë vizitova një[br]qendër të kujdesit ditor, 0:07:34.000,0:07:39.204 ku pash tre fëmijë që luanin,[br]me lodra plastike të njejta. 0:07:39.204,0:07:43.904 Duhej ta rrëshqisin butonin e kuq dhe një[br]qen simpatik shfaqej. 0:07:43.905,0:07:48.555 Një vajzë e vogël u mundua ta tërhiqte[br]butonin vjollcë, pastaj ta shtynte, 0:07:48.555,0:07:52.917 dhe pas kësaj ajo u ul, shikonte kutinë,[br]deri sa buza e poshtme i dridhej. 0:07:52.917,0:07:56.104 Djali afër saj e pa këtë derisa ndodhte, 0:07:56.104,0:08:01.364 u kthye te kutia dhe ia plasi të qarit[br]pa e prekur fare kutinë. 0:08:01.364,0:08:04.607 Ndërkohë, një vajzë tjetër provoi gjithçka[br]të mundshme 0:08:04.607,0:08:06.415 deri sa e rrëshqiti butonin e kuq, 0:08:06.415,0:08:10.532 qenushi simpatik u shfaq [br]dhe ajo filloi të hidhej me kënaqësi. 0:08:10.532,0:08:13.925 Pra tre fëmijë të vegjël[br]me lodra plastike identike 0:08:13.925,0:08:17.957 por me reagime të ndryshme për dështimin. 0:08:17.957,0:08:22.278 Dy të parët ishin të aftë[br]ta rrëshqisin butonin e kuq. 0:08:22.278,0:08:25.590 Gjëja e vetme që i ndalonte nga suksesi 0:08:25.590,0:08:29.920 ishte mendja e tyre e cila i mashtronte [br]duke i bërë të besonin se ata nuk munden. 0:08:29.920,0:08:33.970 Tani, të rriturit mashtrohen kështu [br]gjatë gjithë kohës. 0:08:33.970,0:08:40.409 Në fakt, ne të gjithë kemi një set [br]të ndjenjave dhe bindjeve që shkaktohen 0:08:40.409,0:08:43.585 kur ballafaqohemi [br]me frustrime dhe pengesa. 0:08:43.585,0:08:46.704 A jeni të vetëdijshëm si reagon[br]mendja juaj ndaj dështimit? 0:08:46.704,0:08:48.033 Duhet të jeni. 0:08:48.033,0:08:52.314 Sepse nëse mendja juaj provon t'ju bindë [br]se ju jeni i paaftë për të bërë diçka 0:08:52.314,0:08:53.963 dhe ju e besoni atë, 0:08:53.963,0:08:57.261 atëherë sikur dy fëmijët e vegjël,[br]do të filloni të ndjeheni të pazotë 0:08:57.261,0:09:00.859 dhe do të ndaloni së provuari shpejt,[br]ose nuk do të provoni fare. 0:09:00.859,0:09:03.967 Dhe pastaj do të bindeni edhe më shumë [br]se nuk do të keni sukses. 0:09:03.967,0:09:08.585 E shihni, kjo është pse shumë njerëz [br]funksionojnë poshtë potencialit që kanë. 0:09:08.585,0:09:12.259 Sepse diku rrugës, nganjëherë një dështim 0:09:12.259,0:09:15.889 i ka bindur ata se nuk mund të kenë sukses[br]dhe ata e kanë besuar atë. 0:09:15.893,0:09:21.966 Sepse nëse njëherë bindemi për diçka,[br]është shumë e veshtirë të ndërrosh mendje. 0:09:21.966,0:09:26.031 Unë e mësova këtë mësim në mënyrën [br]e vështirë kur isha adoleshent me vëllanë. 0:09:26.031,0:09:29.390 Ne ishim duke vozitur me shokë [br]në një rrugë të errët natën. 0:09:29.390,0:09:30.932 kur na ndaloi një polic. 0:09:30.932,0:09:34.344 Kishte pasur një grabitje në atë zonë dhe [br]ata po kërkonin të dyshuarit. 0:09:34.344,0:09:38.287 Oficeri iu afrua veturës, [br]dhe e lëshoi dritën tek vozitësi, 0:09:38.287,0:09:42.571 pastaj tek vëllai im në ulësen përpara,[br]dhe pastaj tek une. 0:09:42.571,0:09:44.774 I hapi sytë dhe tha, 0:09:44.774,0:09:46.977 "Ku e kam parë fytyrën tuaj më përpara?" 0:09:46.977,0:09:50.075 (Te qeshura) 0:09:50.075,0:09:53.796 Dhe unë thash, "Në ulësen përpara." 0:09:53.796,0:09:56.307 (Te qeshura) 0:09:56.307,0:09:58.813 Por kjo nuk kishte kuptim për atë, 0:09:58.813,0:10:01.137 Kështu që ai mendoi [br]se unë kisha marre drogë 0:10:01.137,0:10:02.271 (Te qeshura) 0:10:02.271,0:10:04.795 Kështu që ai më nxjerr nga makina,[br]më kontrollon, 0:10:04.795,0:10:06.800 me drejton drejt veturës së policisë, 0:10:06.800,0:10:09.765 dhe vetëm kur e vërtetoi [br]se nuk kisha dosje në polici 0:10:09.765,0:10:14.231 munda t'i tregoj që e kisha [br]një binjak në ulësen përpara. 0:10:14.231,0:10:17.648 Por edhe derisa largoheshim me makinë,[br]mund ta shihje nga shikimi i tij 0:10:17.648,0:10:22.654 se ai ishte i bindur që unë [br]po ikja sepse kisha bërë diçka. 0:10:22.655,0:10:26.669 Mendja jonë vështirë ndryshohet [br]pasi të bindemi për diçka. 0:10:26.669,0:10:31.431 Është e natyrshme të ndjeheni të [br]demoralizuar e të mposhtur pas dështimit. 0:10:31.431,0:10:36.242 Por ju nuk mund ta lejoni vetën [br]të bindeni se nuk mund të keni sukses. 0:10:36.242,0:10:38.832 Duhet t'i luftoni ndjenjat e pafuqisë. 0:10:38.832,0:10:42.393 Duhet të fitoni kontroll mbi situatën. 0:10:42.393,0:10:46.901 Dhe ju duhet ta thyeni këtë lloj [br]cikli negativ para se të fillojë. 0:10:48.191,0:10:50.536 Mendjet dhe ndjenjat tona, 0:10:50.536,0:10:53.641 nuk janë shokët e besueshëm [br]sic i kemi menduar. 0:10:53.641,0:10:56.366 Janë më shumë si një shok [br]me humor të ndryshueshëm, 0:10:56.366,0:11:01.811 që mund të jetë shumë mbështetës në një [br]moment dhe shumë i pakënaqur në tjetrin. 0:11:01.811,0:11:03.686 Njëherë kam punuar më një grua 0:11:03.686,0:11:07.973 e cila pas 20 vitëve martesë dhe[br]pas një divorci të shëmtuar, 0:11:07.973,0:11:10.326 ishte më në fund gati për takimin e parë. 0:11:10.326,0:11:14.958 Ajo kishte hasur online një djalë që dukej[br]i mirë dhe i suksesshëm, 0:11:14.958,0:11:18.513 dhe më e rëndësishmja dukej [br]që e pëlqente atë. 0:11:18.513,0:11:21.584 Kështu ajo ishte shumë e entuziazmuar,[br]bleu një fustan të ri, 0:11:21.584,0:11:25.667 dhe u takuan në një bar të pasur [br]të New York-ut për një pije. 0:11:25.667,0:11:29.238 Pas 10 minutave të takimit [br]burri ngritet në këmbë dhe i thotë 0:11:29.238,0:11:33.318 "Nuk jam i interesuar," dhe ikën. 0:11:33.318,0:11:37.572 Refuzimi është tejet i dhimbshëm. 0:11:37.572,0:11:42.017 Gruaja ishte aq e lënduar sa nuk lëvizte, [br]çka mundi të bëj ishte ta thirrte një mik. 0:11:42.017,0:11:46.749 Ja çka i tha miku :[br]"Eh pra, çfarë prisje? 0:11:46.749,0:11:50.222 Ti ke ije të gjera,[br]ske ndonjë gjë interesante për të thënë, 0:11:50.222,0:11:52.846 Pse një burrë i bukur dhe i suksseshëm 0:11:52.846,0:11:56.930 si ai do të dilte me një humbëse si ti?" 0:11:56.930,0:12:00.025 Shokuese, apo jo, [br]se si një mik mund të jetë kaq mizor? 0:12:00.025,0:12:02.680 Por do të ishte më pak shokuese 0:12:02.680,0:12:05.557 nëse ju them se nuk ishte [br]miku që e tha këtë 0:12:05.557,0:12:08.512 Ishte çka gruaja i thonte vetës. 0:12:08.512,0:12:13.010 Dhe kjo është çka bëjmë ne të gjithë,[br]sidomos pas një refuzimi. 0:12:13.010,0:12:16.557 Ne të gjithë fillojmë të mendojmë [br]për fajin dhe mangësitë tona, 0:12:16.557,0:12:18.791 çka do të donim të ishim,[br]dhe të mos ishim, 0:12:18.791,0:12:20.169 ne e thërrasim vetën me emra. 0:12:20.169,0:12:23.529 Ndoshta jo aq ashpër, por e bëjmë. 0:12:23.529,0:12:28.380 Dhe është interesante që e bëjmë këtë, [br]sepse vetëbesimi ynë tashmë është lënduar. 0:12:28.380,0:12:31.340 Pse do të donim ta dëmtojmë atë më shumë 0:12:31.340,0:12:33.981 Ne nuk do ta bënim një plagë fizike [br]më keq me qëllim. 0:12:33.981,0:12:36.910 Ti nuk do ta kishe pre dorën dhe [br]me vendos, "Oh, unë e di! 0:12:36.910,0:12:40.519 Do ta mar një thikë dhe ta shoh [br]sa të thellë mundem me bë." 0:12:40.519,0:12:43.973 Por ne e bëjmë këtë me [br]plagë psikologjike gjatë gjithë kohës. 0:12:43.973,0:12:47.665 Pse? [br]Për shkak higjienës emocionale të dobët. 0:12:47.665,0:12:50.387 Sepse ne nuk e bëjmë [br]primar shëndetin tonë psikologjik. 0:12:50.387,0:12:54.250 Ne e dijmë nga qindra studime [br]se kur vetëbesimi është i ulët, 0:12:54.250,0:12:57.923 Jeni më të dobët ndaj stresit dhe ankthit, 0:12:57.923,0:13:03.146 dështimi dhe refuzimi lëndojnë më shumë, [br]mer kohë më të gjatë për ta rimarrë veten. 0:13:03.146,0:13:06.325 Pra kur ju refuzojnë,[br]gjëja e parë që do të duhej të bëni 0:13:06.325,0:13:12.554 është ta ngjallni vetëbesimin, [br]e jo të bashkoheni me Fight Club. 0:13:12.554,0:13:15.459 Kur jeni në dhimbje emocionale, 0:13:15.459,0:13:21.572 trajtoje vetën me dhembshurinë e njejtë[br]që do ta prisje nga një mik i mirë. 0:13:23.122,0:13:27.558 Ne duhet t'i kapim shprehitë psikologjike[br]të pashëndetshme dhe t'i ndryshojmë ato. 0:13:27.558,0:13:32.228 Një më e pashëndetshmja dhe [br]më e shpeshta quhet rimendim. 0:13:32.228,0:13:34.989 Të rimendosh do të thotë ta përsëritësh. 0:13:34.989,0:13:39.360 Është kur shefi të bërtet, apo profesori[br]të bën të dukesh si budalla në klasë, 0:13:39.360,0:13:41.551 ose kur grindesh me një shok 0:13:41.551,0:13:45.968 dhe nuk mund të ndalesh duke e përsëritur [br]këtë skenë në kokën tënde me ditë të tëra 0:13:45.968,0:13:47.937 ndonjëherë edhe me javë. 0:13:47.937,0:13:53.645 Rimendimi për ngjarje tronditëse [br]shumë lehtë mund të kalojë në shprehi 0:13:53.645,0:13:55.733 dhe është mjaft e kushtueshme. 0:13:55.733,0:13:59.922 Sepse duke kaluar kaq shumë kohë[br]fokusuar në mendime tronditse dhe negative 0:13:59.922,0:14:02.894 ju jeni në fakt duke e vënë [br]vetën në rrezik signifikant 0:14:02.894,0:14:07.426 për të zhvilluar depresion klinik, [br]alkoolizëm, çregullime të ngrënit, 0:14:07.426,0:14:10.149 dhe sëmundje kardiovaskulare. 0:14:10.149,0:14:16.019 Problemi është se urgjenca për rimendim [br]është shumë e fortë dhe e rëndësishme, 0:14:16.019,0:14:18.429 pra është e vështirë ta ndalosh. 0:14:18.429,0:14:21.801 Unë e di këtë sigurt sepse,[br]para një viti, 0:14:21.801,0:14:24.350 Unë e zhvillova këtë shprehi. 0:14:24.350,0:14:30.829 Vëllai im binjak ishte diagnostifikuar [br]me Hodgkin Lymphoma në shkallën e tretë. 0:14:30.829,0:14:33.133 Kanceri i tij ishte ekstremisht agresiv. 0:14:33.133,0:14:36.904 Ai kishte tumorë të dukshëm [br]në të gjithë trupin. 0:14:36.904,0:14:41.835 Dhe ai u desh të fillonte një cikël[br]të ashpër të kimioterapisë. 0:14:41.835,0:14:46.497 Dhe unë nuk mund të ndalesha së menduari [br]nëpër çka po kalonte ai. 0:14:46.497,0:14:49.732 Unë nuk mund të ndalesha së menduari [br]se sa shumë ai po vuante, 0:14:49.732,0:14:54.332 edhe pse ai kurrë nuk u ankua, [br]as edhe një herë. 0:14:54.332,0:14:56.750 Ai kishte një qëndrim tepër pozitiv. 0:14:56.750,0:15:00.379 Shëndeti i tij psikologjik [br]ishte i mrekullueshëm. 0:15:00.379,0:15:04.518 Unë isha fizikisht mirë, [br]por psikologjikisht isha lëmsh. 0:15:04.518,0:15:06.748 Por unë e dija çka të bëj. 0:15:06.748,0:15:10.910 Studimet tregojnë se edhe vetëm [br]dy minuta shpërqëndrim janë të mjaftueshme 0:15:10.910,0:15:13.968 për ta thyer urgjencën [br]për të rimenduar në atë moment. 0:15:13.968,0:15:17.465 Dhe sa herë kisha një mendim [br]brengosës, tonditës, negativ, 0:15:17.465,0:15:22.257 e detyroja vetën të koncentrohem në[br]diçka tjetër derisa të kalonte ajo nevoje. 0:15:22.257,0:15:26.603 Dhe për një javë, gjithë [br]pikëpamja ime ndryshoi 0:15:26.603,0:15:30.113 u bë më pozitive dhë më optimiste. 0:15:31.569,0:15:35.624 Nëntë javë pasi ai filloi kimioterapinë, [br]vëllau im pati nje CAT skan 0:15:35.624,0:15:39.260 dhe unë isha me të kur ai mori rezultatet. 0:15:39.260,0:15:42.497 Gjithë tumorët ishin zhdukur. 0:15:42.497,0:15:45.114 Ai ende kishte edhe tri raunde [br]të kimioterapisë. 0:15:45.114,0:15:47.731 por ne e dinim se ai do të shërohej. 0:15:47.731,0:15:51.979 Kjo fotografi është bërë para dy javesh. 0:15:53.759,0:15:56.847 Duke ndërmarrë veprime kur je i vetmuar, 0:15:56.847,0:16:00.225 duke ndërruar përgjigjet tua [br]ndaj dështimit, 0:16:00.225,0:16:03.157 duke mbrojtur vetëbesimin tënd, 0:16:03.157,0:16:05.189 duke i mposhtur mendimet negative, 0:16:05.189,0:16:07.887 ju nuk do t'i shëroni [br]vetëm plagët psikologjike, 0:16:07.887,0:16:11.569 ju do të ndërtoni elasticitet emocional,[br]ju do të rriteni. 0:16:12.871,0:16:16.794 Njëqind vjet më parë, njerëzit [br]filluan ta praktikonin higjienën personale 0:16:16.794,0:16:21.119 dhe norma e jetëgjatësisë u rrit[br]me mbi 50 për qind 0:16:21.119,0:16:23.577 vetëm për një dekadë. 0:16:23.577,0:16:27.922 Unë e besoj se cilësia e jetës tonë [br]mund të rritet aq dramatikisht 0:16:27.922,0:16:31.569 nëse ne fillojmë [br]ta praktikojmë higjienën emocionale. 0:16:31.569,0:16:33.762 A mund ta imagjinoni si do të ishte bota 0:16:33.762,0:16:37.088 nëse çdokush do të ishte [br]psikologjikisht më i shëndetshëm? 0:16:37.088,0:16:40.383 Nëse do të kishte më pak vetmi [br]dhe më pak depresion? 0:16:40.383,0:16:43.224 Nëse njerëzit do të dinin [br]si ta mundnin dështimin? 0:16:43.224,0:16:46.274 Nëse ata do të ndjeheshin [br]më mirë për veten dhe më të fuqizuar? 0:16:46.274,0:16:49.520 Nëse do të ishin më të lumtur [br]dhe më të përmbushur? 0:16:49.520,0:16:53.833 Unë mundem, sepse kjo është bota [br]në të cilën unë dua të jetoj, 0:16:53.833,0:16:58.419 kjo është bota në të cilën [br]do të jetojë vëllai im. 0:16:58.419,0:17:02.500 Dhe nëse ju informoheni dhe [br]i ndërroni disa shprehi të thjeshta, 0:17:02.500,0:17:06.382 kjo pra është bota në të cilën [br]ne të gjithë mund të jetojmë. 0:17:06.382,0:17:08.270 Faleminderit shumë. 0:17:08.270,0:17:11.268 (Duartrokitje)