Ne tashmë jemi të gatshëm që të flasim për një nga ngjarjet më të famshme në botën e historisë që në të vërtetë ishte shkaktarë i Luftë së Parë Botërore apo Luftës së Madhe siq e quanin atëherë. Pra këtu po paraqesim një sfond të vogël. Në vitin 1908, perandoria Austro-Hungareze formalisht e përvetësoi Bosnjën dhe Hercegovinën. Ajo tashmë e kishte atë nën okupimin e sajë që nga fundi i 1800-ës, që kur osmanët po largoheshin, por në vitin 1908 ajo formalisht e pëvetësoi atë. Dhe për ta sqaruar më mirë: meqë osmanët po i largonin nga Ballkani, kjo ndihmoi për të sjellë më tepër shpresë për bashkimin e popujve të Jugosllavisë, popujve "sllavë të jugut" Kur njerëzit flasin për Jugosllavë, ata në fakt po flasin për Sllavët e Jugut. Kjo fjalë për fjalë do të thotë 'Jugorë'. Pra ju po i shihni këto shpresa nacionaliste. Por tani në vitin 1908 tashmë ishte e okupuar; një shtet i rëndësishë që do të ishte pjesë e një Jugosllavie të mundshme në të ardhmen, dhe që tani ishte formalisht e përvetësuar nga austro-hungarezët. Ju poashtu keni një Mbretëri të pavarur të Serbisë, -mu këtu- dhe ju mund ta imagjinoni që kjo ishte shtëpia e lëvizjes nacionaliste: sikur ata të mundnin ti shtonin edhe shtetet tjera Sllave të Lindjes, atëherë një ditë do të mund të krijohej një Jugosllavi e Madhe. Në këtë kontest ne shkojmë në vitin 1914. Po e vizatoj një vijë këtu. Ne po shkojmë në vitin 1914, 28 Qershorë, që është një nga datat më të njohura në tërë historinë. Kryeduka Franc Ferdinand dhe gruaja e tij Sofia po vizitojnë Sarajevën, që tani është në Bosnjën e përvetësuar. Dhe derisa ata janë aty, ekzistonte një skemë për vrasjen e tyre nga një grup i quajtur "boshnjakët e rinjë" që kishin lidhje me "dorën e zezë" që është një lloj grupi nacionalist që kishte lidhje me -këto gjëra janë ca të errëta- por kishte lidhje me disa elementë në Mbretërinë Serbe. Ata tentuan ta vrasin kryedukën Franc Ferdinand. Është në fakt një tregim fascinant, sepse tentativa e parë e vrasjes dështoi tërësisht. Është rasti i një djali që provoi të kryente vrasjen; por kur dështoi, ai provoi të kapërdinte një pilulë cianidi dhe pastaj kërceu në lum, por pilula e cianidit shkoi keq dhe lumi ishte vetëm 10 inç i thellë, prandaj ata arritën ta kapin atë. Një nga konspiratorët, Gavrillo Principi, kur dështoi e gjitha, ai hoqi dorë nga etentativa për ta vrasë dhe ai në fakt po hante një sanduiç në një kafiteri në Sarajevë duke menduar se si dështoi përpjekja e tyre, dhe derisa po ndodhte kjo, një gabim nga ana e atyre që kishin planifikuar rrugëtimin e kryedukës Franc Ferdinand meqë ai po udhëtonte brenda Sarajevës bëri që ata të kalonin afër Gavrillo Principit. Pra ai rastësisht e kupton që ata kanë marrë rrugën e gabuar dhe që ata po kalonin prap afer tij. Mos harroni: këta njerëz tashmë e dinin që kishte ndodhur një tentativë vrasjeje kundër tijë, më herët po atë ditë, prandaj ata është dashur të jenë më të kujdesshëm. Gavrillo Principi ngritet, e ul sanduiçin poshtë, dhe fillon të ecë andej nga shihej që po shkonte makina e kryedukës Franc Ferdinand dhe Sofias. Shoferët posa e kuptuan që kanë bërë një gabim, që kanë marrë një rrugë të pasigurtë, ata u munduan të kthehen gjë që i keqësoi gjërat edhe më shumë sepse makina filloi të ngecë. Gavrillo Principi eci deri te makina dhe tani është në gjendje të qëllojë kryedukën Franc Ferdinand dhe Sofian. Vetëm për të ju dhënë një ide se sa e rëndësishme është kjo: kryeduka Franc Ferdinand i Austrisë është trashëgimtari, ai është nipi i Franc Jozefit, që ishte sundimtari i Austro-Hungarisë, pra ai ishte trashëgimtari i perandoris së tijë. Dhe ai vritet nga Gavrillo Principi. pra... Franc Ferdinandi i vrarë nga Gavrillo Principi. Dhe ne e kemi mu këtu një fotografi të Gavrillo Principit menjëherë - besoj që është ky këtu - menjëherë pas arrestimit të tijë. Dhe sa për t'iu sqaruar se si ishte e lidhur kjo me këtë lëvizjen nacionaliste jugosllave, ja se çfar tha ai pasiqë u arrestua: "Unë jamë një nacionalist jugosllav..." "...që synon bashkimin e të gjithë jugosllavëve,..." "...dhe nuk më intereson forma e shtetit..." "...por duhet të jetë i lirë nga Austria." Pra ky veprim, kjo vrasje, e motivuar nga një lëvizje nacionaliste, e motivuar nga një dëshirë ndoshta pët tu shkrirë Bosnja e Hercegovina me Serbinë, ndoshta eventualisht Kroacia me Bosnjën e Hercegovinën dhe Serbinë, kjo vrasje siq do ta shohim në videon e rradhës është shkaktari i Luftës së Parë Botërore. Dhe arsyeja pse e shkakton është sepse... --ka shumë gjëra që mund ti citoni; ju mund të argumentoni se shumë perandori në Evropë tashmë janë militarizuar, tashmë e kanë dëshirën për konflikt. Por poashtu keni tërë këto aleanca që në fakt lejuan rrëzimin e dominove në tërë Evropën dhe meqë i kishin këto perandori në thelb pjesa më e madhe e botës ishte në luftë me njëri tjetrin.