1 00:00:00,591 --> 00:00:04,471 Kam kaluar pjesën më të madhe të jetës sime 2 00:00:04,471 --> 00:00:08,878 ose në shkollë, ose duke shkuar në shkollë, 3 00:00:08,878 --> 00:00:12,643 apo duke folur për gjithçka ndodh në shkollë. 4 00:00:12,643 --> 00:00:15,042 Të dy prindërit e mi kanë qënë mësues, 5 00:00:15,042 --> 00:00:17,984 gjyshërit e mi nga ana e nënës ishin gjithashtu mësues, 6 00:00:17,984 --> 00:00:21,922 dhe në 40 vitet e fundit edhe unë kam bërë të njëjtën gjë. 7 00:00:21,922 --> 00:00:24,712 Kështu pra, më lejoni t'ju them se në gjithë këto vite 8 00:00:24,712 --> 00:00:28,228 kam pasur fatin që të përjetoj një mori reformash arsimore 9 00:00:28,228 --> 00:00:30,059 të para nga këndvështrime të ndryshme. 10 00:00:30,059 --> 00:00:32,013 Disa prej këtyre reformave kanë qënë të dobishme. 11 00:00:32,013 --> 00:00:34,282 Ndërsa për një pjesë tjetër nuk do të thoja të njëjtën gjë. 12 00:00:34,282 --> 00:00:36,479 Ne e dimë përse fëmijët e lënë shkollën. 13 00:00:36,479 --> 00:00:37,958 Ne e dimë arsyen përse fëmijët nuk mësojnë. 14 00:00:37,958 --> 00:00:40,813 Kjo ndodh ose për shkak të varfërisë, frekuentimit të ulët të shkollës, 15 00:00:40,813 --> 00:00:44,889 apo për shkak të ndikimit negativ të bashkëmoshatarëve të tyre. Ne e dimë se cili është shkaku. 16 00:00:44,889 --> 00:00:47,235 Por një nga gjërat për të cilat ne nuk flasim fare 17 00:00:47,235 --> 00:00:49,476 apo flasim shumë pak 18 00:00:49,476 --> 00:00:53,745 është vlera dhe rëndësia e lidhjeve 19 00:00:53,745 --> 00:00:56,078 dhe miqësive mes njerëzve. 20 00:00:56,078 --> 00:00:59,675 James Comer thotë se proçesi i të mësuarit nuk mund të jetë i rëndësishëm 21 00:00:59,675 --> 00:01:02,470 nëse nuk arrijmë të krijojmë një lidhje të rëndësishme. 22 00:01:02,470 --> 00:01:05,247 George Washington Carver thotë se të mësosh 23 00:01:05,247 --> 00:01:09,354 do të thotë të kuptosh këto lidhje. 24 00:01:09,354 --> 00:01:11,750 Jam e sigurt se çdokush në këtë sallë është ndikuar në një farë mënyre 25 00:01:11,750 --> 00:01:14,203 nga një mësues apo një person në moshë më madhore. 26 00:01:14,203 --> 00:01:19,516 Për vite me rradhë kam parë njerëz të cilët jepnin mësim. 27 00:01:19,516 --> 00:01:22,899 Disa prej tyre kanë shkëlqyer në mësimdhënie ndërsa disa të tjerë kanë dështuar. 28 00:01:22,899 --> 00:01:24,720 Një ditë, një prej kolegëve të mi më tha: 29 00:01:24,720 --> 00:01:26,929 - Unë nuk paguhem që ti pëlqej këta fëmijë. 30 00:01:26,929 --> 00:01:29,002 Unë paguhem që tu jap mësim. 31 00:01:29,002 --> 00:01:30,300 Ata duhet ta mësojnë ata që unë u jap. 32 00:01:30,300 --> 00:01:33,929 Unë duhet të jap mësim. Ata duhet ta mësojnë atë. Kjo është e gjitha. 33 00:01:33,929 --> 00:01:35,819 - Dakord, - i thashë unë, 34 00:01:35,819 --> 00:01:39,307 por ti e di që ata nuk kanë për të mësuar kurrë nëse ti nuk i trajton me dashuri. 35 00:01:39,307 --> 00:01:47,331 ( Të qeshura) ( Duartrokitje) 36 00:01:47,331 --> 00:01:50,625 - Këto janë gjepura, - m'u përgjigj ajo. 37 00:01:50,625 --> 00:01:53,865 - Atëherë përgatitu për një vit shkollor të gjatë 38 00:01:53,865 --> 00:01:56,086 dhe të vështirë e dashur, - iu përgjigja unë. 39 00:01:56,086 --> 00:01:58,383 Besoj se është e kotë t'ju them se kështu ndodhi . Disa njerëz mendojnë 40 00:01:58,383 --> 00:02:01,346 se të krijosh marrëdhënie të mira me njerëzit është një dhunti të cilën ose e ke 41 00:02:01,346 --> 00:02:02,970 ose nuk e ke. 42 00:02:02,970 --> 00:02:05,174 Unë besoj se Stephen Covey kishte një ide gjeniale. 43 00:02:05,174 --> 00:02:08,716 Ai tha se çdokush duhet të ndërmarrë disa hapa të thjeshtë, 44 00:02:08,716 --> 00:02:11,022 siç është të përpiqesh të kuptosh të tjerët 45 00:02:11,022 --> 00:02:13,263 në vend që të kuptojnë ata ty, 46 00:02:13,263 --> 00:02:16,366 dhe të dish të kërkosh të falur. 47 00:02:16,366 --> 00:02:17,453 A e keni menduar ndonjëherë një gjë të tillë? 48 00:02:17,453 --> 00:02:21,092 Nëse do ti kërkoni të falur një fëmije, ai do të shokohet. 49 00:02:21,092 --> 00:02:23,522 Njëherë, duhej të shpjegoja një mësim mbi raportet e barabarta aritmetike. 50 00:02:23,522 --> 00:02:27,446 Nuk jam shumë e fortë në aritmetikë, por po përpiqesha. 51 00:02:27,446 --> 00:02:30,520 Kur mbarova u konsultova me librin e mësuesit. 52 00:02:30,520 --> 00:02:33,817 Ua kisha shpjeguar te gjithe mesimin gabim. (Te qeshura) 53 00:02:33,817 --> 00:02:35,774 Kështu, kur shkova të nesërmen në klasë dhe u thashë: 54 00:02:35,774 --> 00:02:38,224 - Shikoni fëmijë, më duhet t'ju kërkoj falje. 55 00:02:38,224 --> 00:02:42,002 Ua shpjegova gabim të gjithë mësimin. Më vjen shumë keq për këtë. 56 00:02:42,002 --> 00:02:43,380 - Nuk ka problem Zonja Pierson, - thanë ata. 57 00:02:43,380 --> 00:02:45,843 Jeni kaq e prekur sa që po jua falim këtë rradhë. 58 00:02:45,843 --> 00:02:50,950 ( Të qeshura) ( Duartrokitje) 59 00:02:50,950 --> 00:02:54,708 Kam pasur klasa të cilat kanë qënë në një nivel kaq të ulët akademik, 60 00:02:54,708 --> 00:02:58,554 saqë më bënë të qaj. 61 00:02:58,554 --> 00:03:01,506 Kam pyetur shpesh veten se si do mund ta çoja atë grup 62 00:03:01,506 --> 00:03:03,453 brenda nëntë muajsh 63 00:03:03,453 --> 00:03:06,477 nga pika ku ishte në pikën ku duhej të vinte? 64 00:03:06,477 --> 00:03:09,331 Kjo ishte vërtetë e vështirë. Jashtëzakonisht e vështirë. 65 00:03:09,331 --> 00:03:12,703 Si do mund të ngrija njëkohësisht vetëbesimin e një fëmije 66 00:03:12,703 --> 00:03:15,646 ashtu si dhe nivelin e tij akademik? 67 00:03:15,646 --> 00:03:17,792 Një vit më erdhi një ide e jashtëzakonshme. 68 00:03:17,792 --> 00:03:19,637 U thashë nxënësve të mi: 69 00:03:19,637 --> 00:03:23,170 - Ju jeni zgjjedhur të jeni klasa ime 70 00:03:23,170 --> 00:03:24,826 sepse unë jam mësuesja më e mirë 71 00:03:24,826 --> 00:03:26,373 ndërsa ju jeni nxënësit më të mirë, 72 00:03:26,373 --> 00:03:27,817 dhe ata na vunë bashkë 73 00:03:27,817 --> 00:03:30,986 në mënyrë që ne tu japim shembullin e mirë dhe të tjerëve për t'ia dalë mbanë. 74 00:03:30,986 --> 00:03:33,291 - Vërtet? - tha një prej nxënësve të mi. 75 00:03:33,291 --> 00:03:35,092 ( Të qeshura) 76 00:03:35,092 --> 00:03:38,342 - Sigurisht, ne duhet t'u tregojmë klasave të tjera 77 00:03:38,342 --> 00:03:40,677 se si t'ja dalin mbanë, prandaj kur të ecni nëpër korridore 78 00:03:40,677 --> 00:03:43,406 të gjithë do ju vështrojnë dhe për këtë arsye nuk mund të jeni të zhurmshëm, - u përgjigja unë. 79 00:03:43,406 --> 00:03:46,460 Thjesht ecni me krenari. 80 00:03:46,460 --> 00:03:49,228 Pas kësaj mbajta një fjalim të shkurtër e u thashë: - Unë jam dikush. 81 00:03:49,228 --> 00:03:50,593 Isha dikush kur erdha. 82 00:03:50,593 --> 00:03:52,717 Do të jem dikush më i mirë kur të mbaroj. 83 00:03:52,717 --> 00:03:54,710 Jam i vendosur dhe i fuqishëm. 84 00:03:54,710 --> 00:03:57,400 E meritoj plotësisht shkollimin që marr këtu. 85 00:03:57,400 --> 00:03:59,637 Kam shumë gjëra për të bërë, shumë njerëz tek të cilët do të lë mbresa, 86 00:03:59,637 --> 00:04:01,326 dhe shumë vende për të vizituar. 87 00:04:01,326 --> 00:04:04,336 - Po! - thanë ata njëzëri. 88 00:04:04,336 --> 00:04:05,757 Nëse e përsërit këtë gjithmonë, 89 00:04:05,757 --> 00:04:09,523 pas pak kohe e beson vërtet. 90 00:04:09,523 --> 00:04:15,560 Dhe kështu...( Duartrokitje) 91 00:04:15,560 --> 00:04:19,607 U bëra nje testim me 20 pyetje. 92 00:04:19,607 --> 00:04:22,317 Një nxënës kishte 18 përgjigje të pasakta. 93 00:04:22,317 --> 00:04:27,529 Unë i vura " +2 pikë" si dhe vizatova një fytyrë të madhe të qeshur. 94 00:04:27,529 --> 00:04:31,276 - Zonja Pierson, a është kjo një F? - më pyeti ai. 95 00:04:31,276 --> 00:04:33,785 - Po, - i thashë. 96 00:04:33,785 --> 00:04:37,081 - Atëherë, përse keni vizatuar këtë fytyrën e qeshur? - më pyeti. 97 00:04:37,081 --> 00:04:39,329 -Sepse ti po mëson, - iu përgjigja. 98 00:04:39,329 --> 00:04:43,401 Ke gjetur dy pyetje të sakta. Nuk ke gabuar në të gjitha. 99 00:04:43,401 --> 00:04:45,201 - Kur ne ti përsërisim këto mësime, 100 00:04:45,201 --> 00:04:46,820 ti do dalësh më mirë, apo jo? - e pyeta sërish. 101 00:04:46,820 --> 00:04:49,349 - Po mësuese, unë mund të bëj më shumë se kaq, - u përgjigj ai. 102 00:04:49,349 --> 00:04:52,981 Siç e shikoni " - 18 pikë" është shumë stresuese, 103 00:04:52,981 --> 00:04:55,063 ndërsa " + 2 pikë" nuk është dhe aq keq. 104 00:04:55,063 --> 00:05:00,835 ( Të qeshura) ( Duartrokitje) 105 00:05:00,835 --> 00:05:03,976 Për vite me rradhë shikoja nënën time 106 00:05:03,976 --> 00:05:06,810 që edhe gjatë pushimit bënte bilancin e gjërave që ndodhnin, 107 00:05:06,810 --> 00:05:09,634 shkonte për vizitë në shtëpitë e tyre pasditeve, 108 00:05:09,634 --> 00:05:12,653 blinte krehëra flokësh, furça dhëmbësh, gjalp kikiriku dhe biskota 109 00:05:12,653 --> 00:05:15,387 që i vendoste në sirtarin e tavolinës së punës për t'ua dhënë fëmijëve që kishin nevojë të hanin, 110 00:05:15,387 --> 00:05:18,616 si dhe një peshqir dhe sapun për ata që kishin nevojë të laheshin. 111 00:05:18,616 --> 00:05:22,323 Siç e shikoni, është pak e vështirë të japësh mësim në një klasë ku një pjesë e fëmijëve mban erë sepse nuk mund të lahen për shkak të kushteve. 112 00:05:22,323 --> 00:05:24,770 Fëmijët janë të vështirë. 113 00:05:24,770 --> 00:05:27,403 Kështu pra, ajo mbante gjithë këto gjëra në tavolinën e saj, 114 00:05:27,403 --> 00:05:30,523 dhe shumë vite më pas, kur ajo doli në pension, 115 00:05:30,523 --> 00:05:33,545 unë shikoja se disa prej atyre nxënësve vinin shpesh që e vizitonin 116 00:05:33,545 --> 00:05:35,529 dhe i thonin: - A e dini Zonja Walker, 117 00:05:35,529 --> 00:05:37,951 se ju sollët ndryshimin në jetën time? 118 00:05:37,951 --> 00:05:39,280 Ju më bëtë që t'ia dal mbanë. 119 00:05:39,280 --> 00:05:41,319 Ju më bëtë të besoj se isha dikushi, 120 00:05:41,319 --> 00:05:44,878 edhe pse thellë brenda meje, unë e dija se isha askushi. 121 00:05:44,878 --> 00:05:46,663 Dhe dua ta shikoni se çfarë kam arritur falë jush. 122 00:05:46,663 --> 00:05:49,955 Kur nëna ime u nda nga jeta dy vite më parë, në moshën 92 vjeçe, 123 00:05:49,955 --> 00:05:52,788 kishte kaq shumë ish-nxënës të saj në varrim, 124 00:05:52,788 --> 00:05:55,612 saqë lotova, jo sepse ajo nuk ishte më, 125 00:05:55,612 --> 00:05:59,280 por sepse ajo kishte lënë pas një trashëgimi lidhjesh njerëzore 126 00:05:59,280 --> 00:06:01,788 që nuk do të zhdukej kurrë. 127 00:06:01,788 --> 00:06:06,314 A mund të krijojmë sa më shumë lidhje dhe miqësi? Sigurisht që po. 128 00:06:06,314 --> 00:06:10,991 A do ti doni të gjithë fëmijët? Sigurisht që jo. 129 00:06:10,991 --> 00:06:15,049 Mos harroni se nxënësit tuaj më të pabindur nuk mungojnë asnjëherë. 130 00:06:15,049 --> 00:06:17,041 ( Të qeshura) 131 00:06:17,041 --> 00:06:20,139 Asnjëherë. Ju nuk mund ti pëlqeni të gjithë fëmijët, 132 00:06:20,139 --> 00:06:23,549 dhe ata të pabindurit vijnë për një arsye të vetme. 133 00:06:23,549 --> 00:06:26,483 Është lidhja që krijojnë. Është miqësia. 134 00:06:26,483 --> 00:06:28,118 Edhe pse ju nuk mund ti pëlqeni dhe ti doni të gjithë, 135 00:06:28,118 --> 00:06:32,230 çelësi i suksesit është se ata nuk duhet ta marrin vesh kurrë këtë gjë. 136 00:06:32,230 --> 00:06:36,021 Në këtë mënyrë mësuesit bëhen aktorë apo aktore, 137 00:06:36,021 --> 00:06:38,172 punojnë edhe atëherë kur nuk kanë dëshirën ta bëjnë, 138 00:06:38,172 --> 00:06:41,334 ashtu siç dëgjojnë politikat e pakuptimta në ditët e sotme, 139 00:06:41,334 --> 00:06:44,515 dhe përsëri vazhdojnë me misionin e mësimdhënies. 140 00:06:44,515 --> 00:06:48,579 Ne japim mësim sepse kjo është puna jonë. 141 00:06:48,579 --> 00:06:51,729 Mësimdhënia dhe mësimnxënia duhet të falin lumturi. 142 00:06:51,729 --> 00:06:54,279 A e keni menduar se sa e lumtur do të ishte kjo botë 143 00:06:54,279 --> 00:06:58,029 nëse fëmijët nuk do kishin frikë të përballeshin me sfidat, 144 00:06:58,029 --> 00:06:59,297 nëse do të mendonin lirisht, 145 00:06:59,297 --> 00:07:00,790 dhe nëse do të kishin një mbështetës? 146 00:07:00,790 --> 00:07:03,255 Çdo fëmijë e meriton një mbështetës, 147 00:07:03,255 --> 00:07:05,465 një të rritur i cili nuk do të lodhet kurrë nga ata, 148 00:07:05,465 --> 00:07:08,178 i cili kupton fuqinë e lidhjes me ta, 149 00:07:08,178 --> 00:07:12,093 dhe që këmbëngul që fëmijët të nxjerrin në pah më të mirën e tyre. 150 00:07:12,093 --> 00:07:16,863 A është kjo një punë e vështirë? Do të vija bast se po, absolutisht po. 151 00:07:16,863 --> 00:07:20,096 Por nuk është kurrsesi e pamundur. 152 00:07:20,096 --> 00:07:21,852 Ne mund t'ia dalim mbanë. Ne jemi këtu për ti edukuar ata. 153 00:07:21,852 --> 00:07:24,136 Ne kemi lindur për të sjellë ndryshimin. 154 00:07:24,136 --> 00:07:25,527 Faleminderit shumë. 155 00:07:25,527 --> 00:07:30,820 ( Duartrokitje)