0:00:00.591,0:00:04.471 Kam kaluar pjesën më të madhe të jetës sime 0:00:04.471,0:00:08.878 ose në shkollë, ose duke shkuar në shkollë, 0:00:08.878,0:00:12.643 apo duke folur për gjithçka ndodh në shkollë. 0:00:12.643,0:00:15.042 Të dy prindërit e mi kanë qënë mësues, 0:00:15.042,0:00:17.984 gjyshërit e mi nga ana e nënës ishin gjithashtu mësues, 0:00:17.984,0:00:21.922 dhe në 40 vitet e fundit edhe unë kam bërë të njëjtën gjë. 0:00:21.922,0:00:24.712 Kështu pra, më lejoni t'ju them se në gjithë këto vite 0:00:24.712,0:00:28.228 kam pasur fatin që të përjetoj një mori reformash arsimore 0:00:28.228,0:00:30.059 të para nga këndvështrime të ndryshme. 0:00:30.059,0:00:32.013 Disa prej këtyre reformave kanë qënë të dobishme. 0:00:32.013,0:00:34.282 Ndërsa për një pjesë tjetër nuk do të thoja të njëjtën gjë. 0:00:34.282,0:00:36.479 Ne e dimë përse fëmijët e lënë shkollën. 0:00:36.479,0:00:37.958 Ne e dimë arsyen përse fëmijët nuk mësojnë. 0:00:37.958,0:00:40.813 Kjo ndodh ose për shkak të varfërisë, frekuentimit të ulët të shkollës, 0:00:40.813,0:00:44.889 apo për shkak të ndikimit negativ të bashkëmoshatarëve të tyre. Ne e dimë se cili është shkaku. 0:00:44.889,0:00:47.235 Por një nga gjërat për të cilat ne nuk flasim fare 0:00:47.235,0:00:49.476 apo flasim shumë pak 0:00:49.476,0:00:53.745 është vlera dhe rëndësia e lidhjeve 0:00:53.745,0:00:56.078 dhe miqësive mes njerëzve. 0:00:56.078,0:00:59.675 James Comer thotë se proçesi i të mësuarit nuk mund të jetë i rëndësishëm 0:00:59.675,0:01:02.470 nëse nuk arrijmë të krijojmë një lidhje të rëndësishme. 0:01:02.470,0:01:05.247 George Washington Carver thotë se të mësosh 0:01:05.247,0:01:09.354 do të thotë të kuptosh këto lidhje. 0:01:09.354,0:01:11.750 Jam e sigurt se çdokush në këtë sallë është ndikuar në një farë mënyre 0:01:11.750,0:01:14.203 nga një mësues apo një person në moshë më madhore. 0:01:14.203,0:01:19.516 Për vite me rradhë kam parë njerëz të cilët jepnin mësim. 0:01:19.516,0:01:22.899 Disa prej tyre kanë shkëlqyer në mësimdhënie ndërsa disa të tjerë kanë dështuar. 0:01:22.899,0:01:24.720 Një ditë, një prej kolegëve të mi më tha: 0:01:24.720,0:01:26.929 - Unë nuk paguhem që ti pëlqej këta fëmijë. 0:01:26.929,0:01:29.002 Unë paguhem që tu jap mësim. 0:01:29.002,0:01:30.300 Ata duhet ta mësojnë ata që unë u jap. 0:01:30.300,0:01:33.929 Unë duhet të jap mësim. Ata duhet ta mësojnë atë. Kjo është e gjitha. 0:01:33.929,0:01:35.819 - Dakord, - i thashë unë, 0:01:35.819,0:01:39.307 por ti e di që ata nuk kanë për të mësuar kurrë nëse ti nuk i trajton me dashuri. 0:01:39.307,0:01:47.331 ( Të qeshura) ( Duartrokitje) 0:01:47.331,0:01:50.625 - Këto janë gjepura, - m'u përgjigj ajo. 0:01:50.625,0:01:53.865 - Atëherë përgatitu për një vit shkollor të gjatë 0:01:53.865,0:01:56.086 dhe të vështirë e dashur, - iu përgjigja unë. 0:01:56.086,0:01:58.383 Besoj se është e kotë t'ju them se kështu ndodhi . Disa njerëz mendojnë 0:01:58.383,0:02:01.346 se të krijosh marrëdhënie të mira me njerëzit është një dhunti të cilën ose e ke 0:02:01.346,0:02:02.970 ose nuk e ke. 0:02:02.970,0:02:05.174 Unë besoj se Stephen Covey kishte një ide gjeniale. 0:02:05.174,0:02:08.716 Ai tha se çdokush duhet të ndërmarrë disa hapa të thjeshtë, 0:02:08.716,0:02:11.022 siç është të përpiqesh të kuptosh të tjerët 0:02:11.022,0:02:13.263 në vend që të kuptojnë ata ty, 0:02:13.263,0:02:16.366 dhe të dish të kërkosh të falur. 0:02:16.366,0:02:17.453 A e keni menduar ndonjëherë një gjë të tillë? 0:02:17.453,0:02:21.092 Nëse do ti kërkoni të falur një fëmije, ai do të shokohet. 0:02:21.092,0:02:23.522 Njëherë, duhej të shpjegoja një mësim mbi raportet e barabarta aritmetike. 0:02:23.522,0:02:27.446 Nuk jam shumë e fortë në aritmetikë, por po përpiqesha. 0:02:27.446,0:02:30.520 Kur mbarova u konsultova me librin e mësuesit. 0:02:30.520,0:02:33.817 Ua kisha shpjeguar te gjithe mesimin gabim. (Te qeshura) 0:02:33.817,0:02:35.774 Kështu, kur shkova të nesërmen në klasë dhe u thashë: 0:02:35.774,0:02:38.224 - Shikoni fëmijë, më duhet t'ju kërkoj falje. 0:02:38.224,0:02:42.002 Ua shpjegova gabim të gjithë mësimin. Më vjen shumë keq për këtë. 0:02:42.002,0:02:43.380 - Nuk ka problem Zonja Pierson, - thanë ata. 0:02:43.380,0:02:45.843 Jeni kaq e prekur sa që po jua falim këtë rradhë. 0:02:45.843,0:02:50.950 ( Të qeshura) ( Duartrokitje) 0:02:50.950,0:02:54.708 Kam pasur klasa të cilat kanë qënë në një nivel kaq të ulët akademik, 0:02:54.708,0:02:58.554 saqë më bënë të qaj. 0:02:58.554,0:03:01.506 Kam pyetur shpesh veten se si do mund ta çoja atë grup 0:03:01.506,0:03:03.453 brenda nëntë muajsh 0:03:03.453,0:03:06.477 nga pika ku ishte në pikën ku duhej të vinte? 0:03:06.477,0:03:09.331 Kjo ishte vërtetë e vështirë. Jashtëzakonisht e vështirë. 0:03:09.331,0:03:12.703 Si do mund të ngrija njëkohësisht vetëbesimin e një fëmije 0:03:12.703,0:03:15.646 ashtu si dhe nivelin e tij akademik? 0:03:15.646,0:03:17.792 Një vit më erdhi një ide e jashtëzakonshme. 0:03:17.792,0:03:19.637 U thashë nxënësve të mi: 0:03:19.637,0:03:23.170 - Ju jeni zgjjedhur të jeni klasa ime 0:03:23.170,0:03:24.826 sepse unë jam mësuesja më e mirë 0:03:24.826,0:03:26.373 ndërsa ju jeni nxënësit më të mirë, 0:03:26.373,0:03:27.817 dhe ata na vunë bashkë 0:03:27.817,0:03:30.986 në mënyrë që ne tu japim shembullin e mirë dhe të tjerëve për t'ia dalë mbanë. 0:03:30.986,0:03:33.291 - Vërtet? - tha një prej nxënësve të mi. 0:03:33.291,0:03:35.092 ( Të qeshura) 0:03:35.092,0:03:38.342 - Sigurisht, ne duhet t'u tregojmë klasave të tjera 0:03:38.342,0:03:40.677 se si t'ja dalin mbanë, prandaj kur të ecni nëpër korridore 0:03:40.677,0:03:43.406 të gjithë do ju vështrojnë dhe për këtë arsye nuk mund të jeni të zhurmshëm, - u përgjigja unë. 0:03:43.406,0:03:46.460 Thjesht ecni me krenari. 0:03:46.460,0:03:49.228 Pas kësaj mbajta një fjalim të shkurtër e u thashë: - Unë jam dikush. 0:03:49.228,0:03:50.593 Isha dikush kur erdha. 0:03:50.593,0:03:52.717 Do të jem dikush më i mirë kur të mbaroj. 0:03:52.717,0:03:54.710 Jam i vendosur dhe i fuqishëm. 0:03:54.710,0:03:57.400 E meritoj plotësisht shkollimin që marr këtu. 0:03:57.400,0:03:59.637 Kam shumë gjëra për të bërë, shumë njerëz tek të cilët do të lë mbresa, 0:03:59.637,0:04:01.326 dhe shumë vende për të vizituar. 0:04:01.326,0:04:04.336 - Po! - thanë ata njëzëri. 0:04:04.336,0:04:05.757 Nëse e përsërit këtë gjithmonë, 0:04:05.757,0:04:09.523 pas pak kohe e beson vërtet. 0:04:09.523,0:04:15.560 Dhe kështu...( Duartrokitje) 0:04:15.560,0:04:19.607 U bëra nje testim me 20 pyetje. 0:04:19.607,0:04:22.317 Një nxënës kishte 18 përgjigje të pasakta. 0:04:22.317,0:04:27.529 Unë i vura " +2 pikë" si dhe vizatova një fytyrë të madhe të qeshur. 0:04:27.529,0:04:31.276 - Zonja Pierson, a është kjo një F? - më pyeti ai. 0:04:31.276,0:04:33.785 - Po, - i thashë. 0:04:33.785,0:04:37.081 - Atëherë, përse keni vizatuar këtë fytyrën e qeshur? - më pyeti. 0:04:37.081,0:04:39.329 -Sepse ti po mëson, - iu përgjigja. 0:04:39.329,0:04:43.401 Ke gjetur dy pyetje të sakta. Nuk ke gabuar në të gjitha. 0:04:43.401,0:04:45.201 - Kur ne ti përsërisim këto mësime, 0:04:45.201,0:04:46.820 ti do dalësh më mirë, apo jo? - e pyeta sërish. 0:04:46.820,0:04:49.349 - Po mësuese, unë mund të bëj më shumë se kaq, - u përgjigj ai. 0:04:49.349,0:04:52.981 Siç e shikoni " - 18 pikë" është shumë stresuese, 0:04:52.981,0:04:55.063 ndërsa " + 2 pikë" nuk është dhe aq keq. 0:04:55.063,0:05:00.835 ( Të qeshura) ( Duartrokitje) 0:05:00.835,0:05:03.976 Për vite me rradhë shikoja nënën time 0:05:03.976,0:05:06.810 që edhe gjatë pushimit bënte bilancin e gjërave që ndodhnin, 0:05:06.810,0:05:09.634 shkonte për vizitë në shtëpitë e tyre pasditeve, 0:05:09.634,0:05:12.653 blinte krehëra flokësh, furça dhëmbësh, gjalp kikiriku dhe biskota 0:05:12.653,0:05:15.387 që i vendoste në sirtarin e tavolinës së punës për t'ua dhënë fëmijëve që kishin nevojë të hanin, 0:05:15.387,0:05:18.616 si dhe një peshqir dhe sapun për ata që kishin nevojë të laheshin. 0:05:18.616,0:05:22.323 Siç e shikoni, është pak e vështirë të japësh mësim në një klasë ku një pjesë e fëmijëve mban erë sepse nuk mund të lahen për shkak të kushteve. 0:05:22.323,0:05:24.770 Fëmijët janë të vështirë. 0:05:24.770,0:05:27.403 Kështu pra, ajo mbante gjithë këto gjëra në tavolinën e saj, 0:05:27.403,0:05:30.523 dhe shumë vite më pas, kur ajo doli në pension, 0:05:30.523,0:05:33.545 unë shikoja se disa prej atyre nxënësve vinin shpesh që e vizitonin 0:05:33.545,0:05:35.529 dhe i thonin: - A e dini Zonja Walker, 0:05:35.529,0:05:37.951 se ju sollët ndryshimin në jetën time? 0:05:37.951,0:05:39.280 Ju më bëtë që t'ia dal mbanë. 0:05:39.280,0:05:41.319 Ju më bëtë të besoj se isha dikushi, 0:05:41.319,0:05:44.878 edhe pse thellë brenda meje, unë e dija se isha askushi. 0:05:44.878,0:05:46.663 Dhe dua ta shikoni se çfarë kam arritur falë jush. 0:05:46.663,0:05:49.955 Kur nëna ime u nda nga jeta dy vite më parë, në moshën 92 vjeçe, 0:05:49.955,0:05:52.788 kishte kaq shumë ish-nxënës të saj në varrim, 0:05:52.788,0:05:55.612 saqë lotova, jo sepse ajo nuk ishte më, 0:05:55.612,0:05:59.280 por sepse ajo kishte lënë pas një trashëgimi lidhjesh njerëzore 0:05:59.280,0:06:01.788 që nuk do të zhdukej kurrë. 0:06:01.788,0:06:06.314 A mund të krijojmë sa më shumë lidhje dhe miqësi? Sigurisht që po. 0:06:06.314,0:06:10.991 A do ti doni të gjithë fëmijët? Sigurisht që jo. 0:06:10.991,0:06:15.049 Mos harroni se nxënësit tuaj më të pabindur nuk mungojnë asnjëherë. 0:06:15.049,0:06:17.041 ( Të qeshura) 0:06:17.041,0:06:20.139 Asnjëherë. Ju nuk mund ti pëlqeni të gjithë fëmijët, 0:06:20.139,0:06:23.549 dhe ata të pabindurit vijnë për një arsye të vetme. 0:06:23.549,0:06:26.483 Është lidhja që krijojnë. Është miqësia. 0:06:26.483,0:06:28.118 Edhe pse ju nuk mund ti pëlqeni dhe ti doni të gjithë, 0:06:28.118,0:06:32.230 çelësi i suksesit është se ata nuk duhet ta marrin vesh kurrë këtë gjë. 0:06:32.230,0:06:36.021 Në këtë mënyrë mësuesit bëhen aktorë apo aktore, 0:06:36.021,0:06:38.172 punojnë edhe atëherë kur nuk kanë dëshirën ta bëjnë, 0:06:38.172,0:06:41.334 ashtu siç dëgjojnë politikat e pakuptimta në ditët e sotme, 0:06:41.334,0:06:44.515 dhe përsëri vazhdojnë me misionin e mësimdhënies. 0:06:44.515,0:06:48.579 Ne japim mësim sepse kjo është puna jonë. 0:06:48.579,0:06:51.729 Mësimdhënia dhe mësimnxënia duhet të falin lumturi. 0:06:51.729,0:06:54.279 A e keni menduar se sa e lumtur do të ishte kjo botë 0:06:54.279,0:06:58.029 nëse fëmijët nuk do kishin frikë të përballeshin me sfidat, 0:06:58.029,0:06:59.297 nëse do të mendonin lirisht, 0:06:59.297,0:07:00.790 dhe nëse do të kishin një mbështetës? 0:07:00.790,0:07:03.255 Çdo fëmijë e meriton një mbështetës, 0:07:03.255,0:07:05.465 një të rritur i cili nuk do të lodhet kurrë nga ata, 0:07:05.465,0:07:08.178 i cili kupton fuqinë e lidhjes me ta, 0:07:08.178,0:07:12.093 dhe që këmbëngul që fëmijët të nxjerrin në pah më të mirën e tyre. 0:07:12.093,0:07:16.863 A është kjo një punë e vështirë? Do të vija bast se po, absolutisht po. 0:07:16.863,0:07:20.096 Por nuk është kurrsesi e pamundur. 0:07:20.096,0:07:21.852 Ne mund t'ia dalim mbanë. Ne jemi këtu për ti edukuar ata. 0:07:21.852,0:07:24.136 Ne kemi lindur për të sjellë ndryshimin. 0:07:24.136,0:07:25.527 Faleminderit shumë. 0:07:25.527,0:07:30.820 ( Duartrokitje)