Kam kaluar pjesën më të madhe të jetës sime
ose në shkollë, ose duke shkuar në shkollë,
apo duke folur për gjithçka ndodh në shkollë.
Të dy prindërit e mi kanë qënë mësues,
gjyshërit e mi nga ana e nënës ishin gjithashtu mësues,
dhe në 40 vitet e fundit edhe unë kam bërë të njëjtën gjë.
Kështu pra, më lejoni t'ju them se në gjithë këto vite
kam pasur fatin që të përjetoj një mori reformash arsimore
të para nga këndvështrime të ndryshme.
Disa prej këtyre reformave kanë qënë të dobishme.
Ndërsa për një pjesë tjetër nuk do të thoja të njëjtën gjë.
Ne e dimë përse fëmijët e lënë shkollën.
Ne e dimë arsyen përse fëmijët nuk mësojnë.
Kjo ndodh ose për shkak të varfërisë, frekuentimit të ulët të shkollës,
apo për shkak të ndikimit negativ të bashkëmoshatarëve të tyre. Ne e dimë se cili është shkaku.
Por një nga gjërat për të cilat ne nuk flasim fare
apo flasim shumë pak
është vlera dhe rëndësia e lidhjeve
dhe miqësive mes njerëzve.
James Comer thotë se proçesi i të mësuarit nuk mund të jetë i rëndësishëm
nëse nuk arrijmë të krijojmë një lidhje të rëndësishme.
George Washington Carver thotë se të mësosh
do të thotë të kuptosh këto lidhje.
Jam e sigurt se çdokush në këtë sallë është ndikuar në një farë mënyre
nga një mësues apo një person në moshë më madhore.
Për vite me rradhë kam parë njerëz të cilët jepnin mësim.
Disa prej tyre kanë shkëlqyer në mësimdhënie ndërsa disa të tjerë kanë dështuar.
Një ditë, një prej kolegëve të mi më tha:
- Unë nuk paguhem që ti pëlqej këta fëmijë.
Unë paguhem që tu jap mësim.
Ata duhet ta mësojnë ata që unë u jap.
Unë duhet të jap mësim. Ata duhet ta mësojnë atë. Kjo është e gjitha.
- Dakord, - i thashë unë,
por ti e di që ata nuk kanë për të mësuar kurrë nëse ti nuk i trajton me dashuri.
( Të qeshura) ( Duartrokitje)
- Këto janë gjepura, - m'u përgjigj ajo.
- Atëherë përgatitu për një vit shkollor të gjatë
dhe të vështirë e dashur, - iu përgjigja unë.
Besoj se është e kotë t'ju them se kështu ndodhi . Disa njerëz mendojnë
se të krijosh marrëdhënie të mira me njerëzit është një dhunti të cilën ose e ke
ose nuk e ke.
Unë besoj se Stephen Covey kishte një ide gjeniale.
Ai tha se çdokush duhet të ndërmarrë disa hapa të thjeshtë,
siç është të përpiqesh të kuptosh të tjerët
në vend që të kuptojnë ata ty,
dhe të dish të kërkosh të falur.
A e keni menduar ndonjëherë një gjë të tillë?
Nëse do ti kërkoni të falur një fëmije, ai do të shokohet.
Njëherë, duhej të shpjegoja një mësim mbi raportet e barabarta aritmetike.
Nuk jam shumë e fortë në aritmetikë, por po përpiqesha.
Kur mbarova u konsultova me librin e mësuesit.
Ua kisha shpjeguar te gjithe mesimin gabim. (Te qeshura)
Kështu, kur shkova të nesërmen në klasë dhe u thashë:
- Shikoni fëmijë, më duhet t'ju kërkoj falje.
Ua shpjegova gabim të gjithë mësimin. Më vjen shumë keq për këtë.
- Nuk ka problem Zonja Pierson, - thanë ata.
Jeni kaq e prekur sa që po jua falim këtë rradhë.
( Të qeshura) ( Duartrokitje)
Kam pasur klasa të cilat kanë qënë në një nivel kaq të ulët akademik,
saqë më bënë të qaj.
Kam pyetur shpesh veten se si do mund ta çoja atë grup
brenda nëntë muajsh
nga pika ku ishte në pikën ku duhej të vinte?
Kjo ishte vërtetë e vështirë. Jashtëzakonisht e vështirë.
Si do mund të ngrija njëkohësisht vetëbesimin e një fëmije
ashtu si dhe nivelin e tij akademik?
Një vit më erdhi një ide e jashtëzakonshme.
U thashë nxënësve të mi:
- Ju jeni zgjjedhur të jeni klasa ime
sepse unë jam mësuesja më e mirë
ndërsa ju jeni nxënësit më të mirë,
dhe ata na vunë bashkë
në mënyrë që ne tu japim shembullin e mirë dhe të tjerëve për t'ia dalë mbanë.
- Vërtet? - tha një prej nxënësve të mi.
( Të qeshura)
- Sigurisht, ne duhet t'u tregojmë klasave të tjera
se si t'ja dalin mbanë, prandaj kur të ecni nëpër korridore
të gjithë do ju vështrojnë dhe për këtë arsye nuk mund të jeni të zhurmshëm, - u përgjigja unë.
Thjesht ecni me krenari.
Pas kësaj mbajta një fjalim të shkurtër e u thashë: - Unë jam dikush.
Isha dikush kur erdha.
Do të jem dikush më i mirë kur të mbaroj.
Jam i vendosur dhe i fuqishëm.
E meritoj plotësisht shkollimin që marr këtu.
Kam shumë gjëra për të bërë, shumë njerëz tek të cilët do të lë mbresa,
dhe shumë vende për të vizituar.
- Po! - thanë ata njëzëri.
Nëse e përsërit këtë gjithmonë,
pas pak kohe e beson vërtet.
Dhe kështu...( Duartrokitje)
U bëra nje testim me 20 pyetje.
Një nxënës kishte 18 përgjigje të pasakta.
Unë i vura " +2 pikë" si dhe vizatova një fytyrë të madhe të qeshur.
- Zonja Pierson, a është kjo një F? - më pyeti ai.
- Po, - i thashë.
- Atëherë, përse keni vizatuar këtë fytyrën e qeshur? - më pyeti.
-Sepse ti po mëson, - iu përgjigja.
Ke gjetur dy pyetje të sakta. Nuk ke gabuar në të gjitha.
- Kur ne ti përsërisim këto mësime,
ti do dalësh më mirë, apo jo? - e pyeta sërish.
- Po mësuese, unë mund të bëj më shumë se kaq, - u përgjigj ai.
Siç e shikoni " - 18 pikë" është shumë stresuese,
ndërsa " + 2 pikë" nuk është dhe aq keq.
( Të qeshura) ( Duartrokitje)
Për vite me rradhë shikoja nënën time
që edhe gjatë pushimit bënte bilancin e gjërave që ndodhnin,
shkonte për vizitë në shtëpitë e tyre pasditeve,
blinte krehëra flokësh, furça dhëmbësh, gjalp kikiriku dhe biskota
që i vendoste në sirtarin e tavolinës së punës për t'ua dhënë fëmijëve që kishin nevojë të hanin,
si dhe një peshqir dhe sapun për ata që kishin nevojë të laheshin.
Siç e shikoni, është pak e vështirë të japësh mësim në një klasë ku një pjesë e fëmijëve mban erë sepse nuk mund të lahen për shkak të kushteve.
Fëmijët janë të vështirë.
Kështu pra, ajo mbante gjithë këto gjëra në tavolinën e saj,
dhe shumë vite më pas, kur ajo doli në pension,
unë shikoja se disa prej atyre nxënësve vinin shpesh që e vizitonin
dhe i thonin: - A e dini Zonja Walker,
se ju sollët ndryshimin në jetën time?
Ju më bëtë që t'ia dal mbanë.
Ju më bëtë të besoj se isha dikushi,
edhe pse thellë brenda meje, unë e dija se isha askushi.
Dhe dua ta shikoni se çfarë kam arritur falë jush.
Kur nëna ime u nda nga jeta dy vite më parë, në moshën 92 vjeçe,
kishte kaq shumë ish-nxënës të saj në varrim,
saqë lotova, jo sepse ajo nuk ishte më,
por sepse ajo kishte lënë pas një trashëgimi lidhjesh njerëzore
që nuk do të zhdukej kurrë.
A mund të krijojmë sa më shumë lidhje dhe miqësi? Sigurisht që po.
A do ti doni të gjithë fëmijët? Sigurisht që jo.
Mos harroni se nxënësit tuaj më të pabindur nuk mungojnë asnjëherë.
( Të qeshura)
Asnjëherë. Ju nuk mund ti pëlqeni të gjithë fëmijët,
dhe ata të pabindurit vijnë për një arsye të vetme.
Është lidhja që krijojnë. Është miqësia.
Edhe pse ju nuk mund ti pëlqeni dhe ti doni të gjithë,
çelësi i suksesit është se ata nuk duhet ta marrin vesh kurrë këtë gjë.
Në këtë mënyrë mësuesit bëhen aktorë apo aktore,
punojnë edhe atëherë kur nuk kanë dëshirën ta bëjnë,
ashtu siç dëgjojnë politikat e pakuptimta në ditët e sotme,
dhe përsëri vazhdojnë me misionin e mësimdhënies.
Ne japim mësim sepse kjo është puna jonë.
Mësimdhënia dhe mësimnxënia duhet të falin lumturi.
A e keni menduar se sa e lumtur do të ishte kjo botë
nëse fëmijët nuk do kishin frikë të përballeshin me sfidat,
nëse do të mendonin lirisht,
dhe nëse do të kishin një mbështetës?
Çdo fëmijë e meriton një mbështetës,
një të rritur i cili nuk do të lodhet kurrë nga ata,
i cili kupton fuqinë e lidhjes me ta,
dhe që këmbëngul që fëmijët të nxjerrin në pah më të mirën e tyre.
A është kjo një punë e vështirë? Do të vija bast se po, absolutisht po.
Por nuk është kurrsesi e pamundur.
Ne mund t'ia dalim mbanë. Ne jemi këtu për ti edukuar ata.
Ne kemi lindur për të sjellë ndryshimin.
Faleminderit shumë.
( Duartrokitje)