Kur isha fëmijë, rreziku më i madh të cilit i druheshim ishte një luftë bërthamore. Ja pse mbanim në bodrum një fuçi si kjo, të mbushur me ushqime dhe ujë. Kur të ndodhte sulmi bërthamor do të shkonim në bodrum, do të uleshim poshtë, e do të ushqeheshim nga ajo fuçi. Sot, rreziku më i madh i një katastrofe globale nuk duket kështu. Por, duket kështu Nëse do të ketë ndonjë shkak për vdekjen e 10 milion njerëzve në dekadat e ardhshme me shumë mundësi do të jetë një virus shumë infektiv e jo një luftë. Jo raketa, por mikrobe. Një nga arsyet pse kjo ndodh është se ne kemi investuar një shumë të madhe në parandalimin e sulmeve bërthamore. Por kemi investuar shumë pak në sisteme për parandalimin e epidemive. Nuk jemi gati për epideminë e rradhës. Le të shohim Ebolën. Jam i sigurt se të gjithë ju keni lexuar për të nëpër gazeta, shumë sfida të vështira. E kam ndjekur me kujdes duke përdorur mjete për analiza të rasteve të cilat i përdorim për çrrënjosjen e polios. Dhe kur e shihni se si eci procesi, problemi nuk ishte që nuk kishte sistem që nuk funksionoi mjaft mirë, problemi ishte që ne nuk kishim fare sistem. Në fakt, mungonin disa gjëra themelore. Ne nuk kishim një grup epidemiologësh të gatshëm, të cilët do të shkonin, të shihnin çfarë sëmundje ishte, sa ishte zgjeruar. Raportet e rastit vinin në letra. Vonoheshin shumë para se të dilnin online dhe ishin tejet të pasakta. Ne nuk kishim një ekip mjekësor gati. Ne nuk kishim ndonjë mënyrë të përgatitnim njerëzit. Tani, Mjekët Pa Kufij bënë një punë të shkëlqyeshme me renditjen e vullnetarëve. Por edhe ashtu, ishim shumë më të ngadaltë se që guxonim duke dërguar mijëra punëtorë në këto vende. Dhe një epidemi e gjerë do na kërkonte qindra e mijëra punëtorë. Nuk kishte njeri të kontrollonte ofrimin e tretmaneve. Askush për diagnozat. Askush nuk e dinte çfarë veglash duhej të përdoreshin. Për shembull, mund të kishim marrë gjakun e të mbijetuarëve, ta procedonim, dhe ta kthenim atë plazmë tek njerëzit për t'i mbrojtur ata. Por kurrë as nuk ishte provuar kjo. Kështu që shumëçka mungonte. Dhe këto gjëra janë në fakt dështim global. OBSH-ja financohet për të monitoruar epidemitë, jo për të bërë këto që thashë. Në filma është ndryshe. Janë disa epidemiologë të bukur gati për aksion, shkojnë, i shpëtojnë, por ky është Hollivudi. Dështimi për tu përgatitur mund ta lë epideminë e radhës të jetë shumë më shkatërruese se Ebola. Të shohim progresin e Ebolës gjatë këtij viti. Rreth 10 mijë të vdekur, dhe gati të gjithë vetëm në tri vende të Afrikës Perëndimore. Janë tri arsye pse nuk u zgjerua më shumë. E para - sepse kishte mjaft punëtorë heroik në shëndetësi. Ata gjetën njerëzit dhe parandaluan infektime më të shumta. E dyta është natyra e virusit. Ebola nuk shpërndahet nëpërmjet ajrit. Dhe kur njeriu infektohet me të, shumica e të prekurëve janë në shtretër. E treta, nuk u përhap shumë në qytete. Dhe kjo ishte vetëm falë fatit. Po të ishte përhapur nëpër qytete, numri i të prekurëve do të kishte qenë shumë më i madh. Kështu që herën tjetër, mund të mos jemi kaq fatlum. Mund të ketë virus ku njerëzit ndjehen mirë derisa janë të infektuar sa që hipin në aeroplan ose shkojnë në treg. Burimi i virusit mund të jetë një epidemi natyrore si Ebola, ose mund të jetë bio-terrorizëm. Kështu që ka gjëra që do të përkeqësonin situatën një mijë herë më shumë. Në fakt, le të shohim si shpërndahet virusi nëpër ajër, siç ishte Gripi Spanjoll në vitin 1918. Pra, ja çfarë do të ndodhë: Do të shpërndahet anembanë botës shumë, shumë shpejt. Dhe mund të shihni mbi 30 milion veta të vdekur nga kjo epidemi. Pra, është një problem serioz. Duhet të brengosemi. Por në fakt, ne mund të ndërtojmë një sistem menaxhimi shumë të mirë. Kemi benefitet e shkencës dhe teknologjisë për të cilat flasim këtu. Kemi telefona mobil për tu informuar nga publiku dhe të informuar publikun. Kemi hartat satelitore ku mund të shohim njerëzit ku janë e kah po shkojnë. Kemi përparime në biologji të cilat dramatikisht ndryshojnë kohën e hulumtimit të shkaktarit të sëmundjes dhe bërjen e ilaçeve e vaksinave kundër atij shkaktari. Pra, kemi veglat, por këto vegla duhet të vihen në sistemin shëndetësor global. Dhe duhet të jemi të gatshëm. Mësimet më të mira se si të përgatitemi, mendoj që megjithatë janë ato që bëjmë për luftë. Ushtarët, i kemi të rregullt, gjithmonë të gatshëm për luftë. Kemi rezerva në numra të mëdhenj. NATO ka një njësi mobile që mund të aktivizohet shumë shpejt. NATO bën shumë lojëra lufte për të kontrolluar të stërviturit? A dinë mjaft për karburantet dhe logjistikën, dhe radio frekuencat e njëjta? Kështu që ata janë gati për aksion. Këto janë gjëra me të cilat duhet të përballemi ndaj një epidemie. Cilat janë gjërat kryesore? Së pari, na duhet një sistem shëndetësor i fuqishëm në vendet e varfra. Sistem ku nënat mund të lindin të sigurta, ku fëmijët mund të vaksionohen. Por, gjithashtu ku mund të vërejmë një shpërthim epidemie shumë herët. Na duhen trupa mjekësor rezervë: shumë njerëz të cilat janë stërvitur dhe informuar, të gatshëm për veprim, me përvojë. Dhe pastaj duhet të lidhim mjekët me ushtrinë, shfrytëzimin e ushtrisë për të lëvizur shpejt, vendosjen e logjistikës dhe sigurimin e zonave. Na duhen simulimet, lojërat e mikrobeve, jo të luftës, ashtu që të shohim ku janë mangësitë. Hera e fundit që një stërvitjen e tillë ishte bërë në SHBA ishte më 2001, dhe nuk kaloi aq mirë. Deri tani rezultati është mikrobet: 1, njerëzit: 0. Në fund, duhet shumë Hulumtim e Zhvillim i avancuar për vaksina e diagnoza në zona. Ka ca viruse shumë të përparuara, si virusi i ndërlidhur me gjëndra, që mund të funksionoj shumë, shumë shpejt. Tani nuk e kam buxhetin e saktë për koston e tij, por jam shumë i sigurt se është shumë modest krahasuar me dëmin potencial. Banka Botërore vlerëson që nëse kemi një grip epidemik global, pasuria globale do të bjere për më shumë se tre trilion dollarë dhe do të kemi miliona e miliona vdekjesh. Këto investime ofrojnë benefite të theksuara më shumë se një gatishmëri për një epidemi. Kujdesi shëndetësor themelor, Hulumtimi & Zhvillimi, do të mund të reduktonte pabarazinë shëndetësore globale dhe do ta bënin botën edhe më të sigurt. Kështu që, mendoj se kjo duhet të jetë një prioritet absolut. Nuk ka nevojë për panik. Nuk kemi nevojë të grumbullojmë shpageta dhe të strukemi në bodrum. Por, duhet t'ia nisim, sepse koha nuk është në anën tonë. Në fatk, nëse ka diçka pozitive nga epidemia e Ebolas, është që mund të shërbejë si një paralajmërim, një thirrje e fundit, për tu bërë gati. Nëse ia nisim tani, do të jemi gati për epideminë e radhës. Faleminderit. (Duatrokitje)