Emocionet tona e ndikojnë çdo aspekt të jetës, prej shëndetit, nga ajo se si mësojmë, si bëjmë biznes dhe si marim vendime, të mëdha dhe të vogla. Emocionet tona gjithashtu ndikojnë se si lidhemi me njëri-tjetrin. Ne kemi evoluar për të jetuar në një botë si kjo, por në vend të kësaj, ne po jetojmë më shumë jetën tonë kështu -- ky është një mesazh nga vajza ime natën e kaluar në një botë që i mungojnë emocionet. Unë jam në një mision për ta ndryshu këtë Unë dua t'i kthej emocionet tona prapë në eksperiencën digjitale. E fillova këtë rrugë para 15 viteve. Isha shkencëtare kompjuterash në Egjipt, dhe sapo u pata pranuar në një program Ph.D. në Universitetin Cambridge. Kështu bëra diçka të pazakonshme për një grua egjiptiane muslimane të sapomartuar: me mbështetjen e burrit tim, që duhej të qëndronte në Egjipt i bëra gati valixhet dhe u zhvendosa në Angli. Në Cambridge, mijëra kilometra larg shtëpisë, e kuptova që po kaloja më shumë kohë me laptopin se sa me njerëz. Pavarësisht këtij intimiteti, laptopi nuk kishte ide se si ndihesha. Nuk e dinte nëse isha e lumtur, nëse kam kaluar ditë të keqe, jam e stresuar apo konfuze, dhe kjo filloi të bëhej frustruese. Edhe më keq, derisa komunikoja online me familjen në shtëpi, e ndjeja se të gjtha emocionet e mia u zhdukën në hapësirë. Isha përmalluar, isha e vetmuar, dhe në disa ditë edhe qaja por me çka mund t'i komunikoja këto emocione ishte kjo, (Te qeshura) Teknologjia sot ka shumë I.Q por aspak E.Q shumë inteligjencë kognitive, por jo inteligjencë emocionale. Kjo më bëri të mendoj, çka nëse teknologjia do të mund t'i ndjente emocionet? çka nëse pajisjet do të mund ta dinin se si ndjehemi dhe reagojmë, në të njejtën mënyrë sikur një mik inteligjent? Këto pyetje na udhëhoqën mua dhe ekipin të krijojmë teknologji të cilat mund t'i lexojnë dhe t'i përgjigjen emocioneve tona dhe pika fillestare ishte fytyra e njeriut. Fytyra jonë është një prej kanalëve më të fuqishëm të cilët ne i përdorim për t'i komunikuar gjendjet tona sociale dhe emocionale, të gjitha prej kënaqësisë, surprizës, empatisë dhe kuriozitetit. Në shkencën e emocionëve, ne i quajmë çdo lëvizje të muskujve si njësi veprimi. Shembull, njësia veprimit 12, nuk është hit holliwudian, por është tërheqje e buzës, e që është komponenti kryesor i buzëqeshjes. Provoni të gjithë. Le t'i shohim ca buzëqeshje. Shembull tjetër, njësia 4, është rrudhja e vetullave. Është kur t'i bashkosh vetullat së bashku dhe krijon të gjitha këto rrudha. Ne nuk i pëlqejmë , por ato janë indikator i fortë i emocionëve negative. Ne kemi rreth 45 njësi veprimi, dhe ato kombinohen për të paraqitur qindra emocione. Të mësosh një kompjuter t'i lexojë këto emocione të fytyrës është e vështirë, sepse këto njësi, mund të jenë të shpejta dhe delikate. dhe ato kombinohen në mënyra të ndryshme. Shembull, buzëqeshja dhe buzëqeshja e vetëkënaqur. Duken gati se të njejta por kanë kuptim të ndryshëm. (Te qeshura) Buzëqeshja është pozitive, tjetra është negative. Nganjëherë buzëqeshja e vetëkënaqur mund t'ju bëjë të famshëm. Por seriozisht, është e rëndësishme për kompjuterin të mund ta tregoje dallimin mes dy shprehjeve. Pra si e bëjmë ne këtë? Ne i japim algoritmet mijëra shembuj të njerëzve që i dijmë që janë duke buzëqeshur, nga etnitete, mosha, gjini të ndryshme, dhe e bëjmë të njejtën për buzëqeshjen e vetëkënaqur. Pastaj, përdorim mësimin e thellë algoritmi shikon të gjitha modelet dhe rrudhat dhe forma ndryshon në fytyrën tonë, dhe e mëson se të gjitha buzëqeshjet kanë karakteristika të ngjashme të gjitha buzëqeshjet e vetëkënaqura kanë karakteristika delikate. Dhe kur herën tjetër që e sheh një fytyrë të re, e mëson që kjo fytyrë ka karakteristikat e një buzëqeshje, dhe thot "Aha, unë e di këte. Kjo është shprehja për buzëqeshjen." Mënyra më e mirë për ta demonstruar si punon kjo teknologji është ta provojmë drejtpërdrejtë, më duhet një vullnetar, preferohet dikush me fytyrë. (Te qeshura) Cloe do të jetë vullnetarja jonë sot. Këto 5 vitet e fundit, ne kemi kaluar nga të qenurit një projekt hulumtues ne MIT në një kompani, ku ekipi im ka punuar shumë për ta bërë këtë teknologji të punojë, si na pëlqen të themi, në egërsi. Ne edhe e kemi tkurrur aq sa motori i emocionëve punon në çdo paisje me kamerë, sikur ky iPad. Pra hajde ta provojmë. Pra siq po e shihni, algoritmi ka gjetur fytyrën e Cloe-it. pra është kjo kutia e bardhë, është duke i gjetur tiparet kryesore në fytyrën e saj, vetullat e saj, sytë, gojën dhe hundën. Pyetja është, a mund ta njohe shprehjen e saj? Pra, ne do ta provojmë makinën. Në fillim, jepma poker face. Mbresëlënëse. (Qeshin) Derisa ajo buzëqesh, kjo është buzëqeshje e sinqertë. Shiriti i gjelbërt rritet derisa ajo qesh. Kjo ishte e madhe. A po e provon një më delikate për ta parë nëse e njeh kompjuteri? Po e njeh edhe buzëqeshjen delikate. Kemi punuar shumë që kjo të ndodhë. Tani, vetulla e ngritur, indikator i surprizës. Rrudhosja e vetullave, indikator i konfuzionit. Trego pakënaqësi, perfekt. Këto janë disa prej njësive. Ka shumë më shumë. Ky është demo i zvogëluar. Ne e quajmë çdo lexim si të dhëna, që dhezen së bashku për të portretizuar emocione të ndryshme. Në anën e djathtë-- shiko sikur se je e lumtur. Pra lumturia dhezet. Tani bëje fytyrën sikur neveritesh. Provo ta kujtosh si ishte kur Zayn la One Direction. (Qeshin) Po, rrudhe hundën. Mrekullueshëm. Valenca është negative, sigurisht paske qenë fanse e madhe. Valenca tregon a është pozitive apo negative eksperienca ndërsa angazhimi tregon sa ekspresive është ajo. Imagjinoi sikur Cloe të kishte qasje te kjo në kohe reale të emocioneve dhe ta ndante me këdo. Faleminderit. (Duartrokitje) Deri tani, ne kemi grumbulluar 12 miliard të dhëna të këtyre emocioneve. Është databaza më e madhe e emocioneve. Ne i kemi mbledhur këto nga 2.9 milionë video të fytyrave, njerëz që janë pajtuar mi nda emocionet e tyre me ne. nga 75 vende rreth botës. Po rritet çdo ditë. Mua më mahnit kjo se si mundemi të përcaktojmë diqka aq personale sa emocionet tona, e ne mund ta bëjmë këtë deri në këtë shkallë. Pra çka kemi mësuar ne? Gjinia. Të dhënat tona konfirmojnë diqka për të cilën ju mund të keni dyshuar. Gratë shprehen më shume se burrat. Jo vetëm që buzëqeshin më shumë por e zgjasin më gjatë dhe tani ne mundemi me përcaktu se pse burrat dhe gratë përgjigjen ndryshe. Le ta provojmë kulturën: Në Shtetet e bashkuara, gratë shprehen 40 përçind më shumë se burrat, por për kuriozitet, nuk shohim ndonjë dallim në U.K mes burrave dhe grave (Qeshin) Mosha: njerëzit të cilët janë 50 vjet e më të vjetër janë 25 përçind më emotivë se sa të rinjtë Gratë në të njëzetat buzëqeshin më shumë se burrat në moshën e njejtë. ndoshta një domosdoshmëri për takime. Por çka na befason neve nga këto të dhëna është që ne shprehemi gjatë tërë kohës , edhe kur jemi ulur vetëm përballë paisjeve tona, e jo vetëm kur jemi duke shikuar video të maceve në Facebook. Ne shprehemi kur dërgojmë email, shkruajmë ose kur blejmë online ose kur paguajmë taksat. Ku përdoren këto të dhëna sot? Për të kuptuar si lidhemi ne me mediat, për të kuptuar diqka që bëhet virale dhe votimin; dhe për të fuqizuar teknologji të emocionëve, dhe dua t'i ndaj disa shembuj që i kam shumë për zemër. Syzet me mundësi leximi të emocionëve mund të ndihmojnë individët që janë vizualisht të paaftë t'i lexojnë fytyrat e tjerëve, dhe mund të ndihmojë personat me spektrin e autizmit t'i interpretojnë emocionet, diqka me të cilën ata vërtet luftojnë. Në edukim, imagjinoni sikur aplikacionet e mësimit ta dinin se jeni konfuz dhe ta ngadalësojne ose që jeni mërzitur e ta përshpejtojnë sikur do ta bënte një mësues i mirë. çka nëse ora e dorës do të llogariste disponimin, ose vetura ta dinte që je i lodhur, ose frigoriferi ta dinte se je i stresuar, dhe të mbyllej në mënyrë automatike për të të parandaluar nga mbingrënia. Kjo do të më pëlqente. çka nëse kur isha në Cambridge, të kisha qasje tek pajisja e emocionëve, dhe të mund të ndaja këtë me familjen në një mënyrë natyrale, sikur do ta bëja nëse do të ishim bashkë në një dhomë? Mendoj që 5 vjet me vone, pajisjet tona do të kenë një chip për emocione dhe neve nuk do të na kujtohet kur nuk mundëm me tregu pakënaqësi te pajisja jonë pa na thënë, "Hmm, kjo nuk të pëlqej, apo jo?" Sfida më e madhe është se ka shumë aplikacione të kësaj teknologjie, ekipi im dhe unë e kuptojmë se nuk mundemi t'i ndërtojmë vetë dhe e kemi bërë të mundshme këtë teknologji që krijuesit e tjerë mund të krijojnë dhe të bëhen kreativ. Ne dimë se ka rreziqe potenciale dhe potencial për abuzim, por personalisht, pasi kam kaluar vite duke e bërë këtë, Besoj që benefitet e njerëzimit për të pas teknologji me inteligjencë emocionale e mundin potencialin për shpërdorim. Unë ju ftoj të gjithëve për të qenë pjesë e bisedës. Sa më shumë njerëz që dijnë për këtë teknologji, aq më shumë do të dijmë se si po përdoret. Sa më shumë që jetët tona bëhen digjitale, po luftojmë nje betejë të humbur duke provuar ta frenojmë përdorimin e paisjeve në mënyrë që të rivendosim emocionet tona. çka po provoj unë të bëj është që t'i sjell emocionet në teknologji dhe t'i bëjë teknologjitë tona më reaguese. Dua që ato pajisje që na kanë ndarë të na bashkojnë përsëri. Dhe duke e njerëzuar teknologjinë, në kemi shansin e artë për të riimagjinuar si lidhemi ne me makinerinë, dhe se si, ne si qenie njerëzore lidhemi me njëri tjetrin. Faleminderit. (Duartrokitje)