Emocionet tona e ndikojnë
çdo aspekt të jetës,
prej shëndetit, nga ajo se si mësojmë,
si bëjmë biznes dhe si marim vendime,
të mëdha dhe të vogla.
Emocionet tona gjithashtu
ndikojnë se si lidhemi me njëri-tjetrin.
Ne kemi evoluar për të jetuar
në një botë si kjo,
por në vend të kësaj, ne po jetojmë
më shumë jetën tonë kështu --
ky është një mesazh nga
vajza ime natën e kaluar
në një botë që i mungojnë emocionet.
Unë jam në një mision për ta ndryshu këtë
Unë dua t'i kthej emocionet tona
prapë në eksperiencën digjitale.
E fillova këtë rrugë para 15 viteve.
Isha shkencëtare kompjuterash në Egjipt,
dhe sapo u pata pranuar në një
program Ph.D. në Universitetin Cambridge.
Kështu bëra diçka të pazakonshme
për një grua
egjiptiane muslimane të sapomartuar:
me mbështetjen e burrit tim,
që duhej të qëndronte në Egjipt
i bëra gati valixhet dhe
u zhvendosa në Angli.
Në Cambridge,
mijëra kilometra larg shtëpisë,
e kuptova që po kaloja
më shumë kohë me laptopin
se sa me njerëz.
Pavarësisht këtij intimiteti,
laptopi nuk kishte ide se si ndihesha.
Nuk e dinte nëse isha e lumtur,
nëse kam kaluar ditë të keqe,
jam e stresuar apo konfuze,
dhe kjo filloi të bëhej frustruese.
Edhe më keq, derisa
komunikoja online me familjen në shtëpi,
e ndjeja se të gjtha
emocionet e mia u zhdukën në hapësirë.
Isha përmalluar, isha e vetmuar,
dhe në disa ditë edhe qaja
por me çka mund t'i komunikoja
këto emocione ishte kjo,
(Te qeshura)
Teknologjia sot ka shumë I.Q por aspak E.Q
shumë inteligjencë kognitive,
por jo inteligjencë emocionale.
Kjo më bëri të mendoj,
çka nëse teknologjia do të mund
t'i ndjente emocionet?
çka nëse pajisjet do të mund ta dinin
se si ndjehemi dhe reagojmë,
në të njejtën mënyrë
sikur një mik inteligjent?
Këto pyetje na udhëhoqën mua dhe ekipin
të krijojmë teknologji të cilat mund t'i
lexojnë dhe t'i përgjigjen emocioneve tona
dhe pika fillestare ishte fytyra e njeriut.
Fytyra jonë është një prej
kanalëve më të fuqishëm
të cilët ne i përdorim për t'i komunikuar
gjendjet tona sociale dhe emocionale,
të gjitha prej kënaqësisë, surprizës,
empatisë dhe kuriozitetit.
Në shkencën e emocionëve, ne i quajmë çdo
lëvizje të muskujve si njësi veprimi.
Shembull, njësia veprimit 12,
nuk është hit holliwudian,
por është tërheqje e buzës, e që
është komponenti kryesor i buzëqeshjes.
Provoni të gjithë.
Le t'i shohim ca buzëqeshje.
Shembull tjetër, njësia 4,
është rrudhja e vetullave.
Është kur t'i bashkosh vetullat së bashku
dhe krijon të gjitha këto rrudha.
Ne nuk i pëlqejmë , por ato janë
indikator i fortë i emocionëve negative.
Ne kemi rreth 45 njësi veprimi,
dhe ato kombinohen
për të paraqitur qindra emocione.
Të mësosh një kompjuter t'i lexojë këto
emocione të fytyrës është e vështirë,
sepse këto njësi,
mund të jenë të shpejta dhe delikate.
dhe ato kombinohen në mënyra të ndryshme.
Shembull,
buzëqeshja dhe buzëqeshja e vetëkënaqur.
Duken gati se të njejta
por kanë kuptim të ndryshëm.
(Te qeshura)
Buzëqeshja është pozitive,
tjetra është negative.
Nganjëherë buzëqeshja e vetëkënaqur
mund t'ju bëjë të famshëm.
Por seriozisht, është e rëndësishme
për kompjuterin të mund
ta tregoje dallimin mes dy shprehjeve.
Pra si e bëjmë ne këtë?
Ne i japim algoritmet
mijëra shembuj të njerëzve
që i dijmë që janë duke buzëqeshur,
nga etnitete, mosha, gjini të ndryshme,
dhe e bëjmë të njejtën
për buzëqeshjen e vetëkënaqur.
Pastaj, përdorim mësimin e thellë
algoritmi shikon të gjitha
modelet dhe rrudhat
dhe forma ndryshon në fytyrën tonë,
dhe e mëson se të gjitha buzëqeshjet
kanë karakteristika të ngjashme
të gjitha buzëqeshjet e vetëkënaqura kanë
karakteristika delikate.
Dhe kur herën tjetër
që e sheh një fytyrë të re,
e mëson që
kjo fytyrë ka
karakteristikat e një buzëqeshje,
dhe thot "Aha, unë e di këte.
Kjo është shprehja për buzëqeshjen."
Mënyra më e mirë
për ta demonstruar si punon kjo teknologji
është ta provojmë drejtpërdrejtë,
më duhet një vullnetar,
preferohet dikush me fytyrë.
(Te qeshura)
Cloe do të jetë vullnetarja jonë sot.
Këto 5 vitet e fundit, ne kemi kaluar nga
të qenurit një projekt hulumtues ne MIT
në një kompani,
ku ekipi im ka punuar shumë për ta bërë
këtë teknologji të punojë,
si na pëlqen të themi, në egërsi.
Ne edhe e kemi tkurrur
aq sa motori i emocionëve
punon në çdo paisje me kamerë,
sikur ky iPad.
Pra hajde ta provojmë.
Pra siq po e shihni, algoritmi
ka gjetur fytyrën e Cloe-it.
pra është kjo kutia e bardhë,
është duke i gjetur
tiparet kryesore në fytyrën e saj,
vetullat e saj, sytë, gojën dhe hundën.
Pyetja është,
a mund ta njohe shprehjen e saj?
Pra, ne do ta provojmë makinën.
Në fillim, jepma poker face.
Mbresëlënëse. (Qeshin)
Derisa ajo buzëqesh,
kjo është buzëqeshje e sinqertë.
Shiriti i gjelbërt rritet derisa ajo qesh.
Kjo ishte e madhe.
A po e provon një më delikate
për ta parë nëse e njeh kompjuteri?
Po e njeh edhe buzëqeshjen delikate.
Kemi punuar shumë që kjo të ndodhë.
Tani, vetulla e ngritur,
indikator i surprizës.
Rrudhosja e vetullave,
indikator i konfuzionit.
Trego pakënaqësi, perfekt.
Këto janë disa prej njësive.
Ka shumë më shumë.
Ky është demo i zvogëluar.
Ne e quajmë çdo lexim
si të dhëna,
që dhezen së bashku
për të portretizuar emocione të ndryshme.
Në anën e djathtë--
shiko sikur se je e lumtur.
Pra lumturia dhezet.
Tani bëje fytyrën sikur neveritesh.
Provo ta kujtosh si ishte
kur Zayn la One Direction.
(Qeshin)
Po, rrudhe hundën. Mrekullueshëm.
Valenca është negative,
sigurisht paske qenë fanse e madhe.
Valenca tregon a është
pozitive apo negative eksperienca
ndërsa angazhimi tregon
sa ekspresive është ajo.
Imagjinoi sikur Cloe të kishte
qasje te kjo në kohe reale të emocioneve
dhe ta ndante me këdo.
Faleminderit.
(Duartrokitje)
Deri tani, ne kemi grumbulluar 12 miliard
të dhëna të këtyre emocioneve.
Është databaza më e madhe e emocioneve.
Ne i kemi mbledhur këto
nga 2.9 milionë video të fytyrave,
njerëz që janë pajtuar
mi nda emocionet e tyre me ne.
nga 75 vende rreth botës.
Po rritet çdo ditë.
Mua më mahnit kjo
se si mundemi të përcaktojmë diqka
aq personale sa emocionet tona,
e ne mund ta bëjmë këtë
deri në këtë shkallë.
Pra çka kemi mësuar ne?
Gjinia.
Të dhënat tona konfirmojnë diqka
për të cilën ju mund të keni dyshuar.
Gratë shprehen më shume se burrat.
Jo vetëm që buzëqeshin më shumë
por e zgjasin më gjatë
dhe tani ne mundemi me përcaktu
se pse burrat dhe gratë
përgjigjen ndryshe.
Le ta provojmë kulturën:
Në Shtetet e bashkuara,
gratë shprehen 40 përçind
më shumë se burrat,
por për kuriozitet, nuk shohim
ndonjë dallim në U.K mes burrave dhe grave
(Qeshin)
Mosha: njerëzit të cilët janë
50 vjet e më të vjetër
janë 25 përçind më emotivë se sa të rinjtë
Gratë në të njëzetat buzëqeshin
më shumë se burrat në moshën e njejtë.
ndoshta një domosdoshmëri për takime.
Por çka na befason neve nga këto të dhëna
është që ne shprehemi gjatë tërë kohës ,
edhe kur jemi ulur vetëm
përballë paisjeve tona,
e jo vetëm kur jemi duke shikuar
video të maceve në Facebook.
Ne shprehemi kur dërgojmë email,
shkruajmë ose kur blejmë online
ose kur paguajmë taksat.
Ku përdoren këto të dhëna sot?
Për të kuptuar si lidhemi ne me mediat,
për të kuptuar diqka që bëhet virale
dhe votimin;
dhe për të fuqizuar
teknologji të emocionëve,
dhe dua t'i ndaj disa shembuj që i
kam shumë për zemër.
Syzet me mundësi leximi të emocionëve
mund të ndihmojnë individët
që janë vizualisht të paaftë
t'i lexojnë fytyrat e tjerëve,
dhe mund të ndihmojë personat me spektrin
e autizmit t'i interpretojnë emocionet,
diqka me të cilën ata vërtet luftojnë.
Në edukim, imagjinoni sikur
aplikacionet e mësimit
ta dinin se jeni konfuz dhe ta ngadalësojne
ose që jeni mërzitur e ta përshpejtojnë
sikur do ta bënte një mësues i mirë.
çka nëse ora e dorës
do të llogariste disponimin,
ose vetura ta dinte që je i lodhur,
ose frigoriferi ta dinte se je i stresuar,
dhe të mbyllej në mënyrë automatike
për të të parandaluar nga mbingrënia.
Kjo do të më pëlqente.
çka nëse kur isha në Cambridge,
të kisha qasje tek pajisja e emocionëve,
dhe të mund të ndaja këtë
me familjen në një mënyrë natyrale,
sikur do ta bëja nëse do të
ishim bashkë në një dhomë?
Mendoj që 5 vjet me vone,
pajisjet tona do të kenë
një chip për emocione
dhe neve nuk do të na kujtohet kur nuk
mundëm me tregu pakënaqësi te pajisja jonë
pa na thënë,
"Hmm, kjo nuk të pëlqej, apo jo?"
Sfida më e madhe është se ka
shumë aplikacione të kësaj teknologjie,
ekipi im dhe unë e kuptojmë
se nuk mundemi t'i ndërtojmë vetë
dhe e kemi bërë të mundshme
këtë teknologji që krijuesit e tjerë
mund të krijojnë dhe të bëhen kreativ.
Ne dimë se ka rreziqe potenciale
dhe potencial për abuzim,
por personalisht, pasi kam kaluar vite
duke e bërë këtë,
Besoj që benefitet e njerëzimit
për të pas
teknologji me inteligjencë emocionale
e mundin potencialin për shpërdorim.
Unë ju ftoj të gjithëve
për të qenë pjesë e bisedës.
Sa më shumë njerëz
që dijnë për këtë teknologji,
aq më shumë do të dijmë se si po përdoret.
Sa më shumë që jetët tona bëhen digjitale,
po luftojmë nje betejë të humbur duke
provuar ta frenojmë përdorimin e paisjeve
në mënyrë që të rivendosim emocionet tona.
çka po provoj unë të bëj është që
t'i sjell emocionet në teknologji
dhe t'i bëjë teknologjitë tona më reaguese.
Dua që ato pajisje që na kanë ndarë
të na bashkojnë përsëri.
Dhe duke e njerëzuar teknologjinë,
në kemi shansin e artë
për të riimagjinuar
si lidhemi ne me makinerinë,
dhe se si, ne si qenie njerëzore
lidhemi me njëri tjetrin.
Faleminderit.
(Duartrokitje)