Gjithmonë kam qenë i pasionuar
për kompjuterët dhe teknologjinë
dhe kam bërë disa aplikacione për iPhone,
iPod Touch dhe iPad.
Sot dua t'ju informoj për disa nga ato.
App im i parë unik ishte treguesi i fatit
qe e quajta Earth Fortune
që të paraqiste ngjyra të ndryshme
të tokës
varësisht nga fati juaj.
Aplikacioni im më i dashur dhe
më i suksesshëm është
Bustin Jieber, që është
(Të qeshura)
që është Justin Bieber Whac-A-Mole.
E krijova sepse shumë njerëz në shkollë
nuk e pëlqejnë Justin Bieber,
kështu që vendosa të bëjë një app.
Pra vendosa ta programoj atë
dhe e publikova pak para festave
në vitin 2010.
Shumë njerëz më pyesin, si e bëra këtë?
Shumë herë është sepse
personi që bën pyetjen
dëshiron të bëjë një app
gjithashtu.
Shumë fëmijë në ditët e sotme
i dashurojnë videogames,
por tani ata duan t'i krijojnë ato
dhe është veshtirë
sepse jo shumë fëmijë e dinë ku të shkojnë
të gjejnë si të bëjnë një program.
Mendoj, për futboll,
mund të shkoni tek ekipi i futbollit.
Për violinë, mund të merrni
mësime për violinë.
Por çfarë nëse dëshironi
të krijoni një app?
Dhe prindërit e tyre, prindërit e fëmijëve
mund t'i kenë bërë
disa nga këto gjëra kur ishin të rinj,
por jo shumë prindër kanë shkruar
aplikacione. (Të qeshura)
Ku shkoni për të mësuar
si të bëni një app?
Pra! Kështu unë iu qasa.
Kjo është çfarë bëra.
Së pari, kam programuar
në shumë gjuhë te tjera programimi
për të mësuar gjërat bazë,
si Python, C, Java etj.
Pastaj Apple hodhi ne treg iPhone
dhe me këtë, pajisjen për
zhvillimin e softuerëve për iPhone,
dhe pajisja për zhvillimin e softuerëve
është komplet i mjeteve
për krijimin dhe programimin
e një app për iPhone.
Kjo hapi një botë të tërë
mundësish për mua,
pasi luajta pak me pajisjen
e zhvillimit të softuerëve
bëra ca aplikacione,
bëra ca test aplikacione.
Një nga ato ndodhi të ishte
Earth Fortune
dhe isha gati për të vendosur
Earth Fortune në App Store
dhe kështu i binda prindërit e mi
të paguajnë tarifën prej 99 dollarë
që të kem mundësi t'i fus
app e mia në App Store.
Ata u pajtuan dhe tani kam
aplikacione në App Store.
Kam pranuar shumë interes dhe inkurajim
nga familja, shokët, mësuesit
madje edhe nga njerëz në Apple Store,
dhe kjo ka qenë ndihmë e madhe për mua.
Kam marrë shumë inspirim nga Steve Jobs
dhe kam filluar një klub për app
në shkollë,
dhe një mësues në shkollë me dashuri po
sponsorizon klubin tim.
Çdo nxënës në shkollën time mund të vijë
dhe të mësojë si të dizajnojë
një aplikacion.
Kështu mund të ndaj përvojën time
me të tjerët.
Janë këto programet e ashtuquajtura
iPad Pilot Programe
dhe disa rajone i kanë ato.
Unë jam mjaft me fat të jem
pjesë e njërit nga këto.
Sfidë e madhe është,
si duhet shfrytëzuar iPad
dhe çfarë aplikacione duhet
vendosur në iPad?
Kështu që ne po pranojnë reagimet
e mësuesve në shkollë
për të parë cilat aplikacione
do t'i donin ata.
Kur ne dizajnojmë aplikacionin
dhe e shesim atë,
do të jetë falas për rajonet lokale
dhe rajonet tjera
të cilave ua shesim,
të gjitha paratë shkojnë
tek fondacionet lokale për edukim.
Ditët e sotme, nxënësit zakonisht
dinë pak më shumë se mësuesit
ne lidhje me teknologjine.
(Të qeshura)
Kështu që
-- (Të qeshura) --
më vjen keq
-- (Të qeshura) --
kështu që ky është një burim për mësuesit,
dhe edukatorët
duhet të pranojnë këtë burim
dhe të bëjnë diç të mirë nga kjo.
Do të doja të mbaroja duke thënë
çfarë do të doja të bëja në të ardhmen.
Së pari, do të doja të krijoja më shumë
aplikacione, më shumë lojëra.
Jam duke punuar me një kompani të palës
së tretë për të bërë një aplikacion.
Do të doja merresha në programim
dhe zhvillim për Android,
dhe do të doja të vazhdoja
me klubin tim për aplikacione,
dhe të gjeja mënyra tjera për nxënësit
që të shpërndajnë diturinë me të tjerët.
Faleminderit. (Duartrokitje)