Disa njerëz mendojnë që
fjalimet TED kane nje formulë:
''Mbaj fjalim mbi qilim
të kuq rrumbullakët.''
"Ndaj një histori fëmijërie."
"Trego një sekret të brendshëm."
"Mbylle me një thirrje
frymëzuese për veprim."
Jo.
Nuk mendohet kështu per fjalimet TED.
Në fakt, nëse abuzojmë me këto mjete,
do të dukemi si stereotipa
apo manipulues të emocioneve.
Por, të gjitha fjalimet TED
kanë diçka të përbashkët,
dhe dua ta ndaj atë me ju,
sepse në 12 vitet e fundit,
jam ulur në rreshtin e parë,
dhe dëgjuar qindra oratore të TED si këta.
I kam ndihmuar në përgatitjen
e fjalimeve për debut,
dhe kam mësuar prej tyre,
sekretet për një fjalim të suksesshëm.
Megjithëse folësit dhe temat e tyre duken
krejt të ndryshme,
ato kanë një ingredient kyç të përbashkët.
Dhe ky është:
Detyra numër një si folës
është të fusësh në mëndjen e dëgjuesit
një dhuratë të vecantë--
diçka të bukur e të çuditshme
që ne e quajmë ide.
Po jua shpjegoj këtë.
Ja ku është Haley.
Ajo do të mbajë një fjalim TED
dhe, sinqerisht, ka shumë frikë.
Video-Prezantuesi: Haley Van Dyck!
(Duartrokitje)
Gjatë 18 minutave,
1200 persona, shumë nga të cilët
as jane takuar më parë,
zbulojnë që truri i tyre po fillon
të sinkronizohet me trurin e Haley-it
dhe me njëri tjetrin.
Ata po fillojne të shfaqin të njëjtat
motive të valëve të trurit.
Dhe nuk e kam fjalën që ndjejnë
të njëjtat emocione.
Ka diçka më shumë.
Le të shohim për një moment
brënda trurit të Haley.
Ka miliarda neurone te ndërlidhura
në nyje të pamundshme.
Por shikoni këtu--
disa miliona nga ato janë lidhur
me njëra tjetrën
në një mënyrë që paraqet një ide të vetme.
E pabesueshme, tamam ky motiv
po krijohet pikërisht tani
brënda mëndjes së secilit nga dëgjuesit.
Po vërtetë, në pak minuta,
një motiv që përfshin miliona neurone
po teleportohet në 1200 mëndje,
vetëm sepse njerëzit dëgjojnë
një zë e shohin një fytyrë.
Por, çfarë është një ide?
Mund ta mendoni si
një motiv informacioni
që ju ndihmon të kuptoni botën.
Idetë lindin në forma e masa
të ndryshme,
nga më komplekset dhe analitiket
tek më të thjeshtat dhe estetiket.
Ja disa shembuj që janë treguar
në skenën e TED-it.
Ken Robinson thotë: kreativiteti është
çelësi i të ardhmes së fëmijëve.
(Video) Ken Robinson:
unë mendoj që kreativiteti tani
është po aq i rëndësishëm në edukim
sa shkrimi e këndimi
dhe duhet trajtuar në të njëjtën mënyrë.
Chris Anderson: Elora Hardy--
është bukur të ndërtosh me bambu.
(Video) Elora hardy:
Rritet gjithandej,
është i fortë, elegant,
i reziston tërmetit.
CA: Chimamanda Adichie --njerëzit
janë më shumë se një identitet i vetëm.
(Video)Chimamanda Adichie:
Një histori e vetme krijon stereotipe,
dhe problemi me to është
jo se ato janë të pavërteta,
por se nuk janë të plota.
CA: Mendja juaj është tejmbushur me ide,
dhe jo rastësisht.
Ato janë të lidhura me kujdes
me njëra tjetrën
bashkë ato formojnë një strukturë
komplekse të mrekullueshme
që është pikëvështrimi ynë i botës.
Eshtë sistemi operator i trurit.
Eshtë si e kuptojmë botën.
Dhe është ndërtuar
mbi miliona ide individuale.
Për shëmbull, nëse një element
i visionit ndaj botës
është ideja që macet janë të lezeçme,
atëherë kur ti e sheh këtë,
reagon kështu ndaj saj.
Por, nëse një element tjetër i vizionit
është idea që leopardët
janë të rrezikshëm,
kur ti i sheh,
reagon ndryshe.
Pra, është e kuptueshme
pse idetë që përbëjnë
botën tuaj janë vendimtare.
Ju duhet që ato të jenë sa me shumë
të besueshme-- një udhëzues,
për botën e jashtme sa të frikshme
por të mrekullueshme.
Tani, njerëz të ndryshëm mund të kenë
vizione krejt të ndryshme.
Për shëmbull,
si do të reagonit kur shihni këtë figurë:
(Video) Dalia Mogahed:
çfarë mendoni kur më shihni?
"Një grua e besimit", "një eksperte"
"ndoshta një motër" ?
Apo "e shtypur", "e manipuluar",
"një terroriste"?
CA: Sidoqoftë përgjigjja juaj
ka miliona persona të tjerë që
do të reagojnë ndryshe.
Ja sepse idetë kanë rëndësi.
Nëse komunikohen si duhet, ato janë
të afta të ndryshojnë, përgjithmonë,
sesi personi mendon rreth botës,
dhe sesi orientohen veprimet e tyre
tani dhe në të ardhmen.
Idetë janë forca më e madhe
për të formuar kulturën njerëzore.
Kështu, nëse pranon
që detyra numër një si folës
është të ndërtosh një ide
brënda mëndjes së publikut,
këtu janë katër udhëzues
se si duhet ta bësh këtë detyrë:
E para, kufizohu vetëm me një ide.
Idetë janë gjëra komplekse;
përmbajtja e fjalimit
duhet te jetë e fokusuar
në një ide të vetme me të
cilën jeni më i pasionuar,
dhe ti jepni shansin vetes që ta shpjegoni
atë gjë të vetme siç duhet.
Duhet ti vini gjërat ne kontekst,
të jepni shëmbuj, ta gjallëroni atë.
Zgjidhni një ide,
dhe bëni që ajo të jetë
filli i të gjithë fjalimit tuaj,
në mënyrë që çdo gjë që thoni të lidhet
prapë me të në ndonjë mënyrë.
E dyta, jepini publikut
arsyen për t'ju dëgjuar.
Para se të filloni të ndërtoni
brënda mëndjes së publikut,
duhet të kërkoni leje për të hyrë aty.
Dhe mënyra për ta arritur?
Kurioziteti.
Pickoni kuriozitetin e publikut.
Përdorni pyetje provokuese
për të identifikuar pse diçka
ska kuptim apo kërkon shpjegim.
Nëse mund të tregosh një shkëputje
në vizionin e dikujt,
do të ndihet e nevojshme
për ta mbushur këtë mungesë njohurie.
Dhe sapo e ndez këtë dëshirë,
do të jetë shumë e lehtë
të fillosh të ndërtosh idenë tënde.
E treta, ndërtoje idenë, pjesë-pjesë,
nga konceptet që publiku
i ka kuptuar tashmë.
Përdorni fuqinë e gjuhës
për të thurur konceptet
që ekzistojnë tashmë
në mendjen e dëgjuesit --
por jo në gjuhën tuaj, në gjuhën e tyre.
Filloni aty ku janë ata.
Folësit shpesh harrojnë që shumë fjalë
apo koncepte me të cilat ata jetojnë
janë fare të panjohura për publikun.
Metaforat luajnë rol kyç për të treguar
si lidhen pjesët me njëra tjetrën,
sepse ato tregojnë
formën definitive të skemës,
të bazuar mbi një ide që dëgjuesit
e kuptojnë tashmë.
Për shëmbull, kur Jennifer Kahn
donte të shpjegonte bioteknologjinë e re
të pabesueshme të quajtur CRISPR,
ajo tha, "është sikur, për herë të parë
të kesh një program kompjuteri
për të modifikuar DNA.
CRISPR ju lejon te prisni/ngjisni
informacionet gjenetike me shumë lehtësi.
Një shpjegim i gjallë si ky sjell
një moment qartësimi
bile të ngulet në mëndje.
Eshtë e rëndësishme që ti testosh
fjalimet me miq të besuar,
dhe të zbulosh momentet
ku ata duken të konfuzuar.
E katërta, kjo është e fundit:
Gjeni nje ide që ia vlen të shpërndahet.
Dua të them, bëni pyetjen vetes:
"Kush do përfitojë nga kjo ide?"
Dhe duhet të jeni i sinqertë
me pergjigjen.
Nëse idea ju shërben vetëm ju
ose vetëm organizatës suaj,
atëherë, më vjen keq, por ndoshta
nuk ia vlen të shpërndahet.
Publiku do ta kuptojë menjëherë.
Por, nëse besoni që ideja ka mundësi
të ndricojë ditën e dikujt
apo të ndryshojë për më mirë
të ardhmen e dikujt
apo të frymëzojë dikë
të bëjë diçka ndryshe,
atëherë ju keni përbërësin kryesor
për një fjalim vërtet të fuqishëm
që është një dhuratë për publikun
dhe për të gjithë ne.