Unë jam rritur në male
nga gra homoseksuale,
dhe kam dalur si një xhuxhë i pyllit në
Nju Jork ca kohë më parë.
(Qeshje)
Kjo më ka bërë kokën rrëmujë,
por do të flas për këtë më vonë.
Do filloj me kohën kur isha 8 vjeç.
Morra një kuti druri,
dhe groposa një dollar, një stilolaps,
dhe një pirun brenda në kuti në Kolorado.
Mendova se ndonjë krijesë
njerëzore e çuditshme ose alien
do gjeje kutinë pas 500 vjet e të mësojë
se si specia jonë shkëmbente ide,
ndoshta edhe se si i hanim shpagetat.
Me të vërtetë nuk dija.
Gjithsesi, kjo është pak qesharake,
sepse ja ku jam, 30 vite më vonë,
akoma duke krijuar kuti.
Tani, në një moment isha në Havaii--
më pëlqen të eci dhe të bëj sërf
dhe gjëra të tjera të çuditshme,
dhe isha duke bërë një kolazh
për nënën time
Morra një fjalor dhe e shqyeva,
dhe bëra një lloj rrjete të Agnes Martin,
dhe derdha ca rrëshirë mbi të
dhe një bletë ngeci në të.
Tani, ajo ka frikë nga bletët dhe
është alergjike ndaj tyre,
pra derdha më shume rrëshirë në kanavacë,
duke menduar se mund sa fshihja.
Në vend të kësaj, e kundërta ndodhi:
një lloj zmadhimi u krijua,
si një xham zmadhues,
në tekstin e fjalorit.
E çfarë bëj unë? Ndërtoj më shumë kuti.
Kësaj here, fillova të vendos
aparatura elektronike, bretkosa,
shishe të çuditshme që gjeja në rrugë –
çdo gjë që mund të gjeja--
sepse gjithmonë isha duke gjetur
diçka gjatë jetës sime,
dhe mundohesha të krijoja marrëdhënie dhe
tregoj tregime mes këtyre objekteve.
Kështu që fillova të vizatoja
përreth objekteve,
dhe kuptova: mund të vizatojë në hapësirë!
Mund të bëj linja që lundrojnë lirshëm,
, në mënyrë se si vizatohet përreth
trupit të vdekur në një skenë krimi.
Kështu që i nxorra objektet jashtë
dhe krijova taksonominë time
të ekzamplarëve që shpikja.
Fillimisht, botanike –
të cilën mund ta kuptoni.
Pastaj bëra ca insekte
dhe krijesa të pazakonta
Ishte shume çejf; isha duke
vizatuar në shtresa rrëshire.
Dhe ishte shume bukur, pasi që
fillova të bëja shfaqje dhe gjëra tjera,
po bëja para, mund të dilja me
të dashurën time për darkë,
dhe të shkonim në Sizzler.
Ishte shumë mirë.
(Qeshje)
Në një pikë, erdha deri tek
forma njerëzore,
skulptura rrëshire me përmasa natyrore dhe
vizatime të njerëzve brenda shtresave
Gjithçka ishte shkëlqyer,
përpos një gjëje:
Unë do të vdisja.
Nuk dija çfarë të bëja,
sepse rrëshira do më vriste.
Shtrihesha në shtrat çdo natë
duke menduar për këtë gjë.
Kështu që nisa të provoj xhamin.
Fillova të vizatoja në shtresa të xhamit,
sikur se vizaton në një dritare,
pastaj e vendos edhe një xham,
pastaj një tjetër,
dhe i ke të gjitha këto dritare së bashku
të cilat krijojnë një kompozitë
tre dimensionale
Dhe kjo funksionoi, sepse nuk kisha
nevojë të përdori rrëshirën.
Këtë e bëra për ca vite,
e cila arriti kulmin e një vepre shumë të
madhe, të cilën e thërras “The Triptych”.
“The Triptych” u inspirua shumë
prej “The Garden of Earthly Delights” nga
Hieronymus Bosch,
e cila është një pikturë në
Museun e Prados në Spanjë
A e njihni ju këtë pikturë?
Mirë, është një pikturë e bukur.
Thojnë se është përpara kohës së vet.
Kështu “The Triptych”.
Do iu spjegoj këtë vepër.
Peshon 24,000 paund.
Është e gjatë 5.5 metra.
Është e dyanëshme, prandaj është
kompozim 11 metërsh.
Është paksa e çuditshme
Këtu është një shatërvan gjaku.
(Qeshje)
Në anën e majtë, kemi
Jezusin dhe gjinkallat.
Ka një shpellë
ku disa krijesa me kokë kafshësh
udhëtojnë mes dy botëve.
Ato shkojnë nga bota përfaqësuese,
në një botë analoge të nëndheshme,
ku janë duke u fshehur.
Këtu, krijesat me kokë kafshësh
janë pranë farit,
dhe të gjitha janë duke bërë vetëvrasje
masive në oqean.
Oqeani është i përbërë nga
mijëra elemente.
Ky është një llog zoti në formë zogu
i lidhur për një anije luftarake.
(Qeshje)
Billy Graham është në oqean;
Horizon nga derdhja e naftës;
Ualdo; streha e Osama Bin Ladenit –
– ka lloj-lloj gjëra të pazakonta
që mund t’i gjeni
nëse shikoni me vëmendje, në oqean.
Gjithsesi, kjo është një krijesë zonjë.
Ajo është duke dalur nga oqeani, dhe duke
pështyrë naftë në njërën dorë,
dhe ka re duke i dalur nga dora tjetër.
Duart e saj janë si peshore,
dhe ka referencën mitologjike të Tokës
dhe kozmosit në ekuilibër.
Pra kjo është njëra anë e “The Triptych.”
Është një lloj rrëfimi i vogël.
Kjo është dora e vetë në të
cilën ajo pështyn.
Pastaj, kur kalojmë në anën tjetër,
ajo ka një bagazh, si sqep zogu,
dhe është duke pështyrë re nga ky bagazh.
Pastaj ajo ka një bisht gjarpri të gjatë
5.5 metra i cili bashkon “The Triptych”.
Gjithsesi, bishti i saj kapet në
flakë nga vullkani.
(Qeshje)
Nuk e di përse kjo ka ndodhur.
(Qeshje)
Gjëra që ndodhin.
Bishti i saj përfundon në një sy ciklopsi,
i përbërë nga karta të terroristëve
nga viti 1986.
A i keni parë ato ju?
Ato ishin bërë në vitin 1980, sikur
karta bejsbolli, por të terroristëve.
Shumë përpara kohës së tyre.
(Qeshje)
Kjo na bie tek projekti im i fundit.
Jam në mes dy projekteve:
Njëri quhet “Psychogeographies".
Ëshë një projekt 6 vjeçar për të
bërë 100 nga këta njerëzit.
Secili prej tyre është një
arkivë e kulturës tonë,
përmes mediave tona
të grisura dhe çështjes,
qoftë enciklopedi ose fjalor ose magazinë.
Por secila shërben si një lloj magazine
në formën e njeriut,
dhe udhëtojnë në grupe prej 20, 4, ose
12 copëve në të njëjtën kohë.
Janë sikur qeliza –
ato bashkohen, ato ndahen.
Dhe ju mund të kaloni në to.
Më ka marrë mua vite.
Secila është një copë mikroskopike
e cila peshon 1361 kg.
me një njeri të ngecur brenda.
Kjo këtu ka një shpellë në gjoks.
Kjo është koka e tij; këtu gjoksi,
mund të shihni pak a shumë fillimin.
Do vazhdoj poshtë trupit për juve.
Këtu kemi një ujëvarë
duke dalë nga gjoksi i tij,
duke mbuluar penisin – ose jo penisin,
ose çfarëdo që është,
një gjë androgjene.
Do iu tregoj këto vepra në shpejtësi,
pasi që nuk mund të ndalem për t’i
shpjeguar shumë gjatë.
Këto janë shtresat,
mund t’i shihni nga pak.
Ky është një trup i ndarë në gjysmë.
Kjo këtu ka dy kokë,
dhe është duke komunikuar mes dy kokëve.
Mund të shihni pilulat
duke dalë jashtë,
e duke shkuar në kokë
nga kjo statujë e çuditshme.
Në pjesën e gjoksit kemi
një pyll të vogël.
A mund ta shihni?
Gjithsesi, deri tani kam folur për kuti,
sikur kutitë në të cilat ne gjendemi.
Kjo kuti në të cilën jemi,
sistemi solar është një kuti.
Kjo iu bie tek kutia ime më e fundit.
Është një kuti tullash.
Quhet Puna e Pionerëve.
(Brohoritje)
Brenda kësaj kutie kemi një fizikan,
një neuroshkencëtar, një piktor,
një muzikant,
një shkrimtarë, një radiostacion,
një muze, një shkollë,
një krah publikues që shpërndan në botë
gjithë përmbajtjen të cilën e krijojmë;
një kopsht.
E shkundim këtë kuti,
dhe të gjithë këta njerëz do të godasin
njëri-tjetrin sikur grimca.
Unë mendoj se kështu ndërrohet bota.
E ripërcakton përbërjen tënde dhe
kutinë ku je duke jetuar.
Pastaj bashkohesh për të kuptuar
se jemi në këtë gjë së bashku,
se ky iluzion i diferencave --
kjo idea e shteteve, e kufijve,
e fesë – nuk funksionon.
Ne jemi të përbërë nga gjërat e njëjta,
në kutinë e njëjtë.
Dhe nëse nuk fillojmë t’i shkëmbejmë këto
gjëra të ëmbël dhe me mirësjellje,
atëherë të gjithë do të vdesim së shpejti.
Faleminderit shumë.
(Brohoritje)