WordPress 4.6 [Jazzer] pagëzuar sipa legjendës së xhazit [Jazzer] ju shpie më shpejt atje ku doni qoftë kur shtoni një temë, kur përditësoni shtojcat e sajtit tuaj, apo lëvizni nëpër Pultin e WordPress-it. WordPress 4.6 ofron një rrjedhë më të thjeshtë pune për shtim - dhe aktivizim - temash apo shtojcash të reja në sajtin tuaj. S’do të humbi kurrë rrugën teksa kryeni këto akte; gjithçka zhvillohet drejt e në një skenë. Përmirësimet te përpunuesi në WordPress 4.6 e bëjnë atë më të mençur se kurrë. Nëse shtoni një lidhje të dëmtuar, WordPress-i jua bën të ditur, çka ju lejon ta përditësoni lidhjen para botimit në sajt. Nëse ju humb lidhja Internet teksa shkruani, ia vlen të dihet se tani e tutje skicat ruhen lokalisht te shfletuesi juaj. Kur i riktheheni përpunimit WordPress-u ju njofton se ka një skicë më të freskët kështu që asgjë nuk humb. Mund të vini re edhe se shkronjat janë pakëz ndryshe, kur administroni sajtin tuaj. Pulti juaj i WordPress-it tani përdor të njëjtat shkronja me ato të sistemit tuaj operativ që do të thotë se faqet ngarkohen më shpejt dhe punim më të mirë në përgjithësi. Veç krejt atyre që shihni WordPress 4.6 përfshin një numër përmirësimesh të punimit dhe qëndrueshmërisë të software-it mbi të cilin bazoheni çdo ditë. WordPress 4.6 [Jazzer] një përditësim i fokusuar që ju shpie më shpejt atje ku doni.