1 00:00:00,857 --> 00:00:03,716 Keni dëgjuar për I.Q.-në, inteligjencën tuaj të përgjithshme, 2 00:00:03,716 --> 00:00:05,392 por çfarë është Psy-Q? 3 00:00:05,392 --> 00:00:07,629 Sa shumë dini për atë që ju motivon 4 00:00:07,629 --> 00:00:10,374 dhe sa mirë mund ta parashikoni sjelljen e të tjerëve 5 00:00:10,374 --> 00:00:11,880 apo edhe sjelljen tuaj? 6 00:00:11,880 --> 00:00:15,159 Dhe sa nga gjërat që mendoni se i dini për psikologjinë, janë gabim? 7 00:00:15,159 --> 00:00:18,947 Le ta kuptojmë duke i numëruar 10 mitet më të mëdha të psikologjisë. 8 00:00:18,947 --> 00:00:22,343 Besoj që keni dëgjuar të thuhet që sa i përket psikologjisë së tyre, 9 00:00:22,343 --> 00:00:25,225 është sikur burrat të jenë nga Marsi dhe gratë nga Venusi. 10 00:00:25,235 --> 00:00:27,264 Por sa të ndryshëm janë ata në të vërtetë? 11 00:00:27,264 --> 00:00:28,264 Le të shohim diçka 12 00:00:29,518 --> 00:00:31,495 ku burrat dhe gratë vërtetë ndryshojnë 13 00:00:31,495 --> 00:00:34,943 dhe t'i vendosim ca dallime gjinore psikologjike në të njëjtën shkallë 14 00:00:34,943 --> 00:00:37,116 Një gjë ku gratë dhe burrat ndryshojnë vërtetë 15 00:00:37,116 --> 00:00:38,913 është sa larg mund ta gjuajnë topin. 16 00:00:38,913 --> 00:00:40,803 Nëse shohim të dhënat për burrat këtu, 17 00:00:40,803 --> 00:00:43,274 shohim atë që quhet lakorja e shpërndarjes normale. 18 00:00:43,274 --> 00:00:44,274 Disa burra 19 00:00:44,274 --> 00:00:46,482 gjuajnë topin shumë larg, të tjerët fare pak, 20 00:00:46,482 --> 00:00:48,252 por shumica në distancë mesatare. 21 00:00:48,252 --> 00:00:50,416 Dhe gratë ndajnë të njëjtën shpërndarje, 22 00:00:50,416 --> 00:00:52,465 por në fakt ka një dallim të madh. 23 00:00:52,465 --> 00:00:54,913 Burri mesatar mund ta gjuajë topin më larg 24 00:00:54,913 --> 00:00:56,620 se rreth 98 % e të gjitha grave. 25 00:00:56,620 --> 00:00:59,647 Tani le të shohim se si duken disa dallime gjinore psikologjike 26 00:00:59,647 --> 00:01:02,504 në shkallën e njëjtë të standardizuar. 27 00:01:02,504 --> 00:01:03,504 Psikologët thonë 28 00:01:03,504 --> 00:01:05,708 se burrat kanë vetëdije hapësinore më të mirë 29 00:01:05,708 --> 00:01:06,517 se gratë - 30 00:01:06,517 --> 00:01:07,945 në gjëra si leximi i hartave, 31 00:01:07,945 --> 00:01:09,373 dhe është e vërtetë. 32 00:01:09,373 --> 00:01:11,863 Por ta shohim madhësinë e këtij dallimi. 33 00:01:11,863 --> 00:01:15,250 Është e vogël; vijat janë aq afër sa gati takohen. 34 00:01:15,250 --> 00:01:19,244 Në fakt, gruaja mesatare është më e mirë se 33% e gjithë burrave, 35 00:01:19,244 --> 00:01:21,125 dhe natyrisht, po të ishte kjo 50%, 36 00:01:21,125 --> 00:01:23,181 të dy gjinitë do të ishin saktësisht baraz. 37 00:01:23,181 --> 00:01:26,839 Vlen të thuhet se ky dallim dhe tjetri që do t'ju tregoj tani 38 00:01:26,839 --> 00:01:29,664 janë pak a shumë dallimet më të mëdha psikologjike gjinore 39 00:01:29,664 --> 00:01:31,101 që janë zbuluar në psikologji. 40 00:01:31,101 --> 00:01:32,212 Tani, dallimi tjetër. 41 00:01:32,212 --> 00:01:34,650 Psikologët thonë që gratë janë më të zonja 42 00:01:34,650 --> 00:01:36,315 se burrat në gjuhë dhe gramatikë. 43 00:01:36,315 --> 00:01:38,904 Ja performanca në testin e standardizuar në gramatikë. 44 00:01:38,904 --> 00:01:40,861 Ja ku janë gratë. Ja dhe burrat. 45 00:01:40,861 --> 00:01:44,560 Sërish, vërtetë që gratë janë më mirë si mesatare, por vijat janë kaq afër 46 00:01:44,560 --> 00:01:48,047 saqë 33% e burrave janë më të mirë se gruaja mesatare, 47 00:01:48,047 --> 00:01:49,720 dhe sërish, po të ishte 50%, 48 00:01:49,720 --> 00:01:52,462 do të ishte barazi e plotë gjinore. 49 00:01:52,462 --> 00:01:54,583 Pra, nuk është çështje e Marsit dhe Venusit. 50 00:01:54,583 --> 00:01:57,250 Është më shumë si çështja e Mars dhe Snickers: 51 00:01:57,250 --> 00:02:01,612 pothuajse njëjtë, por njëra është më e krisur. 52 00:02:01,612 --> 00:02:03,638 Nuk ju them se cila. 53 00:02:03,638 --> 00:02:05,503 Tani që jemi nxehur 54 00:02:05,503 --> 00:02:08,539 le ta bëjmë testin e famshëm psikanalitik të Rorschach-ut. 55 00:02:08,539 --> 00:02:12,122 Këtu mund të shihni dy arinj a dy njerëz. 56 00:02:12,122 --> 00:02:13,875 Po çka mendoni se po bëjnë? 57 00:02:13,875 --> 00:02:17,059 Ngrijeni dorën nëse mendoni se po përshëndesin. 58 00:02:17,059 --> 00:02:18,870 Jo aq shumë njerëz. Në rregull. 59 00:02:18,870 --> 00:02:21,337 Ngrijeni dorën nëse mendoni se po takojnë duart. 60 00:02:21,337 --> 00:02:23,307 Mirë. Ju që mendoni se po përleshen? 61 00:02:23,307 --> 00:02:24,562 Vetëm pak njerëz. 62 00:02:24,562 --> 00:02:27,639 Mirë, pra nëse mendoni se po përshëndeten ose po takojnë duart, 63 00:02:27,639 --> 00:02:29,630 do të thotë se jeni miqësor. 64 00:02:29,630 --> 00:02:31,220 Nëse mendoni se po përleshen, 65 00:02:31,220 --> 00:02:33,536 jeni person pak më agresiv. 66 00:02:33,536 --> 00:02:35,476 Pra jeni ose i dashur, ose luftarak. 67 00:02:35,476 --> 00:02:36,763 Po kjo? 68 00:02:36,763 --> 00:02:40,385 Kjo s'është me votë, prandaj në 3, thoni atë që shihni. 69 00:02:40,385 --> 00:02:43,549 Një, dy, tre. 70 00:02:43,549 --> 00:02:45,241 Dëgjova brejtës. Kush tha brejtës? 71 00:02:45,241 --> 00:02:46,778 Kjo ishte shqetësuese. 72 00:02:46,778 --> 00:02:48,291 Dikush aty tha brejtës. 73 00:02:48,291 --> 00:02:51,599 Epo, ju duhet të shihni ndonjë dykëmbësh aty, 74 00:02:51,599 --> 00:02:53,983 dhe imazhin e reflektuar të tyre këtu. 75 00:02:53,983 --> 00:02:57,414 Nëse nuk e patë, kjo ka kuptimin që ju keni vështirësi 76 00:02:57,414 --> 00:03:01,504 të procesoni situatat komplekse kur jeni të ngarkuar. 77 00:03:01,504 --> 00:03:03,729 Përpos që, natyrisht, s'e ka fare atë kuptim. 78 00:03:03,729 --> 00:03:06,400 Testet me bojë të Rorschach-ut nuk kanë fare validitet 79 00:03:06,400 --> 00:03:08,675 sa i përket testeve të personalitetit 80 00:03:08,675 --> 00:03:11,136 dhe nuk përdoren nga psikologët e sotshëm. 81 00:03:11,136 --> 00:03:14,555 Në fakt, një studim gjeti se kur u përdor 82 00:03:14,555 --> 00:03:17,614 testi i Rorschach-ut për testim të personalitetit, 83 00:03:17,614 --> 00:03:19,356 u diagnostikuan me skizofreni 84 00:03:19,356 --> 00:03:23,349 një e gjashta e pjesëmarrësve dukshëm normal. 85 00:03:23,349 --> 00:03:26,182 Pra, nëse nuk ishit të mirë në këtë test, 86 00:03:26,182 --> 00:03:28,736 ndoshta nuk jeni shumë tip vizual. 87 00:03:28,736 --> 00:03:31,105 Le ta bëjmë një kuiz të shpejtë për ta kuptuar. 88 00:03:31,105 --> 00:03:34,883 Kur gatuani tortë, a preferoni - ngrini duart kësaj radhe - 89 00:03:34,883 --> 00:03:37,652 a preferoni libër recetash me fotografi? 90 00:03:37,652 --> 00:03:39,672 Po, disa njerëz. 91 00:03:39,672 --> 00:03:42,412 Preferoni t'ju diktojë një mik? 92 00:03:42,412 --> 00:03:45,075 Apo të improvizoni gjatë procesit? 93 00:03:45,075 --> 00:03:46,567 Mjaftueshëm njerëz aty. 94 00:03:46,567 --> 00:03:48,287 Mirë, nëse thatë A, 95 00:03:48,287 --> 00:03:50,459 i bie që ju mësoni vizualisht 96 00:03:50,459 --> 00:03:53,987 dhe mësoni më së miri kur të dhënat janë vizuale. 97 00:03:53,987 --> 00:03:56,569 Nëse thatë B, i bie që mësoni përmes dëgjimit 98 00:03:56,569 --> 00:04:00,294 dhe mësoni më së miri kur të dhënat janë dëgjimore. 99 00:04:00,294 --> 00:04:03,229 Nëse thatë C, i bie që mësoni kinestetikisht, 100 00:04:03,229 --> 00:04:06,630 që mësoni më mirë kur i bëni vetë gjërat me duart tuaja. 101 00:04:06,630 --> 00:04:08,788 Përpos që, siç mund ta keni qëlluar, 102 00:04:08,788 --> 00:04:11,607 nuk është ashtu, sepse ky është mit. 103 00:04:11,607 --> 00:04:15,465 Stilet e të mësuarit janë të shpikura dhe pa mbështetje shkencore. 104 00:04:15,465 --> 00:04:19,021 Këtë e dimë nga eksperimentet tejet të kontrolluara, 105 00:04:19,021 --> 00:04:21,142 ku personat marrin material për ta mësuar 106 00:04:21,142 --> 00:04:23,762 ose në stil të preferuar ose të kundërt, 107 00:04:23,762 --> 00:04:27,338 nuk ka fare dallim në sasinë e të dhënave që memorizojnë. 108 00:04:27,338 --> 00:04:29,404 Dhe nëse mendoni vetëm pak, 109 00:04:29,404 --> 00:04:31,482 është e qartë që kjo është e vërteta. 110 00:04:31,482 --> 00:04:34,054 Është e qartë që formati i prezantimit 111 00:04:34,054 --> 00:04:37,352 nuk varet nga ju, por nga ajo që tentoni ta mësoni. 112 00:04:37,357 --> 00:04:39,479 A mund të mësoni vozitjen, 113 00:04:39,479 --> 00:04:41,897 thjesht duke dëgjuar dikë që ju tregon çka të bëni 114 00:04:41,897 --> 00:04:43,525 pa përvojë kinestetike? 115 00:04:43,525 --> 00:04:45,341 A mund t'i zgjidhni ekuacionet 116 00:04:45,341 --> 00:04:48,487 e përbashkëta, duke i menduar në kokë, pa i shkruar? 117 00:04:48,487 --> 00:04:50,588 A mund t'i vlerësoni provimet e arkitekturës 118 00:04:50,588 --> 00:04:53,261 me vallëzim interpretues, nëse ju mësoni kinestetikisht? 119 00:04:53,261 --> 00:04:56,202 Jo. Ju duhet t'ia përshtatni materialin 120 00:04:56,202 --> 00:04:59,977 formatit të prezantimit, jo vetes. 121 00:04:59,977 --> 00:05:02,126 E di që shumica jeni studentë të shkëlqyer, 122 00:05:02,126 --> 00:05:04,418 që tani i keni marrë rezultatet e GCSE-së. 123 00:05:04,418 --> 00:05:06,976 Nëse nuk i keni marrë rezultatet që keni shpresuar, 124 00:05:06,976 --> 00:05:09,323 nuk mund ta fajësoni stilin e të mësuarit 125 00:05:09,323 --> 00:05:12,950 por mund të konsideroni se faji është te gjenet tuaja. 126 00:05:12,950 --> 00:05:16,635 Një studim në University College London 127 00:05:16,635 --> 00:05:19,189 ka gjetur se 58% e dallimit 128 00:05:19,189 --> 00:05:22,440 midis studentëve të ndryshëm dhe rezultatet e tyre në GCSE 129 00:05:22,440 --> 00:05:24,097 ka të bëjë me faktorin gjenetik. 130 00:05:24,097 --> 00:05:27,233 Duket si një shifër mjaft precize, e si mund ta dimë? 131 00:05:27,233 --> 00:05:30,738 Kur duam të zbulojmë kontributet relative 132 00:05:30,738 --> 00:05:32,842 të gjeneve dhe të mjedisit, 133 00:05:32,842 --> 00:05:35,071 mund të bëjmë një studim me binjakë. 134 00:05:35,071 --> 00:05:38,647 Binjakët identikë kanë mjedis 100% të njëjtë 135 00:05:38,647 --> 00:05:40,551 dhe gjene 100% të njëjta, 136 00:05:40,551 --> 00:05:43,773 kurse binjakët jo-identikë kanë mjedis 100% të njëjtë 137 00:05:43,773 --> 00:05:47,509 por vetëm 50% e gjeneve të tyre janë të njëjta. 138 00:05:47,509 --> 00:05:51,707 Duke krahasuar ngjashmërinë e rezultateve të GCSE për binjakë identikë 139 00:05:51,707 --> 00:05:54,018 kundrejt atyre jo-identikë, 140 00:05:54,018 --> 00:05:55,364 dhe duke bërë ca llogaritje, 141 00:05:55,364 --> 00:05:59,265 shohim sa përgjegjës është mjedisi për performancën 142 00:05:59,265 --> 00:06:01,401 dhe sa përgjegegjëse janë gjenet. 143 00:06:01,401 --> 00:06:05,178 Del se gati 58% është për shkak të gjeneve. 144 00:06:05,178 --> 00:06:08,941 Kjo nuk e nënvlerëson punën që bëni ju dhe mësuesit tuaj. 145 00:06:08,941 --> 00:06:12,072 Nëse nuk keni marrë rezultatin që keni shpresuar, 146 00:06:12,072 --> 00:06:16,578 mund t'i fajësoni prindërit tuaj, ose të paktën gjenet e tyre. 147 00:06:16,578 --> 00:06:18,606 Një gjë që nuk mund ta fajësoni është 148 00:06:18,606 --> 00:06:21,068 të pasurit një anë të majtë ose të djathtë më aktive 149 00:06:21,068 --> 00:06:22,879 të trurit, sepse ky është mit. 150 00:06:22,879 --> 00:06:25,636 Besohet se ana e majtë e trurit është logjike, 151 00:06:25,636 --> 00:06:27,435 e shkathët me ekuacione si ky, 152 00:06:27,435 --> 00:06:31,534 kurse ana e djathtë është më kreative dhe më e shkathët në muzikë. 153 00:06:31,534 --> 00:06:34,465 Por sërish, ky është mit, sepse çdo gjë që ju bëni 154 00:06:34,465 --> 00:06:37,275 përfshin gati të gjitha pjesët e trurit tuaj, 155 00:06:37,275 --> 00:06:40,595 edhe gjëja më e rëndomtë, si bisedat e zakonshme. 156 00:06:40,595 --> 00:06:43,938 Sidoqoftë, arsyeja e mbijetesës së këtij miti 157 00:06:43,938 --> 00:06:46,180 është se ka një të vërtetë të vogël në të. 158 00:06:46,180 --> 00:06:47,790 Një version relativ i mitit 159 00:06:47,790 --> 00:06:51,073 është që majtakët janë më kreativ se djathtakët, 160 00:06:51,073 --> 00:06:54,527 që lidhet me atë se truri juaj kontrollon duart në formë të kryqëzuar, 161 00:06:54,527 --> 00:06:55,887 ashtu që majtakët 162 00:06:55,887 --> 00:06:58,313 kanë anë të djathtë pak më aktive 163 00:06:58,313 --> 00:07:00,118 sesa ana e majtë e trurit 164 00:07:00,118 --> 00:07:02,606 dhe ideja është që ana e djathtë është më kreative. 165 00:07:02,606 --> 00:07:04,003 Në parim nuk qëndron ideja 166 00:07:04,003 --> 00:07:07,204 që majtakët janë më kreativ sesa djathtakët. 167 00:07:07,204 --> 00:07:09,619 Ajo që është e vërtetë është se 168 00:07:09,619 --> 00:07:12,312 njerëzit që përdorin me shkathtësi të dy duart 169 00:07:12,312 --> 00:07:16,074 kanë të menduar më kreativ sesa ata që përdorin vetëm njërën dorë, 170 00:07:16,074 --> 00:07:17,807 sepse përdorimi i dy duarve përfshin 171 00:07:17,807 --> 00:07:20,536 bashkëpunim të madh midis pjesëve të trurit, 172 00:07:20,536 --> 00:07:24,298 gjë që mundëson të menduar fleksibil dhe kreativ. 173 00:07:24,298 --> 00:07:26,113 Miti i majtakut kreativ 174 00:07:26,113 --> 00:07:28,171 rrjedh nga fakti që përdorimi i dy duarve 175 00:07:28,171 --> 00:07:31,298 është më i shpeshtë te majtakët sesa te djathtakët, 176 00:07:31,298 --> 00:07:34,347 pra ka pak saktësi në idenë e majtakut më kreativ, 177 00:07:34,347 --> 00:07:35,694 por jo aq shumë. 178 00:07:35,694 --> 00:07:38,131 Një tjetër mit relevant që keni mundur ta dëgjoni 179 00:07:38,131 --> 00:07:40,504 është që ne përdorim vetëm 10% të trurit. 180 00:07:40,504 --> 00:07:42,030 Ky, sërish, është krejt mit. 181 00:07:42,030 --> 00:07:44,749 Pothuaj çdo gjë bëjmë, edhe gjëja më e rëndomtë, 182 00:07:44,749 --> 00:07:46,932 angazhon gati tërë trurin tonë. 183 00:07:46,932 --> 00:07:50,693 Megjithatë, natyrisht që është e vërtetë 184 00:07:50,693 --> 00:07:55,273 që nuk e përdorim fuqinë e trurit më së miri. 185 00:07:55,273 --> 00:07:58,239 Çka mund të bëjmë për ta rritur këtë fuqi? 186 00:07:58,239 --> 00:08:00,377 Ndoshta mund ta dëgjojmë një pjesë nga Mozart. 187 00:08:00,377 --> 00:08:03,095 A keni dëgjuar ndonjëherë për efektin Mozart? 188 00:08:03,095 --> 00:08:06,052 Ideja që nëse dëgjoni Mozartin bëheni më të zgjuar 189 00:08:06,052 --> 00:08:08,221 dhe përmirësoni performancën në teste të I.Q. 190 00:08:08,221 --> 00:08:10,326 Tani, gjëja interesante këtu 191 00:08:10,326 --> 00:08:13,767 është se ky mit megjithatë ka pak të vërtetë brenda. 192 00:08:13,767 --> 00:08:15,541 Studimi origjinal gjeti se 193 00:08:15,541 --> 00:08:19,322 pjesëmarrësit që dëgjuan muzikë të Mozartit për disa minuta 194 00:08:19,322 --> 00:08:21,621 patën rezultate më të mira në testin e I.Q. 195 00:08:21,621 --> 00:08:25,034 sesa ata që vetëm qëndruan në heshtje. 196 00:08:25,034 --> 00:08:28,758 Një studim tjetër mori njerëz që iu pëlqen muzika e Mozartit 197 00:08:28,758 --> 00:08:30,539 dhe një tjetër grup njerëzish 198 00:08:30,539 --> 00:08:33,207 adhurues të tregimeve horror të Stephen King. 199 00:08:33,207 --> 00:08:36,771 Pjesëmarrësit dëgjuan muzikën dhe tregimet. 200 00:08:36,771 --> 00:08:39,279 Njerëzit që parapëlqenin Mozartin 201 00:08:39,279 --> 00:08:42,010 Patën rezultate më të mira të I.Q. nga dëgjimi i muzikës, 202 00:08:42,010 --> 00:08:44,848 por njerëzit që preferonin tregimet, 203 00:08:44,848 --> 00:08:47,955 patën rezultate më të mira nga dëgjimi i tregimeve 204 00:08:47,955 --> 00:08:49,170 se nga muzika e Mozartit. 205 00:08:49,170 --> 00:08:51,933 E vërteta është që kur dëgjoni atë që iu pëlqen 206 00:08:51,933 --> 00:08:55,184 I.Q-ja juaj përmirësohet përkohësisht 207 00:08:55,184 --> 00:08:57,111 në një numër detyrash. 208 00:08:57,111 --> 00:08:59,479 Nuk do të thotë që dëgjimi i Mozart 209 00:08:59,479 --> 00:09:01,104 apo tregimeve të Stephen King 210 00:09:01,104 --> 00:09:04,526 do t'ju bëjë më të zgjuar në afat të gjatë. 211 00:09:04,526 --> 00:09:07,466 Një tjetër version i mitit të Mozartit 212 00:09:07,466 --> 00:09:12,324 është që jo vetëm që do të bëheni më të zgjuar, por edhe më të shëndetshëm. 213 00:09:12,324 --> 00:09:14,392 Fatkeqësisht, kjo nuk del të jetë e vërtetë 214 00:09:14,392 --> 00:09:17,451 as për dikë që dëgjonte muzikën e Mozartit gati cdo ditë, 215 00:09:17,451 --> 00:09:19,169 Mozarti vetë, 216 00:09:19,169 --> 00:09:22,149 që vuante nga gonorea, lia, artriti 217 00:09:22,149 --> 00:09:26,663 dhe ajo çka shumica e njerëzve mendojnë se e vrau, sifilisi. 218 00:09:26,673 --> 00:09:30,035 Kjo nënkupton që Mozarti është dashur të jetë më i kujdesshëm 219 00:09:30,035 --> 00:09:32,613 në zgjedhjen e partnerëve seksual. 220 00:09:32,613 --> 00:09:34,772 Por si ta zgjedhim partnerin? 221 00:09:34,772 --> 00:09:39,798 Një mit tjetër që është përhapur nga sociologët 222 00:09:39,798 --> 00:09:43,421 është që preferencat tona në partnerin romantik janë produkt i kulturës, 223 00:09:43,421 --> 00:09:45,352 janë kulturalisht specifike. 224 00:09:45,352 --> 00:09:47,496 Por të dhënat nuk e përkrahin këtë. 225 00:09:47,496 --> 00:09:51,541 Një studim i famshëm studjoi njerëzit nga 37 kultura të ndryshme të botës, 226 00:09:51,541 --> 00:09:53,117 nga amerikanët te zulut 227 00:09:53,117 --> 00:09:55,483 dhe çfarë ata kërkojnë te partneri. 228 00:09:55,483 --> 00:09:57,852 Në secilën kulturë në mbarë botën, 229 00:09:57,852 --> 00:10:01,567 burrat vlerësuan më shumë pamjen fizike 230 00:10:01,567 --> 00:10:02,867 sesa gratë 231 00:10:02,867 --> 00:10:04,608 dhe po në secilën kulturë, 232 00:10:04,608 --> 00:10:09,222 gratë vlerësuan më shumë ambicien dhe aftësinë për të fituar. 233 00:10:09,222 --> 00:10:10,605 Në secilën kulturë, 234 00:10:10,605 --> 00:10:13,130 burrat preferojnë gra më të reja se ata, 235 00:10:13,130 --> 00:10:15,939 mesatarisht, më duket se ishte 2.66 vjet 236 00:10:15,939 --> 00:10:17,588 dhe po në secilën kulturë, 237 00:10:17,588 --> 00:10:20,188 gratë preferojnë burra më të vjetër se ato, 238 00:10:20,188 --> 00:10:22,998 në mesatare prej 3.42 vjet, 239 00:10:22,998 --> 00:10:26,713 prandaj këtu kemi "Secilit i duhet një sponsor më i vjetër". 240 00:10:26,713 --> 00:10:29,290 Nga përpjekja për të fituar një partner 241 00:10:29,290 --> 00:10:33,212 kalojmë te përpjekja për të fituar në basketboll, futboll apo tjetër sport. 242 00:10:33,212 --> 00:10:37,353 Miti është që sportistët kalojnë periudha të nxehta, sipas amerikanëve, 243 00:10:37,353 --> 00:10:39,553 apo copëza vjollce, si themi ne në Anli, 244 00:10:39,553 --> 00:10:42,393 kur ata thjesht nuk huqin asnjëherë, si ky këtu. 245 00:10:42,393 --> 00:10:46,077 Por në fakt, çka ndodh është që nëse analizoni modelin statistikor 246 00:10:46,077 --> 00:10:47,865 të goditjeve të qëlluara dhe humbura 247 00:10:47,865 --> 00:10:50,164 del që ai është pothuajse gjithnjë i rastësishëm. 248 00:10:50,164 --> 00:10:52,579 Truri juaj krijon modele nga rastësia. 249 00:10:52,579 --> 00:10:53,936 Nëse hidhni një monedhë, 250 00:10:53,936 --> 00:10:57,572 një seri e kokave apo pileve do të dalë dikur rastësisht 251 00:10:57,572 --> 00:11:00,683 dhe meqë trurit i pëlqen të shohe modele aty ku nuk ka, 252 00:11:00,683 --> 00:11:03,284 ne i shohim këto seri dhe iu japim atyre kuptime 253 00:11:03,284 --> 00:11:05,591 dhe themi, "Qenka në formë sot", 254 00:11:05,591 --> 00:11:07,901 kur në fakt do ta shihnim të njëjtin model 255 00:11:07,901 --> 00:11:10,546 me goditje të rastësishme, të humbura a të qëlluara. 256 00:11:11,406 --> 00:11:14,872 Një përjashtim i kësaj janë penaltitë. 257 00:11:14,872 --> 00:11:17,957 Një studim i gjuajtjeve të penaltisë në futboll 258 00:11:17,957 --> 00:11:19,977 tregon se lojtarët që përfaqësojnë shtetet 259 00:11:19,977 --> 00:11:22,601 me një rekord të keq në gjuajtje të penaltive, 260 00:11:22,601 --> 00:11:24,784 si për shembull Anglia, 261 00:11:24,784 --> 00:11:28,545 i bëjnë gjuajtjet e tyre më shpejt sesa vendet me rekorde më të mira 262 00:11:28,545 --> 00:11:31,865 dhe si rezultat, kanë më shumë gjasa të gabojnë. 263 00:11:31,865 --> 00:11:33,560 Që na bën të pyesim 264 00:11:33,560 --> 00:11:36,949 se a ka ndonjë mënyrë që mund ta përmirësojë performancën e njerëzve. 265 00:11:36,949 --> 00:11:38,947 Një gjë që mund të mendoni 266 00:11:38,947 --> 00:11:42,366 është t'i dënoni njerëzit kur gabojnë dhe të shihni nëse ka sukses. 267 00:11:42,366 --> 00:11:45,998 Këtë ide, që ndëshkimi mund të përmirësojë performancën, 268 00:11:45,998 --> 00:11:48,204 pjesëmarrësit menduan se po testonin në 269 00:11:48,204 --> 00:11:49,204 eksperimentin e famshëm të Milgramit 270 00:11:49,204 --> 00:11:50,736 për të mësuarit dhe ndëshkimin 271 00:11:50,736 --> 00:11:53,744 që me siguri e keni dëgjuar nëse jeni student i psikologjisë. 272 00:11:53,744 --> 00:11:56,566 Pjesëmarrësit ishin përgatitur të jepnin 273 00:11:56,566 --> 00:11:59,867 çka ata besuan se ishte një shok fatal elektrik te një pjesëmarrës 274 00:11:59,867 --> 00:12:01,888 kur ai gabonte përgjigjen, 275 00:12:01,888 --> 00:12:04,697 vetëm se dikush me mantel të bardhë iu kishte thënë ashtu. 276 00:12:04,697 --> 00:12:07,112 Por kjo histori është një mit, për tri arsye. 277 00:12:07,112 --> 00:12:12,016 E para më me rëndësi, manteli nuk ishte i bardhë, por në fakt i hirtë. 278 00:12:12,016 --> 00:12:16,423 E dyta, pjesëmarrësve u ishte thënë para studimit 279 00:12:16,423 --> 00:12:18,930 dhe rikujtuar sa herë që ata e ngritën çështjen, 280 00:12:18,930 --> 00:12:21,763 që edhe pse shoku ishte i dhimbshëm, nuk ishte fatal 281 00:12:21,763 --> 00:12:24,505 dhe nuk shkaktonte dëm të përhershëm. 282 00:12:24,505 --> 00:12:26,825 E treta, pjesëmarrësit nuk dhanë shok 283 00:12:26,825 --> 00:12:29,473 vetëm pse dikush me mantel iu tha ashtu. 284 00:12:29,473 --> 00:12:31,515 Kur u intervistuan pas studimit, 285 00:12:31,515 --> 00:12:34,023 të gjithë pjesëmarrësit thanë se besuan fuqimisht 286 00:12:34,023 --> 00:12:37,807 se studimi mbi mësimin dhe ndëshkimin kishte qëllim të denjë shkencor 287 00:12:37,807 --> 00:12:40,245 që do t'i sillte shkencës përfitime afatgjata 288 00:12:40,245 --> 00:12:46,114 kundrejt shqetësimit momental, jo fatal, shkaktuar pjesëmarrësve. 289 00:12:47,025 --> 00:12:49,603 Unë jam duke folur per 12 minuta 290 00:12:49,603 --> 00:12:52,289 dhe ju me siguri më keni dëgjuar, 291 00:12:52,289 --> 00:12:54,509 keni analizuar modelet e të folurit dhe gjuhën trupore 292 00:12:54,509 --> 00:12:58,116 për ta zbuluar se a duhet të ma vini veshin për këto që po flas 293 00:12:58,116 --> 00:13:00,577 se a jam duke treguar të vërtetën apo po gënjej, 294 00:13:00,577 --> 00:13:02,759 nëse po, me siguri keni dështuar plotësisht, 295 00:13:02,759 --> 00:13:05,104 se edhe kur besojmë se mund ta zëmë një gënjeshtar 296 00:13:05,104 --> 00:13:07,197 nga gjuha trupore apo modelet e të folurit, 297 00:13:07,197 --> 00:13:09,870 qindra teste psikologjike ndër vite kanë treguar 298 00:13:09,870 --> 00:13:12,561 që për të gjithë ne, edhe policët dhe detektivët, 299 00:13:12,561 --> 00:13:16,061 është çështje fati dallimi i gënjeshtrës përmes gjuhës trupore 300 00:13:16,061 --> 00:13:17,642 dhe modeleve verbale. 301 00:13:17,642 --> 00:13:19,686 Megjithatë, ka një përjashtim: 302 00:13:19,686 --> 00:13:21,938 Thirrjet televizive për të afërmit e humbur. 303 00:13:21,938 --> 00:13:24,923 Është shumë lehtë të parashikosh kur të afërmit kanë humbur 304 00:13:24,923 --> 00:13:28,254 dhe kur në fakt ata që i kërkojnë, i kanë vrarë të afërmit e tyre. 305 00:13:28,254 --> 00:13:31,769 Kërkuesit e rremë kanë më shumë gjasa të lëkundin kokën, të shohin anash, 306 00:13:31,769 --> 00:13:33,483 të bëjnë gabime në të folur, 307 00:13:33,483 --> 00:13:35,498 kurse kërkuesit e vërtetë kanë prirje 308 00:13:35,498 --> 00:13:37,843 të shprehin shpresë që personi do të kthehet i sigurt 309 00:13:37,843 --> 00:13:39,584 dhe shmangin gjuhën e ashpër. 310 00:13:39,584 --> 00:13:44,187 Ata thonë "na e morën" dhe jo "e vranë". 311 00:13:44,187 --> 00:13:46,844 Meqë ra fjala, është koha që t'i jap fund këtij fjalimi, 312 00:13:46,844 --> 00:13:50,052 por para kësaj, dua t'ju jap në 30 sekonda 313 00:13:50,052 --> 00:13:53,423 mitin kryesor të psikologjisë. 314 00:13:53,423 --> 00:13:57,720 Miti është që psikologjia është thjesht përmbledhje e teorive interesante, 315 00:13:57,720 --> 00:14:01,241 të cilat thonë diçka të dobishme dhe të cilat kanë diçka për të ofruar. 316 00:14:01,241 --> 00:14:03,740 Shpresoj që në minutat që shkuan unë iu kam treguar 317 00:14:03,740 --> 00:14:05,325 që kjo nuk është e vërtetë. 318 00:14:05,325 --> 00:14:08,584 Çfarë duhet të bëjmë është t'i vlerësojmë teoritë psikologjike 319 00:14:08,584 --> 00:14:10,468 duke shikuar parashikimet e tyre, 320 00:14:10,468 --> 00:14:13,289 nëse dëgjimi i Mozartit iu bën më të zgjuar, 321 00:14:13,289 --> 00:14:18,056 që mësoni më mirë kur të dhënat iu prezantohen në stilin tuaj të preferuar 322 00:14:18,056 --> 00:14:21,521 ose çka do tjetër, të gjitha këto janë parashikime empirike të testueshme 323 00:14:21,521 --> 00:14:23,306 dhe mënyra e vetme për të përparuar 324 00:14:23,306 --> 00:14:25,426 është testimi i parashikimeve me të dhëna 325 00:14:25,426 --> 00:14:27,755 në studime tejet të kontrolluara eksperimentale. 326 00:14:27,755 --> 00:14:30,889 Dhe vetëm kështu mund të shpresojmë të gjejmë 327 00:14:30,889 --> 00:14:33,513 se cilat nga këto teori janë të mbështetura 328 00:14:33,513 --> 00:14:36,903 dhe cilat, si këto që iu tregova sot, janë mite. 329 00:14:36,903 --> 00:14:38,412 Ju falemnderit. 330 00:14:38,412 --> 00:14:41,872 (Duartrokitje)