Keni dëgjuar për I.Q.-në,
inteligjencën tuaj të përgjithshme,
por çfarë është Psy-Q?
Sa shumë dini për
atë që ju motivon
dhe sa mirë mund ta parashikoni
sjelljen e të tjerëve
apo edhe sjelljen tuaj?
Dhe sa nga gjërat që mendoni se i dini
për psikologjinë, janë gabim?
Le ta kuptojmë duke i numëruar
10 mitet më të mëdha të psikologjisë.
Besoj që keni dëgjuar të thuhet
që sa i përket psikologjisë së tyre,
është sikur burrat të jenë nga Marsi
dhe gratë nga Venusi.
Por sa të ndryshëm
janë ata në të vërtetë?
Le të shohim diçka
ku burrat dhe gratë vërtetë ndryshojnë
dhe t'i vendosim ca dallime gjinore
psikologjike në të njëjtën shkallë
Një gjë ku gratë dhe burrat
ndryshojnë vërtetë
është sa larg mund ta gjuajnë topin.
Nëse shohim të dhënat për burrat këtu,
shohim atë që quhet lakorja e shpërndarjes
normale.
Disa burra
gjuajnë topin shumë larg, të tjerët
fare pak,
por shumica në distancë mesatare.
Dhe gratë ndajnë të njëjtën shpërndarje,
por në fakt ka një dallim të madh.
Burri mesatar mund ta gjuajë topin më larg
se rreth 98 % e të gjitha grave.
Tani le të shohim se si duken disa dallime
gjinore psikologjike
në shkallën e njëjtë të standardizuar.
Psikologët thonë
se burrat kanë vetëdije hapësinore
më të mirë
se gratë -
në gjëra si leximi i hartave,
dhe është e vërtetë.
Por ta shohim madhësinë e këtij dallimi.
Është e vogël; vijat janë aq afër sa gati
takohen.
Në fakt, gruaja mesatare është më e mirë
se 33% e gjithë burrave,
dhe natyrisht, po të ishte kjo 50%,
të dy gjinitë do të ishin saktësisht
baraz.
Vlen të thuhet se ky dallim dhe tjetri që
do t'ju tregoj tani
janë pak a shumë dallimet më të mëdha
psikologjike gjinore
që janë zbuluar në psikologji.
Tani, dallimi tjetër.
Psikologët thonë që gratë janë më të zonja
se burrat në gjuhë dhe gramatikë.
Ja performanca në testin e standardizuar
në gramatikë.
Ja ku janë gratë. Ja dhe burrat.
Sërish, vërtetë që gratë janë më mirë si
mesatare, por vijat janë kaq afër
saqë 33% e burrave janë më të mirë se
gruaja mesatare,
dhe sërish, po të ishte 50%,
do të ishte barazi e plotë gjinore.
Pra, nuk është çështje e Marsit dhe
Venusit.
Është më shumë si çështja e Mars dhe
Snickers:
pothuajse njëjtë, por njëra është
më e krisur.
Nuk ju them se cila.
Tani që jemi nxehur
le ta bëjmë testin e famshëm
psikanalitik të Rorschach-ut.
Këtu mund të shihni dy arinj a dy njerëz.
Po çka mendoni se po bëjnë?
Ngrijeni dorën nëse mendoni se po
përshëndesin.
Jo aq shumë njerëz. Në rregull.
Ngrijeni dorën nëse mendoni se
po takojnë duart.
Mirë. Ju që mendoni se po përleshen?
Vetëm pak njerëz.
Mirë, pra nëse mendoni se po përshëndeten
ose po takojnë duart,
do të thotë se jeni miqësor.
Nëse mendoni se po përleshen,
jeni person pak më agresiv.
Pra jeni ose i dashur, ose luftarak.
Po kjo?
Kjo s'është me votë, prandaj në 3, thoni
atë që shihni.
Një, dy, tre.
Dëgjova brejtës. Kush tha brejtës?
Kjo ishte shqetësuese.
Dikush aty tha brejtës.
Epo, ju duhet të shihni ndonjë
dykëmbësh aty,
dhe imazhin e reflektuar të tyre këtu.
Nëse nuk e patë, kjo ka kuptimin që
ju keni vështirësi
të procesoni situatat komplekse
kur jeni të ngarkuar.
Përpos që, natyrisht, s'e ka fare atë
kuptim.
Testet me bojë të Rorschach-ut nuk kanë
fare validitet
sa i përket testeve të personalitetit
dhe nuk përdoren nga psikologët e sotshëm.
Në fakt, një studim gjeti se kur u përdor
testi i Rorschach-ut për testim të
personalitetit,
u diagnostikuan me skizofreni
një e gjashta e pjesëmarrësve dukshëm
normal.
Pra, nëse nuk ishit të mirë në këtë test,
ndoshta nuk jeni shumë tip vizual.
Le ta bëjmë një kuiz të shpejtë
për ta kuptuar.
Kur gatuani tortë, a preferoni - ngrini
duart kësaj radhe -
a preferoni libër recetash me fotografi?
Po, disa njerëz.
Preferoni t'ju diktojë një mik?
Apo të improvizoni gjatë procesit?
Mjaftueshëm njerëz aty.
Mirë, nëse thatë A,
i bie që ju mësoni vizualisht
dhe mësoni më së miri kur të dhënat
janë vizuale.
Nëse thatë B, i bie që mësoni përmes
dëgjimit
dhe mësoni më së miri kur të dhënat
janë dëgjimore.
Nëse thatë C, i bie që mësoni
kinestetikisht,
që mësoni më mirë kur i bëni vetë gjërat
me duart tuaja.
Përpos që, siç mund ta keni
qëlluar,
nuk është ashtu, sepse ky është mit.
Stilet e të mësuarit janë të shpikura dhe
pa mbështetje shkencore.
Këtë e dimë nga eksperimentet tejet
të kontrolluara,
ku personat marrin material për ta mësuar
ose në stil të preferuar ose të kundërt,
nuk ka fare dallim në sasinë e të dhënave
që memorizojnë.
Dhe nëse mendoni vetëm pak,
është e qartë që kjo është e vërteta.
Është e qartë që formati i prezantimit
nuk varet nga ju, por nga ajo që tentoni
ta mësoni.
A mund të mësoni vozitjen,
thjesht duke dëgjuar dikë që ju tregon
çka të bëni
pa përvojë kinestetike?
A mund t'i zgjidhni ekuacionet
e përbashkëta,
duke i menduar në kokë, pa i shkruar?
A mund t'i vlerësoni provimet e
arkitekturës
me vallëzim interpretues, nëse ju
mësoni kinestetikisht?
Jo. Ju duhet t'ia përshtatni materialin
formatit të prezantimit, jo vetes.
E di që shumica jeni studentë
të shkëlqyer,
që tani i keni marrë rezultatet e GCSE-së.
Nëse nuk i keni marrë rezultatet
që keni shpresuar,
nuk mund ta fajësoni stilin e të mësuarit
por mund të konsideroni se faji është
te gjenet tuaja.
Një studim në University College London
ka gjetur se 58% e dallimit
midis studentëve të ndryshëm dhe
rezultatet e tyre në GCSE
ka të bëjë me faktorin gjenetik.
Duket si një shifër mjaft precize,
e si mund ta dimë?
Kur duam të zbulojmë kontributet relative
të gjeneve dhe të mjedisit,
mund të bëjmë një studim me binjakë.
Binjakët identikë kanë mjedis 100%
të njëjtë
dhe gjene 100% të njëjta,
kurse binjakët jo-identikë kanë
mjedis 100% të njëjtë
por vetëm 50% e gjeneve të tyre
janë të njëjta.
Duke krahasuar ngjashmërinë
e rezultateve të GCSE për binjakë identikë
kundrejt atyre jo-identikë,
dhe duke bërë ca llogaritje,
shohim sa përgjegjës është mjedisi
për performancën
dhe sa përgjegegjëse janë gjenet.
Del se gati 58% është për shkak të
gjeneve.
Kjo nuk e nënvlerëson punën që bëni
ju dhe mësuesit tuaj.
Nëse nuk keni marrë rezultatin që keni
shpresuar,
mund t'i fajësoni prindërit tuaj, ose të
paktën gjenet e tyre.
Një gjë që nuk mund ta fajësoni është
të pasurit një anë të majtë
ose të djathtë më aktive
të trurit, sepse ky është mit.
Besohet se ana e majtë e trurit
është logjike,
e shkathët me ekuacione si ky,
kurse ana e djathtë është më kreative
dhe më e shkathët në muzikë.
Por sërish, ky është mit, sepse çdo gjë
që ju bëni
përfshin gati të gjitha pjesët e trurit
tuaj,
edhe gjëja më e rëndomtë, si bisedat
e zakonshme.
Sidoqoftë, arsyeja e mbijetesës së këtij
miti
është se ka një të vërtetë të vogël në të.
Një version relativ i mitit
është që majtakët janë më kreativ se
djathtakët,
që lidhet me atë se truri juaj kontrollon
duart në formë të kryqëzuar,
ashtu që majtakët
kanë anë të djathtë pak më aktive
sesa ana e majtë e trurit
dhe ideja është që ana e djathtë
është më kreative.
Në parim nuk qëndron ideja
që majtakët janë më kreativ sesa
djathtakët.
Ajo që është e vërtetë është se
njerëzit që përdorin me shkathtësi
të dy duart
kanë të menduar më kreativ sesa ata
që përdorin vetëm njërën dorë,
sepse përdorimi i dy duarve përfshin
bashkëpunim të madh midis pjesëve
të trurit,
gjë që mundëson të menduar fleksibil
dhe kreativ.
Miti i majtakut kreativ
rrjedh nga fakti që përdorimi i dy duarve
është më i shpeshtë te majtakët
sesa te djathtakët,
pra ka pak saktësi në idenë e
majtakut më kreativ,
por jo aq shumë.
Një tjetër mit relevant që
keni mundur ta dëgjoni
është që ne përdorim vetëm
10% të trurit.
Ky, sërish, është krejt mit.
Pothuaj çdo gjë bëjmë, edhe
gjëja më e rëndomtë,
angazhon gati tërë trurin tonë.
Megjithatë, natyrisht që është e vërtetë
që nuk e përdorim fuqinë e trurit më
së miri.
Çka mund të bëjmë për ta rritur
këtë fuqi?
Ndoshta mund ta dëgjojmë
një pjesë nga Mozart.
A keni dëgjuar ndonjëherë
për efektin Mozart?
Ideja që nëse dëgjoni Mozartin
bëheni më të zgjuar
dhe përmirësoni performancën
në teste të I.Q.
Tani, gjëja interesante këtu
është se ky mit megjithatë ka pak
të vërtetë brenda.
Studimi origjinal gjeti se
pjesëmarrësit që dëgjuan muzikë
të Mozartit për disa minuta
patën rezultate më të mira në
testin e I.Q.
sesa ata që vetëm qëndruan në heshtje.
Një studim tjetër mori njerëz që
iu pëlqen muzika e Mozartit
dhe një tjetër grup njerëzish
adhurues të tregimeve horror të
Stephen King.
Pjesëmarrësit dëgjuan muzikën
dhe tregimet.
Njerëzit që parapëlqenin Mozartin
Patën rezultate më të mira të I.Q.
nga dëgjimi i muzikës,
por njerëzit që preferonin tregimet,
patën rezultate më të mira nga
dëgjimi i tregimeve
se nga muzika e Mozartit.
E vërteta është që kur dëgjoni
atë që iu pëlqen
I.Q-ja juaj përmirësohet përkohësisht
në një numër detyrash.
Nuk do të thotë që dëgjimi i Mozart
apo tregimeve të Stephen King
do t'ju bëjë më të zgjuar në afat
të gjatë.
Një tjetër version i mitit të Mozartit
është që jo vetëm që do të bëheni më
të zgjuar, por edhe më të shëndetshëm.
Fatkeqësisht, kjo nuk del të jetë
e vërtetë
as për dikë që dëgjonte muzikën
e Mozartit gati cdo ditë,
Mozarti vetë,
që vuante nga gonorea, lia, artriti
dhe ajo çka shumica e njerëzve mendojnë
se e vrau, sifilisi.
Kjo nënkupton që Mozarti është
dashur të jetë më i kujdesshëm
në zgjedhjen e partnerëve seksual.
Por si ta zgjedhim partnerin?
Një mit tjetër që është përhapur nga
sociologët
është që preferencat tona në partnerin
romantik janë produkt i kulturës,
janë kulturalisht specifike.
Por të dhënat nuk e përkrahin këtë.
Një studim i famshëm studjoi njerëzit nga
37 kultura të ndryshme të botës,
nga amerikanët te zulut
dhe çfarë ata kërkojnë te partneri.
Në secilën kulturë në mbarë botën,
burrat vlerësuan më shumë pamjen fizike
sesa gratë
dhe po në secilën kulturë,
gratë vlerësuan më shumë ambicien
dhe aftësinë për të fituar.
Në secilën kulturë,
burrat preferojnë gra më të reja se ata,
mesatarisht, më duket se ishte 2.66 vjet
dhe po në secilën kulturë,
gratë preferojnë burra më të vjetër se
ato,
në mesatare prej 3.42 vjet,
prandaj këtu kemi "Secilit i duhet një
sponsor më i vjetër".
Nga përpjekja për të fituar një partner
kalojmë te përpjekja për të fituar në
basketboll, futboll apo tjetër sport.
Miti është që sportistët kalojnë
periudha të nxehta, sipas amerikanëve,
apo copëza vjollce, si themi ne në Anli,
kur ata thjesht nuk huqin asnjëherë,
si ky këtu.
Por në fakt, çka ndodh është që
nëse analizoni modelin statistikor
të goditjeve të qëlluara dhe humbura
del që ai është pothuajse gjithnjë
i rastësishëm.
Truri juaj krijon modele nga rastësia.
Nëse hidhni një monedhë,
një seri e kokave apo pileve do
të dalë dikur rastësisht
dhe meqë trurit i pëlqen të shohe
modele aty ku nuk ka,
ne i shohim këto seri dhe iu japim
atyre kuptime
dhe themi, "Qenka në formë sot",
kur në fakt do ta shihnim të njëjtin
model
me goditje të rastësishme, të humbura
a të qëlluara.
Një përjashtim i kësaj janë penaltitë.
Një studim i gjuajtjeve të penaltisë
në futboll
tregon se lojtarët që përfaqësojnë shtetet
me një rekord të keq në gjuajtje të
penaltive,
si për shembull Anglia,
i bëjnë gjuajtjet e tyre më shpejt sesa
vendet me rekorde më të mira
dhe si rezultat, kanë më shumë gjasa
të gabojnë.
Që na bën të pyesim
se a ka ndonjë mënyrë që mund ta
përmirësojë performancën e njerëzve.
Një gjë që mund të mendoni
është t'i dënoni njerëzit kur gabojnë
dhe të shihni nëse ka sukses.
Këtë ide, që ndëshkimi mund të përmirësojë
performancën,
pjesëmarrësit menduan se po
testonin në
eksperimentin e famshëm të Milgramit
për të mësuarit dhe ndëshkimin
që me siguri e keni dëgjuar nëse jeni
student i psikologjisë.
Pjesëmarrësit ishin përgatitur të jepnin
çka ata besuan se ishte një shok fatal
elektrik te një pjesëmarrës
kur ai gabonte përgjigjen,
vetëm se dikush me mantel të bardhë
iu kishte thënë ashtu.
Por kjo histori është një mit, për tri
arsye.
E para më me rëndësi, manteli nuk ishte i
bardhë, por në fakt i hirtë.
E dyta, pjesëmarrësve u ishte thënë
para studimit
dhe rikujtuar sa herë që ata e ngritën
çështjen,
që edhe pse shoku ishte i dhimbshëm,
nuk ishte fatal
dhe nuk shkaktonte dëm të përhershëm.
E treta, pjesëmarrësit nuk dhanë shok
vetëm pse dikush me mantel iu tha ashtu.
Kur u intervistuan pas studimit,
të gjithë pjesëmarrësit thanë se besuan
fuqimisht
se studimi mbi mësimin dhe ndëshkimin
kishte qëllim të denjë shkencor
që do t'i sillte shkencës përfitime
afatgjata
kundrejt shqetësimit momental, jo fatal,
shkaktuar pjesëmarrësve.
Unë jam duke folur per 12 minuta
dhe ju me siguri më keni dëgjuar,
keni analizuar modelet e të folurit
dhe gjuhën trupore
për ta zbuluar se a duhet të ma vini
veshin për këto që po flas
se a jam duke treguar të vërtetën
apo po gënjej,
nëse po, me siguri keni
dështuar plotësisht,
se edhe kur besojmë se mund
ta zëmë një gënjeshtar
nga gjuha trupore apo modelet e të
folurit,
qindra teste psikologjike ndër vite
kanë treguar
që për të gjithë ne, edhe policët dhe
detektivët,
është çështje fati dallimi i gënjeshtrës
përmes gjuhës trupore
dhe modeleve verbale.
Megjithatë, ka një përjashtim:
Thirrjet televizive për të afërmit
e humbur.
Është shumë lehtë të parashikosh
kur të afërmit kanë humbur
dhe kur në fakt ata që i kërkojnë, i kanë
vrarë të afërmit e tyre.
Kërkuesit e rremë kanë më shumë gjasa
të lëkundin kokën, të shohin anash,
të bëjnë gabime në të folur,
kurse kërkuesit e vërtetë kanë prirje
të shprehin shpresë që personi do të
kthehet i sigurt
dhe shmangin gjuhën e ashpër.
Ata thonë "na e morën" dhe jo
"e vranë".
Meqë ra fjala, është koha që t'i jap
fund këtij fjalimi,
por para kësaj, dua t'ju jap në 30 sekonda
mitin kryesor të psikologjisë.
Miti është që psikologjia është thjesht
përmbledhje e teorive interesante,
të cilat thonë diçka të dobishme dhe
të cilat kanë diçka për të ofruar.
Shpresoj që në minutat që shkuan unë
iu kam treguar
që kjo nuk është e vërtetë.
Çfarë duhet të bëjmë është t'i
vlerësojmë teoritë psikologjike
duke shikuar parashikimet e tyre,
nëse dëgjimi i Mozartit iu bën më të
zgjuar,
që mësoni më mirë kur të dhënat iu
prezantohen në stilin tuaj të preferuar
ose çka do tjetër, të gjitha këto janë
parashikime empirike të testueshme
dhe mënyra e vetme për të përparuar
është testimi i parashikimeve
me të dhëna
në studime tejet të kontrolluara
eksperimentale.
Dhe vetëm kështu mund të shpresojmë
të gjejmë
se cilat nga këto teori janë të
mbështetura
dhe cilat, si këto që iu tregova sot,
janë mite.
Ju falemnderit.
(Duartrokitje)