[Në një moment vizioni...]
Është periudha e etheve të arit
e viteve 1850 në Kaliforni.
Një rrobaqepës i ri i quajtur
Jacob Davis vërejti se
pantallonat e klientëve të tij,
minatoreve të arit,
po shqyheshin më shpejt
se sa ata mund ti arnonin.
Në një moment vizioni,
Davis u shton disa përforcime metalike
dizajnit të tij të pantallonave
duke i vendosur ato në vendet e tendosjes,
si në cepat e xhepave
dhe në pjesët e zinxhirit.
Këto dizajne të pantallonave se shpejti
kërkohen shumë nga njerëzit.
Në mënyrë që të marrë
patentën e pantallonave me percina,
Davis i duhet një partner biznesi.
Ai kontakton furnizuesin
e tij të pëlhurës,
nje tregtar mallrash
të quajtur Levi Strauss
Strauss and Davis filluan të prodhonin
pantallona nga materiali i xhinseve,
dhe vazhduan të ndryshojnë dizajnin
për tu përshtatur klientëve të tyre.
Thuhet se largimi i pjesëve metalike
tek pjesa e zinxhirit
ishte bërë pas ankesave të minatorëve
të cilët uleshin në tokë
afër zjarrit pa te brendshme,
sepse po u shkaktonin dhimbje.
Xhinset vazhduan të ndryshojnë dhe
të jenë të shumëllojshëm gjatë viteve,
duke u bërë të domosdoshëm
në modën e përditshme të secilit,
dhe përdoren për pune
dhe argëtim që në vitet 1960.
Sot, 96% e klientëve amerikanë kanë
të paktën 1palë xhinse, ose edhe më shumë.