1 00:00:03,836 --> 00:00:07,140 Vizualizimi është aspekt qëndor i punës sime. 2 00:00:07,678 --> 00:00:10,449 Unë ligjeroj për çështjet e shëndetit botëror. 3 00:00:10,548 --> 00:00:13,231 Dhe unë e di se nuk mjafton vetëm që të kesh të dhëna statistikore. 4 00:00:14,750 --> 00:00:17,920 Ato duhet të prezantohen në një mënyrë të kuptueshme dhe zbavitëse për njerëzit. 5 00:00:17,920 --> 00:00:22,303 Tani do të bëj diçka që s'e kam provuar asnjëherë më parë. 6 00:00:22,303 --> 00:00:25,182 Do t'i animoj të dhënat në një hapësirë të vërtetë. 7 00:00:25,182 --> 00:00:28,526 Për ta realizuar këtë synim do të më ndihmojë ekipi teknik. 8 00:00:29,311 --> 00:00:33,375 Po fillojmë: së pari shfaqim boshtin për shëndetin. 9 00:00:33,375 --> 00:00:38,640 Këtu e kemi jetëgjatësinë e pritur prej 25 deri në 75 vite. 10 00:00:38,640 --> 00:00:41,177 Dhe këtu poshtë, e kemi boshtin për pasurinë. 11 00:00:41,177 --> 00:00:46,550 Të ardhurat për person: $400, $4,000 dhe $40,000. 12 00:00:46,550 --> 00:00:50,334 Këtu poshtë e kemi varfërinë dhe sëmundjen, 13 00:00:50,334 --> 00:00:51,904 ndërsa këtu lart i kemi të pasurit dhe të shëndetshmit. 14 00:00:53,473 --> 00:00:58,520 Tani do t'ju tregoj se si bota ishte para 200 vitesh, 15 00:00:58,520 --> 00:01:00,291 në vitin 1810. 16 00:01:00,291 --> 00:01:01,962 Ja ku janë të gjitha shtetet: 17 00:01:01,962 --> 00:01:08,099 Europa është ngjyrë kafe, Azia e kuqe, Lindja e Mesme e gjelbër, Afrika nën-Sahariane e kaltër, 18 00:01:08,099 --> 00:01:09,622 dhe Amerikat të verdha. 19 00:01:09,622 --> 00:01:13,300 Ndërsa madhësia e topit të një shteti tregon madhësinë e popullsisë së tij. 20 00:01:13,300 --> 00:01:17,375 Në vitin 1810 këtu poshtë kishte shumë tollovi, apo jo? 21 00:01:17,375 --> 00:01:19,409 Të gjitha shtetet ishin të varfëra dhe të sëmura, 22 00:01:19,409 --> 00:01:23,155 Jetëgjatësia mesatare ishte më e vogël se 40 vjet në të gjitha shtetet. 23 00:01:23,155 --> 00:01:26,957 Vetëm Mbretëria e Bashkuar dhe Holanda ishin pak më mirë, 24 00:01:26,957 --> 00:01:28,553 por jo edhe aq më mirë. 25 00:01:28,553 --> 00:01:30,201 Dhe në këtë moment unë po e nisi jetën e botës! 26 00:01:31,970 --> 00:01:36,603 Revolucioni industrial bën që shtetet e Europës dhe disa vende të tjera 27 00:01:36,603 --> 00:01:38,578 të largohen prej pjesës tjetër të botës. 28 00:01:38,578 --> 00:01:41,433 Por shtetet e kolonizuara të Azisë dhe Afrikës 29 00:01:41,433 --> 00:01:43,610 mbeten të ngujuara këtu poshtë. 30 00:01:43,610 --> 00:01:47,421 Me kalimin e kohës, shtetet perendimore bëhen gjithnjë e më të shëndetshme. 31 00:01:47,467 --> 00:01:51,313 Dhe tani, ta ngadalësojmë pak rrëfimin për ta treguar ndikimin 32 00:01:51,313 --> 00:01:52,936 e Luftës së Parës Botërore. 33 00:01:52,936 --> 00:01:57,672 dhe epidemisë së gripit spanjoll. Çfarë katastrofe! 34 00:01:57,672 --> 00:02:02,403 Dhe tani shkojmë shpejtë nëpr vitet 1920 dhe 1930. 35 00:02:02,403 --> 00:02:04,042 Përkundër periudhës së Depresionit të Madh 36 00:02:04,119 --> 00:02:05,880 shtetet perendimore vazhdojnë të ecin para 37 00:02:05,880 --> 00:02:07,426 drejt pasurisë dhe shëndetit më të mirë 38 00:02:07,426 --> 00:02:09,540 Japonia dhe disa shtete të tjera përpiqen t'u vijnë pas 39 00:02:09,540 --> 00:02:11,440 por shumica e shteteve të tjera mbeten aty poshtë. 40 00:02:11,440 --> 00:02:15,117 Tani, pas tragjedive të Luftës së Dytë Botërore, 41 00:02:15,117 --> 00:02:18,512 ndalemi pak për të parë se si dukej bota e vitit 1948. 42 00:02:18,512 --> 00:02:22,926 Viti 1948 ishte një vit i rëndësishëm: Lufta kishte përfunduar, 43 00:02:22,926 --> 00:02:26,098 Suedia bëri kërdinë në Lojërat Dimërore Olimpike 44 00:02:26,098 --> 00:02:27,675 dhe unë kisha lindur! 45 00:02:27,675 --> 00:02:30,763 Por dallimi mes shteteve të botës 46 00:02:30,763 --> 00:02:32,463 ishte më i madh se kurdoherë. 47 00:02:32,463 --> 00:02:36,525 SHBA-të ishin përpara, Japonia po i ndiqte pas, 48 00:02:36,555 --> 00:02:38,691 Brazili ishte shumë më prapa. 49 00:02:38,691 --> 00:02:42,742 Irani po bëhej pak më i pasur për shkak të naftës por vazhdonte të kishte jetëgjatësi të shkurtër. 50 00:02:42,742 --> 00:02:45,559 Ndërkohë, gjigantët aziatik: 51 00:02:45,559 --> 00:02:47,943 Kina, India, Pakistani, Bangladeshi dhe Indonezia, 52 00:02:47,943 --> 00:02:50,343 ishin akoma të varfëra dhe të sëmura këtu poshtë. 53 00:02:50,343 --> 00:02:52,371 por shikoni se çfarë do të ndodhë! 54 00:02:52,371 --> 00:02:53,962 Ja po ia nisim prap! 55 00:02:53,962 --> 00:02:57,384 Gjatë jetës sime, kolonitë e mëparshme fituan pavarësinë, 56 00:02:57,384 --> 00:03:00,188 dhe më në fund filluan të bëhen më të shëndetshme, 57 00:03:00,188 --> 00:03:00,950 dhe më të shëndetshme 58 00:03:00,950 --> 00:03:02,403 dhe më të shëndetshme. 59 00:03:02,403 --> 00:03:06,131 Dhe në vitin 1970, shtetet e Azisë dhe Amerikës Latine 60 00:03:06,131 --> 00:03:08,562 filluan t'u afrohen shteteve perendimore: 61 00:03:08,562 --> 00:03:10,715 ato u bënë ekonomi në zhvillim e sipër. 62 00:03:10,715 --> 00:03:12,415 Disa shtete afrikane fillojnë të ndjekin pas, 63 00:03:12,415 --> 00:03:14,454 disa të tjera mbeten të ngujuara në luftëra civile, 64 00:03:14,454 --> 00:03:15,954 disa të tjera u goditën nga virusi HIV. 65 00:03:15,954 --> 00:03:18,454 Dhe ja ku e kemi botën e sotme, 66 00:03:18,454 --> 00:03:21,598 me statistikat e fundit. 67 00:03:22,859 --> 00:03:25,440 Shumica e njerëzve sot jetojnë këtu në mes. 68 00:03:25,440 --> 00:03:28,068 Por në të njejtën kohë ka shumë dallime 69 00:03:28,068 --> 00:03:30,237 në mes të shteteve më të pasura dhe shteteve më të varfëra. 70 00:03:30,237 --> 00:03:34,098 dhe ka shumë pabarazi edhe brenda vetë shteteve. 71 00:03:34,098 --> 00:03:36,560 Këta topa i tregojnë mesataret e shteteve, 72 00:03:36,560 --> 00:03:38,120 por unë mund t'i ndaj. 73 00:03:38,120 --> 00:03:41,160 Merreni për shembull Kinën. Mund ta ndaj në provinca. 74 00:03:41,160 --> 00:03:44,052 Ja ku iku Shanghai. 75 00:03:44,052 --> 00:03:47,680 Ai sot ka pasuri dhe shëndet të një niveli të njejtë sa Italia. 76 00:03:47,680 --> 00:03:51,077 Dhe ja ku është provinca e varfër Guizhou. 77 00:03:51,077 --> 00:03:52,403 Ajo është si Pakistani. 78 00:03:52,403 --> 00:03:54,912 Dhe nëse e ndaj edhe më tutje 79 00:03:54,912 --> 00:03:57,800 pjesët e saja rurale janë si Ghana në Afrikë. 80 00:04:01,100 --> 00:04:03,462 Dhe përkundër dallimeve enorme që hasim sot, 81 00:04:05,133 --> 00:04:06,805 gjatë 200 viteve kemi parë progres të hatashëm. 82 00:04:06,805 --> 00:04:08,741 Hendeku i madh historik që ekzistonte në mes të perendimit 83 00:04:08,741 --> 00:04:10,449 dhe pjesës tjetër të botës, tani po zvogëlohet. 84 00:04:10,449 --> 00:04:15,216 Jemi bërë një botë krejtësisht e re që shkon drejt konvergjencës, 85 00:04:15,216 --> 00:04:17,609 dhe unë e shoh një trend të qartë drejt së ardhmes. 86 00:04:17,609 --> 00:04:20,496 përmes ndihmës, tregtisë, teknologjisë ekologjike dhe paqes. 87 00:04:20,496 --> 00:04:23,242 Është krejt e mundshme që çdo shtet të arrijë 88 00:04:24,381 --> 00:04:25,520 te cepi i pasur dhe i shëndetshëm. 89 00:04:27,689 --> 00:04:30,683 Kjo që ju patë në këto minuta 90 00:04:30,714 --> 00:04:33,602 është rrëfimi i 200 shteteve 91 00:04:33,602 --> 00:04:36,160 në 200 vitet e fundit, dhe në të ardhmen! 92 00:04:36,160 --> 00:04:40,200 Unë thjesht vendosa 120,000 numra në një diagram. 93 00:04:40,250 --> 00:04:43,000 Shumë bukur, apo jo? 94 99:59:59,999 --> 99:59:59,999