0:00:03.836,0:00:07.140 Vizualizimi është aspekt qëndor i punës sime. 0:00:07.678,0:00:10.449 Unë ligjeroj për çështjet e shëndetit botëror. 0:00:10.548,0:00:13.231 Dhe unë e di se nuk mjafton vetëm që të kesh të dhëna statistikore. 0:00:14.750,0:00:17.920 Ato duhet të prezantohen në një mënyrë të kuptueshme dhe zbavitëse për njerëzit. 0:00:17.920,0:00:22.303 Tani do të bëj diçka që s'e kam provuar asnjëherë më parë. 0:00:22.303,0:00:25.182 Do t'i animoj të dhënat në një hapësirë të vërtetë. 0:00:25.182,0:00:28.526 Për ta realizuar këtë synim do të më ndihmojë ekipi teknik. 0:00:29.311,0:00:33.375 Po fillojmë: së pari shfaqim boshtin për shëndetin. 0:00:33.375,0:00:38.640 Këtu e kemi jetëgjatësinë e pritur prej 25 deri në 75 vite. 0:00:38.640,0:00:41.177 Dhe këtu poshtë, e kemi boshtin për pasurinë. 0:00:41.177,0:00:46.550 Të ardhurat për person: $400, $4,000 dhe $40,000. 0:00:46.550,0:00:50.334 Këtu poshtë e kemi varfërinë dhe sëmundjen, 0:00:50.334,0:00:51.904 ndërsa këtu lart i kemi të pasurit dhe të shëndetshmit. 0:00:53.473,0:00:58.520 Tani do t'ju tregoj se si bota ishte para 200 vitesh, 0:00:58.520,0:01:00.291 në vitin 1810. 0:01:00.291,0:01:01.962 Ja ku janë të gjitha shtetet: 0:01:01.962,0:01:08.099 Europa është ngjyrë kafe, Azia e kuqe, Lindja e Mesme e gjelbër, Afrika nën-Sahariane e kaltër, 0:01:08.099,0:01:09.622 dhe Amerikat të verdha. 0:01:09.622,0:01:13.300 Ndërsa madhësia e topit të një shteti tregon madhësinë e popullsisë së tij. 0:01:13.300,0:01:17.375 Në vitin 1810 këtu poshtë kishte shumë tollovi, apo jo? 0:01:17.375,0:01:19.409 Të gjitha shtetet ishin të varfëra dhe të sëmura, 0:01:19.409,0:01:23.155 Jetëgjatësia mesatare ishte më e vogël se 40 vjet në të gjitha shtetet. 0:01:23.155,0:01:26.957 Vetëm Mbretëria e Bashkuar dhe Holanda ishin pak më mirë, 0:01:26.957,0:01:28.553 por jo edhe aq më mirë. 0:01:28.553,0:01:30.201 Dhe në këtë moment unë po e nisi jetën e botës! 0:01:31.970,0:01:36.603 Revolucioni industrial bën që shtetet e Europës dhe disa vende të tjera 0:01:36.603,0:01:38.578 të largohen prej pjesës tjetër të botës. 0:01:38.578,0:01:41.433 Por shtetet e kolonizuara të Azisë dhe Afrikës 0:01:41.433,0:01:43.610 mbeten të ngujuara këtu poshtë. 0:01:43.610,0:01:47.421 Me kalimin e kohës, shtetet perendimore bëhen gjithnjë e më të shëndetshme. 0:01:47.467,0:01:51.313 Dhe tani, ta ngadalësojmë pak rrëfimin për ta treguar ndikimin 0:01:51.313,0:01:52.936 e Luftës së Parës Botërore. 0:01:52.936,0:01:57.672 dhe epidemisë së gripit spanjoll. Çfarë katastrofe! 0:01:57.672,0:02:02.403 Dhe tani shkojmë shpejtë nëpr vitet 1920 dhe 1930. 0:02:02.403,0:02:04.042 Përkundër periudhës së Depresionit të Madh 0:02:04.119,0:02:05.880 shtetet perendimore vazhdojnë të ecin para 0:02:05.880,0:02:07.426 drejt pasurisë dhe shëndetit më të mirë 0:02:07.426,0:02:09.540 Japonia dhe disa shtete të tjera përpiqen t'u vijnë pas 0:02:09.540,0:02:11.440 por shumica e shteteve të tjera mbeten aty poshtë. 0:02:11.440,0:02:15.117 Tani, pas tragjedive të Luftës së Dytë Botërore, 0:02:15.117,0:02:18.512 ndalemi pak për të parë se si dukej bota e vitit 1948. 0:02:18.512,0:02:22.926 Viti 1948 ishte një vit i rëndësishëm: Lufta kishte përfunduar, 0:02:22.926,0:02:26.098 Suedia bëri kërdinë në Lojërat Dimërore Olimpike 0:02:26.098,0:02:27.675 dhe unë kisha lindur! 0:02:27.675,0:02:30.763 Por dallimi mes shteteve të botës 0:02:30.763,0:02:32.463 ishte më i madh se kurdoherë. 0:02:32.463,0:02:36.525 SHBA-të ishin përpara, Japonia po i ndiqte pas, 0:02:36.555,0:02:38.691 Brazili ishte shumë më prapa. 0:02:38.691,0:02:42.742 Irani po bëhej pak më i pasur për shkak të naftës por vazhdonte të kishte jetëgjatësi të shkurtër. 0:02:42.742,0:02:45.559 Ndërkohë, gjigantët aziatik: 0:02:45.559,0:02:47.943 Kina, India, Pakistani, Bangladeshi dhe Indonezia, 0:02:47.943,0:02:50.343 ishin akoma të varfëra dhe të sëmura këtu poshtë. 0:02:50.343,0:02:52.371 por shikoni se çfarë do të ndodhë! 0:02:52.371,0:02:53.962 Ja po ia nisim prap! 0:02:53.962,0:02:57.384 Gjatë jetës sime, kolonitë e mëparshme fituan pavarësinë, 0:02:57.384,0:03:00.188 dhe më në fund filluan të bëhen më të shëndetshme, 0:03:00.188,0:03:00.950 dhe më të shëndetshme 0:03:00.950,0:03:02.403 dhe më të shëndetshme. 0:03:02.403,0:03:06.131 Dhe në vitin 1970, shtetet e Azisë dhe Amerikës Latine 0:03:06.131,0:03:08.562 filluan t'u afrohen shteteve perendimore: 0:03:08.562,0:03:10.715 ato u bënë ekonomi në zhvillim e sipër. 0:03:10.715,0:03:12.415 Disa shtete afrikane fillojnë të ndjekin pas, 0:03:12.415,0:03:14.454 disa të tjera mbeten të ngujuara në luftëra civile, 0:03:14.454,0:03:15.954 disa të tjera u goditën nga virusi HIV. 0:03:15.954,0:03:18.454 Dhe ja ku e kemi botën e sotme, 0:03:18.454,0:03:21.598 me statistikat e fundit. 0:03:22.859,0:03:25.440 Shumica e njerëzve sot jetojnë këtu në mes. 0:03:25.440,0:03:28.068 Por në të njejtën kohë ka shumë dallime 0:03:28.068,0:03:30.237 në mes të shteteve më të pasura dhe shteteve më të varfëra. 0:03:30.237,0:03:34.098 dhe ka shumë pabarazi edhe brenda vetë shteteve. 0:03:34.098,0:03:36.560 Këta topa i tregojnë mesataret e shteteve, 0:03:36.560,0:03:38.120 por unë mund t'i ndaj. 0:03:38.120,0:03:41.160 Merreni për shembull Kinën. Mund ta ndaj në provinca. 0:03:41.160,0:03:44.052 Ja ku iku Shanghai. 0:03:44.052,0:03:47.680 Ai sot ka pasuri dhe shëndet të një niveli të njejtë sa Italia. 0:03:47.680,0:03:51.077 Dhe ja ku është provinca e varfër Guizhou. 0:03:51.077,0:03:52.403 Ajo është si Pakistani. 0:03:52.403,0:03:54.912 Dhe nëse e ndaj edhe më tutje 0:03:54.912,0:03:57.800 pjesët e saja rurale janë si Ghana në Afrikë. 0:04:01.100,0:04:03.462 Dhe përkundër dallimeve enorme që hasim sot, 0:04:05.133,0:04:06.805 gjatë 200 viteve kemi parë progres të hatashëm. 0:04:06.805,0:04:08.741 Hendeku i madh historik që ekzistonte në mes të perendimit 0:04:08.741,0:04:10.449 dhe pjesës tjetër të botës, tani po zvogëlohet. 0:04:10.449,0:04:15.216 Jemi bërë një botë krejtësisht e re që shkon drejt konvergjencës, 0:04:15.216,0:04:17.609 dhe unë e shoh një trend të qartë drejt së ardhmes. 0:04:17.609,0:04:20.496 përmes ndihmës, tregtisë, teknologjisë ekologjike dhe paqes. 0:04:20.496,0:04:23.242 Është krejt e mundshme që çdo shtet të arrijë 0:04:24.381,0:04:25.520 te cepi i pasur dhe i shëndetshëm. 0:04:27.689,0:04:30.683 Kjo që ju patë në këto minuta 0:04:30.714,0:04:33.602 është rrëfimi i 200 shteteve 0:04:33.602,0:04:36.160 në 200 vitet e fundit, dhe në të ardhmen! 0:04:36.160,0:04:40.200 Unë thjesht vendosa 120,000 numra në një diagram. 0:04:40.250,0:04:43.000 Shumë bukur, apo jo? 9:59:59.000,9:59:59.000