Faleminderit.
Ishte një herë një mbret në Indi, dhe për
ditëlindjen e tij, u dha urdhër
qe të gjithë prijësit duhej të sillnin
dhurata për mbretin.
Disa sollën mëndafshe të buta,
disa shpata të zbukuruara,
disa sollën ar.
Në fund të radhës po vinte
një plak i vogël e i rrudhur
i cili kishte ecur disa ditë nga
fshati i tij deri në breg të detit.
Dhe ndërsa po vinte, biri i mbretit pyeti:
"Çfarë dhurate po sjell për mbretin?"
Plaku hapi dalngadalë
dorën e tij për të zbuluar
një guackë shumë të bukur me rrathë
vjollcë e të verdhë, të kuq e të kaltër.
Biri i mbretit tha:
"Kjo nuk është dhuratë për një mbret!
Ç'dhuratë është ajo?"
Plaku e shikoi ngadalë dhe i tha:
"Rruga që bëra në këmbë...
pjesë e dhuratës"
(Të qeshura)
Për pak çaste do t’ju jap një dhuratë,
një dhuratë që besoj se ia
vlen të përhapet.
Por më parë, më lejoni t’ju marr
në rrugëtimin tim të gjatë.
Ashtu si shumica prej jush,
fillova jetën si fëmijë i vogël.
Sa prej jush nisët jetën
si fëmijë të vegjël?
Lindët të rinj?
Rreth gjysma prej jush.. Mirë..
(Të qeshura)
Kurse ju të tjerët, ... çfarë?
Keni lindur të rritur?
Do doja ta takoja nënën tuaj!
Flisni për të pamundurën!
Si i vogël, gjithmonë jam mahnitur
pas gjërave të pamundura.
Sot është dita që kam pritur vite të tëra,
sepse sot është dita që unë do përpiqem
të bëj të pamundurën këtu, para syve tuaj
në TEDxMaastricht.
Do të filloj
duke ju treguar fundin:
Dhe do t'ju dëshmoj
se e pamundura nuk është e pamundur.
Do ta përfundoj duke ju dhënë
një dhuratë që ia vlen të përhapet
Do t'ju tregoj se mund ta bëni
të pamundurën në jetën tuaj.
Gjatë kërkimit tim për të bërë të
pamundurën, kam kuptuar se
dy gjëra janë universale
për njerëzit gjithandej botës.
Të gjithë kanë frika,
dhe të gjithë kanë ëndërra.
Gjatë kërkimit tim për të bërë
të pamundurën, kam kuptuar se tri gjëra
më kanë shtyrë gjatë viteve
që të bëj të pamundurën.
Loja Dodgeboll, qe ju e quani "trefbal",
Supermeni,
dhe Mushkonja.
Këto janë tri fjalët kyçe.
Tani e dini përse bëj të
pamundurën në jetën time.
Kështu do t'ju marr në
rrugëtimin tim të gjatë,
nga frikat deri te ëndërrat,
nga fjalët deri te shpatat,
nga doxhbolli
deri te Supermeni
e te Mushkonja.
Dhe shpresoj t'ju tregoj
se si ta bëni të pamundurën në jetën tuaj.
4 tetor 2007.
Zemra më rrihte shpejt,
gjunjët më dridheshin
tek po ngjitesha në skenë
në Teatrin Sanders
në Universitetin e Harvard për të pranuar
çmimin Ig Nobël në Mjekësi 2007
për një hulumtim shkencor
që kisha bashkë-shkruar
titulluar "Gëlltitja e shpatës...
...dhe efektet e saj anësore".
(Të qeshura)
Ishte publikuar në një buletin të vogël
të cilin nuk e kisha lexuar më parë,
Buletini Britanik Mjekësor.
Dhe për mua, ajo ishte një
ëndërr e pamundshme që u bë realitet,
Ishte një befasi e
papritur për dikë si unë,
ishte një nder që nuk do ta harroj kurrë.
Por nuk ishte pjesa më
e paharrueshme e jetës sime.
Më 4 tetor 1976,
ky fëmijë i frikësuar, i turpshëm,
e i dobët,
vuante nga frika ekstreme.
Ndërsa po bëhej gati të ngjitej në skenë,
zemra po i rrihte shpejt,
gjunjtë po i dridheshin.
Hapi gojën të fliste,
por fjalët nuk i dolën dot.
Qëndroi duke u dridhur në lot.
Ishte paralizuar nga paniku,
kishte ngrirë nga frika.
Ky fëmijë i frikësuar, i turpshëm,
i dobët,
vuante nga frika ekstreme.
Vuante nga errësirra,
nga lartësia,
nga merimangat e gjarpërinjtë
Ndokush nga ju frikësohet nga
merimangat e
gjarpërinjtë? Disa nga ju...
Ai frikësohej nga uji dhe peshkaqenët
frikësohej nga doktorët, infermieret e
dentistët,
nga gjilpërat dhe mjetet e mprehta.
Por më shumë se gjithçka, frikësohej
nga njerëzit.
Ai fëmijë i frikësuar, i turpshëm,
e i dobët,
isha unë.
Vuaja nga frika nga dështimi dhe refuzimi,
vetbesimi i ulët, kompleksi i
inferioritetit,
dhe diçka që atëherë as
nuk e dinim që mund të kishe
çrregullim ankthi shoqëror.
Për shkak se kisha frika, fëmijët e tjerë
me ngacmonin dhe me rrihnin.
Më tallnin e më shanin.
Asnjëherë nuk më linin të luaja
në lojërat e tyre.
Ah, ishte një lojë ku më linin të luaja
Doxhboll -
dhe nuk isha lojtar i mirë.
Të fortit më thërrisnin emrin,
dhe unë ngrija kokën
dhe shihja topa të kuq
që përplaseshin në fytyrën time
me shpejtësi
bam, bam, bam!
Dhe mbaj mend shumë ditë duke u
kthyer nga shkolla
me fytyrë të skuqur që thumbonte,
veshët e skuqur që kumbonin.
Sytë më digjnin nga lotët,
dhe fjalët e tyre që digjeshin
në veshët e mi.
Dhe kushdo që ka thënë:
Shkopinjtë dhe gurët mund t'më thyejnë
eshtrat, fjalët kurrë s'do m'lëndojnë
Është gënjeshtër.
Fjalët mund të shpojnë si thika.
Fjalët mund të përshkojnë si shpata.
Fjalët mund të krijojnë plagë aq thellë
sa nuk mund të shihen.
Pra, unë kisha frika. Dhe fjalët ishin
armiku im më i madh.
Dhe ende janë.
Por, unë kisha edhe ëndërra.
Shkoja në shtëpi e iu
futesha librave komike
dhe lexoja librat komik të Supermenit
dhe ëndërroja të isha superhero
si Supermeni.
Doja të luftoja për të vërtetën
dhe drejtësinë.
Doja të luftoja të këqinjtë,
Doja të fluturoja rreth botës të bëhesha
hero e të shpëtoja jetë.
Po ashtu, me mahnisnin edhe gjërat reale.
Lexoja "Librin e Rekordeve Guiness" dhe
Librin e Ripley-t "Besoni apo jo"
Dikush nga ju ka lexuar Librin
e Rekordeve Guinesses or te Ripley-t?
Unë i dua ato libra!
Njerëz të vërtetë, heroizma të vërtetë.
Dhe thashë, dua ta bëj këtë.
Nëse fëmijët që më ngacmonin s'do
më linin të luaja sport me ata,
dua të bëj magji të vërtetë,
heroizma të vërtetë.
Dua të bëj diçka të jashtëzakonshme
që ata nuk mund ta bëjnë.
Dua të gjej qëllimin e jetës sime,
dua të di që jeta ime ka kuptim,
dua të bëj diçka të jashtëzakonshmë
ta ndryshoj botën;
dua të dëshmoj se e pamundura nuk është e
pamundur.
Shkojmë 10 vite më pas -
Ishte java para ditëlindjes sime të 21-të
Dy gjëra ndodhën atë ditë që ndryshuan
jetën time përgjithmonë.
Jetoja në Tamil Nadu, në Indinë Jugore
isha misionar,
dhe miku im më pyeti,
"A ke 'Throms', Daniel?"
Dhe unë i thashë, "'Throms'?
Çfare janë 'Throms'?"
Ai tha, "Throms" janë synimet kryesore
të jetës.
Ato janë kombinim i ëndërrave dhe
synimeve, p.sh. po të mund
të bëje çfarëdo doje,
të shkoje kudo
të ishe cilido që doje,
ku do shkoje? Çfare do bëje?
Kush do ishe?
I thashë, "Nuk mund ta bëj atë!
Frikësohem shumë! Kam shume frika!
Atë natë mora qilimin e orizit e u ngjita
në catine e shtëpizës,
u shtriva nën yjet,
dhe shikoja lakuriqët tek i vërsuleshin
mushkonjave.
Dhe mendoja vetëm për "Throms"
dhe ëndërrat e synimet
dhe fëmijët që më gjuanin me topat.
Disa orë më vonë u zgjova.
Zemra më rrihte shpejt.
Gjunjët më dridheshin.
Kësaj here nuk ishte nga frika.
Gjithë trupi më dridhej.
Dhe 5 ditët në vijim
isha herë me vetëdije e herë pa,
në shtrat t'vdekjes duke luftuar për jetën
truri po më digjej në temperaturë 40
nga ethet e malaries.
Dhe sa herë që isha i vetëdijshëm,
mendoja vetëm për 'Throms'
Mendoja,
"Çfarë dua të bëj me jetën time?"
Përfundimisht, natën para ditëlindjes sime
të 21-të,
në një moment qartësie,
kuptova
se ajo mushkonjë e vogël,
Anopheles Stephensi,
ajo mushkonjë e vogël
që peshonte më pak se 5 mikrogram
më pak se një kokërr kripe,
nëse ajo mushkonjë mund
ta rrëzojë një njeri 80 kg
e kuptova se ajo ishte dobësia ime.
Pastaj kuptova se,
jo jo, nuk ishte mushkonja
ishte paraziti që jeton brenda saj
Plasmodium Falciparum, që vret më shumë
se një milion njerëz në vit.
Pastaj kuptova,
jo, jo, është edhe më e vogël se aq,
por mua, më dukej aq e madhe.
Kuptova,
se frika ishte dobësia ime,
paraziti im,
që më ka gjymtuar e ka paralizuar
tërë jetën time.
E dini, ka dallim mes rrezikut dhe frikës.
Rreziku është i vërtetë.
Frika është zgjedhje.
Dhe unë kuptova se kisha një zgjedhje:
Ose të jetoja me frikën,
dhe të vdisja i mposhtur atë natë,
ose të mbysja frikat e mia, dhe
të ndiqja ëndërrat e mia,
të guxoja të jetoja jetën.
E dini, ka diçka kur je në shtrat
të vdekjes
dhe përballesh me vdekjen që të bën
të duash të jetosh.
Kuptova që të gjithë vdesin,
jo të gjithë jetojnë.
Është në vdekjen ku ne jetojmë.
E dini, kur mëson të vdesësh,
me të vërtetë mëson të jetosh.
Kështu vendosa të ndryshoja
historinë time atë natë.
Nuk doja të vdisja.
Dhe bëra një lutje të vogël, thashë,
"Zot, nëse më lë të jetoj ditëlindjen e
21-të,
më nuk do lë frikën ta sundojë jetën time.
Do t'i mbys frikat e mia,
do të shkoj pas ëndërrave të mia,
dua ta ndryshoj qëndrimin tim,
dua bëj diçka të jashtëzakonshme
me jetën time,
dua të gjej qëllimin e jetës sime,
dua ta dij që e pamundura nuk është
e pamundur.
Nuk do t'ju tregoj a mbijetova atë natë;
po ju lë ta kuptoni vetë.
(Të qeshura)
Por atë natë bëra listën time të
10 'Throms-ave' të parë:
Vendosa që doja të vizitoja kontinentet
kryesore
të shihja 7 Mrekullitë e Botës
të mësoja disa gjuhë,
të jetoja në një
ishull të shkretë,
të jetoja në një anije në oqean,
të jetoja me një fis Indianësh në Amazon,
të ngjitesha në malin më të lartë në Suedi,
doja të shihja Malin Everest në agim,
të punoja në biznesin e
muzikës në Nashville,
doja të punoja në cirk,
dhe doja të hidhesha nga aeroplani.
Gjatë 20 viteve të ardhshme, i arrita
shumicën e atyre 'throm-save'
Cdo herë që arrija një 'throm',
i shtoja 5 ose 10 tjera në listë dhe
kështu më rritej lista.
7 vitet në vijim, jetova në
një ishull të vogël në Bahamas
për 7 vjet
në një kasolle kashteje,
duke gjuajtur peshq e peshkaqenë
për të ngrënë, i vetmi në ishull,
vetëm në brekë,
dhe mësova të notoja me peshkaqenë.
Nga atje, u zhvendosa në Meksikë,
dhe pastaj u zhvendosa në limanin e lumit
Amazon në Ekuador
Pujo Pongo Ekuador, ku jetova me një fis,
dhe dalngadalë fillova të fitoj
besim vetëm nga 'throms-at' e mia
Kalova në biznesin e muzikës në Nashville,
dhe pastaj Suedi,
lëviza në Stokholm, ku po ashtu
punova në biznesin e muzikës,
u ngjita në majen e Malit Kebnekaise
mbi Qarkun Arktik
Mësova të bëj kllounin,
xhoglimin me topa,
dhe të ecja mbi shkopa të mëdhenj,
t'i jepja biçikletës me një rrotë,
të haja zjarrin, xhamin.
Në 1997, dëgjova se kishin mbetur
më pak se 12 gëlltitës shpate
dhe thashë: "Duhet ta bëj atë!"
Takova një gëlltitës shpate, dhe
i kërkova ca këshilla.
Tha: "Po, do të jap 2 këshilla:
Numër 1: është shumë e rrezikshme,
Njerëzit kanë vdekur nga kjo.
Numër 2:
Mos e provo!"
(Të qeshura)
Kështu e shtova në
listën e 'throms-ave'.
Jam ushtruar 10 deri 12 herë
në ditë, çdo ditë,'
për 4 vjet.
T'i kalkulosh ato
4 herë 365 herë 12 bëjnë
rreth 13 mijë herë prova të pasuksesshme
para se ta fusja për herë të parë
shpatën në fyt në 2001.
Në atë kohë, i dhashë vetes qëllim
të bëhesha eksperti kryesor botëror në
gëlltitjen e shpatës
Kështu kërkova për çdo libër,
artikull reviste e gazete
çdo raport mjekësor, studiova
fiziologjinë, anatominë,
bisedova me doktorë e infermieret,
i mblodha të gjithë gëlltitësit e shpatave
në Shoqatën Ndërkombëtare të
Shpata-Gëlltitësve
dhe bëra një hulumtim dy vjeçar
mjekësor
rreth gëlltitjes së shpatës
e efekteve anësore
që është publikuar në Buletinin
Mjekësor Britanik.
(Të qeshura)
Faleminderit.
(Duartrokitje)
Mësova gjëra të mahnitshme rreth
gëlltitjes së shpatës.
Disa gjëra për të cilat besoj se nuk
keni menduar më parë, por që sot po,
Herën tjetër kur shkoni në shtëpi
dhe kur prisni mishin me thikë
ose shpatë, ose thikë "bestek"
do mendoni për këtë...
Mësova se gëlltitja e
shpatave filloi në Indi
atje ku e pashë gjithçka për
herë të parë si 20 vjeçar
para 4 mijë vjetëve ose 2 mijë vjet
para erës së re.
Para 150 vjetëve, shpata-gëlltitësit janë
përdorur
në fushën e shkencës dhe mjekësisë
për të ndihmuar zhvillimin e endoskopisë
në 1868
nga Dr. Adolf Kussmaul në
Freiburg, Gjermani
Në 1906, elektrokardiogrami në Wells,
për të studjuar çrregullimet e gëlltitjes
dhe tretjes
bronkoskopia, gjëra të tilla.
Por gjatë 150 viteve të fundit,
kemi dëgjuar rreth qindra lëndimeve
dhe dhjetëra vdekjesh...
Kjo është endoskopia e zhvilluar nga
Dr. Adolf Kussmaul.
Por zbuluam se ka pasur 29 vdekje në
150 vitet e fundit
përfshirë gëlltitësin nga Londra i cili
shpoi zemrën e tij me shpatë.
Po ashtu kuptuam se 3 deri në 8
lëndime ndodhin çdo vit gjatë
gëlltitjes së shpatës.
E di sepse më marrin në telefon.
Sapo mora dy telefonata,
një nga Suedia, dhe një nga Orlando
vetëm para disa javësh,
shpata-gëlltitës që janë në spital
nga lëndimet.
Është jashtëzakonisht e rrezikshme.
Gjëja tjetër që mësova ishte se
gëlltitja e shpatës
bën rreth 2 deri në 10 vjet ta mësosh
për shumë njerëz.
Por më e mahnitshmja që kam mësuar ishte
se gëlltitësit e shpatave mësojnë
të bëjnë të pamundurën.
Dhe do t'ju tregoj një sekret të vogël:
Mos u fokusoni në 99.9% që është e
pamundur.
Fokusohu në 0.1% që është e mundur,
dhe mëso si ta bësh të mundur.
Tani do t'ju marr në rrugëtimin
brenda mendjes së shpata-gëlltitësit.
Për ta gëlltitur shpatën, duhet
meditimi 'mendja mbi çështjen'
koncentrim i mprehtë, gjetja me përpikëri
e organeve të brendshme të trupit dhe
përballimi i reflekseve të trupit
përmes përforcimit të trurit,
përmes përsëritjes së muskujve të memorjes
duke ushtruar mbi 10 mijë herë.
Tani më lini t'ju marr në rrugëtim brenda
trupit të shpata-gëlltitësit.
Për ta gëlltitur një shpatë, më duhet
që tehun e shpatës ta rrëshqas mbi gjuhën
përmbaj refleksin gag
(të vjelljes) në ezofagun qafor
bëj një kthesë 90 gradë
poshtë epiglotisit,
përmes muskulit krikofaringeal
sfinkteri i sipërm ezofageal
përmbaj refleksin peristaltik
fus tehun në zgavrën e kraharorit
ndërmjet mushkërive.
Në këtë çast,
duhet ta shtyj zemrën mënjanë.
Nëse shihni me kujdes,
mund ta shihni zemrën
tek rreh tek shpata
sepse është duke u
mbështetur në zemër
i ndarë vetëm tre milimetra
nga indi ezofageal.
Nuk është që mund të shtiresh ta bësh.
Pastaj duhet ta kaloj përtej gjoksit,
përtej sfinkterit të poshtëm ezofageal,
poshtë stomakut,
përmbaj refleksin e vjelljes në stomak
e poshtë në duodenum.
Shumë e lehtë.
(Të qeshura)
Nëse shkoj më poshtë,
deri në fund tek tubat fallopiane
(lidhja e mitrës në vezore dhe barkut)
Ju meshkuj, mund të pyesni gratë
tuaja më vonë rreth kësaj
Njerëzit më pyesin, thonë,
"Do duhet shumë kurajo për ta
rrezikuar jetën tënde,
te shtysh mënjanë zemren
e të gëlltitësh shpatën
Jo. Çfarë kërkon më shumë kurajo
është për atë fëmijë të trembur
të dobët e të turpshëm
të rrezikojë dështim dhe refuzim,
ta hapi zemrën,
të gëlltisi krenarinë e tij
dhe të qëndrojë këtu para një
grupi të panjohurish
t'u tregojë historinë rreth
frikave e ëndërrave të tij
të rrezikojë t'ju hapi barkun, në kuptimin
e plotë të fjalës edhe figurativisht.
E shihni - faleminderit.
(Duartrokitje)
E shihni, është mahnitëse që unë gjithmonë
kam dashur të bëj të jashtëzakonshmen
dhe tani po e bëj.
Por gjëja më mahnitëse nuk është se mund
të gëlltit
21 shpata përnjëherë,
ose 6 metra nën ujë në një
tank me 88 peshkaqenë e stingrej
për Librin e Ripley-t "Besoni apo jo"
ose për Supernjerëzit e Stan Li
në 1500 gradë
si "Njeriu i hekurt"
dhe ajo shpatë ishte e nxehtë.
Ose kur kam tërhequr makinën
me shpatë për Ripley,
ose Guinnes-sin,
ose kur shkova të finale në
America Got Talent,
ose kur fitova në 2007
Çmimin Ig Nobël në Mjekësi.
Jo, kjo nuk është e jashtëzakonshmja.
Është çfarë të tjerët mendojnë.
Jo. Nuk është ajo.
E jashtëzakonshmja është
se Zoti mori atë fëmijë të trembur
të dobët e të turpshëm,
i cili frikësohej nga lartësitë,
nga uji dhe peshkaqenët,
nga mjekët e infermieret,
gjilpërat e objektet e mprehta
dhe t'u fliste njerëzve.
Dhe tani ai më ka bërë të
fluturoj rreth botës
në lartësi 9 mijë metrash,
duke gëlltitur objekte të mprehta nën
ujë në tanke me peshkaqenë
duke folur me mjekë e infermiere
dhe publik si ju rreth botës.
Kjo është e jashtëzakonshmja për mua.
Gjithmonë kam dashur të bëj të pamundurën.
Faleminderit.
(Duartrokitje)
Faleminderit.
(Duartrokitje)
Gjithmonë kam dashur ta bëj të
pamundurën, dhe tani po e bëj
Doja të bëja diçka mahnitëse me jetën
time dhe të ndryshoja botën
dhe tani po e bëj.
Përherë kam dashur t'fluturoj rreth
botës t'bëj superheroizma
të shpëtoja jetë
e tani po e bëj
Dhe e dini çfarë?
Ka ende një pjesë të vogël të
ëndrrës së madhe të atij fëmije
thellë brenda.
(Të qeshura) (duartrokitje)
Dhe gjithmonë kam dashur
ta gjeja qëllimin e jetës sime
dhe e kam gjetur.
Dhe e dini çfarë?
Nuk është në shpata, jo çfarë
mendoni ju, jo në fuqitë e mia
është në fakt në dobësitë e mia
në fjalët e mia
Qëllimi im është ta ndryshoj botën
duke mposhtur frikën,
me shpatë, me fjalë,
me thikë, me jetë,
të inspiroj njerëzit
të bëhen superheronj
dhe të bëjnë ta pamundurën
në jetën e tyre.
Qëllimi im është të ndihmoj të tjerët
të gjejnë të tyrin.
Cili është i yti?
Cili është qëllimi yt?
Për çfarë je këtu?
Unë besoj se të gjithë jemi superheronj.
Cila është superfuqia jote?
Nga 7 miliardë njerëz rreth botës,
më pak se 12 shpata-gëlltitës
kanë mbetur në botë sot.
por ka vetëm një si ti.
Ti je i veçantë.
Cila është historia jote?
Çfarë të bën ndryshe?
Trego historinë tënde,
edhe kur të dridhet zëri.
Cilat janë 'throms-at' tua?
Po t'mund t'bëje çfarëdo
t'ishe cilido, t'shkoje kudo-
Çfare do bëje? Ku do shkoje?
Çfare do bëje?
Çfare do të bësh me jetën tënde?
Cilat janë ëndërrat tua?
Cilat kanë qenë ëndërrat tua kur ishe
fëmijë? Kujtoje.
S'ma merr mendja që ishte kjo, apo jo
Cilat ishin ëndërrat më të
çmendura që mendoje se ishin të çuditshme?
Me siguri kjo bën që ëndërra jote të mos
duket edhe aq e çuditshme apo ajo?
Cila është shpata jote?
Secili prej jush ka një shpatë,
shpatë me dy teha me frika e ëndërra.
Gëlltite shpatën, cilado që është.
Nqiqni ëndërrat tuaja
zonja e zotërinjë
asnjëherë nuk është vonë të
jesh ai që do të jesh.
Për ata fëmijët që më gjuanin me topa,
ata që mendonin
se kurrë nuk do ta bëja të pamundurën,
vetëm një gjë kam për t'ju thënë,
Faleminderit.
Sepse po t'mos kishte të këqinj,
s'do të kishim superheronj.
Jam këtu t'ju dëshmoj se e pamundura
nuk është e pamundur.
Kjo është shumë e rrezikshme dhe
mund t'më mbysi.
Shpresoj se do t'ju pëlqejë.
(Të qeshura)
Do më duhet ndihma juaj tani.
Publiku: Dy, tre.
Dan Meyer: Jo, jo, jo. Më duhet ndihma
juaj për të numëruar.
(Të qeshura)
Nëse i dini fjalët? Mirë?
Numëroni me mua. Gati?
Një.
Dy.
Tre.
Jo ajo është dy, por e kuptoni ju.
Publiku: Një.
Dy.
Tre.
(Hap gojën)
(Duartrokitje)
DM: Po!
(Duartrokitje, brohoritje)
Shumë faleminderit.
Faleminderit, faleminderit, faleminderit.
Ju falenderoj nga zemra.
Faktikisht, faleminderit nga stomaku.
Ju thashë që erdha këtu të bëja të
pamundurën, dhe bëra.
Por kjo nuk ishte e pamundura
sepse unë bëj këtë çdo ditë
E pamundura ishte që ai fëmijë i frikësuar
e i turpshëm, të përballej me frikat e tij
të qëndronte në këtu në skenën e TEDx
dhe të ndryshonte botën me fjalët e mia,
me shpatën time, me jetën time.
Nëse ju kam shtyrë të mendoni ndryshe,
e të besoni
se e pamundura nuk është e pamundur
nëse ju kam bërë t'kuptoni që mund t'bëni
të pamundurën në jetën tuaj,
atëherë unë kam kryer punën time,
dhe tani fillon e juaja.
Dhe kurrë mos ndaloni së ëndërruari
Kurrë mos ndaloni së besuari
Faleminderit që besuat në mua
dhe që jeni pjesë e ëndrrës sime.
Dhe ja dhurata ime për ju:
E pamundura nuk është
Publiku: E pamundur.
Rruga e gjatë në këmbë... pjesë e dhuratës
(Duartrokitje)
Faleminderit.
(Duartrokitje)
(Brohoritje)
Prezantuesi: Faleminderit Dan Meyer, wow!