Çfarë grupi njerëzish intrigues që jeni... për një psikolog. (Të qeshura) Kam pasur rastin që gjatë këtyre ditëve të fundit t'i dëgjoj disa nga bisedat tuaja dhe të shikoj si ndërveproni me njëri-tjetrin. Dhe mendoj që është e drejtë të them, tashmë, se këtu janë 47 njerëz të pranishëm në audiencë, në këtë moment, që shfaqin simptoma psikologjike të cilat dua t'i diskutoj sot. (Të qeshura) Dhe mendova që ju mund të doni të dini se kush jeni. (Të qeshura) Por në vend që t'ju drejtohem juve, gjë që do të ishte e paarsyeshme dhe e bezdisshme, Mendova t'ju tregoj disa fakte dhe histori në të cilat ju mund të gjeni një pjesë të vetes. Unë jam në fushën e hulumtimit të njohur si psikologji e personalitetit, e cila është pjesë e një shkence më të madhe të personalitetit, e cila përfshin spektrin e gjerë, nga neuronet deri tek historitë. Dhe ajo që provojmë të bëjmë, në mënyrën tonë, është t'i japim kuptim asaj se si secili nga ne-- secili nga ju-- është, në disa aspekte, si të gjithë të tjerët, si disa njerëz të tjerë dhe si askush tjetër. Tani, tashmë ju mund të jeni duke thënë në vete, ''Unë nuk jam intrigues. Unë jam personi i 46-të më i mërzitshmi në Hemisferën Perëndimore''. Ose ju mund t'i thoni vetes, ''Unë jam intrigues, edhe nëse vështrohem nga shumica e njerëzve si tallje e madhe,e zhurmshme'' (Të qeshura) Por është mërzitja juaj e vetë-përcaktuar dhe ''zgjuarsia'' juaj e natyrshme që më bën mua si psikolog vërtet të impresionuar nga ju. Kështu më lejoni të shpjegoj pse kjo është kështu. Një nga qasjet më me ndikim në shkencën e personalitetit njihet si psikologji e tipareve, dhe iu drejton ju drejt 5 dimensioneve, të cilat janë ndara normalisht dhe që përshkruajnë aspekte universale të dallimeve në mes njerëzve. Ato formojnë akronimin OCEAN. Pra, O përfaqëson hapjen ndaj eksperiencave kundrejt atyre që janë më të mbyllur. C përfaqëson ndërgjegjshmërinë në kontrast me ata që kanë një qasje më të tërhequr ndaj jetës. E, ekstraversioni në kontrast me njerëzit më introvert A, individët më të pajtueshëm në kontrast me ata të papajtueshëm. dhe N -- individët neurotikë në kontrast me ata më të qëndrueshëm. Të gjitha këto dimensione kanë ndikim në mirëqenien tonë, për ecurinë e jetës sonë. Dhe ne e dimë që për shembull, hapja dhe ndërgjegjshmëria janë përcaktues të mirë të suksesit në jetë, por njerëzit e hapur arrijnë suksesin nëpërmjet të qenurit të guximshëm, dhe herë pas here të cuditshëm. Njerëzit e ndërgjegjshëm arrijnë atë duke iu përmbajtur afateve, duke këmbëngulur si dhe duke pasur pak pasion. Ekstraversioni dhe pajtueshmëria janë të dyja ndihmuese për të punuar me njerzit Ekstravertët për shembull, më duket intriguese me mësimet e mija, unë nganjëherë u jap atyre një fakt themelor që mund të jetë zbulues për personalitetin e tyre. Unë u them atyre që është praktikisht e pamundur për adoleshentët që të lëpijnë pjesën e jashtme të bërrylit të tyre. (Të qeshura) A e keni ditur këtë? Tashmë, disa nga ju kanë provuar të lëpijnë bërrylin e tyre. Por midis jush, ekstravertët janë ata të cilët jo vetëm që e kanë provuar, por e kanë bërë me sukses këtë ndaj personit të ulur afër tyre. (Të qeshura) Këta janë ekstravertët. Më lejoni të merrem pak më në detaje me ekstraversionin, sepse është i rëndësishëm, intrigues, dhe na ndihmon ne të kuptojmë atë që unë e quaj tri natyrat tona. E para, natyrën tonë biogjenike -- neurofiziologjinë tonë. E dyta, natyra jonë sociogjenike, e cila ka të bëjë me aspektet kulturore dhe sociale të jetës sonë. Dhe e treta, ajo që na bën ata që jemi -- idiosinkratike -- ajo që e quaj natyra juaj ''idiogjenike''. Më lejoni të shpjegoj. Një nga gjërat që i karakterizon ekstravertët është që u duhet stimulim. Dhe ky stimulim mund të arrihet duke gjetur gjëra eksituese: zhurma të larta, festa dhe evente sociale këtu në TED -- i shikoni ekstravertët duke formuar një mbështjellës magnetik. Ata të gjithë mblidhen së bashku. Dhe unë i'u kam parë juve. Introvertët priren më shumë të shpenzojnë kohën në hapësira të qeta. lart në katin e dytë, ku ata mund t'a reduktojnë stimulimin -- dhe ku mund të jenë të lirë nga të qenurit antisocial, por ju nuk jeni domosdo antisocial. Mund të jetë që ju thjesht e kuptoni se bëni më mirë kur keni një mundësi për t'a ulur atë nivel të stimulimit. Nganjëherë është një stimul i brendshëm, nga trupi juaj. Kafeina, për shembull, ka efekt më të mirë tek ekstravertët sesa tek introvertët. Kur ekstravertët vijnë në zyrë në orën nëntë në mëngjes dhe thonë, ''kam vërtet nevojë për një filxhan kafe'', ata nuk po bëjnë shaka-- ata kanë vërtet nevojë. Introvertët nuk janë kështu, veçanërisht nëse detyrat në të cilat ata angazhohen -- dhe nëse kanë pirë kafe -- nëse këto detyra kërkojnë shpejtësi, dhe nëse janë kuantitative, introvertët mund të lënë përshtypjen e të mos qenurit veçanërisht kuantitativë. Por është një keqinterpretim. Kështu ja ku janë disa përfundime që janë mjaft intriguese: ne nuk jemi gjithmonë si dukemi, dhe kjo më con në një pikë tjetër. Duhet të them, para kësaj, diçka për marrëdhënien seksuale, edhe pse mund të mos kem kohë. Pra, nëse ju doni -- po, do të donit? Në rregull. (Të qeshura) Janë bërë studime në frekuencën me të cilën individët përfshihen në aktin bashkëshortor, të ndarë si meshkuj, femra; introvertë, ekstravertë. Pra, ju pyes juve: Sa herë për minutë-- më falni, ky ishte një studim me minjë. (Të qeshura) Sa herë në muaj burrat introvertë angazhohen në akt? 3.0. Po burrat ekstravertë? më pak apo më shumë? Po, më shumë. 5.5 -- gati dy herë më shumë. Gratë introverte: 3.1. Gratë ekstraverte? Sinqerisht, duke folur si një mashkull introvert, të cilën do t'a shpjegoj më vonë -- ato janë të jashtëzakonshme. 7.5. Ato jo vetëm që i përballojnë meshkujt ekstravertë, ato madje zgjedhin edhe disa introvertë. (Të qeshura) (Duartrokitje) Ne komunikojmë ndryshe, si ekstravertë dhe si introvertë. Ekstravertët,kur bashkëveprojnë duan të kenë shumë takime sociale nga afër. Ata duan të kenë afërsi për një komunikim më të rehatshëm. Ata pëlqejnë të kenë kontakt me sy, ose vështrim reciprok. Në disa hulumtime gjetëm se ata përdorin terma më të shkurtër, kur ata takojnë dikë. Kur një ekstravert takon një Charles, ai shumë shpejt bëhet ''Charlie'', pastaj ''Chuck'', dhe më vonë ''Chuckles Baby''. (Të qeshura) Kurse për introvertët, ai nënkupton''Charles'', derisa t'i lejohet të bëhet me i afërt nga personi me të cilin po bisedon. Ne flasim ndryshe. Ekstrovertët preferojnë bardhë e zi, konkretisht, gjuhë të thjeshtë. Introvertët preferojnë -- duhet t'ju tregoj sërish që unë jam aq introvert sa nuk mund t'a imagjinoni -- ne flasim ndryshe. Ne preferojmë kontekstualisht fjali më komplekse, rastësore, dhe të gërshetuara. (Të qeshura) Më pak apo më shumë. (Të qeshura) Sido që të thuash. (Të qeshura) Për të mos shtuar një pikë më të mirë në të si kjo. Kur ne flasim, Ne nganjëherë flasim me rradhë. Kisha një kontrate konsultimi së bashku me kolegun tim i cili është kaq i ndryshëm prej meje sa është e mundur të jetë. Së pari, emri i tij është Tom. I imi nuk është ashtu. (Të qeshura) Së dyti, ai është gati dy metra. Unë kam tendencë të mos jem. (Të qeshura) Dhe së treti, ai është personi më ekstravert që mund të gjeni. Unë jam seriozisht introvert. Unë jam i mbingarkuar, Nuk mund madje as të pij një filxhan kafe pas orës tre pasdite dhe të pres të më zërë gjumi në mbrëmje. Ne kishim punuar në këtë projekt me një djalë të quajtur Michael. Dhe Michael pothuajse e solli projektin në një krizë. Personi që na e propozoi atë pyeti Tomin dhe mua, ''Çfarë shikoni tek Michael?'' Do t'ju tregoj çka, tha Tom njëherësh. Ai foli tipikisht ''ekstravertist'' Dhe ja si e dëgjuan veshët e ekstravertëve atë që thashë unë, e cila është mjaft e saktë. Unë thash,'' Michael ka tendencë kohë pas kohe të sillet në një mënyrë që disa prej nesh mund t'a shohin ndoshta si më të sigurtë sesa normalja''. (Të qeshura) Tomi rrotulloi sytë dhe tha, ''Brian, ja çfarë thash unë: ai është një idiot''. (Të qeshura) (Duartrokitje) Tani, si një introvert, unë mund të përmend me siguri disa cilësi ''idiotësie'' në sjelljen e këtij burri, por nuk do të kapem për fjalën a. (Të qeshura) Por ekstravertët thonë, ''Nëse ecën si gomar, nëse flet si gomar, e thërras gomar''. Dhe e kalojmë njëri-tjetrin. A është kjo një gjë për të cilën duhet të jemi të vëmendshëm? Sigurisht. Është e rëndësishme që e dimë këtë A është kjo e tëra çfarë jemi? A jemi vetëm një grumbull i tipareve? Jo, ne nuk jemi. Mbaje mend, ti je disa njerëz por si asnjë tjetër. Çfarë në lidhje me veten idiosinkratike? Sikur Elizabeth ose sikur George, ju mund ta ndani ekstraversionin ose neuroticizmin tuaj. Por a ka disa karakteristika të dallueshme Elizabethiane në sjelljen tuaj, ose Georgiane që na bëjnë t'u shohim më tepër sesa vetëm një grumbull tiparesh? Kjo na bën t'ju duam juve Jo vetëm se jeni i takoni një tipi të caktuar të personit. Nuk ndihem rehat ti vë njerëzit në pozitë të vështirë. Madje nuk mendoj që pëllumbat u përkasin foleve të tyre Pra, çfarë na bën ne të ndryshëm? Janë veprat që i bëjmë në jetë -- projektet personale. Ju mund të keni një projekt personal por askush këtu nuk e di. Kjo lidhet me fëmijët tuaj -- you keni shkuar tri herë në spital, dhe ata akoma nuk e dinë çka nuk shkon. Ose mund të jetë nëna juaj. Dhe ju do të dilnit nga vetja juaj. Këto janë tipare të lira. You mund të jeni i pajtueshëm, por veproni papajtueshëm në vend që t'i thyeni këto barriera të ngathtësisë në spital, për të marrë diçka për nënën ose fëmijën tuaj. Çka janë këto tipare të lira? Ato janë kur ne hartojmë një skenar që të arrijmë me sukses një projekt thelbësor në jetë. Dhe këto janë ato që kanë rëndësi. Mos i pyesni njerëzit çfarë tipi jeni; pyesni,''Cilat janë projektet thelbësore në jetën tuaj? Dhe ne i zbatojmë këto tipare. Unë jam introvert, por kam një projekt thelbësor, që është të jap leksione. Unë jam profesor. Dhe unë i admiroj studentët e mi, dhe e admiroj fushën time. Dhe mezi pres t'i tregoj atyre të rejat, çka është emocionuese, çka nuk mund të pres për t'i treguar. Kështu veproj në mënyrë ekstraverte sepse në orën 8 në mëngjes, studentët kanë nevojë për pak humor, pak angazhim për t'i motivuar të vazhdojnë në ditët të rënda të studimeve. Por duhet të jemi t'kujdesshëm kur veprojmë jashtë vetes sonë. Nganjëherë mund të ndjehemi sikur nuk po kujdesemi për veten. Mendoj, për shembull, pas një kohe duke u sjellur si ekstravertë, Kam nevojë për ta qartësuar veten diku vetëm. Siç ka thënë Susan Cain në librin e saj ''Quiet'', në një kapitull ku paraqiti profesorin e cuditshëm Kanadez i cili jepte mësim në Harvard, nganjëherë shkoj në banjon e burrave për të shmangur llastiqet dhe shigjetat e ekstravertëve mizorë. (Të qeshura) Më kujtohet një ditë kur isha vecuar në një kubik, për ta shmangur stimulimin e tepërt. Dhe një ekstrovert i vërtetë erdhi afer, jo ne kubikun tim, në kubikun ngjitur -- dhe mund të dëgjoja zhurma evakuuese, të cilat ne i urrejmë -- edhe nëse janë tonat, që është arsyeja pse ne e shkarkojme tualetin pas por edhe gjatë. (Të qeshura) Dhe pastaj dëgjova këtë zë të ashpër duke thënë, ''Hej, a është aty Dr. Little?'' (Të qeshura) Nëse ka një gjë që e garanton irritimin e një introverti për gjashtë muaj, është e folura në nevojtore. (Të qeshura) Ky është vendi ku po shkoj tani. Mos më ndiqni. Falemnderit. (Duartrokitje)