(Muzike). Ky është testi njerëzor,
një test për të parë nëse ti je njerëzor.
Ju lutem ngrini duart nëse
diçka ju përshtatet.
Jeni dakort? Po?
Atëhere le të fillojmë.
Keni ngrënë ndonjëherë qurra
në fëmijërinë tuaj?
(Të qeshura)
Pa problem, jeni të sigurt këtu.
Keni bërë ndonjëherë
një zhurmë të vogël të çuditëshme
kur ju është kujtuar diçka të sikletshme?
Keni filluar qëllimisht të shkruani
tekstin me shkronjë të vogël
që të tingëllojë sa më
mërzitshëm dhe zhgënjyes?
(Të qeshura).
Në rregull.
Keni mbaruar ndonjëherë tekstin
me shenjën e trepikëshit
si simbol i agresivitetit? Ok ...
Keni qeshur ose buzëqeshur ndonjëherë
kur dikush ju ka thënë diçka ofenduese
dhe pastaj ta keni kaluar ditën
duke pyetur veten se përse vepruat ashtu?
Po.
Ju ka ndodhur të humbisini
biletën e avionit
mijëra herë
ndërsa ecnit nga regjistrimi te hyrja?
Po.
Keni veshur ndonjeherë pantallona
dhe më pas të keni vënë re se
një çorape e gjerë ishte mbledhur
rreth këmbës tuaj?
(Të qeshura)
Mirë.
Jeni munduar ndonjëherë të gjeni
fjalëkalimin e dikujt
aq herë sa u është mbyllur faqja?
Mmm.
A keni patur ndonjëherë ndonjë ndjesi
bezdisëse se ndonjë ditë
do të zbuloheni si një mashtrues?
Po, është e sigurt këtu.
Keni shpresuar ndonjëherë
se ekzistonte një aftësi
të cilën nuk e kishit zbuluar ende,
por që mund ta zotëronit
natyrshëm shumë mirë?
Mmm.
Keni dëmtuar ndonjëherë
ndonjë gjë në jetën e vërtetë
dhe më pas të keni kërkuar
butonin “zhbëje” në jetën e vërtetë?
A keni vendosur gabim ndonjëherë
distinktivin e TED
dhe më pas të keni filluar të imagjinoni
se si do të dukej një pushim
tre ditor në Vankuver?
A jeni habitur ndonjëherë
se si dikush që ju e
mendonit si të zakonshëm
mund të bëhej papritur aq i bukur?
A e keni vështruar ndonjëherë
ngultas telefonin
duke buzëqeshur si një idiot
ndërkohë që i shkruani dikujt?
I keni shkruajtur më pas atij personi
frazën “I kam ngulur sytë te telefoni
duke buzëqeshur si idiot”?
Keni qenë ndonjëherë të nxitur
dhe pastaj të jeni dorëzuar
për të vëzhguar telefonin
e dikujt tjetër?
Keni pasur ndonjëherë
ndonjë diskutim me veten tuaj
dhe më pas të keni zbuluar
që jeni një gomar i vërtetë
me veten tuaj?
(Të qeshura)
Ju ka rënë ndonjëherë
bateria e telefonit tuaj
në mesin e një argumenti,
në një formë ndiesie sikur telefoni
po ndahej nga të dy ju?
A keni menduar ndonjëherë
që të punoni me ndonjë çështje
midis jush ishte e pavlerë
sepse duhej të ishte më e lehtë se kaq,
apo kjo supozohet të ndodhe
thjesht natyrshëm?
A e keni kuptuar ndonjëherë
se ne afatgjate shume pak gjera,
ndodhin thjesht natyrshëm?
A jeni zgjuar ndonjëherë të hareshëm
dhe papritur të
mbyteni nga kujtimi i tmerrshëm
që dikush ju ka lënë?
Keni humbur ndonjëherë
aftësinë të imagjinoni të ardhmen
pa personin
i cili nuk ishte më në jetën tuaj?
A ke parë atë ngjarje në të kaluarën
me një buzëqeshje të trishtë vjeshte
dhe me ndërgjegjen se e ardhmja
do të ndodhe pavarësisht gjithçkaje?
Urime.
Ju e keni mbaruar testin.
Ju jeni të gjithë njerëz.
(Duartrokitje)