Isha ulur me vajzat e mia, dhe Joy tha, "E marte e mira, do doja te me hiqej qafe. Babai im, me telefonon gjithe kohes." "Lum ti qe te telefonon", tha Jasmine. "Kam vite pa u degjuar me babain tim." Ne kete moment, e dija qe vajzave u duhej nje menyre per tu lidhur me baballaret e tyre. Ne kampin Diva, organizata ime jo-fitimprurese, bejme keto tip bisedash gjithe kohes si nje menyre per te ndihmuar vajzat me prejardhje Afrikane te pergatiten per te hyre ne moshen e gruas. Ketyre vajzave u nevojitej thjesht nje menyre per te ftuar baballaret ne jetet e tyre sipas rregullave te tyre. Pra i pyeta vajzat, "Si mund te ndihmojme vajza te tjera te zhvillojne nje lidhje te shendetshme me baballaret e tyre?" "Le te bejme nje ballo," bertiti njera nga vajzat, dhe te gjitha vajzat menjehere e mbeshteten. Filluan te enderronin per zbukurimet, ftesat, fustanet qe do te vishnin, dhe cfare do vishnin apo jo baballaret e tyre. (Te qeshura) Ishte vendosur sa hap e mbyll syte, por edhe nese do mundesha ti ngadalsoja keto vajza, nuk do e beja, sepse nje nga gjerat qe kam mesuar per me shume se nje dekade duke punuar me vajza eshte se ato e dine cfare kerkojne. Mencuria jeton brenda tyre. Per sa kohe ato te kene infrastrukture, mentorim dhe burime, ato mund te ndertojne cfare u nevojitet, jo vetem per te mbijetuar por dhe per te lulezuar. Keshtu e kryem ballon, vajzat dhe baballaret e tyre erdhen ne turma. Ishin veshur ne menyre perfekte. Ato silleshin ne menyre te embel. (Te qeshura) Vepronin ne menyre qesharake. Ata vertet e shijonin shoqerine e njeri tjetri. Ishte nje sukses shume i madh. Dhe vajzat vendosen ta bejne nje eveniment te pervitshem. Pra ndersa stinet kalonin, dhe ishte koha per te planifikuar ballon perseri, nje vajze e quajtur Brianna foli, dhe tha, "Babai im nuk mund te vije ne ballo, dhe e gjitha kjo me trishton." "Pse jo?" pyeten vajzat. "Sepse ai eshte ne burg," pranoi ajo me guxim. "Po mire, nuk mund te dale vetem per nje dite?" pyeti njera nga vajzat. (Te qeshura) "Dhe te vije ne pranga? Ajo eshte me keq se sa fakti qe nuk do e kem ketu." Ne kete moment, pashe nje mundesi per vajzat qe te arrinin ne kete rast dhe te beheshin heroinat e vetvetes. Pra pyeta, "Cfare mendoni se mund te bejme per kete? Duam qe cdo vajze te provoje eksperiencen e ballos, apo jo?" Vajzat u menduan per nje moment, dhe nje nga vajzat sugjeroi, "Pse nuk e bejme ballon ne burg?" Shume nga vajzat dyshuan per kete mundesi, dhe i thane, "Je e cmendur? Kush do lejoje nje tufe me vajza te vogla, te veshura mire-- (Te qeshura) "-- te futen brenda ne burg dhe te kercejne me baballaret e tyre ne kostumet e Spongebob?" Sepse keshtu i therisnin. Thash, "Ne rregull vajza, asnjehere nuk mund ta dime nese nuk pyesim." Dhe keshtu u shkrua nje leter tek sherifi i qytetit Richmond, e firmosur kolektivisht nga secila vajze, dhe me duhet te them, se ai eshte nje sherif shume i vecante. Ai me kontaktoi menjehere dhe me tha, sa here te kete nje mundesi per te futur familjet brenda, dyert e tij jane perhere te hapura. Sepse ai dinte me siguri, se kur baballaret lidheshin me femijet e tyre, ka shume pak mundesi qe ate te rikthehen. Dhe keshtu, 16 te burgosur dhe 18 vajza u ftuan. Vajzat u veshen si per dite te Diel, dhe baballaret nderruan kostumet e tyre te verdha e blu me kemisha dhe kollare. Ata u perqafuan. Drekuan sebashku me ushqim te shtruar me pule dhe peshk. Ata qeshen sebashku. Ishte shume e bukur. Madje baballaret dhe vajzat provuan nje mundesi per te patur lidhje fizike dicka qe shume nga ata nuk e kishin per shume kohe. Baballaret ndodheshin ne nje hapesire ku kishin mundesi per te luajtur me vajzat e tyre, dhe ti terhiqnin karriget dhe ti zgjasnin doren per nje vallezim. Madje edhe rojet u preken. Por pas vallezimit, te gjithe e kuptuam se baballaret do ishin perseri ne burg. Pra na duhej te krijonim dicka qe ata te mund ta merrnin me vete. Keshtu sollem kamerat regjistruese dhe i vendosem ata duke pare kamerat dhe thjesht intervistonin njeri tjetrin-- mesazhet dhe mendimet e tyre. Kjo do perdorej si nje gur prove ne menyre qe kur te fillonin te kishin mall per njeri tjetrin dhe ndjeheshin te shkeputur, mund te rilidheshin ndermjet ketij imazhi. Nuk do e harroj kurre momentin kur nje nga vajzat pa syte e babait saj me ate kamera dhe tha, "Babi, kur shikon mua, cfare sheh?" Sepse baballaret tane jane pasqyrat tona qe ne i reflektojme pas kur vendosim per tipin e mashkullit qe meritojme, dhe se si ata na shikojne ne vazhdim te jetes tone. E di kete shume mire, sepse isha nje nga vajzat me fat. E kam pasur babain ne jeten time gjithmone. Madje eshte edhe sot ketu. (Duartrokitje) Dhe kjo eshte aryesja pse eshte kaq e vecante per mua qe te sigurohem per keto vajza te jene te lidhura me baballaret e tyre, sidomos ato qe jane te ndara per shkak te telave me gjemba dhe dyerve metalike. Ne thjesht kemi krijuar nje forme per vajzat te cilat kane pyetje ne zemra e tyre te jene ne nje pozicion ku mund ti bejne ato pyetje tek baballaret e tyre dhe ti japim lirine baballareve te pergjigjen. Sepse ne e dime qe baballaret jetojne me kete mendim: Cfare tip gruaje po pergatis ta nxjerr ne bote? Vetem se nje baba eshte i burgosur nuk do te thote qe duhet te jete i perjashtuar nga jeta e se bijes. (Duartrokitje)