1 00:00:00,792 --> 00:00:04,485 Ne shihemi si organizata që është kova për politikën sociale të dështuar. 2 00:00:04,485 --> 00:00:07,417 Unë nuk mund të përkufizoj kush vjen te ne ose sa gjatë rrinë. 3 00:00:07,417 --> 00:00:10,033 Marrim njerëzit për të cilët asgjë tjetër s'ka funksionuar, 4 00:00:10,033 --> 00:00:11,341 njerëz që kanë rënë përmes 5 00:00:11,341 --> 00:00:13,254 të gjitha rrjetave të tjera të sigurisë shoqërore. 6 00:00:13,254 --> 00:00:15,587 Ata nuk mund t'i frenojnë, kështu që ne duhet t'i frenojmë. 7 00:00:15,587 --> 00:00:17,030 Kjo është puna jonë: 8 00:00:17,030 --> 00:00:20,137 t'i frenojmë ata, t'i kontrollojmë ata. 9 00:00:20,137 --> 00:00:22,594 Gjatë viteve, si një sistem burgu, 10 00:00:22,594 --> 00:00:24,415 si një komb, dhe si një shoqëri, 11 00:00:24,415 --> 00:00:26,090 ne jemi bërë shumë të zotë në këtë, 12 00:00:26,090 --> 00:00:28,010 por nuk duhet t'ju bëjë të lumtur. 13 00:00:28,010 --> 00:00:29,940 Sot ne burgosim më shumë njerëz për frymë 14 00:00:29,940 --> 00:00:31,847 se sa çdo shtet në botë. 15 00:00:31,847 --> 00:00:33,850 Kemi më shumë njerëz me ngjyrë në burg sot, 16 00:00:33,850 --> 00:00:36,321 se sa ishin në skllavëri në 1850. 17 00:00:36,321 --> 00:00:38,341 Ne strehojmë prindërit e rreth tre milionë 18 00:00:38,341 --> 00:00:39,805 fëmijëve të komunitetit tonë, 19 00:00:39,805 --> 00:00:41,825 dhe ne jemi shndërruar në azilin e ri, 20 00:00:41,825 --> 00:00:44,862 ofruesi më i madh i shëndetit mendor në këtë shtet. 21 00:00:44,862 --> 00:00:46,333 Kur ne burgosim dikë, 22 00:00:46,333 --> 00:00:47,964 kjo nuk është diçka e vogël. 23 00:00:47,964 --> 00:00:51,122 E përsëri, ne quhemi Departamenti i Korrigjimeve. 24 00:00:51,122 --> 00:00:52,510 Sot une dua të flas rreth 25 00:00:52,510 --> 00:00:54,635 ndryshimit të mënyrës si ne mendojmë për korrigjimet. 26 00:00:54,635 --> 00:00:56,664 Unë besoj, dhe eksperienca ime më tregon, 27 00:00:56,664 --> 00:00:58,743 se kur ne ndryshojmë mënyrën si ne mendojmë, 28 00:00:58,743 --> 00:01:01,207 ne krijojmë mundësi te reja, ose të ardhme, 29 00:01:01,207 --> 00:01:03,833 dhe burgjet kanë nevojë për një të ardhme të re. 30 00:01:03,833 --> 00:01:07,305 Unë kam shpenzuar të gjithë karrierën time ne administraten e burgjeve, mbi 30 vjet. 31 00:01:07,305 --> 00:01:08,785 Unë ndoqa babain tim në këtë fushë. 32 00:01:08,785 --> 00:01:11,930 Ai ishte një veteran Vietnami. Korrigjimet i shkonin atij. 33 00:01:11,930 --> 00:01:14,940 Ai ishte i fortë, i qëndrueshëm, i disiplinuar. 34 00:01:14,940 --> 00:01:16,380 Unë nuk isha shumë nga asnjë nga këto gjëra, 35 00:01:16,380 --> 00:01:18,779 dhe jam i sigurt se kjo e shqetësonte atë rreth meje. 36 00:01:18,779 --> 00:01:21,622 Gradualisht unë vendosa, nëqoftëse do të përfundoja në burg, 37 00:01:21,622 --> 00:01:22,943 unë do të bëja mirë të përfundoja në anën e duhur të hekurave, 38 00:01:22,943 --> 00:01:24,650 kështu që mendova ta provoja, 39 00:01:24,650 --> 00:01:26,920 bëra një vizitë në vendin ku punonte babai im, 40 00:01:26,920 --> 00:01:29,101 Ishulli Ndëshkimor McNeil. 41 00:01:29,101 --> 00:01:30,811 Kjo ndodhi në fillimet e viteve 80, 42 00:01:30,811 --> 00:01:32,338 dhe burgjet nuk ishin njësoj siç i shihni 43 00:01:32,338 --> 00:01:34,320 në televizor ose në filma. 44 00:01:34,320 --> 00:01:36,840 Në shumë mënyra, ishte më keq. 45 00:01:36,840 --> 00:01:39,454 Unë hyra në një shtëpi qeli që ishte pesë kate e lartë. 46 00:01:39,454 --> 00:01:41,079 Ishin tetë burra në atë qeli. 47 00:01:41,079 --> 00:01:43,427 Ishin 550 burra në atë njësi. 48 00:01:43,427 --> 00:01:45,310 Dhe nëse jeni kuriozë, 49 00:01:45,310 --> 00:01:48,376 ata ndanin të njëjtin tualet në ato kufizime të vogla. 50 00:01:48,376 --> 00:01:49,879 Një oficer vendoste një çelës në një kuti të kyçur, 51 00:01:49,879 --> 00:01:52,421 dhe qindra burra vërshonin jashtë qelive të tyre. 52 00:01:52,421 --> 00:01:54,400 Qindra burra vërshonin jashtë qelive të tyre. 53 00:01:54,400 --> 00:01:56,763 Unë ikja sa më shpejt të mundja. 54 00:01:56,763 --> 00:01:59,361 Gradualisht u ktheva dhe fillova të punoja si oficer atje. 55 00:01:59,361 --> 00:02:01,158 Detyra ime ishte të drejtoja një ndër blloqet e qelive 56 00:02:01,158 --> 00:02:04,319 dhe të kontrolloja këto qindra burra. 57 00:02:04,319 --> 00:02:06,164 Kur unë u ktheva për të punuar te qendra jonë e recepsionit, 58 00:02:06,164 --> 00:02:08,890 unë mund të dëgjoja të burgosurit duke u rrotulluar që nga parkimi, 59 00:02:08,890 --> 00:02:11,384 duke shkundur dyert e qelive, duke bërtitur, 60 00:02:11,384 --> 00:02:13,058 duke shqyer qelitë e tyre. 61 00:02:13,058 --> 00:02:15,422 Merr qindra njerëz të paqëndrueshëm dhe burgosi, 62 00:02:15,422 --> 00:02:17,186 dhe çfarë përfiton është kaosi. 63 00:02:17,186 --> 00:02:19,959 Përmbaj dhe kontrollo - kjo ishte puna jonë. 64 00:02:19,959 --> 00:02:22,280 Një mënyrë që ne mësuam për ta bërë këtë më efektivisht 65 00:02:22,280 --> 00:02:23,490 ishte një tip i ri njësie strehimi 66 00:02:23,490 --> 00:02:26,193 i quajtur Njësia e Menaxhimit Intensiv, NjMI 67 00:02:26,193 --> 00:02:28,016 versioni modern i një "biruce". 68 00:02:28,016 --> 00:02:30,538 Ne fusim të burgosurit në qeli prapa dyerve solide të çelikut 69 00:02:30,538 --> 00:02:32,819 me pranga në mënyrë që t'i kufizonim ata 70 00:02:32,819 --> 00:02:34,160 dhe t'i ushqenim. 71 00:02:34,160 --> 00:02:36,497 Gjejeni çfarë? 72 00:02:36,497 --> 00:02:37,991 U bë më qetë. 73 00:02:37,991 --> 00:02:40,488 Trazirat u ulën në popullatën e përgjithshme. 74 00:02:40,488 --> 00:02:41,839 Vendet u bënë më të sigurta 75 00:02:41,839 --> 00:02:44,439 sepse ata të burgosurit më të dhunshëm dhe përçarës 76 00:02:44,439 --> 00:02:45,864 tani mund të izoloheshin. 77 00:02:45,864 --> 00:02:47,595 Por izolimi nuk është i mirë. 78 00:02:47,595 --> 00:02:50,424 Hiqi njerëzve kontaktin social dhe ata do të degjenerojnë. 79 00:02:50,424 --> 00:02:52,359 Ishte e vështirë t'i nxirrje ata jashtë nga NjMI, 80 00:02:52,359 --> 00:02:54,912 për ata dhe për ne. 81 00:02:54,912 --> 00:02:57,381 Edhe në burg, nuk është gjë e vogël 82 00:02:57,381 --> 00:02:59,367 të burgosësh dikë. 83 00:02:59,367 --> 00:03:01,921 Detyra ime e rradhës ishte në një ndër burgjet e thella të shtetit 84 00:03:01,921 --> 00:03:04,856 ku disa nga të burgosurit më të dhunshëm dhe përçarës strehoheshin. 85 00:03:04,856 --> 00:03:06,700 Deri atëherë, sektori kishte përparuar shumë, 86 00:03:06,700 --> 00:03:08,758 dhe ne kishim mjete dhe teknika të ndryshme 87 00:03:08,758 --> 00:03:10,795 për të menaxhuar sjelljen përçarëse. 88 00:03:10,795 --> 00:03:13,190 Ne kishim armë me plumba gome dhe sprucues me piper 89 00:03:13,190 --> 00:03:14,910 dhe mburoja peçiklasi, 90 00:03:14,910 --> 00:03:17,345 bomba verbuese, skuadra të emergjences. 91 00:03:17,345 --> 00:03:19,209 Ne iu kundërpërgjigjëm dhunës me forcë 92 00:03:19,209 --> 00:03:20,670 dhe kaosit me kaos. 93 00:03:20,670 --> 00:03:23,197 Ne ishim shumë të zotë për të shuar zjarret. 94 00:03:23,197 --> 00:03:26,498 Kur isha atje, unë takova punonjës korrigjues me përvojë 95 00:03:26,498 --> 00:03:28,364 të cilët ishin gjithashtu studiues, 96 00:03:28,364 --> 00:03:31,025 një antropolog dhe një sociolog. 97 00:03:31,025 --> 00:03:33,145 Një ditë, njëri prej tyre mu drejtua dhe tha, 98 00:03:33,145 --> 00:03:35,413 "E di, ti je shumë i zoti për të shuar zjarret. 99 00:03:35,413 --> 00:03:38,647 A ke menduar ndonjëherë se si mund t'i parandalosh ata? 100 00:03:38,647 --> 00:03:40,624 Unë isha i duruar me ta, 101 00:03:40,624 --> 00:03:41,933 duke shpjeguar mënyrën tonë të forcës brutale 102 00:03:41,933 --> 00:03:43,790 për t'i bërë burgjet më të sigurta. 103 00:03:43,790 --> 00:03:45,324 Ata ishin të duruar me mua. 104 00:03:45,324 --> 00:03:47,501 Nga ato biseda lindën disa ide të reja 105 00:03:47,501 --> 00:03:49,397 dhe ne filluam disa eksperimente të vogla. 106 00:03:49,397 --> 00:03:51,798 Së pari, ne filluam të stërvisnim oficerët tanë në skuadra 107 00:03:51,798 --> 00:03:55,040 në vend që t'i dërgonim secilin në akademinë shtetërore të stërvitjes. 108 00:03:55,040 --> 00:03:57,350 Në vend të katër javësh trajnimi, ne u dhamë dhjete. 109 00:03:57,350 --> 00:03:59,627 Pastaj eksperimentuam me një model stazhi 110 00:03:59,627 --> 00:04:03,200 ku bashkuam stafin e ri me stafin e vjetër. 111 00:04:03,200 --> 00:04:05,713 Të dy palët u përmirësuan në punë, 112 00:04:05,713 --> 00:04:08,323 Së dyti, ne shtuam aftësi verbale de-përshkallëzimi 113 00:04:08,323 --> 00:04:10,213 në vazhdimësinë e stërvitjes 114 00:04:10,213 --> 00:04:12,950 dhe e bëmë pjesë të përdorimit të vazhdimësisë së forcës. 115 00:04:12,950 --> 00:04:15,434 Ishte përdorimi pa forcë i forcës. 116 00:04:15,434 --> 00:04:17,036 Më pas ne bëmë diçka më radikale. 117 00:04:17,036 --> 00:04:19,346 Ne trajnuam të burgosurit për të njëjtat aftësi. 118 00:04:19,346 --> 00:04:21,642 Ne ndryshuam strukturën e aftësive, 119 00:04:21,642 --> 00:04:24,813 duke zvogëluar dhunën, jo thjesht duke iu pëgjigjur asaj. 120 00:04:24,813 --> 00:04:28,047 Së treti, kur ne zgjeruam godinën tonë, ne provuam një dizajn të ri. 121 00:04:28,047 --> 00:04:30,752 Tani komponenti më i madh dhe i diskutueshëm 122 00:04:30,752 --> 00:04:34,429 i këtij dizajni, sigurisht, ishte tualeti. 123 00:04:34,429 --> 00:04:36,118 Nuk kishte tualete. 124 00:04:36,118 --> 00:04:38,649 Kjo mund të mos tingëllojë domethënëse për ju këtu sot, 125 00:04:38,649 --> 00:04:40,134 por në atë kohë, ishte e madhe. 126 00:04:40,134 --> 00:04:42,247 Askush nuk kishte dëgjuar më parë për një qeli pa tualet. 127 00:04:42,247 --> 00:04:44,925 Ne të gjithë menduam se ishte e rrezikshme dhe e çmendur. 128 00:04:44,925 --> 00:04:47,602 Edhe tetë burra në një qeli kishin një tualet, 129 00:04:47,602 --> 00:04:50,459 Kjo hollësi e vogël ndryshoi mënyrën se si ne punonim. 130 00:04:50,459 --> 00:04:52,189 Të burgosurit dhe stafi ndërvepronin 131 00:04:52,189 --> 00:04:54,753 më shpesh dhe hapur duke zhvilluar një marrëdhënie. 132 00:04:54,753 --> 00:04:57,296 Ishte më e lehtë të dalloje konfliktin dhe të ndërhyje 133 00:04:57,296 --> 00:04:58,610 përpara se të përshkallëzonte. 134 00:04:58,610 --> 00:05:02,246 Njësia ishte më e pastër, e qetë, e sigurtë dhe njerëzore. 135 00:05:02,246 --> 00:05:04,451 Kjo ishte më efektive në ruajtjen e ritmit të paqes 136 00:05:04,451 --> 00:05:07,610 se çdo teknikë kërcënimi që isha parë deri në atë pikë. 137 00:05:07,610 --> 00:05:09,648 Ndërveprimi ndryshon mënyrën se si sillesh, 138 00:05:09,648 --> 00:05:11,814 si për oficerin ashtu edhe për të dënuarin. 139 00:05:11,814 --> 00:05:14,494 Ne ndryshuam mjedisin dhe ne ndryshuam sjelljen. 140 00:05:14,494 --> 00:05:16,727 Tani, në rast se nuk e kisha kuptuar këtë mësim, 141 00:05:16,727 --> 00:05:18,947 ata më caktuan me pas në selitë qendrore, 142 00:05:18,947 --> 00:05:21,473 dhe aty unë u ktheva plotësisht kundër ndryshimit të sistemit. 143 00:05:21,473 --> 00:05:24,042 Tani, shumë gjëra funksionojnë kundër ndryshimit të sistemit: 144 00:05:24,042 --> 00:05:26,151 politika dhe politikanët, projektligjet dhe ligjet, 145 00:05:26,151 --> 00:05:28,729 gjykatat dhe paditë, politikat e brendshme. 146 00:05:28,729 --> 00:05:31,219 Ndryshimi i sistemit është i vështirë dhe i ngadaltë, 147 00:05:31,219 --> 00:05:33,081 dhe shpeshherë nuk të çon 148 00:05:33,081 --> 00:05:34,964 atje ku doje të shkoje. 149 00:05:34,964 --> 00:05:38,236 Nuk është gjë e vogël te ndryshosh sistemin e burgut. 150 00:05:38,236 --> 00:05:40,910 Kështu që unë reflektova mbi eksperiencat e mia te mëparshme, 151 00:05:40,910 --> 00:05:44,164 dhe u kujtova se kur ndërveproja me kundërvajtësit, nxehtësia ulej. 152 00:05:44,164 --> 00:05:46,155 Kur ne ndryshuam mjedisin, sjellja ndryshoi. 153 00:05:46,155 --> 00:05:47,944 Dhe këto nuk ishin ndryshime të mëdha të sistemit. 154 00:05:47,944 --> 00:05:49,699 Këto ishin ndryshime të vogla, dhe këto ndryshime 155 00:05:49,699 --> 00:05:51,910 krijonin mundësi të reja. 156 00:05:51,910 --> 00:05:54,617 Më pas, unë u ricaktova kryetar në një burg të vogël. 157 00:05:54,617 --> 00:05:56,876 Dhe në të njëjtën kohë, unë po punoja në diplomën time 158 00:05:56,876 --> 00:05:58,957 në Kolegjin Evegreen State. 159 00:05:58,957 --> 00:06:00,950 Unë ndërveproja me shumë njerëz te cilët nuk ishin si unë, 160 00:06:00,950 --> 00:06:02,320 njerëz të cilët kishin ide të ndryshme 161 00:06:02,320 --> 00:06:04,026 dhe vinin nga mjedise të ndryshme. 162 00:06:04,026 --> 00:06:06,622 Njëri prej tyre ishte një ekologe pyjesh. 163 00:06:06,622 --> 00:06:08,372 Ajo shikonte burgun tim të vogël dhe çfarë ajo shikonte 164 00:06:08,372 --> 00:06:10,158 ishte një laborator. 165 00:06:10,158 --> 00:06:13,083 Ne folëm dhe zbuluam sesi burgjet dhe të burgosurit 166 00:06:13,083 --> 00:06:15,115 mund të ndihmonin shkencën të përparonte 167 00:06:15,115 --> 00:06:16,744 duke i ndihmuar ata të përfundonin projekte 168 00:06:16,744 --> 00:06:18,555 që ata nuk i përfundonin dot vetë, 169 00:06:18,555 --> 00:06:20,873 njësoj si ripopullimi i specieve në rrezik: 170 00:06:20,873 --> 00:06:24,020 bretkosave, fluturave, bimëve preri në rrezik. 171 00:06:24,020 --> 00:06:25,347 Njëkohësisht, ne gjetëm mënyra për t'i bërë 172 00:06:25,347 --> 00:06:26,930 operacionet tona më efiçente 173 00:06:26,930 --> 00:06:29,153 nëpërmjet shtimit të fuqisë diellore, 174 00:06:29,153 --> 00:06:32,683 ujëmbledhësit të shiut, kopshtarisë organike, riciklimit. 175 00:06:32,683 --> 00:06:35,182 Kjo iniciativë parapriu shumë projekte 176 00:06:35,182 --> 00:06:36,884 të cilat kanë pasur një impakt të madh në të gjithë sistemin, 177 00:06:36,884 --> 00:06:40,407 jo vetëm në sistemin tone, por edhe në sistemet e shteteve të tjera gjithashtu, 178 00:06:40,407 --> 00:06:42,903 eksperimente të vogla që bëjnë ndryshime të mëdha 179 00:06:42,903 --> 00:06:45,475 karshi shkencës, komunitetit. 180 00:06:45,475 --> 00:06:48,642 Mënyra si ne mendojmë rreth punës sonë ndryshon punën tonë. 181 00:06:48,642 --> 00:06:51,823 Projekti e bëri punën time më interesante dhe emocionuese. 182 00:06:51,823 --> 00:06:53,780 Unë isha i emocionuar. Stafi ishte i emocionuar. 183 00:06:53,780 --> 00:06:55,790 Oficerit ishin të emocionar. Të burgosurit ishin të emocionuar. 184 00:06:55,790 --> 00:06:57,543 Ata ishin të frymëzuar. 185 00:06:57,543 --> 00:06:59,099 Gjithkush donte të bëhej pjesë e kësaj. 186 00:06:59,099 --> 00:07:01,418 Ata po bënin një kontribuim, një ndryshim, 187 00:07:01,418 --> 00:07:03,657 të cilin ata e mendonin domethënës dhe të rëndësishëm. 188 00:07:03,657 --> 00:07:05,513 Më lejoni të jem i qartë për çfarë po ndodh këtu. 189 00:07:05,513 --> 00:07:07,256 Të burgosurit janë të prirur drejt përshtatjes. 190 00:07:07,256 --> 00:07:08,928 Ata duhet të jenë. 191 00:07:08,928 --> 00:07:11,689 Shpeshherë, ata dinë më shumë rreth sistemeve tona 192 00:07:11,689 --> 00:07:13,670 se vetë njerëzit që i drejtojnë ato. 193 00:07:13,670 --> 00:07:15,321 Dhe ata janë këtu për një arsye. 194 00:07:15,321 --> 00:07:18,607 Unë nuk mendoj se puna ime është t'i ndëshkoje ose t'i fale ata, 195 00:07:18,607 --> 00:07:19,870 por unë mendoj që ata mund të kenë 196 00:07:19,870 --> 00:07:22,623 jetë të mira dhe domethënëse edhe në burg. 197 00:07:22,623 --> 00:07:24,200 Keshtu që kjo ishte pyetja: 198 00:07:24,200 --> 00:07:27,380 A munden të burgosurit të jetojnë jetë të mira dhe domethenëse, 199 00:07:27,380 --> 00:07:30,650 dhe nëse po, çfarë ndryshimi do të bënte? 200 00:07:30,650 --> 00:07:33,547 Kështu unë e mora atë pyetje mbrapa në skutat e thella, 201 00:07:33,547 --> 00:07:36,212 ku strehohen disa nga kundërvajtësit më të dhunshëm. 202 00:07:36,212 --> 00:07:37,843 Mbani mend, NjMI-të janë për ndëshkim. 203 00:07:37,843 --> 00:07:39,907 Ti nuk merr përfitime atje, si programimi. 204 00:07:39,907 --> 00:07:41,837 Kështu mendonim ne. 205 00:07:41,837 --> 00:07:43,950 Por më pas filluam të kuptonim se nëse njëri nga të burgosurit 206 00:07:43,950 --> 00:07:46,237 kishte nevojë për programim, ishin pikërisht këta të burgosur. 207 00:07:46,237 --> 00:07:48,423 Në fakt, atyre u nevojitej programim intensiv. 208 00:07:48,423 --> 00:07:50,761 Kështu ne ndryshuam mendimin tonë 180 gradë, 209 00:07:50,761 --> 00:07:53,124 dhe filluam të shqyrtonim mundësi të reja. 210 00:07:53,124 --> 00:07:55,662 Çfarë ne zbuluam ishte një lloj karrige e re. 211 00:07:55,662 --> 00:07:57,608 Në vend që ta përdornim karrigen për ndëshkim, 212 00:07:57,608 --> 00:07:59,278 ne e vendosëm në klasa. 213 00:07:59,278 --> 00:08:02,330 Ne nuk harruam përgjegjësine tonë për të kontrolluar, 214 00:08:02,330 --> 00:08:04,559 por tani të dënuarit mund të ndërvepronin të sigurt, ballë-për-ballë 215 00:08:04,559 --> 00:08:06,205 me të dënuarit e tjerë dhe stafin, 216 00:08:06,205 --> 00:08:07,840 e duke qenë se kontrolli nuk ishte më problem 217 00:08:07,840 --> 00:08:10,130 gjithkush mund të fokusohej në gjëra të tjera, si mësimi. 218 00:08:10,130 --> 00:08:12,761 Sjellja ndryshoi. Ne ndryshuam mendimin tonë, 219 00:08:12,772 --> 00:08:17,607 dhe ndryshuam çfarë ishte e mundur, dhe kjo më jep shpresë. 220 00:08:17,607 --> 00:08:20,143 Tani, nuk mund t'u them se ndonjë nga këto gjëra mund të funksionojnë. 221 00:08:20,143 --> 00:08:22,735 Çfarë mund t'ju them, gjithsesi, është se po funksionon. 222 00:08:22,735 --> 00:08:26,164 Burgjet tona po bëhen më të sigurta për stafin, si dhe për të burgosurit, 223 00:08:26,164 --> 00:08:27,558 dhe kur burgjet tona janë të sigurta, 224 00:08:27,558 --> 00:08:31,013 ne mund të harxhojmë energjitë tona në më shumë se thjesht kontrollimi. 225 00:08:31,013 --> 00:08:33,295 Ulja e përsëritjes mund të jetë qëllimi ynë parësor, 226 00:08:33,295 --> 00:08:34,970 por jo qëllimi ynë i vetëm. 227 00:08:34,970 --> 00:08:36,726 Të jem i sinqertë me ju, parandalimi i krimit 228 00:08:36,726 --> 00:08:38,695 merr kaq shumë nga kaq shumë njerëz 229 00:08:38,695 --> 00:08:40,208 dhe institucione. 230 00:08:40,208 --> 00:08:43,476 Nëse ne mbështetemi vetëm në burgjet për të reduktuar krimin, 231 00:08:43,476 --> 00:08:45,434 unë kam frikë se nuk do ta arrijmë kurrë. 232 00:08:45,434 --> 00:08:47,289 Por burgjet mund të bëjnë disa gjëra 233 00:08:47,289 --> 00:08:48,965 që ne nuk menduam kurrë se mund t'i bënin. 234 00:08:48,965 --> 00:08:51,000 Burgjet mund të jenë një burim inovacioni 235 00:08:51,000 --> 00:08:52,381 dhe qëndrueshmërie, 236 00:08:52,381 --> 00:08:55,740 ripopullimi i specieve në rrezik dhe restaurimit mjedisor. 237 00:08:55,740 --> 00:08:58,385 Të burgosurit mund të jenë shkencëtarë ose kujdestarë bletësh, 238 00:08:58,385 --> 00:09:00,145 shpëtues qenësh. 239 00:09:00,145 --> 00:09:02,678 Burgjet mund të jenë burimi i një pune domethënëse 240 00:09:02,678 --> 00:09:04,635 dhe mundësia për stafin 241 00:09:04,635 --> 00:09:06,976 dhe të burgosurit që jetojnë atje. 242 00:09:06,976 --> 00:09:09,150 Ne mund të përmbajmë dhe kontrollojmë 243 00:09:09,150 --> 00:09:11,273 dhe të sigurojmë ambiente njerëzore. 244 00:09:11,273 --> 00:09:13,864 Këto nuk janë cilësi kundërshtuese. 245 00:09:13,864 --> 00:09:16,165 Ne nuk mund të presim 10 deri në 20 vjet për të zbuluar 246 00:09:16,165 --> 00:09:17,752 nese ia vlen të bëhet. 247 00:09:17,752 --> 00:09:20,446 Strategjia jonë nuk është ndryshim masiv i sistemit. 248 00:09:20,446 --> 00:09:22,250 Strategjia jonë konsiston në qindra ndryshime të vogla 249 00:09:22,250 --> 00:09:25,935 që realizohen brenda ditëve ose muajve, jo viteve. 250 00:09:25,935 --> 00:09:29,332 Duhen me shumë modele të vogla drejtuese ku mësojmë në rrugë e sipër, 251 00:09:29,332 --> 00:09:32,333 modele që mund të ndryshojnë rrezen e mundësive. 252 00:09:32,333 --> 00:09:34,422 Ne na duhen mënyra të reja dhe më të mira për të matur impaktet 253 00:09:34,422 --> 00:09:36,163 mbi angazhimin, ndërveprimin, 254 00:09:36,163 --> 00:09:38,179 mjediset e sigurta. 255 00:09:38,179 --> 00:09:40,499 Ne na duhen më shumë mundësi ku të marrim pjesë 256 00:09:40,499 --> 00:09:42,671 dhe kontribojmë ndaj komuniteteve tona, 257 00:09:42,671 --> 00:09:45,120 komuniteteve tuaja. 258 00:09:45,120 --> 00:09:47,734 Burgjet duhet të jenë të sigurta, po, të sigurta, po. 259 00:09:47,734 --> 00:09:49,147 Ne mund ta bëjmë këtë. 260 00:09:49,147 --> 00:09:51,168 Burgjet duhet të ofrojnë mjedise njerëzore 261 00:09:51,168 --> 00:09:53,355 ku njerëzit mund të marrin pjesë, kontribuojnë, 262 00:09:53,355 --> 00:09:54,921 dhe të mësojnë jetë domethënëse. 263 00:09:54,921 --> 00:09:56,770 Ne po mësojmë si ta bëjmë këtë. 264 00:09:56,770 --> 00:09:58,140 Prandaj unë kam shpresë. 265 00:09:58,140 --> 00:10:00,511 Ne nuk kemi pse të ngecim në ide të vjetra rreth burgut. 266 00:10:00,511 --> 00:10:02,975 Ne mund ta perkufizojmë atë. Ne mund ta krijojmë atë. 267 00:10:02,975 --> 00:10:05,425 Dhe mund ta bëjmë me mendim të pjekur dhe njerëzishëm, 268 00:10:05,425 --> 00:10:07,362 burgjet mund të jenë më shumë se kova 269 00:10:07,362 --> 00:10:09,201 për politikën sociale të dështuar. 270 00:10:09,201 --> 00:10:12,301 Ndoshta më në fund, ne do ta meritojmë titullin tonë: 271 00:10:12,301 --> 00:10:14,296 një departament i korrigjimeve. 272 00:10:14,296 --> 00:10:16,396 Ju falemnderit. 273 00:10:16,396 --> 00:10:18,927 (Duartrokitje)