Do ju bëj
tre pyetje me alternativa.
Përdorni këtë pajisje për t’u përgjigjur.
Pyetja e parë është:
Si ka ndryshuar numri i vdekjeve
nga shkaqet natyrore
gjatë shekullit të fundit?
A është dyfishuar,
ka mbetur e njëjta shifër në botë
apo ka rënë më pak se gjysma?
Ju lutem, zgjidhni A, B, ose C.
Po shoh shumë përgjigje.
Kjo po ecën më shpejt se në fakultete.
Ata janë shumë të avashtë.
Rrinë tërë kohës duke vrarë mendjen.
Shumë mirë!
Kalojmë te pyetja e radhës.
Për sa kohë femrat tridhjetë vjeçe
kanë ndjekur shkollën:
shtatë, pesë apo tre vjet?
A, B, ose C?
Zgjidhni, ju lutem.
Kalojmë te pyetja tjetër.
Gjatë njëzet viteve të fundit,
sa ka ndryshuar
përqindja e njerëzve
që jetojnë në varfëri ekstreme,
që nuk kanë ushqim të mjaftueshëm?
A është dyfishuar,
ka mbetur pothuajse e njëjtë
apo është përgjysmuar?
A, B apo C?
Tani, përgjigjet.
Siç e shikoni,
vdekjet në botë nga shkaqet natyrore
në grafik
nga vitet 1900-2000.
Më 1990, rreth gjysmë millioni
vdiqën në vit nga shkaqet natyrore:
përmbytje, tërmete, vullkanet, thatësira.
Si ndryshoi kjo?
Fondacioni “Gapminder”
i pyeti njerëzit në Suedi.
Ja përgjigja e suedezëve:
50% menduan se është dyfishuar,
38 përqind thanë që nuk ka ndryshuar,
12 përqind thanë që është përgjysmuar.
Këto janë të dhënat
nga studiuesit e fatkeqësive,
ka lëvizje në numër,
përfshin dhe luftën e Dytë Botërore,
pas luftës numri fillon të bjerë
dhe shkon në më pak se gjysma.
Përgjatë viteve,
bota ka treguar
se mundet t’i mbrojë njerëzit nga kjo.
Vetëm 12 përqind e suedezëve e dinë këtë.
Shkova te kopshti zoologjik
dhe i pyeta shimpazetë.
(Të qeshura) (Duartrokitje)
Ata nuk i ndjekin lajmet e mbrëmjes,
dhanë përgjigje të rastit,
suedezët dhanë përgjigje aspak të sakta.
Si e dinit ju?
Këto janë përgjigjet tuaja.
Jua kanë kaluar shimpazetë!
(Të qeshura)
I ishit afruar përgjigjes.
Ju ishit tre here më të saktë se suedezët,
por nuk mjafton kjo.
Nuk keni pse ta krahasoni
veten me suedezët.
Duhet të synoni më lart në jetë.
I hedhim një sy përgjigjes së radhës:
gratë në shkollë.
Burrat kanë shkuar për tetë vjet.
Po gratë?
I pyetëm suedezët,
kjo mënyrë ju tregon diçka, apo jo?
Përgjigjja e saktë është e vetmja që
shumë pak suedezë e kanë zgjedhur.
(Të qeshura)
I hedhim një sy. Ja ku është.
Pothuajse edhe gratë kanë bërë aq vite shkollë
Kjo është nga amerikanët.
Përgjigjia juaj është kjo.
Ja ku është!
Urime, jeni të saktë aq sa suedezët,
nuk keni nevojë për mua.
Si ka mundësi?
Them se të gjithë janë të vetëdijshëm
ku vajzat kanë shumë vështirësi.
se ka shtete
ku vajzat kanë shumë vështirësi.
Që i kanë të penguar të shkojnë në shkollë
dhe kjo është gjë e neveritshme.
Në pjesën më të madhe të botës,
ku jetojnë shumica e njerëzve,
vajzat dhe djemtë shkojnë në shkollë,
për të njëjtën kohë, pak a shumë.
Kjo s'do thotë që është arritur
barazia gjinore,
aspak.
Akoma janë pre e
kushtëzimeve të tmerrshme
por arsimimi mundësohet në ditët e sotme.
Kemi lënë mënjanë pjesën më të madhe.
Kur jepni përgjigje,
ndikoheni nga vendet më të këqija,
keni të drejtë,
por nuk përfshini pjesën më të madhe.
Po varfëria?
Është e qartë që këtu varfëria
ishte pothuajse përgjysmuar dhe
kur pyetëm në Amerikë,
vetëm pese përqind
dhanë përgjigje të saktë.
Po ju?
Për pak sa s'paskeni arritur shimpazetë.
(Të qeshura) (Duartrokitje)
Vetëm pak nga ju!
Ka ide paragjykuese.
Shumë njerëz në shtetet e pasura
mendojnë se s'mund t’a
zhdukim varfërinë ekstreme.
Sigurisht që mendojnë kështu,
për aq kohë sa s'e dinë
se çfarë ka ndodhur.
Gjëja e parë që duhet të dini
për të ardhmen
është të dini të tashmen.
Këto ishin disa nga pyetjet e para
në fazën pilot të projektit “Injoranca”
në fondacionin “Gapminder” që zhvilluam.
Ky projekt filloi vjet
nga shefi im, që është edhe im bir,
Ola Rosling, themelues e drejtor.
Më tha që duhet
të tregohemi më sistematik
kur luftojmë injorancën rrënuese.
Modelet e para nxorën që shumë nga publiku
përgjigjen më gabim
se sa ata që i takon rastësisht.
Duhet të mendojmë
për idetë paragjykuese
dhe një nga kryesoret prej tyre është
shpërndarja e të ardhurave në botë.
Shikoni këtë. Kështu ishte më 1975.
Është numri i njerëzve me të ardhurat,
nga një dollar në ditë.
(Duartrokitje)
Kemi një ngritje këtu
një dollar në ditë
dhe një ngritje këtu
mes 10-100 dollarëve.
Bota ishte e ndarë në dy grupe.
Si deveja me dy gunga,
gunga e të varfërve dhe ajo e të pasurve
dhe kishte shumë pak mes tyre.
Shikoni si ka ndryshuar.
Numri i njerëzve
në botë është rritur
dhe gungat fillojnë të bashkohen.
Gungat e vogla bashkohen me të madhen,
ikën deveja
dhe kemi botën gamile
me vetëm një gungë.
Përqindja në varfëri ekstreme ka rënë.
Është akoma i tmerrshëm fakti
që kanë mbetur kaq shumë
në varfëri ekstreme.
Kemi këtë grupin, pothuajse një milliard,
por kjo mund të përfundojë shpejt.
Sfida tani është
të largohemi nga kjo
të kuptojmë ku është pjesa më e madhe
dhe kjo shfaqet shumë qartë te pyetja.
Pyetëm sa është përqindja
e fëmijëve një vjeç
në botë
që kanë bërë vaksinat
kryesore kundër fruthit
dhe kundër të tjerave
që kemi patur për kaq vite:
20, 50 apo 80 përqind?
Kjo është përgjigjia e amerikanëve
dhe e suedezëve.
Ja suedezët.
Ju e dini përgjigjen e saktë.
(Të qeshura)
Kush është ai profesori
i Shëndetit Botëror në atë vend?
Qenkam unë!
(Të qeshura)
Kjo është shumë e vështirë.
(Duartrokitje)
Gjithësesi, rruga e Ola-s
për të matur atë çfarë dimë bëri bujë
dhe CNN-i i publikoi këto
rezultate në faqen e tyre,
kishin shfaqur pyetjet,
miliona u përgjigjën.
Ishin diku te 2000 komente,
ky ishte njëri prej tyre.
“Vë bast që asnjë anëtar i medias
s'e ka kaluar testin”.
Ola më tha: “Merri këto pajisje.
Je i ftuar në konferenca të medias.
Jepja atyre dhe mat çfarë di media.”
Zonja dhe zotërinj,
ju paraqesim për herë të parë
rezultatet jozyrtare
nga një konferencë me median amerikane.
Më pas nga media europiane.
(Të qeshura)
Problemi s'qëndron te njerëzit
që s'lexojnë dhe s'dëgjojnë median.
Problemi është se media
nuk e njeh vetveten.
Si t’ia bëjmë me këtë, Ola?
Kemi ndonjë ide?
(Duartrokitje)
Po, kam një ide, por në fillim
më vjen keq që ju mundën shimpazetë.
Për fat, mundem t’ju ngushëlloj
duke ju thënë se s'ishte faji juaj.
Më pas, do ju pajis me ca marifete
që t’i mundni shimpazetë në të ardhmen.
Në parim, këtë do bëj.
Të shikojmë arsyen pse jemi kaq injorantë,
gjithçka fillon në këtë vend.
Është Hudiksvall,
një qytet në veri të Suedisë.
Ndodhet një lagje ku jam rritur
dhe ka një problem goxha të madh.
Në fakt, ka po të njëjtin problem
që ka ekzistuar në të gjitha lagjet
ku jeni rritur dhe ju.
Nuk është shembull tipik, dakort?
Më dha një ide shumë paragjykuese
se si është jeta në këtë planet.
Kjo është copëza e parë
e gjëegjëzës së injorancës.
Kemi paragjykime.
Të gjithë kemi përvoja të ndryshme
me komunitete dhe njerëz që takojmë
dhe në krye të kësaj, fillojmë shkollën
dhe shtojmë problemin tjetër.
Mua më pëlqen shkolla,
por mësuesit kanë tendencën
të mësojnë pikëpamje antike
sepse ata kanë mësuar diçka
kur ishin në shkollë
dhe tani jua përshkruajnë botën studentëve
pa një qëllim të keq
dhe këta libra të publikuar
kanë informacione të vjetra
në një botë ku vetëm ndryshon.
Në fakt, nuk ka procedura
për të përditësuar përmbajtjen
e mësimdhënies në shkolla.
Këtu jemi përqëndruar.
Kemi fakte të vjetruara
bashkë me paragjykimet personale.
Ajo çfarë vjen pas është lajm i ri, apo jo?
Një gazetar i zoti di si të zgjedhë
ngjarjen që do bëjë bujë
dhe njerëzit do ta lexojnë
sepse është sensacionale.
Ndodhitë e pazakonta janë
më tërheqëse, apo jo?
Janë të ekzagjeruara,
sidomos ngjarjet nga të cilat kemi frikë.
Një peshkaqen sulmon një suedez,
kjo do bëjë bujë
për javë të tëra në Suedi.
Ishte shumë e vështirë
t’u largoheshe këtyre tre burimeve
të shtrembëruara të informacionit.
Na pushtojnë
dhe na e mbushin mendjen
me shumë ide të çuditshme
dhe, mbi të gjitha, nëse e fusim
atë çfarë na bën njerëz,
është edhe intuita jonë njerëzore.
Ishte gjë e mirë për zhvillimin.
Na ndihmoi të përgjithësonim
dhe të nxirrnim përfundime
shumë, shumë shpejt.
Na ndihmoi të ekzagjeronim
atë nga e cila kishim frikë
dhe kërkojmë viktima aty ku nuk ka fare
dhe, pastaj, na krijohet
ai iluzioni i vetbesimit
që ne jemi shoferët më të zotë,
mbi mesataren.
Të gjithë iu përgjigjën pyetjes:
“Po, unë e ngas makinën më mirë”.
Mirë, kjo ndikoi mirë te evolimi,
por kur vjen puna
te pikëpamja e përgjithshme,
për të njëjtën arsye është e përmbysur.
Prirjet që po rriten,
në të vërtetë, po bien
dhe anasjelltas,
dhe në këtë rast, shmpazetë përdorin
intuitën tonë humane kundër nesh
dhe kjo kthehet në dobësi për ne,
që duhet të jetë pika jonë e fortë.
Supozohej të ishte pika jonë
e fortë, apo jo?
Si t’i zgjidhim probleme të këtilla?
Së pari, duhet të masim problemin,
pastaj t’a shërojmë.
Duke e matur, kuptojmë
strukturën e injorancës.
Vjet e filluam projektin
dhe tani jemi mëse të sigurt
se do ndeshemi
me shumë injorancë përreth botës.
Ideja është t’a përshkallëzojmë
atë te të gjitha fushat
apo dimensionet e zhvillimit global,
si klimën, speciet në zhdukje,
të drejtat e njeriut,
barazia gjinore, energjia, ekonomia.
Të gjithë sektorët e ndryshëm kanë fakte
dhe janë organizatat
që po përpiqen të shpërndajnë
ndërgjegjësimin për këto fakte.
Kam kontaktuar disa prej tyre,
WWF, Amnesty International, UNICEF.
Cilat janë faktet tuaja të preferuara
që ju mendoni se publiku nuk i di?
I mblodha faktet.
Përfytyroni një listë të gjatë
prej 250 të dhënash.
U bëmë sondazh njerëzve
dhe nxorëm ku dolën më keq.
Nxjerrim një listë më të shkurtër
me rezultate të tmerrshme,
si disa shembuj nga Hans
nuk hasim asnjë problem në gjetjen
e këtyre rezultateve.
Çfarë do bëjmë me
këtë listën e shkurtuar?
E kthejmë në një çertifikatë
dijesh globale,
të cilën mund t’a përdorësh
nëse je shoqatë e madhe,
shkollë, universitet
apo edhe agjensi lajmesh
që të çertifikosh
veten me njohuri globale.
Me pak fjalë, nuk punësojmë njerëz
që mendojnë si shimpazetë.
Sigurisht që nuk duhet.
Mbase pas 10 vitesh,
nëse ky projekt ka sukses,
do e gjeni veten të ulur në një intervistë
për të plotësuar
këtë njohuri të çmendur globale.
Tani vijmë te marifetet praktike.
Si do ia arrini?
Ka një mënyrë
ku ulesh mbrëmjeve vonë
dhe i mëson të gjitha faktet përmendësh
duke i lexuar të gjitha këto raporte.
Në fakt, kjo s'do ndodhë kurrë.
Edhe Hans kështu mendon.
Njerëzit nuk kanë kohë.
Ju pëlqen rruga e shkurtër
dhe ja ku është.
Duhet t’a rikthejmë intuitën tonë
në forcë përsëri.
Duhet të përgjithësojmë.
Tani do ju tregoj disa marifete
ku idetë e gabuara kthehen
në principe.
Fillojmë me idenë e parë të gabuar.
Kjo është e përhapur.
Çdo gjë po përkeqësohet.
E keni dëgjuar dhe ju.
E mendoni dhe ju vetë.
Një tjetër mënyrë e të menduarit:
shumë gjëra përmirësohen.
Ndodhesh përballë një pyetje
dhe nuk je i sigurt.
Duhet të mendoni fjalën “përmirëso”.
Mos mendo për më të keqen.
Kjo ju ndihmon të dilni
më mirë në testet tona.
(Duartrokitje)
Kjo është e para.
Ka të pasur dhe të varfër
dhe hendeku sa vjen e rritet.
Është një pabarazi e padrejtë.
Po, është botë jo e barabartë,
është vetëm një gungë, mirë?
Nëse nuk je i sigurt,
mendo se shumica e njerëzve
ndodhen në mes.
Ju ndihmon të jepni përgjigjen e saktë.
Tani, ideja tjetër e gabuar
është se në fillim vendet dhe njerëzit
duhet të jenë shumë të pasur
që të arrijnë zhvillimin social,
vajzat të shkojnë në shkollë,
të jemi gati për fatkeqësitë natyrore.
Në asnjë mënyrë!
Është gabim,
shikoni, ajo gunga e madhe në mes
i dërgon tashmë vajzat në shkollë.
Kur të jesh i pasigurt, mendo se shumica
e kanë tashmë këtë,
si energjinë apo vajzat
në shkolla, të tilla gjëra.
Janë vetëm parime,
sigurisht që nuk do zbatohen të gjitha,
por kështu mund të përgjithësosh.
I hedhim një sy të fundit.
Ky është një shembull i mirë.
Peshkaqenët janë të rrezikshëm.
por nuk janë aq të rëndësishëm
në statistikat globale.
Unë i kam shumë frikë peshkaqenët.
Sapo dëgjoj një pyetje
për gjërat që i kam frikë,
tërmetet, fe të tjera,
terroristat, peshkaqenët,
çdo gjë që më frikëson,
pretendo se do e zmadhosh problemin.
Ky është principi.
Ka gjëra të rrezikshme
që janë edhe të mëdha.
Peshkaqenët vrasin shumë pak njerëz.
Këtë duhet të mendoni.
Me këto tre parime,
mund të përgjigjeni më mirë
se shimpazetë,
sepse ata nuk e bëjnë dot këtë.
Nuk mund t’i përgjithësojnë
parime të këtilla.
Me shpresën se
mund t’jua ndryshojmë botën,
shimpazetë do i mundim.
(Duartrokitje)
Kjo është një teknikë sistematike.
Lind pyetja, a është kjo e rëndësishme?
Është e rëndësishme të kuptojmë
varfërinë ekstreme dhe si t’a luftojmë
dhe si t’i sjellim vajzat në shkollë.
Kur bëhemi të vetëdijshëm se në të vërtetë
po arrin sukses, mund t’a kuptojmë.
A është e rëndësishme për të tjerët
që vrasin mendjen për të
pasurit e kësaj shkalle?
Do thoja po, tmerrësisht e rëndësishme,
për të njëjtën arsye.
Nëse keni një pikëpamje
të bazuar në fakte për të tashmen,
keni mundësinë të kuptoni
se ç’do sjellë e ardhmja.
Do kthehemi te dy gungat më 1975.
Atë vit kam lindur
dhe zgjodha Perëndimin.
Janë shtetet aktuale e BE-së
dhe të Amerikës së Veriut.
Të shikojmë si krahasohen
pjesa tjetër me Perëndimin
duke marrë parasysh sa të pasur jeni.
Ka njerëz që mund t’a përballojnë
fluturimin me avion për pushime.
Më 1975, vetëm 30 përqind jetonin
jashtë BE-së dhe Amerikës së Veriut.
Por kjo ka ndryshuar, mirë?
T’i hedhim një sy ndryshimit
deri më sot, 2014.
Sot është 50 me 50.
Në ditët e sotme, dominimi
perëndimor ka marrë fund.
Kjo është gjë e mirë.
Çfarë do ndodhë pastaj?
E shikoni gungën e madhe?
E shikoni si zhvendos?
Kam bërë një eksperiment të vogël.
Shkova te faqja e FMN-s.
Kanë një parashikim të PB për frymë
për pesë vitet e ardhshme.
Mund t’a përdor këto duke marrë parasysh
që të ardhurat e pabarazisë
për çdo shtet mbeten të njëtja.
Shkova përtej kësaj.
I përdora këto pesë vite
për njëzet vitet e ardhshme
me të njëjtën shpejtësi, si
një eksperiment se çfarë mund të ndodhë.
Shkojmë në të ardhmen.
Më 2020, pjesa tjetër ka 57 përqind.
Më 2025, 63 përqind.
Në 2030, 68 përqind.
Në 2035, Perëndimi ka më shumë
në tregun e pasur të konsumatorit.
Këto janë thjesht projektime të PB
për frymë për të ardhmen.
73 përqind konsumatorëve
të pasur do jenë jashtë
Amerikës së Veriut dhe Europës.
Ndaj, them se është ide e mirë
për një kompani të përdorë çertifikatën
të sigurohet për marrjen e vendimeve
të bazuara në faktë në të ardhmen.
Shumë falemnderit.
(Duartrokitje)
Bruno Giussani: Hans and Ola Rosling!